Fadil LUSHI



NJĖ REBELIM YNI I RADHĖS (I PĖRKOHSHĖM)!?

Para disa vitesh unė dhe “toptan” shqiptarė tė tjerė u provokuam nga “rishfaqja” e Enciklopedisė (kontestuese) maqedonase dhe aq shumė u “sikletosėm”, sa qė prej saj krijuam njė faktor opinioni. Pėr kėtė “mesele” u shkruan mbi njėqind opinione, vėshtrime, kolumna, analiza a reagime. Se e meritoi a jo vėmendjen tonė “rishfaqja” e kėsaj Enciklopedie tė sajuar, unė nuk e di, por di vetėm njė gjė, reagimi a edhe “rebelimi” ynė kolektiv mbase ishte i pėrkohshėm, i zbehtė dhe jo maratonik, “karshi” kėsaj arrogance tė radhės, “karshi” njė provokacioni jashtėzakonisht tė ulėt, provokacion i hapur, i kurdisur, shovinist, diletant, hamam e lesh provokacion provincial dhe fare pak a aspak intelektual a akademik. Tė gjitha kėto reagime tė kėtij karakteri qė atėherė u absolvuan njėherė e pėrgjithmonė nga analistėt, historianėt, intelektualėt dhe politikanėt shqiptarė, pa dallim se ishin nė opozitė a pushtetarė. Mė kujtohet se nė atė kohė ne, shqiptarėt, lehtėsisht ramė nė grackė tė maqedonasve tė cilėt sapunin na e shitėn pėr djathė tė prishur a edhe tė mykur!?
Dhe sot, pas sa vjetėsh, shtrohet pyetja se ē’ishte e gjithė kjo vėmendje jona paksa e tepruar ndaj Enciklopedisė maqedonase, a mos vallė kjo (nuk) e meritoi kėtė, ose vallė ishte njė rebelim yni kolektiv (i pėrkohshėm) ndaj asaj fletushke, qė nuk shfletohet e nuk lexohet pėrtej Tabanovcės. Megjithatė, mua nuk mė duhet qė kėsaj “meseleje” t’ia bashkėngjit paragrafin qė trajton segmentin e shtrembėrimit dhe klandestimit tė sė vėrtetės qė llafos gjenealogjinė shqiptare. Aq shpejt u provokuam nga Enciklopedia maqedonase, sa qė “aty pėr aty” propaganduam idenė e hartimit tė njė Enciklopedie tonė shqiptare!?..., njė enciklopedi qė fatkeqėsisht as qė filloi tė hartohet nga historianėt tanė!? Shih, ti lexues i nderuar, po tė mos kishte qenė ky provokim djallėzor i akademikėve maqedonas, a thua vallė do shkruanim njė tė tillė shqiptare, a thua vallė po tė mos ishte Enciklopedia, ne shqiptarėt (nuk) do ta kujtonim Nėnėn e pėrbotshme Terezė, Abdyl Frashrin dhe vėllezėrit e tij, nuk do ta kujtonim Ismail Bej Qemalin, Faik Bej Konicėn apo edhe ndonjė figurė tjetėr tė ndritur shqiptare. Nė kėtė kontekst tė gjithė shqiptarėt me plot tė drejtė u inatosėn pavarėsisht se ajo inatosje e tyre “ishte paksa e zbehtė dhe e pėrkohshme”!
Provokacioni i radhės u hetua disa ditė mė parė, kur nė “Urėn e syrit” nė mėnyrė “klandestine u vendos” busti a pėrmendorja e Car Dushanit. Edhe kėsaj radhe shqiptarėt me tė drejtė reaguan, po edhe u rebeluan. Dikush pėr kėtė vaki e dha kėtė lajm:.., “njė grup qytetarėsh nga Shkupi..., mbrėmė u zbarkuan nė sheshin e qytetit pėr ta “parė” bustin e Car Dushanit. Nė internet qarkulluan disa foto qė tregojnė njė grup shqiptarėsh me shkopinj dhe mjete tė tjera tė forta nė duar duke dėmtuar pėrmendoren e mbretit serb tė shekullit tė 14-tė. Pėrmendorja, pjesė e projektit “Shkupi 2014”, u kritikua ashpėr nga shqiptarėt e Maqedonisė qė e konsiderojnė atė njė provokim tė maqedonasve apo edhe tė ca tė tjerėve, qė sot kėsaj dite ngelėn tė paidentifikuar. Sipas historianėve, nė trojet shqiptare ai ka kryer krime tė mėdha kundėr popullsisė vendase. Sipas autoriteteve vendore dhe qendrore, pėrmendorja e Car Dushanit nuk ėshtė pjesė e projektit “Shkupi 2014”. Ministrja e Kulturės, Elizabeta Kanēevska ėshtė distancuar nga ngritja e kėsaj pėrmendoreje. E pyetur nėse pėrmendorja ėshtė ilegale, ajo ka thėnė se kjo ēėshtje duhet tė hulumtohet nga mediet. Vendimi nuk ėshtė marrė nga Ministria e Kulturės dhe e shfrytėzoj kėtė rast qė t’i pėrgėnjeshtroj zėrat se ne kemi kėrkuar ngritjen e kėsaj pėrmendoreje. Pra, nisma pėr ngritjen e kėtyre pėrmendoreve nė ‘Urėn e Syrit’ nuk ėshtė nga Ministria e Kulturės. Ju duhet tė drejtoheni tek ata qė e kanė realizuar projektin pasi Ministria e Kulturės nuk ka kompenteca pėr ngritjen e pėrmendoreve”, deklaroi ashtu “ndėr dhėmbė”, Kanēevska. Njė deklaratė pėrafėrsisht tė ngjashme e dha edhe ministrja e Punėve tė Brendshme, Gordana Jankullovska. Se a duhet t’u besojmė kėtyre deklaratave tė ministreve nė fjalė, unė nuk mund tė them gjė.
Nė kontekst tė kėsaj duhet tė parashtrohet pyetja se pse ne shqiptarėt nuk provokohemi nga gjymtimet tona, gjymtime kėto qė nė vijimėsi hetohen nė pėrditshmėrinė tonė, sidomos nė atė politike, kulturore, gjuhėsore e nė sfera tė tjera shoqėrore. Dhe, nėse nuk shqetėsohemi, atėherė pse shtiremi kinse nuk kemi asnjė “dert”, sikur punėt i kemi “krejt nė terezi”, ose mos vallė ndoshta kemi shumė kohė qė tė merremi me identifikimin apo pėrcaktimin e lloj-lloj ngjyrash tė kopertinave tė enciklopedive tė ashtuquajtura anonime maqedonase apo edhe me buste pa identitete.
Pse busti i Car Dushanit dhe tė tjerė tė tillė detyrimisht duhet tė “na shqetėsojnė” e nuk na “sikletosin bustet tona” qė i kemi vendosur anė e mbanė trojeve tona (hiq mėnjanė lapidarėt dedikuar figurave tė ndritura dhe dėshmorėve tė lirisė sė munguar tė vatanit), pse nuk i dėmtojmė dhe nuk i rrėnojmė ”bustet qė reflektojnė inatet tona homerike”, pse nuk i shkatėrrojmė qė nga themelet “bustet qė nėpėrkėmbin” gjuhėn tonė tė shkruar e tė folur (standarde), pse nuk provokohemi nga mbishkrimet tona tė denigruara e tė ngjitura nė hapėsirat e bizneseve..., pse nuk parashtrojmė pyetjen se si komunikojmė, si i ndėrtojmė vlerat tona arsimore, ato kulturore..., pse nuk na provokon “axhamillėku ynė akademik”, pse nuk na shqetėson “agallėku dhe pėrgjumja e jonė”, e na provokon busti i carit serb..., pse mua nuk mė provokojnė llafet e Mondit nga Poradeci (ai, qė bėn muzikė tė mirėfilltė korēare kėtu nė Tetovė), ai qė sa herė qė mė takon nuk heziton tė mė thotė: “Ti Fadil, dhe ca tė tjerė tetovarė, e flisni gjuhėn e nėnės, si nė Kapali Ēarshi tė Stambollit”!??..., pėrkundėr faktit qė lehtėsisht provokohem me bustin e mbretit nga Shumadija.., pse njė jabanxhi kur vjen nė Tetovė nuk e koncepton atė si njė qytet universitar, por e gjykon si njė kasaba a si njė katund tė madh!??..., pse na mungon vetėkritika kolektive. Pse nuk e qortojmė atė “mėsuesin mediokėr tė Qafė Thanės”, tė cilit moti i ka ikur lavdia, mėsuesi qė mė parė kishte thėnė:.., unė nuk jam gjuhėtar dhe s’mė intereson drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi i nxėnėsve tė mi... dhe pėr kėtė mua nuk mė duhet Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe”!? “Mėsuesi” kėto llafe i kishte pėrnjėmend, sepse vėrtet kishte njė kod mendimor me nismė bythėpraps. Ndėrkaq, ne tani aq shumė jemi dalldisur me bustin e Car Dushanit, saqė harrojmė tė konstatojmė se “punėt nė arsim e nė kulturė nuk na bėjnė”. Nuk “dalldisemi me alamet mėsuesin” qė ka..., gradė shkencore, edhe pse tetėvjeēaren e ka mbaruar me brekė nėpėr kėmbė, tė mesmen me fener nė dorė, kurse tė lartėn e ka mbaruar para tetėvjeēares”!.., e dalldisemi me shtatoren e carit!? Shi pėr kėtė, Enciklopedia po edhe busti i carit serb, pėr “disa pseudopatriotė mėhallash provinciale” ėshtė brenda perceptimeve “pozitive” tė tyre.., dhe tė ca tė tjerėve tė tillė si ata. Aq shumė jemi “kuturisur” me padrejtėsitė qė na vijnė nga pala tjetėr, sa qė shpesh harrojmė tė parashtrojmė pyetjen se pse na janė pakėsuar intelektualėt, pse heshtin ata dhe kush na i paska frikėsuar!? Tė nderuar lexues tė paanshėm tė kėsaj “shkarravine”, unė nuk do tė shkruaj mė pėr bustin e Car Dushanit, kurse sa pėr tė tjerėt s’e di