Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Manastiri i Ravenës, Gjirokastër

    Manastiri i Ravenës gjendet në fshatin Goranxi. Manastiri i është kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses” dhe kremton më 15 gusht. Të ardhurat vjetore të manastirit kanë qenë 150 lira. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe eksonarteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë triapsidal dhe ka përmasa të brendshme 6.80x5.60 metra. Kisha është ndërtuar me gurë shtresorë të vendosur në mënyrë të rregullt. Tamburi i kishës është tetëfaqësh dhe i zbukuruar. Gjithashtu edhe korniza nën çati përbëhet me radhë në formë dhëmbësh të alternuara me radhë të drejta.
    Kisha është ndërtuar në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor. Këtë e vërteton një mbishkrim i gdhendur në gur mbi portën perëndimore brenda narteksit: “Mbretëreshë e të gjithë profetëve, e quajtur fidanë e Joakimit dhe Anës shterpë, që u bëre e denjë të dëgjoje zërin e engjëllit që thoshte: gëzohu ti o e gëzuar prej gjithpushtetësit, vajzë, virgjëreshë dhe nënë, prano lutjen prej meje shërbëtorit tënd jeromonak Kristoforit, që ndërtoi tempullin tënd me dëshirë, viti i lindjes të Krishtit 1600”.
    Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622”.

    Emri:  162597_155412194507382_4519039_n.jpg

Shikime: 915

Madhësia:  117.3 KB

    Emri:  163782_155376101177658_46577_n.jpg

Shikime: 676

Madhësia:  118.2 KB

    Emri:  163782_155376107844324_109217_n.jpg

Shikime: 692

Madhësia:  153.3 KB

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Manastiri i Ravenës,Gjirokastër

    Emri:  166212_155413357840599_3895211_n.jpg

Shikime: 602

Madhësia:  113.2 KB

    Emri:  man ravenes gjirokaster.jpg

Shikime: 649

Madhësia:  126.1 KBEmri:  manas ravenes.jpg

Shikime: 578

Madhësia:  116.1 KB

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •