Hapi i Katėrt: Bindja
...
...
...
Tani nuk duhet ta mbaj gojėn mbyllur e duhet t'iu tregoj diēka qė nuk duhet mbajtur sekret. Do t'iu bėja keq njerėzve tė mi po tė mbaja vetėm pėr vete kėtė informacion.
I mirėnjohuri Joan Savaiti* me tregoi gjėra qė ia vlejnė tė dėgjohen. Ai jetonte i veēuar nga bota dhe nuk ishte prekur nga gėnjeshtra, fjala e keqe, puna e keqe, siē e dini edhe vetė ju at i shenjtė, nga eksperienca personale.
Kjo ėshtė historia qė mė tregoi: "Nė manastirin tim nė Azi (ky njeri i mirė ishte vetė me origjinė nga Azia), ishte njė at qė ishte shumė i pakujdesshėm dhe i pa disiplinuar. E them kėtė gjė jo pėr ta gjykuar, por pėr tė thėnė tė vėrtetėn. Ai njė ditė mori njė dishepull - nuk di t'iu them se si kjo gjė ndodhi - njė djalė i ri me emrin Akaci, zemėrmirė, i ndjeshėm tė cilit iu desh tė duronte shumė vuajtje nga ati i tij, aqsa po tė tregoheshin tė tera, njerėzit nuk do t'i besonin dot. Ai e mundonte Akacin shumė pėrditė, jo vetėm me sharrje dhe gjėra te pahijshme, por edhe duke e rrahur, dhe djaloshi prapė sė prapi i duronte vuajtjet dhe pranonte atin e tij, por jo verbėrisht. Takohesha me Akacin pėrdite dhe gjendja e tij ishte shumė e keqe, e krahasueshme me skllavin mė tė ulėt. Sa herė qė e takoja, e pyesja: "Ēfarė ke vėlla Akaci? Ēfarė tė shqetėson sot?" Dhe ai do tė mė tregonte syrin e nxirrė, plagė nė qafė apo kokė. Duke e ditur qė ai ishte punėtor, i thosha: "Tė lumtė, tė lumtė. Duroji dhe do tė jetė pėr tė mirėn tėnde". Pėr plot 9 vjet duroi vuajtjet e kėtij ati tė pamėshirshėm dhe pastaj u nda nga ne e shkoi tek Zoti. Pesė ditė pas vdekjes pasi u preh nė varrezat e etėrve tė manastirit, ati i tij shkoi tek njė plak i shenjte nė manastir dhe i thotė: "At, Vėlla Akaci vdiq." Plaku iu pėrgjigj: "At, nuk e besoj aspak qė ai ka vdekur!" "Hajde dhe shikoje vetė", iu pėrgjigj tjetri. Plaku u ngrit menjėherė nė kėmbė dhe sė bashku me atin e asketit shkuan tek varri i tij. Dhe plaku i thirri atij qė nė vdekje ishte me tė vėrtetė i gjallė dhe i foli sikur tė ishte gjallė: "A ke vdekur Vėlla Akciu?" Dhe ky njeri shumė i bindur, i bindur edhe nė vdekje, iu pėrgjigj plakut tė urtė: "Si mund tė vdesi dikush qė ėshtė me tė vėrtetė i bindur o At?" Plakun, qė kish qenė ati i Akciut, e pushtoi frika dhe ra menjeherė pėrtokė e qante. Mė vonė i kėrkoi Abotit tė Laurės* qė ti jepte njė qeli afėr me varrin e dishepullit tė tij. Jetoi nė atė qeli me devotshmėri dhe etėrve u thosh: "Kam bėrė njė vrasje."" Dhe njeriu qė i foli tė vdekurit ishte At Joani i madh dora vetė. E di pasi ai shpirt i bekuar mė tregoi edhe njė histori tjetėr sikur kish tė bėnte me njerėz tė tjerė, por siē mėsova mė pas, ishte njė histori e vetė At Joanit.
"Nė tė njėjtin manastir nė Azi", mė tha At Joani, "jetonte njė njeri qė u bė dishepull i njė murgu i cili ishte shumė i urtė, i butė dhe paqėsor. Kur e kuptoi qė ati i tij e respektonte dhe kujdesej pėr tė, dishepulli vendosi me tė drejtė se kjo sjellje ishte shumė e dėmshme pėr tė dhe tė gjithė. Kėshtu ai i kėrkoi atit qė ta lejonte qė tė largohej prej andej, dhe kjo nuk do tė ishte problem pėr atin pasi kish edhe njė dishepull tjetėr. Kėshtu murgu u largua prej andej dhe falė njė letre qe shkruajti ati i tij, arriti tė sigurojė njė vend nė njė manastir nė Pont. Natėn e parė nė manastirin e ri ai pa njė ėndėrr sikur po lante borxhet e veta, dhe pasi ra nė ujdi me tė gjithė njerėzit qė u kish borxhe, nė fund doli qė ishte prapė nė borxh 50 kg flori. Kur u zgjua filloi tė bluante nė mendje atė qė pa nė ėndėrr dhe tha: "Antiok i shkretė, (ky ishte emri i tij), je mbytyr me borxhe deri nė grykė!"
"Dhe", vazhdoi ai, "pasi jetova pėr 3 vjet nė bindje tė plotė nė manastir, ku tė gjithė mė pėrēmonin e fyenin si tė huaj, pasi nuk kishte murg tjetėr tė huaj nė manastir, unė pashė njė ėndėrr tjetėr sikur dikush mė dha njė letėr qė kreditoi llogarinė time me 5kg flori pėr tė paguar borxhet." Kur u zgjova fillova tė mendoj pėr ėnderrėn qė pashė dhe thashė: "Vetėm 5 kg! Kur do ta paguaj gjithė borxhin qė mė ngelet?" Pas kėsaj thashė: "Antiok i shkretė! Tė pret akoma njė punė e madhe dhe plot turp!" Pas kėsaj, fillova tė pretendoja se isha budalla, por pa lėnė asnjė prej punėve tė mia nė manastir dhe ndaj vėllezėrve pas dore. Kur ata etėrit e pamėshirshėm tė manastirit panė qė unė i bėja punėt vullnetarisht dhe pa u ndier, mi ngarkuan tė gjitha punėt e vėshtira tė manastirit mua. Kalova plot 13 vjet nė kėtė gjendje, dhe vetėm atėherė pashė nė ėndėrr tė njėjtėt njerėz qė mė kishin dalė mė parė, dhe kėsaj rradhe mė dhanė njė letėr qė shlyente gjithė borxhin tim. Kur etėrit e manastirit mė ngarkonin detyra pėr tė bėrė, unė kujtoja borxhin e shlyer e merrja zemėr."
Kėshtu, At Joani, i urti Joan mi tregoi tė gjitha kėto histori sikur tė kishin tė bėnin me dikė tjetėr. Prandaj e ndryshoi emrin nė Antiok. Por nė fakt, ishte ai qė kėputi zinxhirėt me durimin e tij (Kolosianėve 2:14).
Dėgjoni se ēfarė dhuratė mprehtėsie ky njeri i shenjtė fitoi falė bindjes sė tij perfekte. Kur jetonte nė manastirin e Shėn Sava, tre murgj tė rinj i erdhėn dhe i kėrkuan qė tė bėhen dishepuj tė tij. I priti me gėzim dhe u ofroi mikėpritje tė madhe qė tė ēlodheshin pasi kishin bėrė njė rrugė tė gjatė. Pas tre ditėsh u tha: "Vėllezėr, unė jam shumė i prirur ndaj epsheve seksuale e nuk mund tė pranoj asnjė njeri si dishepull." Por ata nuk u skandalizuan nga kėto fjalė pasi i njihnin punėt e mira tė ketij ati tė shenjtė. Por edhe pse iu luten pa pushim, nuk mundėn dot qė t'ia ndryshonin mendjen atit. Dhe nė fund, pasi u gjunjėzuan para tij, iu lutėn qė t'iu jepte tė pakten njė rregull qe ta ndiqnin e tė dinin se si tė jetonin e ku tė jetonin si murgj. Ati u dorėzua para lutjeve tė murgjve pasi e shikonte qė ishin njerėz qė ēdo fjalė qė ai do t'iu thosh do ta pranonin e zbatonin me bindje dhe pėrulėsi, dhe pranoi qė t'iu jepte kėshilla. Njėrit prej tyre i tha: "Biri im, Zoti dėshiron qė ti tė jetosh nė njė vend tė izoluar nėn drejtimin e njė ati shpirtėror." Tė dytit i tha kėto fjalė: "Shko, shite vullnetin tėnd, jepja Perėndisė, merr mbi supe kryqin tėnd, dhe pėrpiqu tė jetosh nė njė komunitet e manastir vėllezėrish murgj. Vetėm atėherė ke pėr tė siguruar thesarin tėnd nė Qiell." Tė tretit i tha: "Sa herė qė merr frymė, mundohu tė pėrsėritėsh kėto fjalė: "Ai qė duron deri nė fund do tė shpėtojė" (Matheu 10:22). Shkoni tani, e gjeni po mundėt njė trajner tė rreptė nė Zot, e ti duroni e pini sharrjet dhe perēmimin e pėrditshėm sikur tė ishin qumėsht e mjaltė." Nė atė moment, njė nga vėllezėrit i thotė Joanit tė madh: "Po nėse trajneri ynė ėshtė njeri i bute e jo i rreptė, ēfare tė bėjmė?" Kjo ėshtė pėrgjigjia qė i dha Ati: "Edhe nėse e shihni me sytė tuaj tė bėjė nje akt kurvėrie, mos ikni prej tij. Thjeshtė thuajini vetes: "Pėrse je kėtu or mik?" (Matheu 26:50). Dhe ke pėr tė parė se si gjithė krenaria e epshet e trupit do tė thahen brenda teje".
...
...
...
* Joani, i cili mė parė kish jetuar nė Manastirin e Shen Sava nė Palestinė, ėshtė njė at pėr tė cilin kemi mėsuar nga rrėfimet e Anastasit tė Malit Sinai.
* Njė laura ėshtė nje komunitet i shpėrndarė eremitėsh qė i kanė qelitė anės njė rruge. Laura nė fjalė nė fakt ka njė abot dhe nė njė paragraf mė poshtė lexojmė se quhet cenobit.
Shėnim: Shkėputur nga libri "Shkalla e Ngjitjes ne Qiell" e Shen Joan Klimakos, faqet 115-117. Pėrktheu nga anglishtja, Ilirjan Papa.
Krijoni Kontakt