Pali dhe mirazhi Ilir
Doan Dani
Ja kristiani i pare, themeluesi i natyres kristiane! Perpara atij kane ekzistuar vetem disa ndjekes sektesh hebraike.
Nietzsche, Morgenrote 1,68 -1881.
Vizion i pergjithshem mbi ambientin paulician
Sauli lind ne Tarso, kryeqendra e Kilikise ( Turqia e sotme) rreth viteve 5-10 pas Krishtit, ne nje familje te klases se mesme me origjine hebraike nga fisi i Benjaminit. Eshte njohes i gjuhes hebraike dhe aramaike sebashku me greqishten-gjuha nderkombetare e kohes. Gjitashtu, nga fjalet e Palit mesojme se ka ndjekur shkolla talmudike(kryesisht ate te rabinit Gamalieli) dhe doktrina hebraike eshte e mirenjohur nga predikuesi i ardhshem i fese se re. Formimi fetare i Saulit nuk vjen vetem nga hebraizimi, origjinat dhe mundesite ekonomike, por edhe nga besimi prekristjan i rajonit ku lindi dhe jetoi Apostulli.
H.G.Wells eshte i mendimit se ai qe me vone do te njihej me emrin Pal eshte influencuar nga Mitraizmi per faktin qe ky kult pagan eshte i mirenjohur ne Kiliki dhe vendlindja Tarso eshte nje nga qendrat e adhurimit te Mitres. Rendesine e kultit mitraik ne Tarso e konfirmon Plutarku tek Vita Pompei( c.24). Nganjehere Mitra njihet si Zoti i lindur nga shkembi- pohon Samuel Golding. Pali ne Letren e I Korintasve 10:4 shkruan :
pinin[pasardhesit- D.D] nga i njejti shkemb shpirterore
Ai shkemb ishte Krishti. Sipas Bohling, Leipoldt dhe Durant ne kete qytet ekzistonte nje kult dedikuar Sandan-it, Perendia e bimesise, i cili vdiq dhe u ringjall ashtu sic beri edhe vete Mitra, pa anashkaluar edhe ekzistencen( ne te njejtin qytet) e kulteve te Atis, Osirit dhe Adonit qe vdiqen dhe u ringjallen. Pa dyshim nje nga meritat e Palit eshte trasformimi i vdekjes se Krishtit ne nje lloj sakrifice Hyjnore ku gjaku i Birit fal mekatet e popullit. Teroria e faljes se mekateve me sakrifica njerezore njihej nga babilonezet qe sakrifikonin per hire te perendise Marduk te zbritur ne toke nga Ea ( i Ati).
Herkuli dhe Dionisi misherojne plotesisht kete model. Ne kultin e Mitres gjaku i demit te sakrifikuar pastron individin nga mekatet. Tertuliani, nje nga eterit[themeluesit-D.D] e Kishes, pranon se paganet njihnin sakrificen dhe lidhjen e saje me faljen e mekateve. Akoma sot ne Rome derdhet gjak njerezore per nder te Jupiterit latin- pohon Tertuliani rreth vitit 200. Nje nga intelektualet me te medhenj te Krishterimit primitv, Origeni, ne shekullin e III sjell deshmi te sakrifices per hire te shpetimit te komunitetit ne boten heleno-latine dhe barbare.
Ne kete ambjent u rrit Sauli qe filloi nje karriere ne administraten romake dhe shpejt u rrembye nga vala e herezise se personazhit me emrin Yeshua te cilin Sauli nuk e njohu kurre. Ai fillimisht eshte nje persekutues i ndjekesve te pare te Krishtit. Merr pjese ne martirizimin e Stefanit, martiri i pare. Kjo deri ne momentin emblematik te ktheses si rrezultat i vizionit te Krishtit. Pikerisht ky vizion eshte interesant ne aspektin e vertetueshmerise te burimeve te cilat kane arritur ne ditet tona. Ka tre pjese Biblike qe e citojne. Aktet e Apostujve, 9:7 :
Shoket e udhetimit te Saulit u ndalen pa fjale: zerin e degjuan por nuk verejten njeri. Aktet e Apostujve, 22:9 : ..Edhe shoket e mi shikuan driten [ate cka shikoi edhe Pali-D.D] por zerin nuk e degjuan... Ne te dy rastet Sauli pyet: kush je ti ? , pra ai shikon personin qe shoqerohet me nje drite te fuqishme. Aktet e Apostujve, kapitulli 26, Pali i rrefen historine e vizionit te Krishtit[drites- D.D] Herodit, por ne kete tregim(version)nuk gjendet Anania e kapitullit 9 dhe 22. Qe te tre rrefimet-versionet e vizionit paulician qe me pas shnderruan Saulin ne nje propagandues te devotshem, nuk korrespondojne. Kjo moskoherence per te vetmet fakte qe disponojme mbi Palin zbeh shume historicitetin e kesaj figure.
Krijoni Kontakt