Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Konvertimi i saj në Islam tronditi opinionin Çek

    Konvertimi i saj në Islam tronditi opinionin Çek

    Me konvertimin e saj në Islam, edukatorja e një kopsht të vogël të fëmijëve në qytetin jugor të Çekisë, Lishov, ka tronditur opinionin çek

    Brenda natës ajo u bë objektiv i të gjitha mediave, por edhe i psikologëve, sociologëve e të tjerëve. Për më tepër, ajo u përmend edhe në lajmet qendrore. Të gjitha këto për shkak të shamisë.

    Që nga viti 2005, tridhjetëvjeçarja Iva Shpirkova punon si edukatore në kopshtin e fëmijëve në Lishov. Përveç pedagogjisë, ajo ka studiuar kulturën dhe gjuhën japoneze, i pëlqen natyra, udhëtimet dhe me kënaqësi gatuan. Deri para pak kohe nuk ishte e njohur për opinionin e gjerë, por vendimi i saj për t’u mbuluar ka tronditur shumë njerëz.
    Shtrohet pyetja, si do t’i edukon fëmijët çek një edukatore e mbuluar, ngase ekziston rrezikut që ajo t’i mësoj dhe t’i ftoj ata në Islam. Disa janë mbështetur në ligjin i cili thotë se çdokush mund të vishet dhe të sillet sipas besimit të tij, të tjerët mendojnë se kjo nuk ka vend në Republikën e Çekisë dhe se edukatorja i ka keqinterpretuar rregullat e Islamit, sepse nuk duhet me shami ta tërheq vëmendjen e opinionit në një vend jo islam.
    Republika Çeke është vendi me përqindjen më të lartë të ateistëve në botë dhe armiqësi ndaj Islamit është shumë e theksuar. Në një anketë në internet, në pyetjen: "A ju pengon në qoftë edukatorja e fëmijës tuaj është muslimane?" 23.142 njerëz janë deklaruar PO, ndërsa një pakicë e tyre kanë menduar ndryshe, ose më saktë 7715.
    Muslimanët nuk janë të vetmit që gjenden në shënjestrën e ekstremistëve në Republikën Çeke. Armiqësia edhe më e madhe është shprehur në drejtim të ciganëve, përqindja më e ulët ndaj rusëve, ukrainasve ... etj
    Iva nuk është muslimanja e parë në vend. Sipas regjistrimit të fundit, 3.500 njerëz janë deklaruar si muslimanë. Në Pragë muslimanët kanë dy mesxhide, një arabe dhe një turke, ndërsa në Brno një. Megjithatë, as vetë Iva nuk e dinte se disa njerëz janë kthyen kundër saj, duke bëri këtë lloj fushate negative në internet, ku shkruhet se ajo është një fundamentaliste e madhe, e cila i fton fëmijët në islam. Të gjitha këto ajo i mësoi nga të afërmit e saj: "Motrat më thirrën dhe më thanë se duhet të shikoj se çfarë është shkruar për mua në internet". Për fat të mirë, prindërit dhe administrata e kopshtit Lishov qëndruan në anën e saj, sepse edhe para kësaj ata ishin shumë të kënaqur me të dhe nuk duan të përzihen në zgjedhjen e saj personale. Vetë Iva thotë se në qoftë se kjo do t’ju pengoj fëmijëve ajo do të largohet nga kopshti. Drejtoresha në pyetjet e gazetarëve është përgjigjur se fëmijët e duan shumë Iven, atyre nuk u pengon shamia e saj. Edukator falet kur fëmijët janë duke u ushqyer, prandaj ata nuk kanë mundësi ta shohin.
    Kur e pyetën pse Islamin, Iva u përgjigj se ka kohë që kërkonte rrugën e saj. Para kësaj ajo ishte krishterë dhe burri të saj, i cili është ateist, nuk i pengon. Një gazetar ka deklaruar se ky është personi i parë pas Papës i cili ka zgjuar opinionin çek për shkak të besimit të tij. /Islamgjakova/net
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ceni-1 për postimin:

    Meriamun (26-11-2013)

  3. #2

    Për: Konvertimi i saj në Islam tronditi opinionin Çek

    Subhanallah,Allahu e ndihmoftë këtë garibe.Le ta kujton motrën e sajë Asien,gruan e faraonit që mçefurazi e pranoj islamin dhe i ndihmonte Musait a.s dhe kërkush nuk e dinte besimin e saj.Por Allahu ua kumtoj muslimanëve për gjendjen e saj.Kur mori vesh faraoni e hodhi nga shkrepat në humnerë.Këtij kafiri Allahu kurrë nuk ja mundësoj që të ket kënaqësi me të bile as ti afrohet.
    ' O Zot ,ma mundëso nji shtëpi pran vetes Tënde' kjo ishte4 lutja e shpeshtë e Asies edhe pse ajo jetonte në lluks të paparë,por ishte mërzit nga jetaa e kotë e kësaj bote dhe dëshironte Afrinë e Allahut.
    Në momentin para se të hidhej nga shkrepi,i erdhi Xhibrili a.s që të ishte me të dhe i mori shpirtin para se ajo të bie në humnerë.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan referi_1 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Meriamun (26-11-2013),rromanoku (26-11-2013)

  5. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    26

    Për: Konvertimi i saj në Islam tronditi opinionin Çek

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...paramendojeni njehere sikur qe islami te kishte forcen e Amerikes!!!....Oqeanet dhe detet do te merrnin ngjyren e kuqe!!!Dhe krejt kete gjak islamistet do e derdhnin nen emrin e all_llahut,heheh...
    Kur e kishin Osmanët forcën e ''Amerikës'', shpërndanë islamin, nuk i nguxën krishterët. Rasti me Stambollin.

    Ndërsa kur krishterët ishin të fortë masakruan mijëra musliman dhe cifut ''të pafajshëm'' në Kryqëzata dhe me Inkuizicion me emrin e Jezu Krishtit dhe Biblës. Me miliona mbytje në Afrikë me mbështetjen e Kishës, si dhe gjenocidi në kontinentin e Amerikës.

    Pra, po të kishin tani Muslimanët forcën e Amerikës, Oqeanët do të ishin më të sigurtë se sa sot.

    Skandal fe, fe e sajuar dhe e zhytyr në politeizëm dhe paganizëm.

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Konvertimi i saj në Islam tronditi opinionin Çek

    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •