por s' din
Shkjau me mbajtë miq'sí !
Aman, Zot, kur duel Serdari,
se ç' kje ndezë Vranina zhari !
Aman, Zot, kur mbërrini Pera,
se shum krisi atëbotë potera ! 395
Por kur ránë
Shkjetë e Vraninës
Shum u krisi plumbja shpinës !
Porsi shé qi m' nji natë gjamet
Rritet turr e del prej amet
Tue ushtue – e tue shkumbue, 400
shkapërderdhet npër zallina,
ashtu u derdh
Shkjau te Vranina,
n' valë Shqiptarët krejt tue i përshi.
S' lufton ndryshe' e rrebtë kulshedra
e me dhambë edhe me kthetra, 405
zjarm e surfull tue flakrue,
kur drangojt ta kenë rrethue;
si i qindron sot
Shkjaut Shqiptari
për dhé t' ambël qi i la i Pari:
kambë për kambë tue qitë padá, 410
tue korrë krena nepër
Shkjá.
U janë ndezun flakë breshanat,
u kullojnë gjak n' dorë taganat,
e u kullon gjak edhe zemra,
veç se vendit s' u lot themra. 415
Por ç' dobí: dielli tue lé
– isht' tue lé m'atë ditë për
Shkjé ! –
I ranë ndore
Shkjaut t' tërbuem
Tridhetë t' vramë e dhetë t' shituem !...
Krijoni Kontakt