-
Kim Mehmeti kritikon Ministrinë e Kulturës në Shqipëri
Kim Mehmeti kritikon Ministrinë e Kulturës në Shqipëri
"Shteti amë i frikohet edhe integrimit tonë kulturor brenda vetvetes”
Publikuar më 05.12.2013 | 13:05
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka kritikuar Ministrinë e Kulturës në Shqipëri për përjashtimin e shkrimtarëve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit shtetëror të Shqipërisë, në konkursin për çmimet kombëtare letrare 2012, “Pena e Argjendtë”.
Reagimi i tij vjen pasi juria e Ministrisë së Kulturës në Tiranë, ka publikuar listën e veprave të autorëve shqiptarë, të botuara në vitin 2012 vetëm brenda Shqipërisë, e që do konkurrojnë për ‘Penën e Argjendtë’. “Ja pra, Ministria që do duhet t’i integrojë vlerat tona kulturore në ato mbarë evropianet, e investon dhe e stimulon copëzimin e letërsisë shqiptare?! Siç duket, shteti amë aq i është përkushtuar ruajtjes së stabilitetit rajonal, sa i frikohet edhe integrimit tonë kulturor brenda vetvetes”, ka thënë Mehmeti në reagimin e tij të publikuar përmes rrjetit social "Facebook".
Ai ka sqaruar se ky reagim i tij nuk ka dimension personal, por ai shpreh habinë dhe indinjatën e tij me këtë trajtim të shtetit amë ndaj botuesve shqiptarë jashtë territorit gjeografik të Shqipërisë. “Dhe që të duket ky përkushtim i saj proevropian, Tirana zyrtare i sforcon kufijtë mes ‘principatave’ tona kulturore e të cilat, në numër janë aq sa edhe shtetet ku jeton populli ynë! Ka shtuar me cinizëm Mehmeti duke thënë se “Që të dihet se nuk ka dimension personal: le që nuk jam i çmimeve, por në vitin 2012 nuk kam botuar asnjë libër!”
shekulli
-
-
Për: Kim Mehmeti kritikon Ministrinë e Kulturës në Shqipëri
Kim Mehmeti duhet te kuptoje qe kur Ministria e kultures merr nje vendim,ai vendim eshte imbeshtetur ne ligj dhe ligji eshte krijuar nga Parlamenti shqiptar.
Kjo do te thote qe vendimet kane vlere dhe fuqi ekzekutive vetem brenda territorit te Shqiperise dhe nuk aplikohen jashte territorit te Shqiperise.
Nuk aplikohen as per Maqedoni,as per Kosove, as per Cameri as per Diasporen ne bote.Juridiksioni(fuqia,influenca juridike)e Ministrise shtrihet,vetem brenda territorit dhe
nuk aplikohet jashte territorit te shqiperise.Ligjet e krijuara nga parlamenti shqiptar jane krijuar per brenda territorit te Shqiperise dhe nuk kane efekt,as vlere jashte territorit te Shqiperise.Vendimet ekszekutive te Ministrise se kultures kane shtrirje dhe ushtrohen vetem brenda territorit te Shqiperise dhe do ishte gabim te futeshin ne vendim edhe autore nga vende jashte territorit shqiptar.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 14-12-2013 më 01:22
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt