Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Denoncim i Fiks Fare: Arrestohet ish-kreu i Gjykatës Pukë

    Fakte për pazaret në Gjyqësor

    Investigimi ka nisur tre muaj më parë, kur një qytetar nga Puka denoncoi pranë redaksisë së emisionit “Fiks Fare” zvarritjet dhe padrejtësitë, që po i bëheshin në dyert e të ashtuquajturave institucione të drejtësisë së këtij rrethi, pasi ai dhe pesë anëtarë të familjes së tij u arrestuan për pjesëmarrje në një protestë ndaj kompanisë së përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz “BerAlb”.

    Për ndryshimin e masës së sigurisë, për secilin prej të arrestuarve në këtë protestë, shuma që i kërkohej qytetarit ishte 5 milionë lek (të vjetra).

    Investigimi disa mujor i “Fiks Fare” zbuloi një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë parà në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Ndërsa ishin paguar për 5 anëtarë të kësaj familjeje, nga 5 milionë lek (të vjetra) për lirimin e secilit prej tyre, sekserë dhe avokatë i kërkojnë parà qytetarit në emër të gjyqtarëve, për të ndryshuar masën e sigurisë për pjesëtarin e fundit të familjes së tij, që ndodhet në burg.

    Shuma përfundimtare për të liruar djalin e tij ishte 6 milionë lek (të vjetra). Në prani të oficerit të policisë gjyqësore, garantohet se prokurorit i janë dhënë paratë.

    Në bisedat e transmetuara në “Fiks Fare”, me zë dhe figurë, sekretarja dhe kancelarja e Gjykatës së Shkallës së Parë pranojnë se për lirimin e dy anëtarëve të familjes së qytetarit janë paguar 5 milionë lek (të vjetra) për secilin.

    Ngjarjet, që u transmetuan në “Fiks Fare”, i përkasin shkallës së parë të Gjyqësorit. Në ditët në vazhdim, investigimi i “Fiks Fare” do të tregojë se pazaret vazhdojnë më tej, edhe në shkallë të tjera të këtij sistemi.

    Llalla pezullon prokurorin e PukësMasë edhe për oficerin e policisë gjyqësore. KLD: Të nisin hetimet.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve më të larta drejtuese të Gjyqësorit. Në një deklaratë, të shpërndarë vetëm pak pas transmetimit të pamjeve në “Fiks Fare”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë u shpreh se i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me kërkesën për nisjen e hetimeve të menjëhershme.

    KLD i kërkoi organit të akuzës të hetojë me objektivitet ngjarjen dhe faktin nëse ka gjyqtarë të implikuar në të. Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbyll këtë deklaratë me garantimin e opinionit publik, se do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, në hetimin objektiv ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive.

    Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme, gjithashtu ka bërë me dije se kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Pukës, Pëllumb Prençi dhe oficerit të Policisë Gjyqësore, Hasan Alia.

    Këtë veprim, kryeprokurori Adriatik Llalla thotë se e bazon në dyshimin për veprime antiligjore të tyre, referuar pamjeve të transmetuara në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm shton se zoti Llalla ka urdhëruar ngritjen e një “Task Force” në Prokurorinë e Tiranës, me qëllim hetimin e plotë dhe intensiv, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e të gjithë personave të përfshirë në këtë situatë, përfundon deklaratën e shpërndarë për mediat, organi qendror i akuzës.

    *** NGJARJA E PLOTË ***

    Pas një investigimi disa-mujor, emisioni “Fiks-Fare” nisi nga mbrëmja e së martës transmetimin e një cikli emisionesh për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor.

    Historia e një familjeje, 6 anëtarët e të cilës u arrestuan gjatë një proteste për të drejtat elementare të mbijetesës, zbuloi hallkat e korrupsionit në kete sistem.

    Investigimi i “Fiks-Fare” solli një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sjellë me zë dhe figurë të vërtetën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.

    Korrupsioni në drejtësi që i referohet shpesh politika, raportet ndërkombëtare e deri tek ambasadori i SHBA kur tha se në Shqipëri ka gjyqtarë që duhet të ishin pas hekurave, erdhi në serinë e denoncimeve të Fiks Fare i provuar me fakte reale.

    “Unë jam banor i Fushë Arrëzit. Në muajin Prill më arrestuan gjashtë pjestarë të familjes në një mënyrë kriminale. Arsyeja e arrestimit ishte një protestë e realizuar për arsye se kompania “Beralt” na ka shkatërruar ekonomikisht, na ka bllokuar tokën, ujin, ndot ambientin e shumë të tjera, diçka për të cilën nuk na ka kompenuar kurrë”, denoncoi në mikrofonat e “Fiks-Fare” banori që nuk deshi të identifikohej me emër dhe fytyrë.

    “Protesta u zhvillua në 15 prill 2013. Gjatë protestave u arrestova dhe unë. U lirova pas dy muajsh e gjysmë, kur më ndryshuan masën e sigurisë në arrest shtëpie. Bëra kërkesë dhe u lirova me detyrim paraqitje. Nuk kishte shanse të liroheshe pa paguar. Liria më kushtoi katër milionë lekë (të vjetra)”, vazhdoi denoncimin viktima e kësaj skeme gjigante të korrupsionit në drejtësi.

    “Nga Prilli deri në Gusht mund të kem shkuar në gjykata 20 herë dhe nuk pranonin të më merrin kërkesën, pasi kërkonin lekë. Unë s’isha mësuar me këtë, gjykatësit përdorin sekserë. Paratë kërkoheshin për prokurorin e gjyqtarin, kërkonin jo më pak se 5,5 mln lekë për lirim. Unë detyrohem të marr borxh, më vonë nëse vazhdon kështu do të detyrohem të shes shpinë dhe rrugë tjerë s’ka sepse nëse s’paguajmë ata s’do të dalin nga burgu”, vazhdoi denoncimin qytetari.

    Të alarmuara nga ky denoncim, kamerat e “Fiks-Fare” mbërritën në vendngjarje, në Gjykatën e Rrethit Pukë, që pa shumë vështirësi mundën të takoheshin me sekserin. “Prokurori nuk ta qit djalin pa marrë kafen. Bën 6 milionë lekë. Prokurorët dhe gjyqtarët marrin në fillim kafet dhe më pas të mbarojnë punë”, thotë sekseri me zë dhe figurë përpara qytetarit.

    Më pas, kamerat dokumentojnë oficerin e policisë gjyqësore, Hasan Allën, i cili ndërmjetëson lirimin pas pagimit të lekëve. Kamerat dokumentojnë takimin me avokatin Fariz Xhuxhi, i cili thotë: “Paguaj dhe për dhjetë ditë lirohet”. Ai del garant për të zgjidhur të gjithë situatën, ndërsa i pyetur nga qytetari se nëse ka rrezik që çështja të rihapet, Xhuxhi jep të sigurt se gjykatësi nuk do ta bëjë kurrë gjyqin.

    “Unë do i them, në ta mban b…. liroje dhe merr lekët. Kështu funksionon, çështje interesi”, shton Xhuxhu, duke iu referuar gjyqtarit.

    Në “Fiks-Fare”, në këtë emision të parë që hap një seri emisionesh që demaskojnë korrupsionin në drejtësi, dokumentohet pjesëmarrja në këtë skemë madhore edhe e kancelares e sekretares së gjykatës.

    Sekretarja, nga ana e saj del garant që do të dorëzojë lekët gjykatësit dhe prokurorit, ndërsa kancelarja jep udhëzimet e duhura për mënyrën se si duhet të realizohet të gjitha veprimet. “Kam 21 vite që merrem me këtë punë, unë jam mafie”, thotë në një moment sekretarja.

    Ngjarjet e transmetuara këtë të martë i përkasin shkallës së Parë të Gjyqësorit. Por, në ditët në vazhdim, investigimi i ”Fiks-Fare” do të tregojë se pazaret bëhen edhe në shkallët më të larta të gjyqesorit.

    Biseda me sekretaren dhe kancelaren e Gjykates së Shkallës së Parë:

    Kancelarja - Më tha mbaj letrat, mos i bëj konfirmimin, nesër vij unë në orën 9:30 tha, n.q.s vjen Pali.
    Qytetari - Nuk do bëj konfimim?
    Kancelarja - Më ka thënë të mos e bëjmë konfirmimin sot, do e bëjmë sikur e ke bërë të dielën... A ke folur me prokurorin ti?
    Qytetari - Shiko si e kam punën, tani të flasim drejt, më kupton apo jo, kam hallin e lekëve.
    Kancelarja - Nesër i ka thënë Bardhës me ardhur.
    Qytetari - Nesër.
    Kancelarja - Po don me ia marr Bardhës, nuk do me t’i marrë ty ajo.
    Qytetari - Nuk do me m’i marr mua ajo!
    Kancelarja - Kështu ka thënë.
    Sekretarja - Tani Pal, jam duke hyrë direkt në temë. Unë kam folur dje me Shqefnin dhe më ka thënë të dorëzoj njërin, kaq.
    Qytetari - Jo mo si të dojë, por dua me nxjerr dajlin, se më dhimbset, se është me kriza.
    Sekretarja - Do me nxjerr djalin, do me lënë vëllanë atje ti?
    Qytetari - Njëlloj i kam, si njërin, si tjetrin, a më dëgjon. Dëgjo unë kam hallin e lekëve, kush i merr?
    Sekretarja - Lekët kam fol edhe me Bardhën, lekët i mbaj unë, një ditë përpara se të bëjmë gjyqin. Ose atë ditë që do e lejë Shtjefni, një orë përpara i fus lekët. Se, si të marrë lekët, nuk e vras mendjen më.
    Qytetari - Një ditë përpara. Nuk bëhet fjalë me i marr sot?
    Sekretarja - Nuk kam ku me i lënë, nuk kam ku me i lënë. Nuk kam ku i lë o Pal sot. Unë fola me Shtjefnin e më tha, unë jam për Palin, për vëllanë e vet.
    Qytetari - Po tjetri kur del?
    Sekretarja - Dëgjo Lilin, unë nuk e di kur del a kur nuk del tjetri, ai kështu më tha në telefon. Kam fol sot me të në telefon, më tha Lilajn, nuk bën të dy, se ndoshta bën bujë more Pal... E tjetrin si të eci puna. Më 1 fillon puna, data 27 sot. A do Astritit?
    Qytetari - Ku t’i lë lekët?
    Sekretarja-Kancelares - A po i mban ti këtu?
    Qytetari - Jo këtu...
    Sekretarja - Mirë, unë gjatë rrugës po marr në telefon kryetarin, që të më lerë datën dhe po i them se Pali e ka dorëzuar kërkesën, se ka thyer dorën nusja e Astritit dhe është shumë keq. Dhe ai më thotë bëj njoftime dhe unë, e unë të them Pal më datë kaq, ora kaq.
    Sekretarja i drejtohet Kancelares - Po lekët.
    Kancelarja - I mbaj unë në kasafortë.
    Sekretarja - Se nuk kam ku i lë lekët.
    Qytetari - Lekët tani, se i kam edhe të prokurorit komplet?
    Sekretarja - Komplet.
    Qytetari - Iku.
    Kancelarja - Të kam thënë edhe atë ditë, se i ka marrë si ai, edhe ai.
    Sekretarja - I kanë ndarë bashkë, tak, tak, tak.
    Qytetari - 10 milionshin e kanë marrë 5 njëri, 5 tjetri.
    Sekretarja - Pash këtë ujë, që lahet i gjallë e vdekur, po. Për kryet e katër fëmijëve, po. Pasha njatë djalë, se njatë djalë kam, pasha kryet e djalit, sikur m’i ka dhënë kunata jote, 5 milionë të parit, 5 milionë të dytit. Dhe ja kam shkruajtur në shifra, 2 500 000 prokurorit dhe 2 500 000 këtij (kryetarit të gjykatës). 2 500 000 atij, i kam dërguar katër zarfa, ia ka shkruajtur kunata jote 25. Harram m’i bëftë zoti... Shët bëja zotit dhe i kam thënë Bardhës futu brenda dhe thuaj a e ka marrë kafen.
    Kancelarja - Vetëm se ka marrë lekët prokurori...
    Sekretarja e kryetarit - Po i kam parë unë, vil-vil-vil kanë hyrë me çantë, e ka dalë pas... Unë jam mafije por nuk foli, kam 21 vite që e bëj atë punë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Paratë për Prokurorin dhe Gjykatësin

    Këto parà, të numëruara në zyrën e Kancelares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Pukë, bënë të mundur ndryshimin e masës së sigurisë për të riun nga Fushë Kruja, i arrestuar pas një proteste ndaj kompanisë, ku ai dhe 5 familjarë të tij ishin punësuar.

    “Fiks Fare” ka vijuar në këtë pjesë të dytë të investigimit të këtij rasti. Sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau, dhe Kancelarja e kësaj gjykate, Meliha Kuka, marrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi, dhe prokurorit, Pëllumb Prençi, 5 milionë e gjysmë për të ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin, nga arrest në burg pa afat, në detyrim për paraqitje, ashtu si edhe shihet me zë dhe figurë në këto pamje.

    Në ditën e dytë të transmetimit të një cikli emisionesh, për denoncimin e korrupsionit në Gjyqësor, “Fiks Fare” tregoi me pamje se si bëhen pazaret për lirinë e një të riu. Një bakshish prej 50 000 lekësh (të reja) kanë marrë edhe Sekretarja me Kancelaren.

    Në pritje të seancës gjyqësore për ndryshimin e masës së sigurisë, një nga prindërit e të pandehurit ka shkuar përsëri në zyrën e Kancelares së Gjykatës së Pukës, së cilës i kërkon informacion nëse prokurori dhe gjyqtari i ka marrë paratë. Në këtë bisedë, Kancelarja e gjykatës i pranon familjarit të të arrestuarit se, shuma prej 5 milionë lekësh të vjetra ka shkuar në tavolinat e gjyqtarit Lleshi dhe prokurorit Prençi.

    Menjëherë pas kësaj, vendimi i gjykatës ishte lirimi i të arrestuarit nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë. Kjo pjesë e dytë, ku denoncohet korrupsioni në institucionet e drejtësisë, do vijojë në ditët e ardhshme, për fenomenin që politikanë e ndërkombëtarë, qytetarë e gazetarë, kishin folur, ndërsa emisioni investigativ “Fiks Fare” sjell në këtë cikël përmes pamjeve, atë që quhet pazari me drejtësinë.

    *** NGJARJA E PLOTE E DITES SE DYTE ***

    Emisioni “Fiks Fare” në edicionin e së mërkurës vazhdon të investigimin e tij duke konkretizuar me fakte korrupsionin që ka mbuluar gjyqësorin dhe prokurorinë.

    Pas kalvarit të gjatë me sekserët dhe bisedimeve të shumta midis sekretares dhe kancelares së kreut të gjykatës së Pukës, bëhet dhe dorëzimi i parave për llogari të shefit të tyre.

    Kancelarja dhe gjyqtarja numërojnë paratë që japin familjarët e të pandehurit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg pa afat” në “detyrim për paraqitje”. Lekët dorëzohen dhe numërohen në zyrat e gjykatës së shkallës së parë të Pukës.

    Në emsionin e sotëm, “Fiks Fare” tregon me të gjitha detajet sesi ka vijuar procesi gjyqësor për këtë të pandehur deri në momentin e daljes së tij nga burgu i Shënkollit.

    Numërimi i parave:

    Qytetari – Dëgjo tani njëra numëroni, numëroni njëna lekët. Se tani se di sa janë kam qëndruar duke luajtur.

    Kancelarja – Ishalla në emrër të zotit dhe të tuajen.

    Qytetarja – Ka dalë, ka dalë ( numorni leket ).

    Sekretarja – Sa janë ?

    Qytetari – Për Kishtë të Laçit nuk e di sa janë me më vra në plumb pushke. Sem kam lëviz me ta nga Shkodra në Tiranë. Ndaj 50 në vete.

    (Fillon numërimi i lekëve 1,2,3,4, .... )

    Sekretarja – Dy e gjysëm ( 2 500 000).

    Qytatari – A janë dy e gjysëm? Ndajeni 5 00 në vete të tuajn.

    Sekretarja vijon edhe numerimin e dollarëve: 100. 200. 300. 400, 500................ 1000 dollarë sa janë?

    Kancelarja – 1000 lekë

    Qytetari – 1050 është.

    Sekretarja – O Pal dëgjoje Liljanën, sa janë ? Ti shkruaj në një letër këtu... Dollarë sa janë... 1. 2. 3. 4. 5. .......... 15, pesëmbëdhjetë janë dollarë.

    Qytetari - 15 ëëë?

    Sekretarja – 15,16, 17, 18, 19,21, ......................... 28.

    Qytetari – 28.

    Sekretarja – 28. 28 herë 100. Shkruaje 28 herë 100.

    Qytetari - Shkruasje vetë dhe futi në një zarf. ...............

    Sekretarja – (I drejtohet kunatës së qytetarit dhe i thotë) Jo, shkruaj vetë sikurse i ka shkruajtur Bardhja herë të tjera.. Shkruaje 28 herë 100 dollarë. Sa lekë i takon o Palë ?

    Qytatari – Po tash i takon 28 i takon 2 800 000. A kupton, 28 shumëzoje për 5

    Kancelarja – Po 28 llogarite 3 800 000. Po tamam.

    Qytetari - Prit do ta kem edhe një, prit një sekond, një sekond .

    Kancelarja – Edhe 2 200 ke për të dhënë.

    Qytatari – Qe doli 29 kam pasur, prit 29. (e shkruan numrin mbi zarf kunata e Palit).

    Sekretarja (i numërion nga e para dollarët - prit se më dolën dolën 30, ............29 sa i bjen 2 miljon e sa i bjen ? ( pyet kancelaren ).

    Qytetari – 2 miljon e 150 000 lekë, jo mo më fal një sekond.

    Qytetarja - Jo e 150 , 2 miljon e 900 lenë 150.

    Kancelarja – Jo a the se është me 100, 2 900 000. .............

    Sekretarja – O Pal a po shkoi një herë i thyej këto dollarë e pastaj hajde këtu.

    Qytetari – Pasha Kishën e Laçit, humbin 100 000 lekë me i thy këtu, më mirë ja jap. Ma mirë i lëm kështu të japë edhe 100 000 lekë.

    Kancelarja – Do me shtuar prapë këtu?

    Qytetari – Po.

    Kancelarja - 2 900 janë këtu ke me dhën edhe 100 000 t’i shoku.

    Qytetari – Urdhëro pesë edhe 1.2.3.4.5. tani a jemi në rregull.

    Sekretarja – Ti shkruaje 29 herë 100 dollarë, këtu bëjnë 2 miljon e 900.

    Kancelarja – Plus 100 000 lekë shqiptare.

    Sekretarja – Tani mendoni se janë tepër më mirë shkruan i me shkrimin tuaj. Shkuaj posjtë se jam duke e vën komplet bashkë, plus dy miljon e gjysëm shqiptare.

    Qytetari – 2 miljon se 500 000 është i juaj.

    Sekretarja – Jo mangut jo tepër më mirë me shkrimin tuaj.Pluis se jam duke e vën komplet bashkë pluz dy miljonj e gjysëm shqiptare, mbrapsh.

    Qytetari - 2 miljon se 500 jatë të tuajat.

    Sekretarja – Më fal se kam harruar pash zotin, plus 2 miljon shkruaje kështu 200 000.

    Kancelarja – A i numërove ?

    Qytetari – Jo, jo amanet numëroi mirrë.

    Sekretarja – Shruaje mirë se me pa me korigjim më thptë mua i kam lëviz.

    Qytetari – Ndërro zarfin.

    Kancelarja – E shkreta kjo i bën gjithçka.

    Qytetarja – Nuk ka problem sa jën se ka me i dorzua edhe kjo.

    Qytetari – Prit një herë dollarë sa janë?

    Kancelarja - 2 100 000 lekë shqiptare dhe 29 00 000 dolarë, tamam?

    Sekretarja – Po.

    Kancelarja - Je në rregull? .............. Shkruaje dy milon e njëqind.

    Sekretarja - 2 miljon e 100 shqiptare.

    Qytetari – Thashë unë ty.

    Kunata e qytetarit – E ku, ku për ty.

    Kancelarja – Hiqja 100 000 këti dhe jepja 3000 dollrë.

    Qytetari – I takon prokurorit një miljon e gjysëm, dy miljon e gjysëm.pokurorit. A i shkojnë prokurorit dy miljon e gjysëm?

    Sekretarja – Pse kuj do i shkojnë!? Unë ja kamë dhën e ati ai e din vetë se kujt ja ka dhën atij gjysëm përgjysëm.

    Kancelarja - Shkruaje zemër këtu 3000 dollarë. Shkruaj 2 miljon lekë shqiptare.

    Qytetari – Shuma 5 miljon.

    Kancelarja – Futi aty në zarf. Futi të tana lekët këtu mo shport. 500 hiqe.

    Sekretarja – e Kam hequr.

    Qytetari – 500 hiqe, po jua dërgon atyre.

    Sekretarja – ( Numëron distinën ) 5 500 000.

    Qytetari – A po shkruaje gjykata plusprokuroria se kujton Shtjefni (kryetari i gjykatës ) se mos i ka vetëm.

    Sekretarja – Tani kena punët tona ne, tani ju me vazhdu.

    Kancelarja – ( I drejtohet kunatës së qytetarit ) Gjygjtari plus prokurori.

    Qytetari – Për të parat nuk kemi vrejtje a më dëgjon ti Lili, sikurse kemi biseduar. 5 miljon i ke dërguar për Florindin, 5 miljon për Andin djalin e kësaj ( kunates ) .

    (Tani a thua më ke vën ndonjë iniçizues?)

    Qytetari – Tani për Kishë të Laçit ma mirë nuk ka.

    Më vonë vjen procesi gjyqësor:

    Prokurori: Gjykata ka caktuar ndaj këtij shtetasi arrest me burg, pas arrestimit në flagracë, për veprat penale të shkatërrimi të pronës në bashkëpunim, kundështim të forcave të policisë. Nga veprimet e para hetimore nuk është provuar për momentin se shtetasi A.P. ka tentuar apo ka goditur punonjësin e policisë T.U. Në dokumentat që kemi bashkangjitur ne nuki provohet se ai ka tentuar të ketë goditur punonjës policie. Momenti i arrestimit dhe sot ka rrethana favorizuese.

    Kryetari i Gjykatës – Avokati i tij kishte kërkuar ndryshimine masës së arrestit, nga arrest më burg, me detyrim për tu paraqitur. Prokurori e pranoi ndryshimine kërkesës, për ndryshimine masës së sigurimit me një masë tjetër. Atë të qëndrimit larg fabrikës së bakrit ... në Fushë Arrës, si dhe parashtrimit të gjendjes së procedimit penal shoqërohet me aktet procedurjale.

    Me shkresë të datësn 4.9.2012 . Pranon të ndryshojë masën e arrestit nga burg, në detyrim parqitje, tek aficeri i policisë gjygjësore një herë në dy javë ditën e mërkurë ora 12.00.Kundër këtij vendimi lejohet ankimi brënda pesë ditëve.

    Sekretarja – Unë për dy minuta me ta bërë vendimin.

    Më vonë kamerat e “Fiks Fare” kanë filmuar të pandehurin që ka dalë nga qelia e burgimit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Normalisht askujt ne kete forum si intereson te pasqyrohet sistemi i korrupsionit instaluar nga vampiret dhe cakejte e PeDe-se. Prandaj dhe nuk e shikojme Albon e zellshem per te sjelle lajme anti-qeveritare ta postoje... Normalisht ju duhet te qahen per aktin normativ... Duhen mabjtur ne pune keta se ndryshe shterojne financimet...

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Normalisht askujt ne kete forum si intereson te pasqyrohet sistemi i korrupsionit instaluar nga vampiret dhe cakejte e PeDe-se. Prandaj dhe nuk e shikojme Albon e zellshem per te sjelle lajme anti-qeveritare ta postoje... Normalisht ju duhet te qahen per aktin normativ... Duhen mabjtur ne pune keta se ndryshe shterojne financimet...
    Po ta kesh lexuar Albon me vemendje ne forum ne vite, ai ka thene qe pushteti me i korruptuar ne Shqiperi eshte ai i drejtesise. Ashtu sic kam thene edhe ate tjetren:

    1. Turp per te gjitha mediat e fuqishme televizive dhe te shkruara, qe nuk bejne detyren e tyre per ti bere keta te korruptuar te famshem, por ia kane lene kete detyre nje emisioni satirik si "Fiks Fare".

    2. Turp per te gjithe qytetaret e atij vendi, si njerezit e administrates qe punojne si seksere, si qytetaret e thjeshte qe ushqejne kete sistem te korruptuar, qe nuk e denoncojne ate publikisht dhe ligjerisht.

    Tani qe ta mesosh ti, ta mesoje edhe ai zullapi me shkolle artistike qe kemi ne Tirane:

    Se ka korrupsion ne drejtesi, apo ne cdo segment te administrates, kjo nuk te jep ty te drejten te shkarkosh nga detyra gjithe gjykatesit, gjithe policet, gjithe prokuroret, se nuk jemi ne kohen e Neronit te Romes qe i vuri flaken Romes me doren e tij, jemi ne kohen e ligjeve kushtetuese. Korrupsioni luftohet brenda kornizes ligjore kushtetuese dhe Kushtetuta i ndan pergjegjesite e saj institucioneve te vendit. Kryeministri i vendit per shembull ka 0 pushtet mbi sistemin e drejtesise ne vend, eshte presidenti kreu i sistemit te drejtesise. Keshtu qe mesoje ti, ta mesoje edhe zullapi kryeminister, qe te mos beje deklarata si keto me lart, qe marrin lajme te tilla si shkak per te justfikuar shkelje akoma me te renda te ligjit. Shkelja e rendit kushtetues, eshte me e rende se korrupsioni ne drejtesi se kur prishet balanca e pushtetit dhe kur Kushtetuta shkelet me kembe, dalin ne rruge armet e dhuna.

    Nuk e di a ia kane mesuar rilindasit ton kryeminister tek Jordan Misja, por madheshtia e demokracise eshte se problemet zgjidhen paqesisht dhe me voten e lire. Dhe kush nuk respekton ligjet e atij vendi, po luan me zjarrin se kur as kryeministri nuk respekton ligjin, mos pret ta respektoje ai qytetari i thjeshte?!

    Albo

  5. #5

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Nje rast tipik ku prokuroria duhet te zbardhi te verteten nga genjeshtra...Genjen Zaganjori apo sekseri?

    Videoja, Zaganjori: Mashtrim i trashë. S’i njoh ata që më përmendin

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, duke e quajtur nje mashtrim te trashe permendjen e tij ne nje nga video-përgjimet e publikuara në emisionin “Fiks-Fare” ka deklaruar se ai nuk ka asnje lidhje me kete ceshtje.
    “Këto janë indicie sigurisht, po të përgjohen të gjitha tavolinat në gjykata jam i sigurt që aty mund të përmenden dhe kryetarë shtetesh të të gjithë botës. Këto probleme duhet të verifikohen. Në rastin konkret mashtrimi është ekstremist i trashë. Së pari, unë jam kryetari i Gjykatës së Lartë, kur marr pjesë në gjykim, e drejtoj kolegjin. Kam marrë shumë pak pjesë në gjykimet civile, për shkak të angazhimeve që kam pasur, një aktivitet jashtëzakonisht i ngjeshur. Nuk kam gjykuar absolutisht asnjë çështje penale. Eshtë mashtrim i pastër komplet. Personat absolutisht që nuk i njoh. Kam ushtruar profesionin e pedagogut, dhe më përshëndesin njerëz gjithandej, por jua them me sinqeritetin më të madh, këta persona nuk i njoh. Mund të verifikohet me telefona, kontakte, kudo. Nuk kam qenë në trupin gjykues. Unë nuk planifikoj gjykimet, kam vetëm një urdhër për gjykimin me procedurë të përshpejtuar të çështjeve.”- tha Zaganjori.

    Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    C'opinion ke ti shigjetke? Kush genjen thua, Zaganjori apo sekseri? Eshte i pakorruptueshem Zaganjori thua?

  7. #7

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Si cdo qenie njerezore, patjeter qe ekziston mundesia te jete i korruptueshem. Dhe nese ky eshte rasti, duhet denuar sa me pare dhe te behet shembull per nje sistem me te mire drejtesie...
    Sic ekziston edhe mundesia qe sekseri te kete sajuar historine per ta demtuar si njeri, ate si person dhe figuren juridike qe ai perfaqson. Kjo eshte po aq e rende sa mundesia e pare, sepse i bie qe me nje "deshmimtar te rreme" mund te akuzosh kedo.
    Prandaj topi eshte ne fushen e prokurorise e cila duhet te sqaroj cila nga keto mundesi eshte realiteti...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    hekuri rrifet sa eshte i nxehte - thote populli.
    korrupsioni nuk mund te luftohet me. duhet te ishte luftuar ne 91-shin, 92-shin. tani te gjithe jane pasuruar duke vjedhe, ne menyre te pandershme. per shumicen e shqiptareve ai qe nuk vjedh eshte budall.
    korrupsionin mund ta luftoje vetem zemerimi popullor. por deri tani te gjithe i admirojne hajdutet ne albanistan.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    E keqja eshte se ne Shqiperi korrupsioni shikohet si dicka normale. Biles e ushqejne vet pak nga pak. 100 ketu, 10000 atje. Oreksi vjen duke ngrene. Sot 100, neser 1000, pasneser 10K, dhe kur shuma vete cik si teper njerezit kujtohen se kemi te bejme me korrupsion.
    Si tha Kastriot Caushi te filmi, Ngjyrat e moshes, " Po me gjykoni? Vetem une qenkam fajtori?...Ti me kerkove nje te drejte studimi pa radhe ta dhashe, ti me kerkove tv me ngjyra, ta gezosh,... dhe ju kerkoni te ngelem ai gjimnazist i ndershem pas gjithe atyre presioneve te pandershme qe kerkoni te me beni?!"

    Gjithsesi sa me shume te denoncohen aq me mire eshte. Me mire vone se kurre! Kjo do ti shtyje punonjesit te mendohen mire para se te kerkojne apo pranojne leke nga nevojtaret.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Llalla pezullon prokurorin dhe oficerin e Pukës

    TIRANE- Pëllumb Prençi, drejtues i Prokurorisë Pukë, dhe Hasan Alia, oficer i policisë gjyqësore janë pezulluar sot nga detyra më urdhër të Prokurorit të Përgjithshem, Adriatik Llalla.

    Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se, Llalla ka urdhëruar pezullimin e tyre nga detyra pasi dyshohen për kryerje të veprimeve antiligjore bazuar ne pamjet e transmetuara sot në mbremje nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel.

    “Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi prokurorinë e Tiranës si dhe njësinë Task-Forcë të zhvillojë një hetim të plotë dhe intensiv për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e të gjithë personave të përfshirë në këtë situatë.”- thonë burime nga Prokuroria.

    Ndërkaq, menjëherë pas shfaqjes së videos, që implikonte në afera korruptive dy drejtuesit, ka reaguar edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

    “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi u njoh me videon e shfaqur sot në datën 26 nëntor 2013 në emisionin investigativ “Fiks Fare”, i kërkon Prokurorisë, të hetojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me objektivitet ngjarjen dhe faktin nese ka gjyqtare te implikuar ne kete ngjarje. Njëkohësisht Këshilli garanton opinionin publik se do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me cdo institucion shtetëror në hetimin objektiv ndaj cdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive.”- thuhet në reagimin e KLD-së.

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •