Close
Faqja 10 prej 87 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 866
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    Nė Kiev protestuan dhe njė grup tė rinjsh me origjinė shqiptare

    Nė Kiev protestuan dhe njė grup tė rinjsh me origjinė shqiptareKIEV -Nė protestat nė sheshin 'Mejdan” nė Kiev protestuan dhe njė grup tė rinjsh me origjinė shqiptare. Pikėrisht nga Odesa, ku ėshtė pėrqendruar minoriteti shqiptar i Ukrainės. Lajmin e konfirmon nga Kievi korrespondenti i “Presheva jonė”, i cili po ndoqi nga afėr zhillimet tragjike nė kėtė vend.

    “Ne kemi ardhur tė ndihmojmė popullin liridashės ukrainas pėrballė regjimit diktatorial tė presidentit vendas, prorusit Yaunkvich. Ata qė po qėllojnė qyetarėt, protestuesit nuk janė ukrainas, por kriminelė rusė, mercenarė tė paguar nga Putini”, ka deklaruar Sekol Georgevakov nga Odesa, por me origjinė shqiptare, i cili me 12 shokėt e tij gjendet prej dy javėsh nė sheshin e pavavrėsisė tė Kievit.

    Raportimet e mediave ukrainase dhe botėrore flasin pėr njė bilanc tragjik mbi zhvillimet e pėrgjakshme nė Kiev mes popullėsisė civile dhe Jaukovich. Tė paktėn 100 persona kanė humbur jetėn nė protestat e ditėve tė fundit ne Kiev (Ukrainė), duke e ēuar nė 130 numrin e viktimave qė prej nisjes sė protestave anti-qeveritare nė janar.

    Nė Ukrainė jetojnė edhe rreth 5 mijė shqiptarė, qė u larguan nga zona e Pogradecit dhe Korēės, fill pas pushtimit turk dhe pėr 200 vjet jetuan nė Bullgari. Mė pas njė pjesė pas njė rrugėtimi nėpėr Greqi, Bullgari e Rumani pėrfunduan nė Ukrainė dhe kanė 300 vjet qė jetojnė aty.

    Shqiptaret e Ukrainės fillimisht u vendosėn nė veri tė Odesės 220 km nė fshatin Karakut sė bashku me bullgarėt dhe kaukazet. Nė fillim tė vitit 1860 njė pjesė e fshatit Karakurti sot Zhovtnjovoje u shpėrngul nė rajonin e brigjeve tė detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra: Taz sot Devnenskoje, Tyshki sot Gjeorgjevka, Xhandran sot Gamovra sot ku jetojnė edhe sot nė kėtė tokė qė ua dha atyre Katerina II e Rusisė. Gjuha qė flitet sot nė kėto katėr fshatra ėshtė njė pėrzierje e shqipes toske me rusishten. Por megjithatė zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten tė njėjta. Banorėt e kėtyre fshatrave e identifikojnė veten si shqiptarė.

    (d.b/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/rajoni/2687...re-174143.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Interesant,..

    Ukrainen me dhune duan ta marrin ne BE !

    …kurse,

    Shqiptaret me dhune duan te futėn ne BE !
    EU, nuk ka aspak interes qe nje vend shume I madh, shume kompleks, shume agrar dhe shume I varfer si ukraina te hyje ne klub, e njejta gje vlen edhe per vendin tjeter ne fjale. EU ne asnje rast dhe kohe nuk I ka ofruar ketij vendi membership te plote ne EU. Ajo cfare po ndodh ne Kiev mund te ndodhe fare thjesht ne tr, prishtine, sarajave, shkup, etj etj. Mos nenshkrimi I marreveshjes mes EU -ukraine, ishte si rezultat I presionit te putin, dhe keqllogaritje nga ana e presidentit ukrainas. Dhe arsyeja qe rusia I ofroi rreth 12 miliard € ishte si rezultat I ketij veprimi. Nga ana tjeter ajo cfare ndodhi sot ne kiev mund te ndodhe "neser" ne moske. Putini ju trembet shume kaosit dhe turmave,,,,,,,,,,
    mateo

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    Ukraina eshte popull fisnik, nuk lejoi te pershkallezohej situata dhe pas "revolucionit" po vazhdohet ne menyre ligjore dhe demokratike.

  4. #94
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Ukraina eshte popull fisnik, nuk lejoi te pershkallezohej situata dhe pas "revolucionit" po vazhdohet ne menyre ligjore dhe demokratike.


    Si nuk i le shakat o burr !!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    E kisha shume seriozisht

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    Citim Postuar mė parė nga Rusnod Lexo Postimin
    po ku jetojne terroristi taqi i pazolli? apo k_a_r i zi obama? ata kane me shume shtepi se Janukoviq
    Ruci,Thaci nuk eshte terrorist per askend ne bote ,pos UDBse se Beogradit,Kohen e fundit edhe ata kan ulur bishtin Thaci eshte partner ne bisedime,kurse Pacolli eshte afarist, bile nje pjes te pasurise e fitoi duke renovuar kremlinin!,btw e keni edhe dhender ,kurse Obama me siguri se ka shtepin edhe me te mire e me te shtrejt se Janukoviq kjo nuk eshte cudi sepse ne USA te posedosh nje shtepi te tille nuk eshte kush edin se cka,besoj se ketu ne forum ka forumist nga usa qe kan shtepi te tille!
    P.S. Leningrad?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MARGUS : 23-02-2014 mė 20:20

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Shumica e fetareve qenkan ortodokse. Se di pse me ishte fiksuar qe ishin me shumice katolike. Nejse sipas censusit te 2006, ukrainasit qenkan me shumice derrmuese ateiste.

    Skedarėt e Bashkėngjitur 163635
    Darius,
    Joreligjioz dhe ateist nuk eshte e njejta gje,nuk ma mer mendja se e ke ber nga padija por te ka shpetuar

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    iku gjak i pafajshem per te hequr nje te korruptuar dhe per te vene nje tjeter te korruptuar ne fuqi..........
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    iku gjak i pafajshem per te hequr nje te korruptuar dhe per te vene nje tjeter te korruptuar ne fuqi..........
    Do te thote, njerezit duhet te pajtohen me te korruptuarit aktual, perderisa nuk jane te sigurte qe pasardhesit e tyre do te jene te pakorruptuar ose te pakorruptueshem...!?

    Sipas mendimit tim, e vetmja mundesi per te ndryshuar gjendjen eshte lufta permanente kunder korrupsionit dhe kunder te korruptuarave. Ne rast nevoje pushtetaret duhet te ndeshkohen edhe me rrezim te dhunshem nga pushteti, pavaresisht se dikush mund ta paguaj me jete. Vetem kjo garanton deri diku qe pasardhesit te jene cdo here e me te kujdesshem gjate udheheqjes se shtetit.
    E kunderta, mosndeshikimi i abuzuesve dhe keqberesve, ne rastin ideal edhe me burgim, do te ishte shembull i keq dhe nxitje per abuzime dhe keqperdorime edhe me te medha ne te ardhmen.

    Ndeshkimi relativisht i rende i nazisteve dhe Gjermanise gjate dhe pas luftes se dyte boterore ka qene dhe eshte nder arsyet kryesore qe Gjermania sot eshte nder shtetet me te zhvilluara, me stabile, me demokratike, me sociale dhe me liberale te botes. Mosndeshkimi i tille, perfshi edhe prezencen ushtarake te Amerikes etj., sipas te gjitha gjasave se paku do e kishte penguar zhvillimin stabil te Gjermanise dhe Evropes perendimore ne pergjithesi.

    Perndryshe, shume ndryshime te medha nuk mund te behen pa viktima. Viktima, te cilat ne disa apo shume raste per sakrificen e tyre shpallen edhe heronj te kombit. Se cfare eshte me e vlefshme, viktimizimi per tjeret ose per kombin apo p.sh. jeta ne varferi dhe nen diktatur, varet nga rrethanat dhe eshte ceshtje per te cilen mund te diskutohet. Varesisht nga rrethanat dhe botekuptimi ka edhe njerez te varfer dhe te shtypur, te cilet ne pergjithesi jane te pajtuar me fatin e tyre nen nje sistem diktatorial qe sipas njerezeve te lire eshte i padurueshem. P.sh. ne Korene Veriore. Prandaj, nuk ka zgjidhje absolutisht te njejte per te gjitha problemet dhe konfliktet e botes. Ne Evrope, pavaresisht dallimeve rajonale, ekzistojne nje kulture tjeter dhe vlera tjera, te ndryshme nga ato ne Azi, Afrike etj. Pavaresisht faktit se edhe ne Evropa ende ka grupe dhe forca, pjeserisht relativisht te fuqishme, te cilat luftojne kunder sistemeve liberale dhe per instalimin e diktaturave nacionaliste, fashiste, oligarkike, "komuniste", fetare...
    Per viktimat e pafajshme dhe deri diku te panevojshme te Kieves duhet te pergjigjen vrasesit dhe urdheruesit e vrasjeve.
    Kjo eshte mundesia me e mire per te vendosur sadopak drejtesi dhe per te paralejmeruar pasardhesit e tyre se cfare ju ndodhe nese keqperdorin poziten per kryerje te veprave te ngjashme.


    Urdhėrarrest pėr Janukoviēin

    Kiev, 24 shkurt - Ushtruesi i detyrės sė ministrit tė brendshėm tė Ukrainės, Arsen Avakhov, thotė se ėshtė dhėnė njė urdhėrarrest pėr ish-presidentin, Viktor Yanukovich, i cili sė fundit ėshtė parė nė gadishullin pro-rus tė Krimesė.

    Nė deklaratėn e tij tė sotme nė faqen zyrtare nė Facebook, Arsen Avakhov, tha se Yanukovich kishte arritur mbrėmė nė Krime, por aktualisht nuk dihet se ku gjendet.

    Mėtutje ushtruesi i detyrės sė ministrit tė brendshėm tha se ėshtė dhėnė urdhėrarrest pėr Yanukovichin dhe disa zyrtarė tė tjerė, tė dyshuar pėr vrasje masive tė civilėve.

    Nė Ukrainė po dėgjohen zėra pėr vėnien e zotit Yanukovich para drejtėsisė, pas presidencės sė trazuar, nė tė cilėn ai e keqpėrdori autoritetin, i pasuroi aleatėt e tij dhe i goditi protestuesit.
    http://www.koha.net/?id=22&l=993
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 24-02-2014 mė 05:44

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Situata ne Ukraine. Cfare u be ne Ukraine ne te vertet

    SHBA: Gabim i rėndė nėse Rusia ndėrhyn nė Ukrainė



    Nuk ėshtė nė interesin e Rusisė, Evropės apo SHBA-sė qė Ukraina tė ndahet nė dysh dhe do tė ishte “gabim i rėndė” po qe se Rusia dėrgon ushtrinė nė atė shtet, ka deklaruar tė dielėn kėshilltarja pėr siguri shtetėrore e presidentit amerikan, Barack Obama.

    Nuk ėshtė nė interesin e Rusisė, Evropės apo SHBA-sė qė Ukraina tė ndahet nė dysh dhe do tė ishte “gabim i rėndė” po qe se Rusia dėrgon ushtrinė nė atė shtet, ka deklaruar tė dielėn kėshilltarja pėr siguri shtetėrore e presidentit amerikan, Barack Obama.

    Duke folur pėr rrjetin televiziv amerikan, NBC, Susan Rise ėshtė pyetur rreth njė skenari tė mundshėm, nė tė cilin Rusia do t’i dėrgonte forcat nė Ukrainė, pėr ta vendosur njė qeveri mė miqėsore ndaj Moskės.
    Ai do tė ishte gabim i rėndė. Nuk ėshtė nė interesin e Ukrainės, Rusisė apo SHBA-sė qė shteti tė ndahet. Nuk ėshtė nė interesin e askujt qė dhuna tė kthehet dhe gjendja tė eskalojė”, ka thėnė Rice.

    Shumica e zyrtarėve nė Washington i konsiderojnė ditėt nė vijim si vendimtaret pėr krizėn qė po shtjellohet shpejt, derisa Lojėrat Olimpike Dimėrore nė Sochi tė Rusisė kanė marrė fund dhe Putin tani pritet qė tė pėrqendrohet mė shumė tek gjendja nė Ukrainė.
    Departamenti amerikan i Shtetit kishte bėrė tė ditur shtunėn se do ta dėrgojė zyrtarin e saj tė lartė, Bill Burns, nė Kiev gjatė kėsaj jave. Rice ka thėnė se SHBA-ja do njė shtensionim tė gjendjes nė Ukrainė, ndryshime kushtetuese, zgjedhje demokratike “sa mė shpejt tė jetė e mundur” si dhe mundėsinė qė ukrainasit tė bashkohen nė njė qeveri tė unitetit.

    Ukraina ėshtė mbėrthyer nga paqartėsi aq tė mėdha, saqė autoritetet amerikane nuk janė tė sigurta nėse presidenti i mbėshtetur nga Rusia, Viktor Yanukovich, ka ikur. “Dje e dinim se ku ishte ai. Sot nuk jemi edhe aq tė sigurt”, ka thėnė Rice. Kriza nė Ukrainė pasqyron konfliktin midis atyre qė duan qė shteti tė mbetet i lidhur me Moskėn dhe presidentin Vladimir Putin, si dhe atyre qė kėrkojnė lidhje mė tė ngushta me Evropėn Perėndimore.

    Por, Rice ka thėnė se kėto qėllime “nuk mund ta plotėsojnė njėra tjetrėn”. “Ekziston njė kundėrthėnie… midis njė Ukraine qė ka lidhje tė kahmotshme historike dhe kulturore me Rusinė dhe njė Ukraine moderne, qė dėshiron integrim mė tė ngushtė me Evropėn”, ka thėnė Rice.
    http://www.koha.net/?id=22&l=961

Faqja 10 prej 87 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •