Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Memushaj: Akademia e Prishtinës shkatërron strukturat gjuhësore

    TIRANE- Mbledhja e radhës e zhvilluar më 6 dhjetor në Prishtinë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, pas deklarimit zyrtar të rezultateve, dy ditë më parë, është pritur sërish me reagime të menjëhershme nga gjuhëtarët e njohur në Tiranë. Propozimet për ndryshimin e formave të shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me “-i” të theksuar, të sanksionuar si shumësa me “-nj”, që të përfundojnë me “–j”, ku përfshihen rrjedhojat që në temë kanë një shumës të tillë; si dhe rregulla të tjera të propozuara për ndryshime, duket se nuk do të marrin dot aprovimin e të gjithë akademikëve.

    Gjuhëtari i njohur Rami Memushaj, ka reaguar dje për “Shqiptarja.com”, duke rikujtuar historinë e përpjekjeve për ndryshimin e Drejtshkrimit. “Në faqet e gazetës suaj jemi shprehur para do kohësh për projektin ndërakademik të drejtshkrimit, si një projekt që e kthen drejtshkrimin e shqipes te projekti i Prishtinës i vitit 1957, kur nën trysninë e Beogradit mori udhë planifikimi i një gjuhe të re shqipe për shqiptarët e Jugosllavisë së atëhershme”, theksoi dje Memushaj.

    Profesor Memushaj, si e keni pritur deklaratën nga Akademia e Prishtinës për vendimet e dala nga mbledhja e fundit e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe?
    -Kjo deklaratë provon edhe njëherë përfundimin në të cilin kemi arritur. Vendimet e mbledhjes së fundit, ashtu si ato të dy mbledhjeve të para, nuk synojnë përmirësimin e normës së gjuhës standarde, po ndryshimin e bazës së saj. Akademia e Prishtinës po ndryshon tri struktura gjuhësore të drejtshkrimit. Ata nuk nisen nga nevoja për intelektualizmin e gjuhës, po për ruralizmin e saj.

    Pse pikërisht, mendoni se nisen nga nevoja për ruralëzimin e shqipes?
    -Mjafton të sjellim pak shembuj formash që akademikët i quajnë normative, për të kuptuar se po ngrihen në normë shqiptime të ngushta krahinore. P.sh., është vendosur të shkruajmë ullij, barij, gjujzim, drujzim, godis, ujis, përmbys etj., në vend të ullinj, barinj, gjunjëzim, drunjëzim, ujit, përmbyt, si i shkruajmë dhe i shqiptojmë deri tani. Sikur të pyeten dhjetë kalimtarë të rastit për to dhe, me siguri, do të dalë që trajtat e propozuara nuk janë të përgjithshme. Dhe pa u bërë i përgjithshëm shqiptimi ndryshe i një trajte, nuk mund të kthehet në normë shkrimi i shqipes.

    Thuhet se gjërat janë diskutuar, nuk e dinë akademikët e Prishtinës këtë rregull?
    -Unë dhe kolegët e mi jemi të bindur se qëllimet nga nisen autorët e këtyre ndryshimeve nuk janë përmirësimi i ligjërimit të folur e të shkruar, po përmbushja e një synimi me frymëzime politike, krahinore e fetare. Këtë e kanë dëshmuar qëndrimet në këta 20 vjet të grupit brenda këtij Këshilli që i propozon dhe që i voton këto ndryshime. Mjafton të kujtojmë qëndrimin mohues të tyre ndaj Konsultës së Prishtinës dhe Kongresit të Drejtshkrimit, të lexohen “Orientimet” e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për ndryshimin e drejtshkrimit apo rolin e tyre në organizimin e konferencës së Durrësit më 2010.

    Konferenca e Durrësit është bërë si “delja e zezë” në çështjen e drejtshkrimit, çfarë ka ndodhur në të vërtetë në 2010-n?
    -Nuk është sekret të themi se këta ruajnë në raftet e bibliotekave të tyre ftesën e bërë nga ipeshkvi i mëparshëm i Shkodrës për të marrë pjesë në projektin për standardizimin e gegërishtes. Po, meqë ky projekt nuk u arrit të jetësohej, këta iu kthyen rrugës së zhbërjes së normave të gjuhës standarde. Pikërisht këta, falë qëndrimit të lëkundur të disa anëtarëve të tjerë të Këshillit, po ndjekin me konsekuencë qëllimet e tyre jokombëtare e joshkencore. Është koha që Akademia e Shkencave të heqë dorë nga projekte të tilla dhe që qeveritë në Tiranë e Prishtinë të mos mbështetin financiarisht projekte të tilla të dëmshme për njësinë kombëtare.

    Shqiptarja

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Ky Memushaj jetoka ne nje bote te fantazise, ose me keq, ne kohen e Enverit kur standarti me baze theksin jugor iu imponua me force te gjitheve. Por, ky njeri dhe shoket e tij bejne mire te shohin realitetin - kemi dy dialekte, qe kurre nuk do te perputhen me njeri-tjetrin per nga forma e fjaleve, nuk mund te besh nje verior te flase theksin jugor, si dhe e anasjellta. Qe do te thote, qe ky projekti i Ipeshkvit paska qene shume i bukur, me ne fund gegnishtja te kete standartin e vet. Nuk e kuptoj, Kosova e pavarur eshte, s'ka c'i duhet t'i marre leje Tiranes per kete pike. Por, keto kapot, nuk duan te pranojne te verteten dhe perfundojne e bejne krasitje e lloj-lloj shtremberimesh te standartit jugor, qe te bejne te te dhembin syte e veshet. Me mire dy standarte, e kush te doje t'i aderohet ose njerit, ose tjetrit.

    P.s. 'ruralizim'? a keshtu i duket gegnishtja Enverit? nje arsye me teper per standartin e veriut......

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    *

    Edhe une desha t'ia bej nje kerkese ketij keshillit:
    Ta fusim ne standard edhe gjuhen neokoçevarçe, gjgjs ta ndryshojme dhanoren ne jepjore:
    ma jepi
    ja japa
    s'e kapa

    *
    klipp&klar

  4. #14
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *

    Edhe une desha t'ia bej nje kerkese ketij keshillit:
    Ta fusim ne standard edhe gjuhen neokoçevarçe, gjgjs ta ndryshojme dhanoren ne jepjore:
    ma jepi
    ja japa

    s'e kapa

    *
    ...ahahahahahahahahha........i madh Norça.li!!!!!

    Diella!!! Nuk mund te kete nje popull me dy standarde gjuhesore!! Pikerisht per kete egzistojne shkollat dhe programet arsimore, per te njesuar identitetin gjuhesor te mbare popullit!!!
    Dialektet nuk mund te ngrihen ne nivel te gjuhes se standardizuar......le te marrim si shembull Italine, meqe e njoh me mire: Standardi i italishtes bazohet mbi gjuhen e Dantes, pra mbi dialektin toskan, paçka se si ne kohen e Dantes e edhe sot e kesaj dite, dialekti i Mbreterise se dy Siqelive, pra ai qe njihet si dialekti napoletan me tere nendeget e veta, flitet nga nje numer shume i madh italianesh, me teper se gjysma!!! Dialekti e flet ne vendin tend te lindjes apo me bashkefshateret e tu, ndersa standardi te sherben per t'u marre vesh me tere bashkekombasit(pak a shume si anglishtja per boten)!!
    Duhet te behen permiresime dhe do te behen vazhdimisht pasi çdo gjuhe e gjalle, zhvillohet dhe ndryshon.....sidoqofte, Shqiptaret duhet te flasin Shqip, pa dallime te çfaredolloji, krahinore, kulturore apo fetare qofshin!!!
    Jarigas

  5. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Shqipëri - shqipëtar - shqiponjë (toskë)

    Shqipni - shqiptar - shqipj (geeg)
    Ku i bazove këto dy "o" ore kooperativist ? Njërës "o" i paske vëndosur edhe brirë pale !

    p.s

    Palo këshillë që na qëka mbledhur ! Opo ç'vete kjo punë !!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 14-12-2013 më 13:27
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Jarigas, te them te drejten edhe mua me pelqen te kemi nje standard, por kur vendoset per kete gje shihen specifikat e vendit. Eshte e vertete qe ka nje mori dialektesh, por edhe eshte fakt qe dialektet e mbi lumit Shkumbin e deri siper ne Kosove, jane e njejta gje, dhe totalisht te ndryshme me ate pjese qe eshte poshte lumit Shkumbin. Duhet gjithashtu, edhe te shohim si u be vendosja e ketij standarti qe tani kemi. E sic e dime, qe dicka e perdhune e servile ndaj klikes ne fuqi, qe nje permbysje totale e asaj c'kishte qene deri ne ate moment. Nese ke lexuar nga kohet e meparshme, gjuha vjen e clire dhe pa sforcim, dhe i ngjan me shume asaj cka ne flasim ne gjuhen e perditshme. Sepse, edhe ben sens. Nese do te vendosesh per nje dialekt(se edhe kjo qe kemi si standarte, eshte vetem dialekti i Jugut), duhet te marresh si baze ate cka flet shumica - beji vete llogarite e shihe cdo te dale. U lodhem duke degjuar 'malok', 'shpellar', per kush nuk flet dialektin e Jugut, duket se pakica ben ligjin ne Shqiperi, e kjo nuk eshte e drejte. Nje standart kishte deri ne '70, ajo qe ndodhi qe ndryshim total, ne vend qe te kishte nje permiresim e lehtesim te gjuhes, pra qe dicka e padrejte dhe e papranueshme per nje pjese te madhe te popullsise. Sikur te ishte bere me diskutim mbareshoqeror, mbase edhe do te mund te pranohej, cfaredo qe te ishte, por eshte fakt qe eshte bere ne menyre te perdhune nga njerez qe donin te permbysnin rendin natyral te gjerave, e kjo nuk eshte e drejte, e perderisa drejtesia te kete dale, keto lloj problemesh do te kemi.

  7. #17
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Jarigas, te them te drejten edhe mua me pelqen te kemi nje standard, por kur vendoset per kete gje shihen specifikat e vendit. Eshte e vertete qe ka nje mori dialektesh, por edhe eshte fakt qe dialektet e mbi lumit Shkumbin e deri siper ne Kosove, jane e njejta gje,
    Diella e dashur!! Une jam prej Peqini,pikerisht mbi bregun e eperm te Shkumbinit e te siguroj se une jo kosovaret e kuksianet e peshkopiasit, por as fshatret e malesise se Durresit nuk i kuptoj mire!!(e te them pa mburrje qe jam nje dashurues i te gjitha dialekteve)
    dhe totalisht te ndryshme me ate pjese qe eshte poshte lumit Shkumbin.
    Ka shume me pak ndryshime ndermjet toskerishtes dhe gegerishtes, sesa ndermjet elbasanllishtes dhe shkodrançes!!!!(e te mos flasim per peqinsen dhe fshatrat perreth apo, me keq akoma, malesine e Elbasanit!!!)
    Duhet gjithashtu, edhe te shohim si u be vendosja e ketij standarti qe tani kemi. E sic e dime, qe dicka e perdhune e servile ndaj klikes ne fuqi, qe nje permbysje totale e asaj c'kishte qene deri ne ate moment. Nese ke lexuar nga kohet e meparshme, gjuha vjen e clire dhe pa sforcim, dhe i ngjan me shume asaj cka ne flasim ne gjuhen e perditshme.
    Pa dyshim se qenia e Enver Hoxhes , toske gjirokastrit (si Kadarè), ndonje dyshim edhe na e ka lene ne kete pike....megjithate, kongresi i gjuhes permblidhte gjuhetare nga tere skajet e kombit e, qe ta themi me sinqeritet, kane bere edhe nje pune goxha te madhe ne drejtim te standardizimit!!! Patjeter qe nua si gege, do te me kishte pelqyer qe paskajorja te ishte ne standard, por, kush jam une e ti qe te vendosim ne emer te tere kombit??!! A nuk mendon edhe ti se ata gjuhetaret qe studiojne shqipen me zell dhe perkushtim, jane te paret qe duhet te shprehen ne kete drektim??!!
    . U lodhem duke degjuar 'malok', 'shpellar', per kush nuk flet dialektin e Jugut, duket se pakica ben ligjin ne Shqiperi, e kjo nuk eshte e drejte.
    ....jo,jo..."shpellar" e meriton ai qe nuk ka studiuar shqipen standarde ne shkolle!!! Po ashtu siç e meriton te quhet "katundar" ai qe s'njeh anglishten pasi ka mbaruar universitetin!! S'ka te beje me mesimin e nje dialekti, por me respektin ndaj shkolles dhe gjuhes kombetare!!!
    Nje standart kishte deri ne '70, ajo qe ndodhi qe ndryshim total, ne vend qe te kishte nje permiresim e lehtesim te gjuhes, pra qe dicka e padrejte dhe e papranueshme per nje pjese te madhe te popullsise.
    Une jam gege dhe s'e kam perjetuar aspak kete "ndryshim total"qe thua ti....e as edhe nje veshtiresi per te folur standardin...po ashtu si nuk kam as edhe nje veshtiresi per te folur italishten standarde apo dialektin napoletan!!
    Tashi(apo "tani"!!), do te duhet te kishin hequr "y"-ne nga alfabeti, meqe gjirokastritet(edhe Enveri vete!!!) nuk e shqiptojne dot!!!???????Ja qe s'e hoqen!!!!!
    Sikur te ishte bere me diskutim mbareshoqeror, mbase edhe do te mund te pranohej, cfaredo qe te ishte, por eshte fakt qe eshte bere ne menyre te perdhune nga njerez qe donin te permbysnin rendin natyral te gjerave, e kjo nuk eshte e drejte, e perderisa drejtesia te kete dale, keto lloj problemesh do te kemi.
    ....hajt t'i pyesim tere katundaret dhe maloket(toske e gege) se çfare "dialekti" duhet te vendosim si standard, e pastaj??!!
    Jarigas

  8. #18
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Me vendimin e parë ia paskan futur kot, ndërsa të tjerat as topi s'i luan. :-) për mua personalisht kështu kanë qenë dhe do të jenë edhe më tutje :d

    Heeej, s'ka me shqipen tonë.
    Love has no limits

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •