Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Mblidhet Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Afrimi sa më shumë i gjuhës së folur me atë të shkruar, lehtësimi i saj për përdoruesit. Ky është qëllimi i Këshillit Ndërakademik për gjuhën shqipe, i cili në mbledhjen e radhës të zhvilluar para pak ditësh në Prishtinë, në mjediset e Qendrës Leksikografike- Enciklopedike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka dalë në disa përfundime të tjera në këtë drejtim. Ndryshimet e mundshme në standardin e gjuhës shqipe përbëjnë një nga temat më të ndjeshme ndër shqiptarë.

    Ndarjet në “pro” dhe “kundër” ndryshimeve në standard kanë gjeneruar vazhdimisht debate, ndonjëherë edhe shterpe. Me debate janë shoqëruar edhe mbledhjet e fundit të Këshillit Ndërakademik, edhe pse ky i fundit mundet vetëm të bëjë propozime në lidhje me ndryshime apo saktësime, por jo të vendosë. Gjatë mbledhjes së fundit të zhvilluar në Prishtinë, është diskutuar mbi shumësin dhe kallëzoren e disa emrave, përdorimi i disa përemrave pronorë, disa forma foljore, etj., por janë theksuar edhe disa përdorime të gabuara, të cilat ndeshen rëndom në të folur e në të shkruar.

    Sipas një njoftimi të dërguar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, mbledhja u mbajt nën drejtimin e akademik Rexhep Ismajlit dhe akademik Jani Thomait (bashkëkryetarë) me pjesëmarrjen e akademikëve Besim Bokshi, Et’hem Likaj, Gjovalin Shkurtaj, Kolec Topalli, prof. dr. Tomor Osmani, prof. dr. Seit Mansaku, prof dr. Imri Badallaj, prof. dr. Enver Hysa, prof. dr. Bardh Rugova, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof. dr. Abdullah Zymberi.

    Në pamundësi për të marrë pjesë në këtë mbledhje, prof. dr. Franko Altimari dhe prof. dr. Mehmet Çeliku i kishin dërguar me shkrim diskutimet lidhur me materialet e dërguara paraprakisht. Mbledhja u mbajt sipas rendit të ditës të parashtruar më herët, ku pikë qendrore ishte diskutimi i materialeve të përgatitura nga komisionet për çështje të morfologjisë në Tiranë dhe në Prishtinë.

    Komisionet kishin përmbledhur në dy materiale të ndara me detaje dhe lëndë ilustrimi pikat në rregullat ekzistuese të drejtshkrimit, për të cilat ka pasur diskutime në opinion ose ato për të cilat anëtarët e komisioneve e kanë gjykuar të nevojshme të diskutohet. Pasi u dëgjuan të gjitha diskutimet, këshilli arriti në disa përfundime, ndërkohë që për disa çështje u la të diskutohet në mbledhjen e radhës. ALMA MILE/PANORAMA


    VENDIMET E KËSHILLIT NDËRAKADEMIK

    1. Pas diskutimeve për format e shumësit të disa emrave të gjinisë
    mashkullore që mbarojnë me -i të theksuar të sanksionuar si shumësa me
    - nj, u arrit përfundimi të propozohet që këta shumësa të përfundojnë me
    -j. Këtu përfshihen rrjedhojat që në temë kanë një shumës të tillë;
    psh. bari-nj duhet të bëhet barij

    2. U miratua propozimi që te foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet
    normative vetëm forma me -s;

    3. U miratua propozimi që forma e rasës kallëzore të shquar tek emrat
    që mbarojnë me -ua: krua, kroi të rrafshohet sipas tipit të përgjithshëm të
    ndërtimit të këtyre formave të emrave mashkullorë, pra krua-kroi-kroin,
    ashtu si dhe trajta e kallëzores së shquar të emrave mashkullorë që dalin
    me -a ose -e të theksuar (again, babain, jubileun, atdheun);

    4. U konsideruan si gabime prirjet në përdorim të formave të zhdrejta
    të përemrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote dhe juaj si vajzës
    time, vajzës tonë, vajzës tënde, vajzës tuaj dhe kërkohet respektimi i normës
    ekzistuese, pra vajzës sime, vajzës sate, vajzës sonë, vajzës suaj;

    5. Përdorimi i trajtave të lidhores pa formantin të (p.sh. do laj) konsiderohet
    shkelje e normës; formë e vetme e drejtë konsiderohet forma me
    të: do të laj;

    6. Tek urdhërorja joveprore e foljeve të tipit kruaj, ruaj duhet të mbetet
    normative forma me -j (ruaju, kruaju), dhe jo me -h (kruhu, ruhu);

    7. Rastet e tjera të sistemit emëror dhe foljor, të cilat mund të dalin me
    zgjidhje të veçanta mbetet të studiohen dhe të diskutohen në mbledhjen e
    radhës të Këshillit, bashkë me çështjen e përdorimit të shkronjës së madhe;

    8. U arrit përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e
    ambigjinisë tek emrat shumës më -ra (fshatra të elektrizuara, ujëra të
    ftohta) dhe të konsiderohet si normative vetëm forma e gjinisë mashkullore
    (fshatra të elektrizuar, ujëra të ftohtë).

    9. U vendos që në mbledhjen e radhës të këshillit të merren në shqyrtim
    çështjet e mbetura nga kjo mbledhje dhe nga mbledhja e kaluar, e që
    lidhen me drejtshkrimin dhe me morfologjinë, si dhe ato që do të propozojnë
    grupet e punës për çështje sintaksore.

  2. #2
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    jeni qe jeni hiqni te gjitha ato qe ju duken si nga jugu, bejini te gjitha malokesh!~....
    gjunj-gjuj hec e meruni vesh se cbehet me kete gjuhe tani e tutje.
    vari leshte

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Keshilli i leshit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    shqiperi- shqiptar
    shqipni -shqipnar keshtu do quhemi ketetj e tutje po u nderrua shqipja
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Mos u merzitni nuk va ndryshon kush toskishten se qonkeni terbu krejt
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    nuk me pelqen shume pika 1 dhe 6
    eshte me llogjike te thuhet barinj, minj, arinj, hallexhinj dhe jo barij, mij, arij, hallexhij
    edhe per piken 6 i kane futur kot, duhet te ishte ruhu dhe jo ruaju

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    shqiperi- shqiptar
    shqipni -shqipnar keshtu do quhemi ketetj e tutje po u nderrua shqipja


    Shqiperi - shqipetar - shqiponje (tosk)

    Shqipni - shqiptar - shqiponj (geg)
    Ndryshuar për herë të fundit nga loni-loni : 12-12-2013 më 19:13

  8. #8
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Shqiperi - shqipetar - shqiponje (tosk)

    Shqipni - shqiptar - shqiponj (geg)
    Shqipëri - shqipëtar - shqiponjë (toskë)

    Shqipni - shqiptar - shqipoòj (geeg)
    Jarigas

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    Dmth e paskan bere akoma me lemsh!
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Këshilli i Gjuhës: Ja ndryshimet në standard

    ulu loni se te cau lepuri
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •