Nga te gjitha lojrat qe kam pare deri tani ( e nuk i kam ndjekur te tera), tre ekipet me te mira qe kane nxjerre futboll cilesor kane qene:
- Meksika
- Franca
- Hollanda
Me erdhi keq qe Meksika u mund nga Hollanda pasi meritonte te fitonte ate ndeshje, e humbi ne 5 minutat e fundit. Franca eshte favoritja per te fituar kete boteror, ka ekipin me te kompletuar, me te ri ne moshe, dhe kane nje harmoni ne loje si ekip qe nuk e kane ekipet e tjera. Hollanda gjithashtu ka luajtur bukur por nuk besoj se do te shkoje deri ne finale, pasi i ka lojtaret te medhenj ne moshe e lodhja do te beje te veten. Nuk do te jene ne gjendje te mbajne ate ritem loje me te cilen e nisen boterorin.
Dy zhgenjimet e medha per mua ne kete boteror jane Brazili e Argjentina. Dy ekipe latino qe shpesh dhurojne spektakel neper boterore por jo kesaj rradhe. Me sa kuptova, jane lojtare te mbledhur qe luajne neper kampionate te ndryshme dhe nuk kane luajtur sa duhet me ekipet kombetare. E presin fitoren me golat nga ndonje lojtari me emer dhe jo si produkt i lojes se gjithe ekipit.
Spanja dhe Italia, dy ekipet me te plakura te boterorit pa pike krijimtarie ne fushe.
Albo
Krijoni Kontakt