Ajo qe me ka habitur me shume ishte Argjentina ndaj Iranit. Nje ekip si Irani, jo nje autobuz, por dhe 11 autobuze te parkoje, me lojtret qe ka, nuk duhet t'i sillte kaq veshtiresi Argjentines. Une nuk mendoj se Irani bllokoi Argjentinen, por Argjentina nuk ishte e afte per te bere ate qe duhej te bente. Me duket sikur Argjentina nuk eshte nje ekip i bashkuar. Lojtaret e kane te veshtire te gjenden me njeri-tjetrin. E kane te veshtire te krijojne nje aksion te rrjedhshem. Trajneri me duket si nje kukull qe e kane detyruar te ulet ne stol apo te ngrihet e te bertase kot kur rezultati nuk po shkon si duhet. Kesaj Argjentine, hiqi Messi-n dhe behet ekip shume me i dobet se amerikano-jugoret e tjere, Kili, Uruguaj apo Kolumbia. Nqs kjo Argjentine do ece apo do ngece, ne te dy rastet do jete pergjegjesi e nje njeriu te vetem, Lionel Messi-t. I gjithe ekipi eshte formuar rreth tij, formacioni behet sipas deshirave te tij, lojtaret jane thirrur sipas deshirave te tij (ka shume dyshime qe Tevez eshte lene jashte pikerisht prej Messi-t si dhe skema 4-3-3 ndaj Iranit te jete diktuar po prej Messi-t).
Te vetmet gjera pozitive dje te Argjentines ishin Motori Turbo Diezel -> Di Maria dhe goli i Messi-t.
Edhe turin tjeter Argjentina e kalon, pasi perballe, me shume gjase do kete njeren prej Zvicres apo Ekuadorit. Me cilendo te ndeshet do kaloje me tej, vetem nese Argjentina ben Harakiri mund te mos kaloje perballe ketyre dy ekipeve.
Pastaj do shihet forca e vertete, kur perballe te kete nje kundershtar me peshe. Perballe ekipeve solide duhet force grupi pasi ne futbollin e sotem eshte shume e veshtire qe nje njeri i vetem te fitoje ndeshjen nese ekipi nuk eshte kompakt.
Sa per Bosnjen, eshte larguar me merite te plote pasi nuk ka treguar asgje nga potenciali i vet. Ndaj Nigerise ata duhet te benin ndeshjen e jetes por bene krejt te kunderten. Goli i anulluar sigurisht qe ndikon, por nuk ishte episodi kryesor. Mos harrojme qe Meksikes iu anulluan dy gola te rregullt por nuk u dorezua dhe arriti te shenoje te tretin per te fituar minimalisht ndeshjen ndaj Kamerunit, 1-0. Une nuk e kuptoj se si nje trajner si Susic, la ne fushe kapitenin Spahic i cili dukej si lojtar diletant sa here qe perballe kishte sulmuesin Emenike, me te cilin nuk fitoi pothuajse asnje duel. Nuk e kuptoj se si kishte lene jashte nje sulmes si Ibisevic qe shenoi ndaj Argjentines dhe eshte nje sulmues qe ne Bundesligen gjermane eshte gjithmone mes golashenuesve me te mire. Pastaj edhe mendjemadhesia e tyre beri te veten. Madje, Nigeria e ka falur disa here me ato zbritjet e saja te rrezikshme. Dzeko s'kishte faj pasi ne pjesen e pare ishte shume i shkeputur nga ekipi dhe pa asnje lloj mbeshtetje. Nuk ka ēfare ben nje lojtar i vetem mes 4-5 lojtareve qe per me teper jane te forte fizikisht. Argjentinasit ndaj Iranit ishin nga 4-5 ne zonen kundershtare kur sulmonin e nuk ēanin dot, jo me nje lojtar i vetem perball 4-5 afrikanve te beje ndonje gje si duhet.
Fati i Frances per te patur perballe Nigerine (ose me 1% Iranin).
Krijoni Kontakt