Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qera, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    Edi fyen inteligjenën e publikut: “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap”

    Bota Sot | 07.12.2013 18:36

    Kryeministri ende i pastrehë dhe jeton me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap. Ka arritur kulmi cinizmit qeveritar duke u tallur me popullin e tij.

    Ja si shkruan Rama: “Jetoj me Lindën në një kat të lartë të Tiranës, 75 metra katrorë, e marrë me qira qysh se u martuam. Librat disagjuhësh me skeletin gri të bibliotekës ndajnë në vend të murit ndjenjën nga gjumi dhe kravatat janë varur anash krevatit….”

    Me këtë përshkrim Rama na lë të kuptojmë se hapësira e ndarë në dy ambiente nga një dollap librash, është mjaft e vogël, duke pasur parasysh se banuesi është një individ që ka marrë disa përgjegjësi të mëdha dhe minimumi i duhet një studio pune. Gjithsesi, ju mund të mendoni se kjo është një histori që i përket së kaluarës, kohë kur Rama nuk ishte ende kryeministër dhe ky mund të ishte një sistem provizor.

    Sot, ndërkaq, ai mund të ketë gjithë komoditetin normal që ka dikush në pozicionin e tij, duke i mundësuar vetes dhe familjes të gjitha kushtet që nuk janë luks, por nevojë. Por jo, fotot e realizuara nga papaparaci i gazetës Panorama pak ditë më parë, tregojnë Ramën duke dalë nga banesa në mëngjes për të shkuar në punë, gjë që dëshmon se ai vijon të jetojë në ata 75 metrat katrorë. /opozita.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 08-12-2013 më 08:14

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    Po sot nuk eshte as 1 Prilli

    Po mire,po kaq budalla i duket ai popull ktij, sa ta besojne kte histori???
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Linda5 për postimin:

    loneeagle (09-12-2013)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    Qenkam vertet e pasur un qe kam shtepine time
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    ky eshte si ahmedajxhini i iranit qe jeton ne kasolle
    edhe koken njesoj e kane

  6. #5
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    hajde lajm hajde... u lodhen te shkretet duke u kacavjerrur mbi pasqyra

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    Pse habiteni? A nuk jeton Sala ne te njejtin apartament qe nga koha e xhaxhit?Keshtu kam degjuar te pakten. E mbanit dhe si shembull ndershmerie, thjeshtesie pale. Po te rremosh shume ne jeten private te tjetrit, keto lloj barcaletash do degjosh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 08-12-2013 më 10:48
    Feelings change - memories don't.

  8. #7
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Pse habiteni? A nuk jeton Sala ne te njejtin apartament qe nga koha e xhaxhit?Keshtu kam degjuar te pakten. E mbanit dhe si shembull ndershmerie, thjeshtesie pale. Po te rremosh shume ne jeten private te tjetrit, keto lloj barcaletash do degjosh.
    Po Sala nuk ka bere ndonjeher nga keto lloje deklaratash qesharake. Nje ishkryetar bashkie qe ka dhen me qindra leje ndertimi dhe njekohesisht marre dhe perqindje ( kuptohet per bashkin ) te perfundoje ne nje aparment 75 m2.
    po shtepia qe po nderton Linda ne dajt do e le te shkretin te jetoi atje ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #8
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    po mire o Iza, lexon gje ndonje ankese nga ana e rames ti ketu? kishin frike se do i kafshonte rama keta, nese do e pyesnin si ka mundesi qe jeton ne kete menyre? apo u pelqekan me shume hamendesimet ketyre thuaj... po kushedi se ne c'kontekst e ka thene dhe ju...

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Po Sala nuk ka bere ndonjeher nga keto lloje deklaratash qesharake. Nje ishkryetar bashkie qe ka dhen me qindra leje ndertimi dhe njekohesisht marre dhe perqindje ( kuptohet per bashkin ) te perfundoje ne nje aparment 75 m2.
    po shtepia qe po nderton Linda ne dajt do e le te shkretin te jetoi atje ?
    Duhet ta kete bere dhe Sala nje deklarate po kush e mban mend tani. U mesua populli me Salen si ben me pershtypje "thjeshtesia" e jetes se tij. Tani do merren me Edin. Dhe Edi u vjen pas "avazit".
    Feelings change - memories don't.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Edi Rama - “Jetoj me Lindën me qira, dhomën e gjumit e ndajmë me dollap"

    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Po Sala nuk ka bere ndonjeher nga keto lloje deklaratash qesharake. Nje ishkryetar bashkie qe ka dhen me qindra leje ndertimi dhe njekohesisht marre dhe perqindje ( kuptohet per bashkin ) te perfundoje ne nje aparment 75 m2.
    po shtepia qe po nderton Linda ne dajt do e le te shkretin te jetoi atje ?
    Iza pse po nderton ship ne dajt linda?

    sa e fshehte qe paska qene mer,

    edhe ship edhe edi rama,

    dhe forumi hic s'di



    une them qe ti paguj qirane,

    se ska shpi pa qera,

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •