Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Arben Imamit akuzohet pėr korrupsion - Qeveria dorėzon padi nė prokurori

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    gjykatsit jane problemi. ata jane te korruptuar. dhe jane te gjithe nga familje me prejardhje enveristash.
    ndersa ti ben gam gam kot kur s`ka as buke per te ngrene.
    Nuk ka malok Enverist or taj pervec Berishes dhe derjansit

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Arben Imamit akuzohet pėr korrupsion - Qeveria dorėzon padi nė prokurori

    PD: Rama nisi gjuetinė e shtrigave

    Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka nisur gjuetinė e shtrigave me kundėrshtarėt politikė. Nė njė deklaratė pėr mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se urdhėri i Ramės pėr tė ndėshkuar ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami pėr korrupsion, ėshtė i denjė vetėm pėr regjimet totalitare. Demokratet thone se sulmet politike nuk do ta ndalojnė aksionin opozitare kundėr paligjshmėrisė se kėsaj Qeverie.

    "Edi Rama duhet ta dijė se Shqipėria funksionon nė bazė tė ligjeve dhe tė Kushtetutės, ku sanksionohet qartė dhe prerė se i vetmi institucion qė jep vendime ėshtė Gjykata. Askush nuk mund tė dalė mbi tė, qoftė dhe Edi Rama. Deklarata e tij e djeshme fakton qartė se Edi Rama, po nis gjuetinė e shtrigave dhe po kėrkon tė lincojė njė kundėrshtar tė tij politik, duke e dhėnė ai verdiktin, duke injoruar drejtėsinė. Rama e ka vėnė prej vitesh nė qendėr tė sulmeve tė tij zotin Arben Imami. Publikisht Edi Rama u betua se do tė hakmerrej ndaj tij, cka dėshmon se e gjithė kjo ėshtė vetėm njė farsė dhe njė sulm politik ndaj Arben Imamit. Sulmet politike ndaj tij nuk do ta ndalojnė aksionin opozitar kundėr paligjshmėrisė sė kėsaj Qeverie. Edi Rama nuk mund t'i fshihet mosmbajtjes sė premtimeve me farsa tė tilla kundėr opozitės. Urdhėri i tij pėr ndėshkimin e kundėrshtarit e nxjerr fare zbuluar njė njeri, i cili erdhi nė politikė, u rrit dhe u bė Kryeministėr thjesht dhe vetėm pėrmes korrupsionit", tha Tabaku. / Top Channel

    ------------------------

    Ore po c'kane keta PeDe-istat qe po dridhen, do ta vendos gjykata po eshte i pafajshem, ska nevoje te shqetesohen fare... Apo kane ndonje hall...

  3. #13
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Arben Imamit akuzohet pėr korrupsion - Qeveria dorėzon padi nė prokurori

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    E nxori gjykata... Shko shiko videot e fiksit se si i nxjerrin njerezit nga burgu...
    Po shteti ku eshte?? Mua pak me intereson cfare bindje politike kane robt, nese shkelen ligjin te denohen, kushdo qofte. Vetem keshtu do mesojne hajdutet!
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Arben Imamit akuzohet pėr korrupsion - Qeveria dorėzon padi nė prokurori

    Zbardhet padia e Kodhelit pėr Imamin, 1 milion USD abuzime me spotet televizive

    Kallėzim pėr Imamin dhe 4 ish-zyrtarė. Kodheli: Aferė korruptive.

    Kodheli, padi nė Prokurori Imamit pėr spotet televizive.

    Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet pėr 1 milion USD abuzime.


    Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka paditur nė Prokurori paraardhėsin e saj, Arben Imami, pėr njė dėm ekonomik 1 milion dollarė tė shkaktuar nga prodhimi dhe transmetimi i tri spoteve televizive.
    Nė njė deklaratė pėr mediat, nga podiumi i Kryeministrisė, Kodheli akuzoi Arben Imamin dhe katėr ish-nėpunės tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr tri vepra penale qė kanė tė bėjnė me shpėrdorimin e detyrės. “Sot, Ministria e Mbrojtjes depoziton nė Prokurorinė e Pėrgjithshme njė kallėzim penal nė ngarkim tė ish-ministrit tė Mbrojtjes dhe disa ish-punonjėsve tė kėsaj Ministrie, pėr konsumin e veprės penale ‘shpėrdorim detyre’, ‘shpėrdorim i kontributeve tė dhėna nga shteti’, si dhe ‘shkelje tė barazisė sė pjesėmarrėsve nė tender apo ankand publik’, tė parashikuara kėto nė nenet 248, 256 dhe 258 tė Kodit tė Procedurės Penale tė Republikės sė Shqipėrisė”, deklaroi Kodheli. Ky ėshtė rasti i parė kur njė ministėr i maxhorancės sė re depoziton njė padi penale pėr paraardhėsin e saj pėr abuzime me fondet publike. “Mund t’ju them se nuk ėshtė aspak komode pėr mua dhe as pėr bashkėpunėtorėt e mi pėr kėtė veprim ndaj paraardhėsit tim, por ju siguroj se kjo ėshtė gjėja e vetme qė duhet tė bėja nė kushtet e tė ndodhurit pėrpara kėtyre fakteve dhe provave tė pamohueshme”, tha Kodheli dje gjatė komunikimit me mediat. Bazuar nė kėto tri nene tė Kodit Penal, tė akuzuarit, nėse gjenden fajtorė ndaj akuzave tė ngritura, mund tė dėnohen nga njė gjobė qė varion nga 300 mijė deri nė 1 milion lekė ose me burgim qė varion nga 3 vjet deri nė 7 vjet. Pėrveē ish-ministrit, dosja i ėshtė dorėzuar organit qendror tė hetimit edhe pėr katėr vartės tė tij, konkretisht ish-drejtorin e shėrbimeve mbėshtetėse Shkėlqim Berisha, kėshilltarin pėr Median Mentor Beqa, nėndrejtorin e Qendrės sė Kulturės dhe Botimeve tė Mbrojtjes Sokol Nezirajn, si dhe Nilka Sinėn, shefe e Logjistikės nė Qendrėn Kulturore tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

    Panorama

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Arben Imamit akuzohet pėr korrupsion - Qeveria dorėzon padi nė prokurori

    Imami: Vendim i njė njeriu tė ēmendur pėr hakmarrje

    Ish-ministri reagon pas padisė sė Ministrisė sė Mbrojtjes, akuzon Ramėn.

    “Akuzat ranė, mbetėn deklaratat e mia pėr 21 janarin”


    Ish-ministri i Mbro-jtjes, Arben Imami, ka reaguar dje pas depozitimit tė njė kallėzimi nė Prokurori nga ana e pasardhėses sė tij nė kėtė detyrė, Mimi Kodheli. Nė njė deklaratė pėr mediat nga selia blu, pak orė pas konferencės pėr shtyp tė Kodhelit, deputeti i Partisė Demokratike tha se akuzat ndaj tij janė hakmarrje personale e Kryeministrit Rama dhe ministres sė Mbrojtjes. Sipas Imamit: “Akti i sotėm i Mimi Kodhelit nga zyra e Kryeministrit dhe pėr llogarinė e tij, pėrfaqėson njė akt primitiv hakmarrės personal, siē e kam thėnė prej 2 vitesh. Sigurisht, ky ėshtė edhe plotėsimi i kushtit pėr marrjen e detyrės sė ministres sė Mbrojtjes nga zonja nė fjalė, e cila nuk ka asnjė bilanc”. Ish-ministri i Mbrojtjes nė katėr vite tė mandatit tė dytė qeverisės tė demokratėve tha mė tej se njė arsye tjetėr e akuzave qė i janė ngritur nga pasardhėsja e tij ėshtė pėr shkak tė qėndrimit tė mbajtur pėr ngjarjet e 21 janarit. Imami deklaroi mė tej se Rama e Kodheli u detyruan tė pranojnė sukseset e Forcave tė Armatosura gjatė viteve qė ishin nė opozitė. “Zoti Rama dėshtoi nė tė gjitha akuzat e ngritura nė 2 vite: pėr pėrgjime, armė tė dėrguara Gedafit, pronat e Ushtrisė, emėrime tė paligjshme e tė tjera si kėto. Tė gjitha akuzat ranė. E vetmja gjė qė nuk ra dhe nuk mund tė bjerė ėshtė vendimi i njė njeriu tė ēmendur, pėr t’i shkuar deri nė fund hakmarrjes personale pėr deklaratat e mia publike pėr 21 janarin. Tė dy kėta persona, ish-drejtues tė institucionit mė tė korruptuar tė shtetit shqiptar nė kėto 23 vite, pra Bashkisė sė Tiranės kur e drejtonin atė, kanė qenė tė detyruar tė pranojnė se reformat nė Ushtri kanė qenė tė suksesshme”, tha deputeti i Partisė Demokratike. Nė deklaratėn e shkurtėr para mediave ai tha me kallėzimin e depozituar nė Prokurori, Rama po kapėrcen vijėn e kuqe ligjore dhe politike. “Qytetarėt shqiptarė duhet ta dinė se nė Ministrinė e Mbrojtjes nuk ka asnjė abuzim me ligjin dhe paratė e tyre. Por ishte pėrcaktuar prej dy vitesh ‘armiku’ i kryetarit tė Partisė Socialiste, e pas kėsaj u bėnė pėrpjekje pėr tė montuar njė akuzė false, duke akuzuar njė institucion model pėr abuzim me tenderė, prej tė cilėve jam i sigurt se nuk do tė dalė absolutisht asgjė. I drejtohem zotit Rama: Po kapėrcen vijėn e kuqe ligjore, etike dhe politike. Kėrcėnimet e tua nuk trembin askėnd, aq mė pak mua”, tha mė tej deputeti demokrat.

    per 21 janarin
    Ish ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi nė seancėn e datės 10 shkurt 2011, vetėm pak ditė pas demonstratės sė 21 janarit se “Ju jeni tė gjithė Zivera”, duke iu drejtuar deputetėve socialistė. Imami e cilėsoi demonstratėn e 21 janarit grusht shteti. “Ėshtė folur pėr faktin qė disa institucione nė vlerėsimin e Parlamentit, ka fakte qė nuk e kanė vlerėsuar situatėn, siē ėshtė rasti i SHISH-it apo siē ėshtė rasti i Prokurorisė, qė nis hetimin jo pėr grushtin e shtetit, por pėr viktimat. Ndėrkohė qė duhet tė niste hetimet njėkohėsisht dhe nė mėnyrė tė integruar pėr tė gjitha problematikat e kėtij grushti shteti, pėrfshi kėtu edhe viktimat”, deklaroi Imami pas 21 janarit.

    Reagimet
    Doda e Pollo nė mbrojtje tė Imamit

    Deputetja demokrate, Mesila Doda, duke dalė nė mbrojtje tė ish- ministrit tė Mbrojtjes Imami, tha se sulmet personale nuk do tė mund tė kthehen nė persekutime tė karakterit politik nė Shqipėrinė e vitit 2013. “Sapo mėsova pėr padinė qė ėshtė bėrė ndaj kolegut tim, z. Arben Imami. Ka muaj qė pėrflitet tendenca pėr tė fajėsuar veēanėrisht zotin Imami si njė prej pėrfaqėsuesve tė Ekzekutivit, qė ka qėndruar pėrgjatė gjithė kohės nė sulme tė egra tė opozitės sė dikurshme. Solidarizohem me tė dhe besoj se sulmet personale nuk do munden kurrsesi tė kthehen nė persekutime tė karakterit politik nė Shqipėrinė e vitit 2013! Themeluesit e PD-sė nuk u trembėn nga Enver Hoxha e shpura komuniste para 20 vitesh! Sot ta harrojė njeri se mundet tė sjellė frikėn ndėr ta!”, shkruan Doda. Ndėrsa deputeti tjetėr demokrat, Genc Pollo, i konsideroi akuzat ndaj Imamit si kronikė e paralajmėruar qė pas 21 janarit. “Nuk ėshtė vendosja e rregullit e zbatimi i ligjit njėlloj pėr tė gjithė. Ėshtė hakmarrja nė plan tė parė”, shkruan Pollo nė Facebook.

    Deputeti i PS
    Braēe: Pėr Imamin ka prova

    Pas deklaratės sė ministres sė Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar dje edhe deputeti i Partisė Socialiste, Erjon Braēe. Nė njė status tė postuar nė faqen e tij nė Facebook, ai shkruan: “Pėr armėt nė Libi, vendosur nėn embargo, ka njė raport tė OKB-sė, publik e zyrtar, dhe pėr tė nuk ka prokuror nė botė tė heshtė. Pėr pėrgjimin e paligjshėm, natyrisht qė ka prova, shumė prova, dhe ėshtė e qartė qė edhe pėr to nuk do ketė prokuror nė botė tė heshtė”. Sipas tij “Arben Imami ka tė drejtė tė mbrohet! Ja garanton Kushtetuta! Por kaq ama! Ėshtė tėrėsisht i barabartė para ligjit si cilido tjetėr. Ka tė drejtėn e pacėnueshme pėr njė proces tė drejtė, ligjor dhe transparent. Por jemi ende larg prej tij. Vendos prokuroria pėr tė. Sot ka thjesht njė kallėzim penal pėr tė dhe 5 zyrtarė tė tjerė tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Kaq”.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Padia ne Prokurori per korrupsion, Imami: Hakemarrje personale e Rames ndaj meje

    Bobobo qenkan cakerdisur fare te gjithe PeDe-istat. C'do te thone valle kur te dale fajtor e te hyje ne burg, eshte i burgosur politik? Po sikur te fusin dhe Berishen ne burg a do ta krahasojne me Tymoshenkon? I ngrati Sali ka dhe endrra per protesta si tr Ukraines, po harron qe eshte ne opozite spurdhjake pa piken e mbeshtetjes...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Padia ne Prokurori per korrupsion, Imami: Hakemarrje personale e Rames ndaj meje

    arben imami

    Emri:  benimami.jpg

Shikime: 122

Madhėsia:  122.7 KB
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Padia ne Prokurori per korrupsion, Imami: Hakemarrje personale e Rames ndaj meje

    Cfaredo shitje te kete bere Ministria e Mbrojtjes ato kane qene te drejta.Avione tanke,etj kane
    shkuar per skrap pasi kane qene gati te amortizuara,te vjetra shume dhe me rrezik per jeten.
    Shitjet jane bere me vendim te perbashket te kokave te ministrise dhe jo vetem te B>Imamit.
    Situata e keqe e armatimit te vjeter ka qene problem i njohur ne Ministri dhe ne Nato.
    I erdhi koha te shkonin per skrap dhe Ben Imami ska asnje faj
    Komplet leku i shitjeve shkoi ne buxhet.
    Mimi Kodheli nuk ka ardhur ne ministri te hetoje se cfare ka bere Ben Imami
    me grupin e tij dhe duhet te shikoje punen e saj.
    Se cfare ka bere ben Imami dikur minister mbrojtjeje nuk eshte biznesi i saj as i Rames
    Akte tipike te personave jo profesionale si Mimi dhe Rama qe kane shume nerv dhe vullnet te
    merren me thashetheme dhe prapaskena.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Padia ne Prokurori per korrupsion, Imami: Hakemarrje personale e Rames ndaj meje

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Cfaredo shitje te kete bere Ministria e Mbrojtjes ato kane qene te drejta.Avione tanke,etj kane
    shkuar per skrap pasi kane qene gati te amortizuara,te vjetra shume dhe me rrezik per jeten.
    Shitjet jane bere me vendim te perbashket te kokave te ministrise dhe jo vetem te B>Imamit.
    Situata e keqe e armatimit te vjeter ka qene problem i njohur ne Ministri dhe ne Nato.
    I erdhi koha te shkonin per skrap dhe Ben Imami ska asnje faj
    Komplet leku i shitjeve shkoi ne buxhet.
    Mimi Kodheli nuk ka ardhur ne ministri te hetoje se cfare ka bere Ben Imami
    me grupin e tij dhe duhet te shikoje punen e saj.
    Se cfare ka bere ben Imami dikur minister mbrojtjeje nuk eshte biznesi i saj as i Rames
    Akte tipike te personave jo profesionale si Mimi dhe Rama qe kane shume nerv dhe vullnet te
    merren me thashetheme dhe prapaskena.
    I lexon ndonjehere perpara se ti postosh keto qe shkruan?

    Si ore nuk paska pune pasardhesi te shikoje gjendjen ne te cilen te dorezon shtetin paraardhesi? Si ore spaskan pune te shikojne, hetojne dhe denojne abuzimet prej $1.2 miliarde? Te vjedhin, te plackitin gjithe asetet e pasurite shteterore edhe pastaj mos e rruaje njeri se cu be me to na thua ti. Ku te con mushka me keto mend o ben qe nuk ecen vete

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Padia ne Prokurori per korrupsion, Imami: Hakemarrje personale e Rames ndaj meje

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    E nxori gjykata... Shko shiko videot e fiksit se si i nxjerrin njerezit nga burgu...
    Citim Postuar mė parė nga loneeagle Lexo Postimin
    Po shteti ku eshte?? Mua pak me intereson cfare bindje politike kane robt, nese shkelen ligjin te denohen, kushdo qofte. Vetem keshtu do mesojne hajdutet!
    Shteti policine ka ne dore, policia beri sa beri i leshoi neper gjykata. Gjykatat duke filluar qe ne rrenjet e tyre, nga kreu i magjistratures qe eshte dhe avokati Berishes, jane te kalbura me korrupsion. C'pret ti me? Duhet te behet pastrim rrenjesor i gjithe sistemit.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •