Letra e derguar shkodranve nga "Aleksandri i Madh'
Unė Aleksandri, bir i Filipit, mbretit tė Maqedonasve, mishėrim i Monarkisė, krijues i Perandorisė greke, bir i Zeusit tė madh, bashkėbisedues i Brahmanėve dhe i Pemėve, i diellit dhe i hėnės, triumfues mbi mbretėritė e Persėve e tė Medėve, Zot i botės prej ku lind dhe deri ku perėndon dielli, nga veriu nė jug, pinjoll i farės sė shquar tė popujve Ilirikė tė Dalmacisė, Liburnisė, dhe tė popujve tė tjerė tė sė njėjtės gjuhė qė popullojnė Danubin dhe zonėn qėndrore tė Thrakės, u sjell dashurinė, paqen dhe pėrshėndetjet e mia dhe tė tė gjithė atyre qė do tė mė ndjekin nė sundimin e botės[/i].
Duke qenė se ju gjithmonė mė jeni treguar tė besės dhe tė fortė e tė pathyeshėm nė betejat e bėra krah meje, u jap e u dorėzoj juve nė zotėrim tė lirė gjithė hapėsirėn prej Akuilonit e deri nė skaj tė Italisė sė jugut. Askush tjetėr veē jush, tė mos guxojė tė vendoset e tė qėndrojė nė ato vende, dhe po u gjet ndonjė i huaj, ai do tė mund tė qėndrojė vetėm si skllavi juaj, dhe pasardhėsit e tij do tė jenė skllevėr tė pasardhėsve tuaj.
U shkrua nė kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, themeluar prej meje buzė lumit madhėshtor tė Nilit, nė vitin XII. Me vullnet tė perėndive qė nderohen nė mbretėritė e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervės, perėndisė sė perėndive. Dėshmitarė tė kėtij akti janė Atleti, logotheti im, dhe njėmbėdhjetė princė tė tjerė, tė cilėt unė po i emėroj si trashigimtarė tė mi dhe tė tė gjithė botės, meqenėse po vdes pa lėnė pasardhės.
(Testamenti ėshtė zbuluar nga studiuesja italiane, Luēia Nadin marrė nga Statuti di Scutari, della prima metą del secolo XIV con le addizioni fino al 1469, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma)
(ps. foto ilustrative)
Krijoni Kontakt