Emertimi “Hoxhe” midis titullit dhe etiketimit.

Duke marre shkas nga ngjarja e mediatizuar nga emisioni “Me zemer te hapur” ne televizionin News24 ndjehemi te indinjuar per shkak te keqperdorimit te emrit “Hoxhe”.Nuk duam te mendojme se ky emertim eshte bere qellimisht.Ne folklorin gjuhesor ekziston nje fjale e tille, mirepo perdorimi i saj ne mynyren e gabuar dhe per personin e gabuar vjen per shume arsye: Se pari per shkak te nje kaluare te erret ateiste ky emer ose kleriket qe emertoheshin me kete emer beheshin pre e nje propagande denigruese. Figura e Hoxhes ose klerikut fetar ishte ne qender sulmesh nga me te ndryshme, duke filluar nga shpifjet, shantazhet, akuzat, denigrimet, internimet dhe burgosjet.Nuk na harrohet se si sistemi komunist denoi me ane te shpifjeve nje prej figurave me te dashura per muslimanet shqiptare, plakun e bardhe, Hoxhen, hafiz Sabri Kocin.Burgosja e tij u be per shkak te shpifjeve te ulta dhe per shkak se ai perfaqesonte nje njeri me vlera te larta besimi, duke u perballur me nje sistem te sostifikuar shantazhor te motivuar nga sllogane gjygjesore “agjitacion dhe propagande”, “armik i klasave”, “armik i partise” qe perblidheshin ne nje shprehje te vetme “armik i diktatures”. Deformimi meditiak i qellimtë nga sistemi komunist i klerikut me virtyte te larta fetare dhe intelektuale behej per te mbjelle ne popull urretje duke e shoqeruar kete me teza se “feja eshte opium” dhe “eshte prapambetje” etj. Genjeshtrat e prapambeture te diktatures komuniste e opium-izuan shoqerine dhe lane pasoja te medha tek populli shqiptar, te cilat fatkeqesisht i trashegojme sot e kesaj dite. Mbas 23 viteve demokraci populli shqiptar duket se eshte cliruar disi nga sloganet ateiste.Liria fetare, hapja e xhamiave, instuticionet fetare, botimi i librave kane ndikuar qe njerzit te rigjejne natyrshmerine e tyre te vetmohuar dhe te grabitur per shume vite me rradhe.Sot njerzit jane ne kontakt me te shumte me fene, institucionet e saj, librat fetare dhe hoxhallaret e vertetë . Ne po verejme qe ky kontakt po u mungon politikave radioksionale, redaksive, kryeredaktoreve, gazetareve te medias se shkruar dhe vizive.Njeriu qofte dhe per kulture qytetare, duhet te kete disa njohuri ose informacione rreth feve, qyteterimeve, kulturave me qellim qe ai te perçoje tek njerzit dituri dhe informacione te sakta. Per ti ardhe ne ndihme gazetareve, kryeredaktoreve apo dhe opinionit publik ne po i japim nje perkufizim te termit gjuhesor dhe fetar te fjales Hoxhe.
Fjala hoxhe trashegohet ne gjuhen shqipe nga fjala turke “Hoca”. Ne kuptimin gjuhesor popullor mund ta perkufizojme si njeriu qe ka dituri dhe zgjuarsi dhe di ti vendose gjerat ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur, duke perdorur mynyren e duhur.(Nastradin Hoxha)
Ne terminologjine fetare titulli “Hoxhe” i atribohet teologut ose studiuesit te sinqerte i cili ka mbaruar fakultetin e shkencave fetare Islame dhe eshte i afte te njohe dhe interpretoje parimet baze te fese dhe ka njohuri universale dhe te thella te jurispondences islame.Mund te jete punonjes zyrtar i Komunitetit Musliman, imam , hatib, etj fuksione zyrtare por dhe mund ti performoje diturite e tij fetare qofte si nje intelektual i pavarur, apo fuksionar ndonje shoqate islame te ligjeruar . Pra ne thelb titulli “Hoxhe”, i jepet personit tek i cili nderthuren te dy perkufizimet, dhe si cilesi kryesore ka sinqeritetin dhe arsimimin fetar. Emri “Hoxhe” nuk mund ti vendoset cdo njeriu sepse ai nuk eshte thjesht etikete qe cdo kush mund ta vare ne qafe por ai eshte titull qe te obligon pergjegjesi te medha te cilat kerkojne sinqeritet dhe aftesi per ti mbajtur.Pikerisht asnje prej nesh sot nuk thote se diktatori Enver hoxha ka titullin “hoxhe” meqe e ka mbiemer, sepse ai e kundershton kete titull .E cmund te themi per ate person qe mashtron eshte fallxhor ose magjistar. Sigurisht qe keto jane larg ketij titulli. Fatkeqesisht kete titull, ne periudhen e tranzicionit ne Shqiperi, e kane marre dhe njerez jo te meritueshem per shkak te mungeses se kuadrove fetare ne vend. Nga kjo mungese ka ardhur dhe keqkuptimi dhe mosnjohja nga njerzit e personit qe eshte “Hoxhe” i vertete me titull, me ate qe eshte mashtrues, fallxhor, apo magjistar, perfitues, matrapaz i etiketuar gabimisht me titullin “hoxhe” por qe ka abuzuar nga dificenca e njerzve ne ceshtjet e fese. Shyqyr Zotit sot kemi nje bashkesi te madhe fetare, nje institucion fetar, kemi imam dhe teologe te pergatitur ne fushat e njohurive fetare dhe eshte e patolerueshme per kedo qe te quaj me titullin “Hoxhe”, nje fallxhor, mashtrues, magjistar apo diktator qe ska lidhje aspak as me sinqeritetin e as me arsimin akademik fetar Islam.
Per kete gje i bejme thirrje Komunitetit Musliman qe per raste te tilla te prononcohet zyrtarisht sikurse beri me rastin e permendur me lart.
I bejme thirrje personave qe i atribojne vetes keto emra qe te heqin dore prej ketyre mashtrimeve.
I bejme thirrje prokurorise dhe organeve te rendit qe mos te lejojne persona te tille te abuzojne me mosnjohurine e qytetareve duke marre tituj jashte normave ligjore.
I bejme thirrje medias se shkruar dhe vizive, redaksive te gazetave, kryeredaktoreve, gazetareve, drejtuesve te programeve dhe emisioneve televizive qe te perdorin termat e duhur dhe fjalet e duhura me qellim qe mos percojne mesazhe te gabuara tek njerzit duke shkaktuar keshtu (perkthyer ne gjuhen juridike) dem moral.
I bejme thirrje dhe besimtareve qe te sensibilizojne te afermit e tyre rreth ketij termi me qellim qe shoqeria jone te jete ne gjendje te percaktoje vete disa fenomene dhe persona negative qe mos i ngatarrojne me intergritetin e vertete te Hoxhes ne kete periudhe postkomuniste.