-
Alarmi i BB: Borxhi mund të shkojë në 76% nëse s’bëni reforma në taksa dhe pensione
Alarmi i BB: Borxhi mund të shkojë në 76% nëse s’bëni reforma në taksa dhe pensione
Nëse Shqipëria nuk realizon reforma serioze në pensione, në taksa dhe në grumbullimin e faturave të energjisë, atëherë b12borxhi dhe shlyerja e tij do të kthehen në një rrezik serioz për ekonominë e vendit. Konkluzionet dhe këshillat i dhanë dje ekspertë të Bankës Botërore në Tiranë, gjatë prezantimit të raportit për zhvillimet e fundit rajonale.
Në Shqipëri, borxhi në fokus
Borxhi publik mbetet kryefjala e shqetësimit të institucioneve financiare ndërkombëtare. Madje sipas tyre, tashmë është një rrezik serioz për ekonominë e vendit. Sipas një skenari bazë të ndërtuar nga Banka Botërore, deri në vitin 2018 niveli i borxhit do të arrijë në 76 për qind të prodhimit të brendshëm. Ky nivel do të vërë në rrezik mundësitë e Shqipërisë nëse nuk bëhen reforma thelbësore. Por nëse borxhi nuk ecën sipas skenarit normal, atëherë parashikohet që deri në vitin 2018 të arrijë në 84 për qind. Ekspertët e Bankës Botërore kanë konfirmuar se pagesat e prapambetura ndaj biznesit arrijnë në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse nuk do të ketë reforma, paralajmëruan ata, borxhi mund të arrijë deri në 76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Borxhi publik është i paqëndrueshëm. Nëse nuk merren masa rrezikohet stabiliteti makroekonomik, vendi do të detyrohet të paguajë interesa të larta për borxhin, si dhe ka rrezik për aftësinë paguese të tij”, – paralajmëruan ekspertët e Bankës Botërore. Që të administrohet kjo situatë, ekspertët e Bankës i këshillojnë Shqipërisë që të ulë evazionin fiskal, të aplikojë reformën e pensioneve dhe administrojë tregun e energjisë, veçanërisht për mbledhjen e detyrimeve të saj.
Kredia
Drejtorja rajonale e Bankës Botërore, Ellen Goldstein, vlerësoi se paketa e përgatitur nga qeveria do të sjellë disiplinën fiskale që ka munguar në vitet e fundit, program afatmesëm për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe një përqendrim të investimeve në projektet prioritare. Goldestein tha se Banka Botërore mund të ndihmojë qeverinë shqiptare me një hua në intervalin midis 100 dhe 200 milionë USD. Ekspertët e Bankës në këtë kuadër dhanë edhe disa këshilla se si duhet të administrohet buxheti i shtetit. Sipas tyre, Ministria e Financave duhet të forcojë parashikimin e të ardhurave dhe të zbatojë rregullat ekzistuese të buxhetit. Parashikimet optimiste të të ardhurave po sjellin korrigjime të mëdha në mes të vitit. Financat duhet të forcojnë kontrollet dhe të angazhohen për të parandaluar pagesat e prapambetura në të ardhmen. Gjithashtu BB rekomandon një modifikim në sistemin e thesarit për të kapur informacionin mbi projektet e investimeve shumëvjeçare.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt