Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Raporti i kontrollit: Borxhi publik vetëm $240 milion Bode: Qeveria gënjeu

    Tkurret borxhi ndaj biznesit, “Deloitte”: 246 milionë USD

    Pikëpyetja se sa është borxhi që qeveria ka ndaj biznesit për punë dhe shërbime të kryera, por të papaguara, tashmë ka një shifër konkrete. Raporti i Deloitte, e cila u kontraktua nga qeveria për të bërë një auditim, ka nxjerrë një shifër sa gjysma e asaj që pretendonte Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ishte më shumë se 550 milionë dollarë. Në një dalje para mediave, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, dha detajet mbi përllogaritjet që janë bërë për borxhin dhe procedurat që do të ndiqen për shlyerjen e tij.

    Raporti
    Deloitte ka bërë përllogaritjen e borxhit për punët e kryera në infrastrukturë, duke nxjerrë një shifër që nuk është as ajo që pretendonte qeveria aktuale, dhe as ajo e qeverisë paraardhëse. Madje borxhi është sa huaja që mori Qeveria aktuale për periudhën tetor-dhjetor, prej 240 milionë USD. “Deloitte identifikoi shifrën prej 24.6 miliardë lekësh, që buxheti i shtetit u detyrohet aktorëve të brendshëm dhe të huaj të ekonomisë shqiptare. Në këtë shifër, pjesën dominuese e zë borxhi ndaj infrastrukturës rrugore, i cili është rreth 65% e kësaj shume, borxhi kryesisht në sektorin e farmaceutikës dhe të pajisjeve mjekësore zë rreth 17.03% të tij, si dhe arsimi identifikohet me një peshë prej 8.4% në këtë borxh, kryesisht me borxhin ndaj ndërtimit të shkollave të reja”, tha dje ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Por, sipas tij, ende nuk ka përfunduar puna, pasi është edhe një grup tjetër detyrimesh që duhet të përllogariten dhe t’i bashkëngjiten këtij borxhi. Kjo, sipas Canit, lidhet me paratë për ish-të përndjekurit, rimbursimin që qeveria s’i ka dhënë biznesit, para që duhet të jepen pas vendimeve që janë dhënë nga Gjykata e Strasburgut, apo vendime të Përmbarimit. Vetëm këto të fundit llogariten, sipas Ministrisë së Financave, në nivelin 1.1 miliard lekë, apo 11 milionë dollarë.

    Shlyerja
    Një ndër pikat ku u ndal dje ministri i Financave Shkëlqim Cani, lidhej me shlyerjen e këtij borxhi. Ai u shpreh se kjo do të përbëjë prioritet dhe se aktualisht qeveria është duke negociuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore për hua, por ende termat dhe shuma që do të merret mbeten të papërcaktuara. Nga ana tjetër, bashkëpunimi me ndërkombëtarët, sipas kreut të Financave, po përqendrohet edhe në rregullimin e “ngërçit” për të mos lejuar krijimin e borxheve të ngjashme. “Ministria e Financave, së bashku me institucionet ndërkombëtare të zhvillimit, po rishikon të gjithë sistemin e financave publike, me qëllim që të mos lejojë përsëritjen e këtij fenomeni në të ardhmen, duke bërë axhustimet e duhura si në sistemin informatik të thesarit, ashtu edhe në gjithë procesin e buxhetimit në tërësi, duke u dhënë përgjegjësi direket ligjore njerëzve që me autoritetin e tyre guxojnë të ndërmarrin angazhime përtej mundësive”, tha ai.

    NERTILA MAHO

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i kontrollit: Borxhi publik vetem $240 milion Bode: Qeveria genjeu

    “Borxhi 240 milionë USD, qeveria mashtroi”

    Partia Demokratike reagoi dje pas publikimit të raportit të “Deloitte&Tauche”, sipas të cilit borxhi që shteti u ka kompanive private është rreth 240 milionë USD. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se kjo shumë është më e vogël nga ajo që kishte deklaruar PS-ja në fushatën zgjedhore. “Dje pamë demagogjinë e radhës me publikimin e raportit të Deloitte&Tauche për borxhin dhe punimet e kryera e të papaguara të bëra nga kompanitë për investimet publike. Nuk ishte as 800 milionë dollarë, as 600 milionë dollarë, sa ç’ka deklaruar Kryeministri dhe ministri i Financave, por 240 milionë dollarë, aq sa rriti borxhin dhe deficitin kjo qeveri në ndryshimin që i bëri buxhetit të 2013-s një muaj më parë”, tha Bode. Sipas deputetit demokrat: “Nëse do të kishte vërtet qëllim apo shqetësimin për të paguar këto detyrime, për punime të avancuara përtej kontratave, qeveria do të kishte bërë tashmë pagimin e shumave ndaj biznesit, por kjo nuk ndodhi sepse 240 milionë dollarët e marrë borxh nuk ishin për të paguar detyrimet ndaj kompanive, por për të rritur shpenzimet e qeverisë së Edi Ramës”. Bode deklaroi më tej se borxhi që shteti u ka kompanive është 1.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka e rrit borxhin nga 62% në 64%, por jo në 68%, siç deklaroi PS-ja.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i kontrollit: Borxhi publik vetem $240 milion Bode: Qeveria genjeu

    Auditi i Deloitte, Cani: 24.6 miliardë lekë, borxhi ndaj biznesit. Presim marrjen e huasë për shlyerjen

    TIRANË- Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar sot se në përfundim të auditit të kompanisë “Deliotte” ka rezultuar se borxhi i shtetit ndaj biznesit është 24.6 miliardë lekë.

    Ne nje konference per shtyp, Cani ka theksuar se kjo shifer eshte papergjegjshmeria e qeverise qe mori 1 milione shuplakat.

    Cani ka thene se kjo shifër ka në pjesën e vet, sektorë të ndryshëm të ekonomisë por pjesën dërrmuese e ka infrastruktura që zë 65% të shumës, pastaj shëndetësia, arsimi etj.

    “MF prioritet te saj kishte identifikimin e borxhit të vjetër që buxheti ka ndaj biznesit vendas e të huaj. Shumë na mirëkuptuan, kishte të tjerë që na penguan, pasi deshën të mos i hapen petët byrekut. Opozita t’i hapë mirë veshët dhe të dëgjojë atë që rezulton sot nga borxhi që ish qeveritarët e djeshëm kanë krijuar vetëm ndaj biznesit. Në procesin e auditimit Deloitte ka pasur mbështetjen e MF dhe të tjerave të linjës pasi inventari kishte nevojë të identifikohej deri në detaje. 15 bizneset që ishin më kryesoret dhe kishin pjesën te 78.2% të atij borxhi që rezultonte nga qeveria. U kërkua informacion mbi kopjet e kontratave që lidheshin me këtë borxh dhe të dhënat e publikuara në website e kërkuara nga bizneset”- tha Cani.

    I pyetur per shlyerjen e borxhit, Cani ka deklaruar se ka nje sere procedurash deri ne fazen e dyte qe eshte shlyerja e borxhit e vjen pas verifikimit. “Shlyerja nuk do te behet nga paratë e buxhetit, por me hua. Jemi në fazën e negocimeve, synimi ynë është ta marrim njëherësh dhe të shlyejmë sa më shpejt që të jetë e mundur”- tha ai.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti i kontrollit: Borxhi publik vetem $240 milion Bode: Qeveria genjeu

    Doli me ne fund ne drite e verteta dhe genjeshtrat e socialisteve. Per 8 vjet dhe gjate fushates se fundit elektorale, Rama u thosh shqiptareve se qeveria Berisha ka krijuar nje vrime te madhe ne financat e shtetit shqiptar duke marre nje borxh disa $100+ milion! Dhe sa erdhi ne pushtet, gjeja e pare qe beri ishin dy gjera:

    1. Kontraktoi nje kompani te huaj qe te beje verifikimet e detyrimeve te shtetit shqiptar per te ditur shumen ekzakte te borxhit, te cilen e priste te ishte me e larte se sa parashikohej.

    2. Doli ne publik e tha qe qeveria ime do te rrisi borxhin publik me $250 milion dollare te reja qe do ti marrim si kredi ne tregun boterore.

    Si u doli genjeshtra ne shesh, pyesni ju?

    Shuma e borxhit publik qe firma e huaj raporton, eshte e njejte me shifren e borxhit te ri publik qe qeveria do te marri se shpejti!

    Por nuk mbaron me kaq.

    Raporti dokumenton dhe e ndan borxhin ne sektore te vecante te ekonomise dhe politikave publike. Akuza tjeter e Rames gjate fushates ishte: "Berisha po merr borxh per shtetin e po mbush xhepat e tij". Doli qe 64% e borxhit, jane detyrime qe shteti shqiptar u ka kompanive private qe kane punuar ne infrastrukturen rrugore te vendit. Pjesa tjeter eshte per spitalet e shkollat. Pra doli qe Berisha e qeveria e tij jo vetem qe nuk kane qene "hajdute kaq te medhenj" sic na mesonte Rama, por edhe ato para qe kane marre si kredi, i kane derdhur ne infrastrukturen e vendit per te rritur mireqenien e jeten e shqiptareve.

    Ta gezoni qeverine e genjeshtres te dashur shqiptare dhe rilindni edhe ju genjeshtare si ata!

    Albo

    P.S Kur budallai qe kemi per kryeminister e ka lexuar raportin, besoj ka reaguar me fjalet: "Une prisja qe ju te me nxirrnit Berishen hajdut, ju me nxorret mua genjeshtar me kete raport"!

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Raporti i kontrollit: Borxhi publik vetem $240 milion Bode: Qeveria genjeu

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    “Borxhi 240 milionë USD, qeveria mashtroi”

    Partia Demokratike reagoi dje pas publikimit të raportit të “Deloitte&Tauche”, sipas të cilit borxhi që shteti u ka kompanive private është rreth 240 milionë USD. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se kjo shumë është më e vogël nga ajo që kishte deklaruar PS-ja në fushatën zgjedhore. “Dje pamë demagogjinë e radhës me publikimin e raportit të Deloitte&Tauche për borxhin dhe punimet e kryera e të papaguara të bëra nga kompanitë për investimet publike. Nuk ishte as 800 milionë dollarë, as 600 milionë dollarë, sa ç’ka deklaruar Kryeministri dhe ministri i Financave, por 240 milionë dollarë, aq sa rriti borxhin dhe deficitin kjo qeveri në ndryshimin që i bëri buxhetit të 2013-s një muaj më parë”, tha Bode. Sipas deputetit demokrat: “Nëse do të kishte vërtet qëllim apo shqetësimin për të paguar këto detyrime, për punime të avancuara përtej kontratave, qeveria do të kishte bërë tashmë pagimin e shumave ndaj biznesit, por kjo nuk ndodhi sepse 240 milionë dollarët e marrë borxh nuk ishin për të paguar detyrimet ndaj kompanive, por për të rritur shpenzimet e qeverisë së Edi Ramës”. Bode deklaroi më tej se borxhi që shteti u ka kompanive është 1.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka e rrit borxhin nga 62% në 64%, por jo në 68%, siç deklaroi PS-ja.

    Panorama
    Ridvani ishte minister financash ne kohen e qeverisjes nga Saliu.
    Ridvani pergenjeshtron qellimisht shifrat e borxhit, pasi me sa duket faji bie direkt mbi Ridvanin
    per borxhet.Ridvani duhet ti beje zip gojes ta mbylle dhe te mos flase me, pasi ai flet me interesa
    dhe jo objektivisht dhe jo mbeshtetur ne faktet ashtu sic jane.
    Qellimi ketu nuk eshte e verteta, por Ridvani pergenjeshtron faktet e dhena nga Rama dhe socialistet
    pasi don ti kundervihet socialisteve dhe etiketoje ato nje tufe genjeshtaresh.
    Deklarata e Ridvanit nuk ka asnje te vertete per shifrat.Eshte nje kundervenie
    dhe akuze per genjeshtare per socialistet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 07-12-2013 më 19:41
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6

    Për: Raporti i kontrollit: Borxhi publik vetëm $240 milion Bode: Qeveria gënjeu

    Qeveria donte te genjente publikun dhe mori kompani te huaj per ta nxjerre shifren aq sa ishte ne te vertete?

    Nese ka njeri qe ka genjyer, eshte Fondi Monetar Ndërkombëtar

    "Raporti i Deloitte, e cila u kontraktua nga qeveria për të bërë një auditim, ka nxjerrë një shifër sa gjysma e asaj që pretendonte Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ishte më shumë se 550 milionë dollarë."

    ose mund te genjeje dhe kompania e huaj qe mori qeveria Rama. Te lajmet qe u sollen kur u firmos si ne menyre sekrete kjo kontrata me Deloitte thoshte "Kontraktori nuk do të japë siguri mbi informacionin financiar."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •