Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Nga: EDI RAMA


    Duhet të çarmatosim ShqipërinëFjala në Kuvend e Kryeministrit Edi Rama: E vërteta është që sot i takonte këtij parlamenti që me vetëpërmbajtje, të imponuar nga tragjedia e djeshme, të gjente arsyen për ta parë atë që ndodhi dje, si një shembull kuptimplotë dhe ulëritës, qoftë të një rrënimi të madh moral dhe institucional, qoftë edhe të një nevoje të madhe për të qenë bashkë që të gjithë në këtë sallë, në emër të atyre fëmijëve që shkojnë në shkollë, të atyre prindërve që presin fëmijët të kthehen nga shkolla, të atyre gjyshërve dhe gjysheve, që meritojnë së paku qetësi lidhur me sigurinë e mbesave e të nipërve nëpër shkolla.

    Enver Hoxha ka bërë me siguri shumë të këqija, pa asnjë dyshim. Njëra nga të këqijat është që i la peshqesh lëvizjes demokratike një kloun, i cili tani që është edhe në një moshë që ka bërë të vetën, vjen këtu e përdor këtë podium si oturak për të kryer nevojat personale dhe ikën. Ikën, nën duartrokitjet tuaja, që ngjajnë si duart që mbajnë oturakun. Ndërkohë që, e vërteta e dhimbshme është, që në fakt, jo vetëm një njeri, por një opozitë e tërë e lindur nga një nevojë historike për t’i dhënë këtij vendi diçka krejt tjetër, sot është kthyer mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër.

    Megjithatë, ndryshe nga vitet e shkuara, kur me shumë më tepër vetëpërmbajtje dhe shumë me tepër dëshirë për të parë përtej ngjarjeve të panumërta tragjike që kanë ndodhur, unë nuk dua t’i them askujt, nga ata që dje, sot, përdorën fjalën për të shfrytëzuar atë që ndodhi, për të goditur Policinë e Shtetit, se po bëjnë politikë me vdekjen. Sigurisht, është politika e nivelit më të ulët, po prapë politikë është. E, si gjithmonë është e drejta e secilit, ta bëjë politikën ashtu siç e mendon dhe fundja fundit prandaj jeni aty ku jeni sot, sepse politikën e bëtë siç e menduat dhe e menduat realisht, jo vetëm gabim, por si një instrument për të fyer vijimësisht inteligjencën e shqiptarëve. Shqiptarët janë shumë më tepër inteligjent se kaq dhe shqiptarët meritojnë shumë më tepër se kaq nga opozita. Sigurisht, meritojnë shumë më tepër se kaq dhe nga ne, që sot sapo kemi filluar të bëjmë për shqiptarët atë që meritojnë. Sigurisht që, nuk duhet ndonjë inteligjencë shumë e madhe për të kuptuar se ajo që ndodhi dje, ndodh, por, duhet sigurisht inteligjencë për të kuptuar se çfarë do të thotë për ne, ajo që ndodhi dje. Në këndvështrimin tim do të thotë, se problemi i kriminalitetit në Shqipëri është shumë më tepër, sesa problemi që ne kemi, me krimin e organizuar, apo me vetë kriminelët.

    Problemi me kriminelët në Shqipëri është sot, një problem kulturor, me të cilin ne duhet të përballemi frontalisht dhe jo vetëm në atë segment që përfshin detyrimet e Policisë së Shtetit, por një segment shumë më të gjerë, që përfshin pa as më të voglin dyshim detyrimet e shkollës dhe të shoqërisë. E, padyshim duke kuptuar gjerësinë e këtij problemi, duke kuptuar thellësinë e këtij problemi, duke kuptuar se nëse sot ne nuk veprojmë, nesër, ata minorenë që ekspozojnë armët dhe nxjerrin veten në fotografi me armë, duke ndjekur modelet që, fatkeqësisht, u ofruan me vite si modele të suksesit dhe të imponimit mbi të tjerët, nesër, do të jenë gjenerata tjetër e prindërve të një vendi fillhumbur. Pikërisht, për këtë arsye ne, e kemi para parë, përpara sesa të merrnim të drejtën për ta zbatuar, atë që është plani që i duhet Shqipërisë, betejën me krimin, por më shumë se kaq betejën me kriminalitetin si një fenomen, që vit pas viti, po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e kulturës së bashkëjetesës, sidomos mes më të rinjve, sidomos akoma mes minorenëve. Bashkëjetojnë në të njëjtat hapësira minorenë që kërkojnë rrugën e suksesit përmes marrjes së mësimeve dhe të dijeve dhe minorenë të armatosur. Të gjithë së bashku jo prodhim i vetvetes, ende, por prodhim i asaj që është mbjellë në radhë të parë këtu në këtë sallë, për vite të tëra dhe që është mbjellë pastaj në vijim të kësaj salle, në keqqeverisjen për vite të tëra këtij vendi.

    E pra, ne padyshim e kemi shumë të qartë që duhet ndërhyrja energjikisht për të ëur Shqipërinë. Shqipërinë që, sot, për shkak të pasigurisë ekstreme të jetës dhe të pronës që u krijua vit pas viti është armatosur për të mbrojtur shtëpinë, për të mbrojtur pronën, për t’u vetëmbrojtur nga e keqja dhe ende më keq akoma është armatosur për të agresuar ata, që janë më të pa mbrojtur. Po kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Plani duhet të nisë dhe do të nisë shumë shpejt, në një bazë të re ligjore për mbajtjen dhe përdorimin e armëve. Për këtë arsye ne nuk jemi ngutur qysh në dy muajt e parë me aksione, që janë të destinuara të mbeten jo vetëm sporadike, por edhe të pasuksesshme, në rast se në radhë të parë nuk vendosim një bazë të re ligjore dhe nuk bëjmë një punë intensive komunikuese, përpara sesa të fillojmë në mënyrë kapilare, kontrollin për armët dhe ndëshkimin për armëmbajtjen e paautorizuar.

    Natyrisht që paralelisht, lufta e nisur ndaj krimit dhe korrupsionit, e cila është jo e suksesshme, por është absolutisht e efektshme bën punën e vet, por as kjo nuk mjafton, sepse e tërë veprimtaria e Policisë së Shtetit në të gjithë gamën e vet, është e pamjaftueshme në rast se, nga ana tjetër, ne nuk ndihmojmë me politikat tona, me vendimmarrjen tonë shoqërinë të rimëkëmbet, komunitetet të rimëkëmben dhe marrëdhëniet mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve të rimëkëmben. E kemi thënë kohë më parë se, një shkollë e cila nuk mban asnjë lidhje me prindërit, është e destinuar të dështojë dhe se një proces edukimi në shkollë, i cili është i shkëputur nga jeta nën çatinë e shtëpisë së fëmijës apo nxënësit, është i destinuar të dështojë. Për këtë arsye, kemi ngritur zërin kohë më parë. Pastaj kemi futur në program dhe tani kemi filluar të punojmë, për t’i kthyer shkollat në qendra komunitare. Pikërisht për këtë arsye, jemi angazhuar dhe kemi filluar punën që marrëdhëniet e prindit me shkollën, të jenë marrëdhënie të institucionalizuara, përmes kontaktit sistematik që çdo shkollë duhet të mbajë me prindin, jo vetëm në formën e takimeve, por në formën e komunikimit me shkrim të ecurisë së çdo fëmije. Praktikë e njohur botërisht dhe praktikë e refuzuar kategorikisht për vite me radhë, këtu në Shqipëri.

    E për këtë arsye, ne kemi parapëlqyer që procesin e ristrukturimit të të gjithë trupës drejtuese të arsimit ta kryejmë me konkurse që janë të hapura, janë demokratike dhe janë transparente. E, nëse ndodh që një konkurs ta fitojë dikush që në jetën e tij ka bërë edhe vullnetarizmin, në funksion të ideve dhe të përpjekjeve tona si Parti Socialiste, jo vetëm nuk është mëkat, por përkundrazi, kjo është një e drejtë që nuk i mohohet askujt dhe as atij vetë.

    Është shumë e thjeshtë për të gjithë ata që duan t’i përflasin, apo akoma më keq, t’i s’kualifikojnë këto procese si montazhe. Nuk na detyron as ligji që keni miratuar ju, që t’i bëjmë konkurset. Përkundrazi, ligji që keni miratuar ju, është ligji që përjashton çdo konkurueshmëri dhe meritë dhe që, praktikisht, të gjithë ata që i besojnë atij procesi, në fund përfundojnë tek firma ekskluzive e ministrit.

    E, për këtë arsye, në fund të mandatit tuaj, patëm shkollën jo më të politizuar, por shkollën më të militantizuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, qysh nga viti 1991. Shkollën ku të gjitha oborret u kthyen në sheshe për shfaqjet e kllounit tuaj, kryeministër atëherë, ku gjithë klasat u kthyen në trupa për t’u marrë zvarrë e për t’u nxjerrë në mitingjet tuaja dhe ku vendi i punës së mësuesit u shit si të ishte treg dhe askush nuk arriti dot të marrë një vend të merituar. Ndërkohë që mijëra vajza dhe djem që kanë mbaruar për mësuesi, rrinë rrugëve të papunë, duke i lënë për vite të tëra hapur rrugën lloj-lloj injorantësh dhe lloj-lloj zullumqarësh, që morën në dorë kontrollin e shkollës shqipe, me firmën e ministrave tuaj.

    Nuk kemi pasur asnjë arsye tjetër ne që të ndërtojmë një procedurë që ka zgjatur qëndrimin në krye të shkollave të këtyre injorantëve dhe të këtyre zullumqarëve dhe që ka bërë të vazhdojnë të lëndojnë shkolla, vetëm për një arsye, që t’u jepet mundësia të gjithë atyre që kanë ide dhe vullnet të marrin në dorë drejtimin e institucioneve arsimore, që të konkurrojnë.

    Janë me qindra e qindra ata që kanë besuar në këtë proces dhe ju siguroj se, si të fituarit, ashtu edhe ata që nuk kanë fituar, kanë parë vërtetësinë e këtij procesi.

    Ky është sigurisht vetëm fillimi. Më pas, ky proces do të shtrihet, ashtu siç kemi premtuar dhe ne nuk do të marrim në shkollë drejtorë dhe mësues që nuk do të kenë miratimin e komunitetit të prindërve. Sepse është e vetmja mënyrë për ta mbrojtur shkollën nga partitë, është e vetmja mënyrë për t’i mbrojtur fëmijët nga prodhimi i fatkeqësive që sjell politizimi dhe militantizimi i shkollës, përmes injorancës dhe zullumit.

    Shkollat Qendrat Komunitare do të ngrihen. Do të ngrihen kudo ku ka fëmijë dhe kudo ku ka prindër. Marrëdhënia Mësues-Prindër-Qeveri do të ngrihet dhe do të forcohet ditë për ditë, si një marrëdhënie e domosdoshme në një vend të qytetëruar, për të pasur një mjedis shkolle ku nuk flitet vetëm për mësime, por ku flitet për shoqërinë dhe ku garantohet bashkëjetesa, që i kthen njerëzit nga qenie të vetmuara, të egra, në qenie sociale dhe në qenie bashkëpunuese. Ky është projekti!

    Ky projekt, përveç të tjerave, është edhe projekti fitues në betejën me kriminalitetin si kulturë, në betejën me ilegalitetin si kulturë, në betejën me shkeljen e ligjit si kulturë. Ky është projekti që do të nxjerrë matanë kurthit ata që, sot, janë minorenë dhe që, nesër, do t’u duhet të ngrenë familjet e tyre.

    E së fundi, dua ta rinënvizoj; Nuk shkojmë asgjëkundi në qoftë se këtë sallë e përdorni për të bërë politikën e ulët të shpifjeve, të sharjeve dhe të asaj balte që në fund fare u mbyti ju. Por, fatkeqësisht, bashkë me ju, me qeverinë tuaj dhe me pushtetin tuaj të kalbur në çdo qelizë, mbyti edhe Shqipërinë në varfëri, në papunësi dhe në borxhe.

    Ne jemi shumë të vendosur që t’i çojmë përpara idetë tona. Ne jemi shumë të vendosur që ta zbatojmë pikë për pikë programin tonë. Por, njëkohësisht, ne jemi shumë të vendosur ta mbajmë shtrirë dorën për ju, jo në shenjë dashurie, as në shenjë të ndonjë mirësie që ne e kemi dhe ju s’e keni. Nuk është kjo. Unë nuk mendoj se ndarja jonë është një ndarje mes të mirëve dhe të këqijve. Por unë mendoj se ndarja jonë është një ndarje mes vlerash dhe parimesh, që forcat tona mishërojnë dhe për të cilat, forcat tona dallohen. E pra, a e dini se përse ne jemi më të fortë se ju? Sepse vlerat dhe parimet tona janë shumë më superiore sesa vlerat dhe parimet tuaja.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Shiko shiko shejtan budallai. Fajin nuk na e paska Policia e Shtetit, fajin e kane "armet".

    Duhet ti heqim armet, ashtu sic i mblodhi armet edhe shoku Enver ne 1945, qe pushteti te mos kete me "armiq te brendshem", e ta kalojme vemendjen tek "armiqte e jashtem". Shqiptareve me shume se kurre sot u duhen armet e jo t'ua heqesh armet nga dora, pasi po degjojne perdite per vrasje e krime ne cdo cep te vendit e ne mes te Tiranes. Vrasje ne familje, vrasje ne rruge, vrasje profesioniste mafioze te njerezve me pushtet, vrasje neper shkolla. Dhe ne ka nje gje qe eshte e qarte, Policia e Shtetit nuk eshte ne gjendje qe te mbroje jeten qytetareve. Nuk eshte ne gjendje te beje detyren e vete. Dhe per aq kohe sa Policia e Shtetit nuk eshte ne gjendje t'iu mbroje jeten e pronen qytetareve, qytetaret do ti shtrengojne armet e tyre fort, pasi me ate arme do mbrojne jeten e familjes se tyre, me ate arme do te mbrojne pronen e tyre.

    Shejtan budallai qe kemi per kryeminister kujton se shqiptaret jane budallenj. Vazhdo te prekesh jeten dhe pronen private te qytetareve shqiptare, e nuk do te jete e larget dita kur ata qytetaret te te vijne e te ti sjellin armet e tyre para kryeministrise, e dil e mblidhi po ta mbajti.

    Albo

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Principat (05-12-2013)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Sugjeroni ndonje strategji me te mire,me frytdhenese ti admin se kjo e carmatimit??

    Prek ligjin ti,edhe mos respekto ate,edhe ta cenon ai cfaredo qofte e paligjshme.

    Para kryeministrise te demostrojne,sepse s'ua ka ndalu kush.

    Medoemos doni deshtimin e kesaj qeverie,packa se kujt i rendon mbi shpine ky deshtim!

    Kur shoh mllefe si puna e shkrimeve tuaja,rasti konkret ky shkrimi i fundit ndiej keqardhje se sa shume eshte thelluar ne shpirtin tend ideja Berishovic!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Albo po bon thirrje per kryengritje te armatosun
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Kryengritjet e armatosura I kane bere gjithmone komunistet e me pas socialistet. Kuriozitet kot o derjansi. Prej cilit fis je ne derjan ti sepse derjansa socialista skam njoft ndonjehere. Ka ne macukull po por jo ne derjan. Nejse.
    Ti mbledhi armet se ngelen duke vrare e prere.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Sugjeroni ndonje strategji me te mire,me frytdhenese ti admin se kjo e carmatimit??

    Prek ligjin ti,edhe mos respekto ate,edhe ta cenon ai cfaredo qofte e paligjshme.

    Para kryeministrise te demostrojne,sepse s'ua ka ndalu kush.

    Medoemos doni deshtimin e kesaj qeverie,packa se kujt i rendon mbi shpine ky deshtim!

    Kur shoh mllefe si puna e shkrimeve tuaja,rasti konkret ky shkrimi i fundit ndiej keqardhje se sa shume eshte thelluar ne shpirtin tend ideja Berishovic!
    Kur kryeministri i vendit eshte ai i pari qe shkel me vetedashje ligjet e atij vendi, ne Shqiperi nuk ka me shtet, nuk ka me ligj. Ligji nuk eshte me ne funksion te mbrojtjes se jetes se qytetarit, eshte ne funksion te konsolidimit te pushtetit te nje njeriu te cmendur si Edi Rama. Kryediplomati amerikan i Departamentit te Shtetit do te fluturoje neser urgjent ne Tirane, per te takuar Nishanin, i shqetesuar ne kulm per qendrimet e qeverise se re shqiptare. Cilat jane vendimet antiligjore te Edi Rames do te mesosh ti?

    - Bizneseve te lojrave te fatit ua mbylli biznesin e sekuestroi pronen, edhe pse shume prej tyre kishin biznes te ligjshem e paguan taksa.

    - Ndertimet e pronat e shqiptareve po prishen edhe atehere kur i kane me leje dhe apartmantet i kane te blera me hipoteke.

    - Ne Parlament po mundohet te nxjerri nje ligj qe ndryshon Kushtetuten e Shqiperise, dhe e kalon Prokurorine nga nje institucion kushtetues i pavarur, ne varesi te Kryeministrise. Dhe te gjithe kete e ben ne emer te "luftes se krimit te organizuar dhe korrupsionit".

    Nuk ka ngelur ligj qe Edi Rama nuk ka shkelur ne keto 2 muaj si kryeminister i vendit. Por ju nuk ju bejne pershtypje keto gjera, pasi aq dini dhe aq kuptoni.

    Albo po bon thirrje per kryengritje te armatosun
    Thirrje per kryengritje te armatosur ben kryeministri yne qeros me cdo vendim qe merr e sa here hap gojen para mediave shqiptare. Ka ngelur njeri ne Shqiperi qe nuk eshte prekur direkt nga vendimet e kesaj qeverie ne nje kohe kaq rekord, vetem 2 muaj?

    Por si nje cope budalla qe eshte, ai nuk i kupton konsekuencat e qendrimeve te tij.

    Albo

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Kryengritjet e armatosura I kane bere gjithmone komunistet e me pas socialistet. Kuriozitet kot o derjansi. Prej cilit fis je ne derjan ti sepse derjansa socialista skam njoft ndonjehere. Ka ne macukull po por jo ne derjan. Nejse.
    Ti mbledhi armet se ngelen duke vrare e prere.
    Jo jo mos ti mledhin pse ti mledhin armet

    E paske harru 14 shtatorin e 98 me duket

    Pytje personale nuk bohen ktu ashtu siq nuk me intereso se prej cilit fis a prej cilit katun je ti ashtu nuk duhet te te interesoj as ty

    Un socialist nuk jam po as shkerdhat pdist nuk jam. Mbi t gjitha sjam hipokrit
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Mos u tremb o burre I dheut ishte thjesht kuriozitet. Une per armet jam pro qe te mblidhen por kjo policia e Tahirit po tregon qe eshte shume e paafte te na siguroje jeten prej banditeve dhe krimineleve.
    Me cte kam lexuar ne disa shkrime ke kritika edhe A.Zogun sic duket I ka rrenjet e thella socializmi jot
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Mos u tremb o burre I dheut ishte thjesht kuriozitet. Une per armet jam pro qe te mblidhen por kjo policia e Tahirit po tregon qe eshte shume e paafte te na siguroje jeten prej banditeve dhe krimineleve.
    Me cte kam lexuar ne disa shkrime ke kritika edhe A.Zogun sic duket I ka rrenjet e thella socializmi jot
    I paske lexu shkrimet per sprapthi se un jam pro zogut dhe e vlersoj si drejtusin ma te mir qe ka pas shqipnia naj her (padyshim qe dhe ai pat disa gabime)
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  11. #10
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Kryeministri Rama: Duhet të çarmatosim Shqipërinë

    mamma mia jeni bo me keq se kto mafjozat qe kom un ketu nga jugu ne veri.Po leni qeverin te bej punen e saj.
    ke skifo

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •