Njė nga fiset me tė shquara tė qytetit tė gurtė ėshtė edhe fisi Karagjozi
Karagjozatėt, historia e familjes gjirokastrite
Cilat ishin disa nga figurat e mėdha historike tė shtėpisė sė madhe nė Jug tė Shqipėrisė
Genta IBRAHIMI
Gjirokastra shquhet pėr morinė e familjeve tė mėdha qė kanė dhėnė kontribut tė ēmuar nė historinė e kombit shqiptar.
Karagjozi ėshtė emri i njėrit prej fiseve mė tė dėgjuar e tė famshėm nė Gjirokastėr. Dokumentet mė tė vjetra qė dėshmojnė prejardhjen dhe rrėnjėt e kėtij fisi, janė gjetur nė njė libėr tė vjetėr tė mitropolisė sė Gjirokastrės. Ndėrsa fjala Karagjozi e ka prejardhjen nga gjuha turke e nė shqip do tė thotė "sy zi". Nė arkivat e mitropolisė thuhej se "Jani Karagjozi me banim nė lagjen "Dunavat" ishte epitrop i manastirit 'Ajio Maria'", sipas dokumenteve, shtėpia e fisit Karagjozi ka qenė ndėr tė parat qė u ndėrtua jashtė mureve tė kalasė sė qytetit. Themelet e shtėpisė janė hedhur mbi 250 vjet mė parė nė tokėn qė i pėrkiste manastirit "Ajio Maria".
Ajo qė tė bėn pėrshtypje janė lidhjet mes fiseve mė tė dėgjuara tė qytetit tė gurtė. Karagjozatėt lidhen me shumė fise tė dėgjuara tė qytetit tė Gjirokastrės si: Kokalarėt, Hoxhatėt, Ēabejtė, Topullarėt, Hasanajt, Hadėrajt, Xhaxhiajt, Selfot, Ēoēolajt, e shumė e shumė tė tjerė. Dihet qė gjirokastritėt kanė qenė gjithnjė tė lidhur me njėri-tjetrin dhe krushqitė i bėnin brenda pėr brenda qytetit. Po ashtu, ata lidhen me krushqi me Xhaxhiajt, Selfot. Shtėpia e Karagjozatėve ka qenė nė Dunavatin e Parė, fqinjė kanė pasur fisin Topulli, pėr tė cilin thonė se janė ndarė nga njė zjarr. E tregojnė edhe si histori se dy vėllezėr tė Ēerēizit, i kanė kapur dhe torturuar grekėt, por, megjithatė, ata nuk u thyen, u rezistuan edhe kėta tė fundit u thanė stoikė, Topullos. Qė atėherė, mbiemri i tyre u shndėrrua pėr nder tė kėsaj qėndrese nga Karagjozi nė Topulli.
Kėshtu vazhdojnė lidhjet e kėsaj familjeje shumė tė dėgjuar me Kokalarėt, qė banonin nė krah tė shtėpisė sė Enver Hoxhės.
A kanė Karagjozatėt lidhje me fisin Hoxha?
Banesa e parė e Karagjozatėve, Shtėpia e parė e tyre ka qenė nė krah tė majtė tė portės sė kalasė nė hyrje tė saj. Me kalimin e kohės, kompleksi i shtėpive u shtri nė njė zonė mė tė gjerė po duke mbetur pėrfund lagjes Dunavat. Emrin Karagjozi, gjirokastritėt autoktonė e lidhin me shumė, ngjarje, histori e emra tė njohur.
Ndėr faktet mė interesante ėshtė rrėnja e pėrbashkėt qė kanė me fisin Topulli nė Gjirokastėr. Kjo histori ka kaluar gojė mė gojė nė qytet dhe ka rezultuar se nuk ėshtė thjesht njė thashethem, por e vėrtetė. Ndarja nė dy mbiemra tė ndryshėm lidhet me njė ngjarje tė hershme. Nė dokumentet arkivore thuhet se "kur u ngritėn themelet e shtėpisė sė Karagjozit, vėllezėrit Sali dhe Mehmet Karagjozi i parė jetonin bashkė. Mė vonė Mehmeti mori mbiemrin Topulli, sepse shkrehu pėr herė tė parė topat e kalasė nė Gjirokastėr. Fjala Topulli nė turqisht do tė thotė "djalė i topave". Mė tej, nė dokumente thuhet se "qysh nga ajo kohė Mehmet Karagjozit i mbeti mbiemri Topulli dhe gjithė brezave tė trashė-gimtarėve qė erdhėn mė vonė". Heronjtė e njohur, Bajo e Ēerēiz Topulli, vijnė kėshtu nga e njėjta rrėnjė bashkė me fisin Karagjozi.
Jo vetėm luftėtarė, por edhe tė kamur
Njerėzit e fisit Karagjozi kanė qenė ndėr mė tė pasurit nė qytetin e Gjirokastrės. Kėtė fakt e tregonte mėnyra e ndėrtimit tė shtėpive tė tyre. Nė lagjen "Dunavat" pėrgjithėsisht jetonin njerėz mė ekonomi tė pakėt, qė merreshin me blegtori ose punė tė rėndomta. Mes tyre binin nė sy Karagjozatėt qė merreshin edhe ata me blegtori, por kishin mundur tė vinin pasuri.
Shumė fakte e dėshmi, historike qė flasin pėr emrat e njohur tė kėtij fisi, gjatė periudhės para pushtimit turk janė zhdukur. Ndėr njerėzit mė tė njohur ka qenė Bahri Karagjozi. Ka qenė njė nga njerėzit mė tė formuar, me intelekt e patriot. Kishte mbaruar studimet e larta nė Stamboll tė Turqisė dhe ka qenė njė nga iniciatorėt e ngritjes sė flamurit mė 4 nėntor tė vitit 1912 nė Gjirokastėr.
Ndėrsa, Sheraf Karagjozi ka qenė njė ndėr burrat mė tė pasur e tė menēur nė Gjirokastėr. Ai ishte i vetmi nė Shqipėri qė nė kohėn e regjimit tė Zogut mundi tė bėnte tregti mallrash me Amerikėn. Ai eksportonte djathė nė SHBA me firmėn e tij "Delja". Ai zotėronte kullotat mė tė pasura tė rrethit tė Gjirokastrės, tė Ēajupit, Lilqėthit, etj.
Pas 50 vjetėsh pėrfaqėsues tė firmės amerikane, me tė cilat ai bashkėpunoi, erdhėn nė Gjirokastėr dhe falėnderuan tė birin Feridin, pėr ndershmėrinė, cilėsinė dhe korrektesėn qė ky njeri kishte treguar nė marrėdhėnie mė ta.
Pasardhėsit e tij tregojnė se pasuria i shtohej vazhdimisht edhe pėr shkak tė shpirtit tė madh qė kishte. Ai punonte me moton "tė punojmė bashkė e tė fitojmė bashkė", duke ndarė njė pjesė tė mirė tė fitimeve me ēobanėt e njerėzit qė pėrpunonin qumėshtin.
Tiparet e Karagjozatėve
Njė tjetėr figurė patriotike ka qenė Parashqevi Karagjozi. Nė dokumentin qė ndodhet nė muzeun e Gjirokastrės del se "Parashqevi Karagjozi ka ndihmuar mė parė pėr arsimin nė Gjirokastėr, pėr rrogėn e mėsuesve dhe nevojave tė tjera tė shkollės nė vitin 1783".
Veē emrave tė pėrmendur pėr kontribut nė fushėn e arsimit, patriotizimit, politikės ky fis pėrmendet edhe pėr jetėgjatėsinė. Kuriozitet ėshtė fakti qė njėri prej trashėgimtarėve tė kėtij fisi, Sali Karagjozi, ka jetuar 120 vjet. Edhe fizionomia e jashtme e njerėzve tė kėtij fisi ka qenė e veēantė. Ata kanė qenė njerėz me paraqitje, tė bėshėm, tė fortė e veē kėsaj spikasin tipare tė tjera si: bujaria, krenaria, e kokėfortėsia.
Nga brezi nė brez, cilėsitė mė tė mira u trashėguan tek pasardhėsit e tyre.
Veprimtaria e Siri Karagjozit
Siri Karagjozi ka mbetur ende nė kujtesėn e gjirokastritėve si njeri korrekt, i ndershėm, i palodhur. Njė pjesė e madhe e dokumenteve tė cilave iu jemi referuar nė shkrim janė mbledhur pikėrisht nga Siriu. Ai kishte krijuar arkivin e vet qė me mirėsjellje na e ofroi mbesa e tij, Elvira Shapllo (Karagjozi).
Siriu mbaroi studimet nė Turqi pėr drejtėsi. Nė vitet 1912-1913 bėhet pjesė e rretheve tė patriotikėve tė shqiptarėve nė kėtė vend. ishte njeri i gjezdisur (i dalė) thonė gjirokastritėt. Kishte shkuar nė SHBA nga viti 1915 deri nė vitin 1920. Aty u bė anėtar i shoqėrisė "Vatra". Kishte kontakte me Fan Nolin me tė cilin shkėmbenin mendime mbi fatin e Shqipėrisė kundrejt pretendimeve tė fuqive tė huaja. Mori pjesė aktive nė lėvizjet pėrparimtare. Nė kujtimet e tij ai pėrshkruan takimet me Avni Rustemin, si e pėrjetuan aktin e tij, ndryshimet e bindjeve me Mufit Bej Libohovėn, takimet me Rexhep Pash Matin e mjaft personalitete tė tjera tė kohės.
Gjatė kohės sė luftės, vėllai i tij, Njazi Karagjozi, vritet dhe shpallet dėshmor. Ndėrsa Siriu nė vitin 1945 hap vullnetarisht kursin e parė tė analfabetizmit, kurs qė funksionoi pėr 3 vjet rresht. Nė tė mėsuan rreth 400 analfabetė. Kėshilli bashkiak i Gjirokastrės vitin e kaluar ka vendosur qė njė nga lagjet e qytetit tė Gjirokastrės ta pagėzojė me kėtė emėr.
Karagjozatėt sot
Nga fisi Karagjozi sot nė Gjirokastėr kanė mbetur shumė pak pasardhės. Ata kanė mundur tė sistemohen dhe tė rregullohen nė qytete e shtete tė ndryshme, duke nxjerrė nė pah gjenin e trashėguar. Pas vitit 1990 Karagjozėve iu kthye njė pjesė e mirė e pronave, por trashė-gimtarėt pohojnė se ka shumė pronat tė tjera qė nuk iu janė kthyer. Pėr to nuk ekzistojnė dokumente se njė pjesė e para-ardhėsve i kanė djegur nga frika e regjimit monist. Pronat e tyre shtrihen nga fushat pėrballė qytetit deri nė kufijtė me Dropullin e nė krahun tjetėr tė luginės sė "Drinos", pa pėrmendur kullotat e shumta e tė pasura mė shpatet e maleve.
Njė nga trashėgimtarėt e denja tė fisit qė jeton nė Gjirokastėr ėshtė Elvira Shapllo (Karagjozi). Ajo ka qenė drejtoreshė e muzeut, deputete nė Kuvendin e Shqipėrisė gjatė vitit 1991-1992. Zonja Elvira sot ėshtė pedagoge e Fakultetit tė Shkencave Shoqėrore nė departamentin e historisė nė universitetin "Eqrem Ēabej".
Krijoni Kontakt