Buxheti 2014 rrezikon tė hyjė nė fuqi nė janar, ja dy zgjidhjet e Canit
Blerina Hoxha
Vonesat nė hartimin e projektbuxhetit dhe paketės fiskale rrezikojnė seriozisht hyrjen nė fuqi tė buxhetit mė janar tė shkelqim_canivitit 2014. Sipas kalendarit tė pėrcaktuar tashmė nė ligjin organik tė buxhetit, mė datė 25 nėntor duhet tė kishte pėrfunduar miratimi nė Kuvend pėr ti lėnė kohė azhornimit tė institucioneve pėr tė nisur konsumin e tij mė 1 janar, por ndėrkohė projekti ende ėshtė nė fazėn e konsultimeve.
Dy zgjidhje tė tjera
Burimet nga Ministria e Financave pohojnė se janė tė predispozuar qė tė miratojnė dhe nisin alokimin e buxhetit 2014 nė afat, por siē duket vonesat e pashmangshme do tė rrezikojnė kėtė proces. Ministria e Financave e ka parashikuar kėtė situatė. Puna e institucioneve dhe pagesat nuk do tė bllokohen pėr shkak tė moshyrjes nė fuqi tė buxhetit. Ligji organik nė tė cilin procedohet me buxhetin pėrcakton dy zgjidhje. E para, nė rast se Kuvendi e miraton ligjin e buxhetit vjetor brenda vitit buxhetor, por nuk mund tė hyjė nė fuqi nė datėn 1 janar, ose koha e mbetur pėr pėrfundimin e procedurave tė fillimit tė zbatimit tė buxhetit nuk ėshtė e mjaftueshme, ministri i Financave nxjerr njė udhėzim tė posaēėm, qė rregullon procesin buxhetor deri nė hyrjen nė fuqi tė ligjit tė buxhetit vjetor dhe tė pėrfundimit tė procedurave tė zbatimit tė tij. Udhėzimi i posaēėm siguron vazhdimin e ofrimit tė mallrave dhe shėrbimeve, pėrfshirė zbatimin e projekteve tė investimeve, tė filluara nė vitin buxhetor paraardhės, qė parashikohet tė vazhdojnė edhe nė atė vit buxhetor. Por ka njė alternativė tjetėr, buxheti i pėrkohshėm. Nė rast se Kuvendi nuk miraton buxhetin e propozuar deri nė fillim tė vitit buxhetor, Kėshilli i Ministrave, me vendim, para ditės sė parė tė fillimit tė vitit buxhetor, autorizon zbatimin e buxhetit tė pėrkohshėm pėr njė periudhė, qė fillon nga dita e parė e vitit buxhetor deri nė fund tė muajit tė tretė tė tij. Shpenzimet buxhetore nė buxhetin e pėrkohshėm, pėr ēdo muaj dhe pėr ēdo program, tė ēdo njėsie tė qeverisjes sė pėrgjithshme, nuk mund tė tejkalojnė 1/12 e shpenzimeve faktike tė programit tė financuar nga buxheti nė vitin buxhetor paraardhės. Nėse tė ardhurat e siguruara me ligj janė tė pamjaftueshme pėr tė mbuluar shpenzimet e parashikuara nė buxhetin e pėrkohshėm, Ministri i Financave merr hua, ēdo muaj, deri nė 1/12 e huasė sė pėrgjithshme, tė pėrdorur pėr financimin e deficitit buxhetor nė vitin buxhetor paraardhės. Fondet e miratuara nė buxhetin e pėrkohshėm sigurojnė: a) ushtrimin, nė pėrputhje me ligjin, tė funksioneve dhe pėrgjegjėsive tė njėsive tė qeverisjes sė pėrgjithshme; b) vazhdimėsinė e ofrimit tė tė mirave dhe shėrbimeve, pėrfshirė zbatimin e projekteve tė investimeve, tė filluara nė Buxhetin e Shtetit tė vitit buxhetor paraardhės dhe qė parashikohet tė vazhdojnė nė vitin buxhetor.
Vonesat
Shkak pėr vonesėn e buxhetit 2014 nė afat kėtė vit ėshtė bėrė pėrpilimi i raportit tė kompanisė ndėrkombėtare audituese Deloitte, qė ėshtė dorėzuar vetėm dje nė qeveri. Raporti evidentonte borxhin qė qeveria u ka bizneseve pėr punėt publike qė kanė realizuar deri mė 31 gusht 2013, njė shifėr qė ka arritur nė 24.6 miliardė lekė. Njė tjetėr vonesė ka ardhur nga mbėrritja mė vonė se ēpritej e misionit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Shqipėri, i cili do tė qėndrojė nė vend deri mė datė 17 dhjetor pėr tė bashkėpunuar me qeverinė mbi buxhetin dhe paketėn e re fiskale. Po nė kėtė datė, 17 dhjetor, do tė mbyllen edhe tė gjitha veprimet nga Thesari nė Ministrinė e Financave, duke nėnkuptuar mbylljen e pagesave tė shtetit pėr kėtė vit.
MAPO
Krijoni Kontakt