-
Ndërron jetë Nelson Mandela
Ndërron jetë Nelson Mandela
05/12/2013 22:25

Raportet e fundit bëjnë të ditur se është rritur së tepërmi aktiviteti përreth shtëpisë së Nelson Mandela-s në Johannesburg, presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut, i cili vuan prej kohësh nga një sëmudje e rëndë.
Anëtarë të familjes janë mbledhur pranë tij, dy ditë pasi vajza më e madhe e Mandela-s bëri të ditur se ai ishte duke luftuar me kurajo, edhe pse gjendej në atë që e quajti “shtrati i vdekjes”.
Mandela kaloi afro 3 muaj i shtruar në spital, pas një infeksioni në mushkëri. 95-vjeçari udhëhoqi tranzicionin e Afrikës së Jugut nga regjimi i minoritetit të bardhë të viteve 1990, pasi kishte kaluar më parë 27 vjet në burg.
Korrespondenti i BBC-së, i cili gjendet jashtë shtëpisë së Mandela-s në periferinë e Johannesburgut, Houghton, ka thënë se vihet re një prani jo e zakonshme dhe e madhe e familjarëve e të afërmve të tij. Mes të pranishmëve ishte edhe më i vjetri i familjes, Bantu Holomisa.
Gjithashtu janë vënë re një numër i madh mjetesh të qeverisë, gjatë mbrëmjes, të pranishme pranë shtëpisë së tij, bën të ditur korrespondenti.
Presidenca aktuale e Afrikës së Jugut e ka përshkruar vazhdimisht gjendjen shëndetësore të Mandela-s si kritike, por të qendrueshme.
Ai ka marrë përkujdesje intensive në shtëpinë e tij, që kur u nxor nga spitali në muajin shtator.
Mandela është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe në 1993, si dhe u zgjodh si president i Afrikës së Jugut, i pari me ngjyrë, në vitin 1994. Ai dha dorëheqjen vetëm pas 5 vjetësh në këtë post.
Top Channel
-
-
Për: Ndërron jetë Nelson Mandela
-
-
Për: Ndërron jetë Nelson Mandela
-
-
Për: Ndërron jetë Nelson Mandela
Money won't create success, the freedom to make it will.
Nelson Mandela
-
-
Për: Ndërron jetë Nelson Mandela
Lavdi Nelson Mandeles.
Ishte nje figur legjendare qe ne gjallje dhe e meritonte.
Por regjimi enverist krijoj me shum Mandela se krejt Bota.
Lavdi Mandelave tane Arbnorit Pader Meshkalles e mijra tjerve.
Sot Shqiperia jeton nen rregjimin e eger edveristo Tahiro stalinist.
Nuk e di sa do zgjas ky regjim i felliqur qe u vendos ne 23 qershor.
uroj te zgjase shume qe te shoh 1 milion zhapiket enveriste qe e votuan Edverin e koalicionin e tij te qelbesirave duke u zvarritur per ti lepire allatet edverit per 1 cop buke.
,,
LL
-
-
Për: Ndërron jetë Nelson Mandela
Sot Shqiperia jeton nen rregjimin e eger edveristo Tahiro Stalinist???
Cfare thua Brar, c´jane keto budallalleqe? Shyqyr qe na iku ai doktor rrumpalla, shpetuam! Une nuk kam asnje interes, se nuk jetoj fare ne Shqiperi,, por Sala ma shpif!
Edi nuk eshte pa te meta, se vetem Zoti eshte i tille, por te pakten eshte QYTETAR.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar Alpha_Virginis për postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt