Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Masakrat në Ballkan, të çahet “konspiracioni i heshtjes”

    Masakrat në Ballkan, të çahet “konspiracioni i heshtjes”

    Nga Zorica Ilic

    Srebrenica, emri i qytetit në lindje të Bosnjë-Hercegovinës kujton masakrën më të rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Në srebrenicavitin 1995, pjesëtarë të ushtrisë të serbëve të Bosnjës, nën komandën e Ratko Mlladiçit, vranë gati 8000 myslimanë boshnjakë që kishin ikur për të gjetur siguri në zonën e mbrojtur nga OKB.

    Aleksandar Dimitrijević jep psikologji në universitetin e Beogradit dhe e ka vizituar Srebrenicën me disa prej studentëve të tij dhe me të tjerë anëtarë të projektit hulumtues: “Trauma – Kujtesa – Besimi” dhe e ka të vështirë, që të përshkruajë ndjenjat e tij: “Kjo ka qenë për ne një përvojë shumë e rëndësishme, sepse kemi konstatuar se vetëm dëgjimi e historive për këtë ngjarje, është i padurueshëm. Sa i tmerrshëm duhet të ketë qenë atëherë realiteti, kur vetëm përfytyrimi i asaj, që ka ndodhur, është i padurueshëm.”

    Pjesëmarrësit në projekt duan të shkëmbejnë rezultatet dhe njohuritë në hulumtimin e traumës. Ata trajtojnë këtu si përvojat traumatike, që janë shkaktuar nga lufta, ashtu edhe traumat si rezultat i jetesës në një diktaturë. Projekti është i koordinuar nga “International Psychoanalytic University”, një universitet privat me qendër në Berlin.

    Të çahet “konspiracioni i heshtjes”

    Dimitrijeviç thotë, se vetëm pas vizitës në Srebrenicë atij iu bë e qartë, se pse kaq shumë njerëz në Serbi nuk mund të gjejnë forcën për t’u përballur me kujtimet e masakrës, ose për të folur për ngjarjet: “Në Serbi, për mendimin tim, nuk bëhen ende përpjekje për t’u marrë me ngjarjet e të kaluarës sonë të kohëve të fundit.”

    Por ballafaqimi konstruktiv me të kaluarën është detyrë si e individit, ashtu edhe e kolektivit, thotë neuropsikiatria Amra Deliç, një nga pjesëmarrëset në projekt. Sado e dhimbshme që të jetë kjo, plagët e vjetra duhen hapur dhe faktet historike duhen zbuluar pa rezerva, përndryshe mund të ketë rigjallërim të konflikteve të pazgjidhura.

    Kushti paraprak është që të thyhet “konspiracioni i heshtjes”, thotë Amra Deliç: “Kjo vlen të thuhet kryesisht për ato, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar ende, ose i atyre, që ende nuk mund të flasin”. Amra Deliç ankohet se momentalisht e marrin fjalën vetëm ato, që janë aktivë në kuptimin politik. Dhe jo vetëm për të pajtuar, por edhe për të mbajtur gjallë dhe për të nxitur konfliktet ekzistuese në mes të grupeve të ndryshme etnike. Serbë, kroatë, apo boshnjakë, siç e quajnë veten boshnjakët myslimanë, të gjithë i referohen atyre, që grupet e tjera i kanë bërë grupit të tyre etnik, perspektiva e anës tjetër përjashtohet krejtësisht.

    Studiuesit e shohin problemin në faktin, “se në të gjithë rajonin deri tani nuk ka qenë e mundur të zgjidhen në mënyrë konstruktive përvojat traumatike. Deri tani mungonte edhe gatishmëria për t’u marrë me të kaluarën e përbashkët tragjike, të karakterizuar nga humbje të mëdha personale dhe vuajtje të popullsisë”, shton Deliç.

    Të ndjekur nga traumat

    Plagët shpirtërore nuk prekin vetëm njerëzit, që vetë kanë kaluar gjëra të tmerrshme, por edhe fëmijët e tyre, mendojnë ekspertët. “Ndjenjat, që janë shkaktuar nga përvoja traumatike, transmetohen në mënyrë të pandërgjegjshme nga brezi në brez.” Është e njohur se popujt, që nuk kanë mësuar asgjë nga e kaluara, nuk dalin dot nga kjo e kaluar. “Për ta e kaluara përsëritet vazhdimisht”, thotë Deliç.

    Për ta çarë këtë rreth vicioz në rrafshin individual dhe kolektiv, nevojitet psikanaliza. “Puna psiko-analitike do të thotë, t’i hapësh dikujt një hapësirë, ku personi të arrijë vetë në përfundime”, thotë Andreas Hamburger, profesor në International Psychoanalytic University dhe drejtues i projektit hulumtues “Trauma – Kujtesa -Besimi”. “Kur ne ofrojmë një hapësirë të mbrojtur për një bisedë, atëherë ne besojmë, se mund të kapërcehen edhe mekanizmat e ndrydhjes kolektive të gjërave të përjetuara”, thotë Hamburger.

    Në studimet e tij të deritanishme ai është marrë gjerësisht me përvojat e të mbijetuarve të Holokaustit. Përpunimi i së kaluarës në Gjermani ka zgjatur dekada. “Ai ka qenë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, pavarësisht nëse është fjala për përvojën e luftës, apo për pasojat e diktaturës.” Plagët në Ballkanin Perëndimor janë relativisht ende shumë të freskëta dhe të dhimbshme.

    Të hapen plagët dhe të pastrohen

    Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche ka shkruar një herë, se si njeriu e ndryshon kujtimin, për t’iu shmangur ballafaqimit me fajin e vet: “Këtë e kam bërë, më thotë kujtesa ime. Nuk ka mundësi ta kem bërë unë këtë”, thotë krenaria ime dhe qëndron e paepur. Më në fund kujtesa nënshtrohet”. Në Gjermani në mesin e viteve ‘60 kanë arritur në përfundimin se ndrydhja nuk është zgjidhje, thotë psikanalisti Hamburger: “Ka kaluar shumë kohë, derisa është mundur të flitet për këtë.”

    Kolegu i tij nga Beogradi Aleksandar Dimitrijević pajtohet me të. Konfrontimi me të kaluarën është e vetmja rrugë, sado e dhimbshme që të jetë ajo. Apo për ta shprehur me fjalët e Desmond Tutu, i cili ka qenë për shumë vite në krye të komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut: “Eshtë e nevojshme, që të hapen plagët e të pastrohen, me qëllim që ato të mos infektohen. Dhe psikanalistët mund të shtonin, edhe për të mos infektuar brezat, që vijnë më pas.

    http://mapo.al/2013/12/05/masakrat-n...ioni-heshtjes/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Masakrat në Ballkan, të çahet “konspiracioni i heshtjes”

    Kjo ishte nje makaber e vertete. Njerez qe vriteshin vetem se i perkisnin nji feje tjeter. Civile te pafajshem dhe te pambrojtur. E njejta gje edhe me shqiptaret e Kosoves. Poashtu te camerise. Te habit fakti dhe paturpesia e autoriteteve greke qe e mohojne kete akt vandal. Si shpjegohet qe kreu i KOASH Anastas Janullatos nuk doli njehere e te thote qe shteti grek duhet te mbaje pergjegjesi per ate masaker.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Masakrat në Ballkan, të çahet “konspiracioni i heshtjes”

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Kjo ishte nje makaber e vertete. Njerez qe vriteshin vetem se i perkisnin nji feje tjeter. Civile te pafajshem dhe te pambrojtur. E njejta gje edhe me shqiptaret e Kosoves. Poashtu te camerise. Te habit fakti dhe paturpesia e autoriteteve greke qe e mohojne kete akt vandal. Si shpjegohet qe kreu i KOASH Anastas Janullatos nuk doli njehere e te thote qe shteti grek duhet te mbaje pergjegjesi per ate masaker.


    Zbardhen fakte nga e kaluara e Anastas Janullatosit

    Kryepeshkopi Janullatos pjesë e juntës ushtarake greke, u përgatit për pushtimin e Jugut të Shqipërisë

    Arben Llalla.


    Shumë pak është shkruar për biografinë e vërtetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, z.Anastas Janullatosit. Mediet në Sh-
    qipëri ose e kanë frikë hirësinë e tij z.
    Janullatos, ose ju vjen keq për të sjellë
    fakte rreth të shkuarës së tij të vërtetë,
    biografisë për të cilën dikush duhet
    ta thotë të vërtetën, atë të vërtetë që të
    gjithë ne kemi nevojë ta dimë për drej-
    tuesin më të lartë të kishës së pavar-
    ur të Shqipërisë. Nga kërkimet e mia,
    gjeta se Anastas Janullatos rrjedh
    nga një familje me rrënjë shqiptare,
    babai i tij Gerasimos është me
    origjinë nga ishulli Qefalonia, që ësh-
    të populluar nga viti 1502 me leje të
    Senatit të Venedikut, nga shqiptarët.
    Gerasimos Janullatos ka lindur në
    Lefkada, por për shumë vite ai jetoi
    dhe punoi familjarisht në Prevezë ku
    u martua me Roksani Malltezin.
    Familja e nënës së Janullatosit është
    nga Preveza e Çamërisë, nga fisi i
    Malltezëve. Ishte daja, akademiku
    Kostandin Malltezi (1869-1951) që i
    dha përkrahje Anastas Janullatosit
    të vazhdonte shkollën e lartë për
    Teologji, pasi mbaroi gjimnazin.
    Gerasimo Janullatos ka qenë tregtar
    dhe mori pjesë në luftërat ballkanike
    dhe u kthye pas përfundimit të tyre
    me gradën kapiten në Prevezë. Gjatë
    viteve 1920-1923, Gerasimos Janul-
    latos humbi të gjithë pasurinë e tij dhe
    shkoi bashkë me familjen për të punu-
    ar në Pirea. Anastas Janullatosi nuk
    e filloi jetën e tij si njeri i përkushtuar
    për përhapjen e kristianizmit qysh në
    fëmijëri apo në manastir, ashtu siç
    ka ndodhur me shumë titullarë të kris-
    tianizmit, por e nisi karrierën fetare
    pasi mbaroi universitetin dhe filloi
    punë si profesor i teologjisë dhe his-
    torisë në shkollat fetare ortodokse.
    Emri i tij i pagëzimit prindëror është
    Tasos, ndërsa kur u bë peshkop pas
    viteve 1970 mori emrin fetar Peshkop
    Andrusis Anastas Janullatos. Në
    vitin 1947 mbaroi gjimnazin dhe më
    1952 mbaroi shkollën e lartë për
    teologji. Më 1952-1954, shkoi ushtar
    në shkollën për oficer rezerve në Siru,
    DEA, duke u bërë më tej edhe
    udhëheqës-komandant i grupit.
    Gjatë periudhës së vazhdimit të sh-
    kollës, Anastas Janullatosi ishte
    shok gjenerate me deputetin dhe ish-
    Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Petro
    Moliviatin, të Partisë Demokracia e
    Re të Miçotaqit, Karamalisit që sot e
    drejton Andoni Samaras. Janullato-
    si dhe Moliviatis kanë qenë student
    me rezultate dhe inteligjentë të lartë
    në këtë shkollë.
    Anastas Janullatosi
    u përgatit në ushtri
    Gjatë një interviste në vitin 2011,
    Anastas Janullatosi ka deklaruar se
    në shkollë ka mësuar taktikat ushtar-
    ake për t'u zbatuar në terrenin e Sh-
    qipërisë. Shkolla ushtarake që ndoqi
    Janullatosi është themeluar më 1887
    me vendim të mbretit të Greqisë,
    Georgjios. Të njëjtën shkollë e ka
    mbaruar në vitin 1941 Kostandin Miço-
    taqi, dhe kur kryeministër i Greqisë
    ishte Miçotaqi, në krye të kishës Auto-
    qefale shqiptare erdhi Anastas Janul-
    latosi. Në vitin 1960, Anastas Janulla-
    tos u shugurua Dhjak dhe më 1964 fi-
    toi titullin Arqimadrit dhe në vitin 1972
    Peshkop me emrin Andrusis Anastas
    Janullatos.
    Junta ushtarake në Greqi
    Gjatë periudhës së juntës usht-
    arake në Greqi 1967-1974, Anastas
    Janullatos ka qenë njeri i afërt me
    kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo
    Koçonit, arvanitas edhe ky si
    shumë figura të ndritura të Greqisë
    moderne. Misionet fetare jashtë
    Greqisë të prof. Anastas Janullatos
    gjatë viteve 1967-1974 janë financ-
    uar nga Pavlos Çipras, i cili ishte
    nga Arta e Çamërisë. Çipras ka
    mbështetur fuqishëm ekonomikisht
    Kryepeshkopin Jeronimos Koço-
    nis. Pavlo Çipra është babai i krye-
    tarit të partisë së majtë greke Sy-
    nanizmos Aleksi Çipras, me rrënjë
    nga Arta. Anastas Janullatos ka
    mbështetur që në fillim protestat e
    studentëve të Politeknikut. Ai bash-
    kë me disa profesorë të shkollës
    teologjike kanë qenë jashtë dyerve
    të Politeknikut duke mbështetur forte protestuesit dhe duke dërguar fshe-
    htas ushqime dhe ilaçe.

    GARA PËR MITROPOLIT
    Më 1976, në Pirea u mbajtën zgjedhjet për Mitropolit të kësaj
    qyteze dhe Anastas Janullatos humbi me 10 vota diferencë
    kundrejt fituesit Rogon Kallinikos, i cili u zgjodh Mitropolit i Pireas.
    Për shumë vite Anastas Jnaullatos nuk e fitoi kurrë titullin me vota
    Mitropolit. Gjatë periudhës 1974-1998, kur në krye të Kishës Autoqe-
    fale greke ishte Serafinis, Janullatosi trajtohej si njeri i përbuzur dhe i
    dënuar prej Kryepeshkopit të Greqisë, Serafinit, pasi peshkop Andru-
    sis Anastas Janullatos kishte qenë i përkëdheluri i ish-kryepeshkopit
    Jeronimo Koçoni. Vërej: Nëse hirësia e tij z.Anastas Janullatosit ka
    dyshime në këto të dhëna që i paraqes lexuesve pa ndonjë prapavijë
    politike, atëherë unë si historian e ftoj të vërtetojë të kundërtën që këto
    sa kam shkruar janë gënjeshtra dhe unë deklaroj se do të heq dorë
    njëherë e përgjithmonë nga jeta publicistike dhe e dorëzoj diplomën
    time të historisë sepse historiani i vërtetë nuk bënë asnjë marrëveshje
    në dëm të historisë reale. Para fakteve edhe vetë ZOTI përkulet


    JANULLATOS NË SHQIPËRI
    Postin për të riorganizuar kishën Autoqefale të Shqipërisë
    Anastas Janullatos e ka të dhuruar nga Patriarku i Sinodit
    të Shenjtë të Fanarit në Stramboll z.Bartolomesos.Vallë
    rastësi është që Anastas Janullatosi erdhi në krye të kishës
    Autoqefale të Shqipërisë gjatë periudhës që kryeministër i Greqisë ishte
    Kostandin Miçotaqi? Rastësi është që hirësia e tij ka mbaruar shkollën për
    oficer rezervë, atë shkollë që e kanë mbaruar shumë figura të larta të poli-
    tikës greke si ish-Kryeministri Aleksandër Korizi, ish-kryeministri dhe min-
    istër i jashtëm Georgjios Rallis, ish-kryeministri Kostandinos Georgakop-
    ulos, ish-kryeministri Miçotaqi, ish-ministri Panajoti Papaliguras, ish-min-
    istër i jashtëm Petro Moliviatis, ish-ministri i jashtëm Janos Kranidhiotis,
    Mitropoliti i Selanikut Anthimos, Mitropoliti i Ileas Germanu, Mitropoliti i
    Nikeas Georgjios, Mitropoliti Kou dhe Nisiru etj? Ndoshta! Por është më e
    pëlqyeshme të shkruhet biografia e vërtetë e kryepeshkopit Anastas Janul-
    latosi tani që është gjallë se sa të thuhen kur ai të vdesë.

    http://www.sot.com.al/content/5-dhjetor-2013
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •