Gabim! Ne asnje epoke dhe ne asnje rregjim, shqiptaret nuk duhet te carmatosen. Te gjithe shqiptaret duhet te kene te drejte te pajisen me arme, ta blejne ate, dhe ta regjistrojne ne shtet. Neni i dyte i Kushtetutes amerikane, lejon armembajtjen e qytetareve amerikane dhe krijimin e milicive, grupeve te armatosura qytetare, per ti dale zot vendit. Baballaret e Amerikes, ata qe themeluan shtetin dhe shkruajten Kushtetuten, e lejuan kete gje gje dhe i vune nje rendesi shume te madhe, duke e renditur te dytin si nen pas nenit te pare se lirise se besimit, fjales se lire, dhe lirise se shtypit. E bene kete gje pasi kercenimi me i madh per shtetin e ri amerikan dhe jetegjatesine e ketij shteti, nuk shiheshin kercenimet e jashtme, por shihej vetem akumulimi i pushtetit ne duart e nje personi dhe vete shteti qe uzurpon lirite e qytetareve. Pajisja me arme e qytetareve amerikane ishte garancia qe asnje diktator nuk do te mund te vinte ne pushtet ne Amerike e te shkaterronte demokracine amerikane. Vete qytetaret e armatosur, do te ishin ne gjendje te mbroheshin e luftonin keta pushtetare, nese keta shkelnin ligjin e Kushtetuten amerikane.
Dhe kjo eshte arsyeja perse Amerika nuk ka pare ndonjehere diktature me sy ne keto 3 shekujt e fundit, e pse shqiptaret u syrgjynosen per 50 vjetet nen diktaturen komuniste. Gjeja e pare qe beri diktatori komunist shqiptar dhe te gjithe diktatoret e botes ishte mbledhja e armeve ne popull. Dhe krimet ne diktature nuk rane ne numer, perkundrazi u shtuan ne numer. Me dallimin e vetme se vrasjet nuk i benin me njerezit, i bente vete rregjimi komunist qe pushkatoi, vrau, burgosi e persekutoi qindra mijera shqiptare.
E provoi edhe Obama te bente te njejten gje ne Amerike para nje viti, por nuk i ndriti dhe futi bishtin ne shale dhe nuk e degjon me te flasi per ligje kunder armeve.
Albo
Krijoni Kontakt