HOXHA I LEZHËS PËRDHUNOI INVALIDIN 28-VJEÇAR?
Një histori dramatike është rrëfyer sot paradite në emisionin ‘Me Zemër të Hapur” të moderuar nga Evis Ahmeti, në "News 24".
Një 28-vjeçar invalid pretendon se një hoxhë ka abuzuar seksualisht me të.
Saimiri, i riu me banim në Tiranë, i paralizuar nga të dyja këmbët rrëfeu sesi para dy vitesh shoqëroi vajzën e tezes në Lezhë në një Hoxhë pasi vajza kishte probleme të rënda psikologjike. Me shpresën se hoxha do ti këndonte vajzës ndonjë Sure për të larguar syrin e keq që pretendohej se e kishte pushtuar, hoxha, emri i të cilit nuk bëhet publik, i ka dhënë garanci të riut se mund ta shërojë dhe atë. Hoxha nuk eshte ligjerisht ne xhamine e Lezhes, por eshte nje individ qe njihet nga komuniteti lezhian, si Hoxhe.
I riu ka mbetur invalid në moshën 9-vjeçare pasi u rrëzua nga një pemë.
Pjesë nga intervista në emisionin "Me Zemer të Hapur"Si ndodhi?
Ai më tha që mund të më shëronte dhe mua, mund të më bënte të ecja sërish...
Dhe më pas?
Më çoi në një dhomë, dhe më mbajti me forcë aty, u përleshëm, por nga pamundësia për të ecur, më vuri poshtë...
Sa qëndruat në dhomë?
Qëndruam 40 minuta dhe vetëm atëhere hapi derën. E kisha shumë të rëndë atë moment.
Kur u hap ajo derë, kujt i tregove? I tregova tezes sime, pastaj një pjese të familjes. Më besoi tërësisht ajo.
Ata që të dëgjojnë në këto momente mendon se të besojnë? Ndoshta se besojnë, por asgjë nuk është e intriguar nga unë, e gjitha është e vërtetë. Nëpërmjet "Facebook" kam kontaktuar me të tjerë persona dhe kam vërtetuar se personi është i tillë, është abuzues, ka pasur dhe raste të tjera me djem të tjerë. Unë nuk e dija që kishte lidhje me këto gjëra.
Pas rrëfimit të 28-vjeçarit, "News 24" vendosi kontakt telefonik me hoxhën në Lezhë. Në reagimin e tij mbi emisionin, hoxha mohoi çdo detaj të ngjarjes. Ai u përgjigj shkurt: “E dëgjova historinë dhe ai që pretendon këtë të ndjekë rrugën ligjore. Unë nuk bëhem pjesë e këtyre gjërave dhe këtyre historive. Unë jam mysliman dhe i respektoj të gjithë, janë njësoj për mua, katolikë, ortodoksë, myslimanë”. Kaq ishte reagimi i hoxhës me anë të telefonatës duke mos pranuar ti përgjigjet pyetjes së moderatores Evis Ahmeti, “se a ushtron ai veprimtari hyjnore, ashtu siç pretendon 28-vjeçari”.
(d.b/BalkanWeb)
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C13%2C128170
Krijoni Kontakt