Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Financial Times: Tirana i vetmi kryeqytet në rajon që nuk preferohet për investime!!!

    Kryeqytete e qytete të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës renditen në listën e vendeve të më të mira europiane për investime nga eficienca e kostos, ndërsa Shqipëria mungon, në një publikim të fundit të Financial Times, “Qytetet dhe rajonet e të ardhmes, 2016”.

    Për të dytin vend radhazi, Shkupi është renditur i pari në listën e 10 qyteteve të vogla europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga eficienca e kostos. Kryeqyteti i Maqedonisë është i gjashti dhe në listën e qyteteve të vogla europiane për nga stategjia e investimeve të huaja direkte. Stip, një tjetër qytet i Maqedonisë është gjithashtu i pari në kategorinë e eficiencës së kostos për investimet e huaja direkte, por në kategorinë e qyteteve mikro europiane. Drejtori i Zonave të Lira, Viktor Mizo ka pohuar se Shkupi dhe Stip janë cilësuar për shkak të zonave të lira, që kanë një total prej 16 kompanish dhe 4,100 punonjës. 13 kompani janë vendosur në Bunardzik disa prej të cilave kanë filluar aktivitetin tashmë dhe të tjera janë në fazë realizimi investimi, ndërsa në zonën e lirë në Stip ka tre kompani, tha Mizo. Sipas tij, vitin e kaluar, eksportet nga të gjitha zonat e lira ekonomike arritën 1.5 miliardë euro, me një rritje prej 28% në raport me një vit më parë.

    Për të realizuar renditen e investimeve të huaja direke, Financial Times mbledh të dhëna nga 481 zona në shtetet europiane (294 qytete, 148 rajone dhe 39 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, eficienca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.

    Krahas Maqedonisë, në renditje ka dhe qytete të tjera nga rajoni. Beogradi është i teti në listën e 10 qyteteve të mëdha europiane për nga eficienca e kostos. Sremska Mitrovica, Sombor, Vranje, Zajecar, Vojvodina janë të tjera qytete e rajone të Serbisë në listën e Financial Times.

    Zagrebi është i 9-ti në top listën e vendeve të Europës Juglindore (i pari është Stambolli). Ivanec dhe Jastrebarsko janë gjithashtu në listë nga Kroacia.

    Edhe nga Bosnjë Hercegovina përfshihen disa qytete, si Sarajeva, që është e gjashta në listën e 10 qyteteve të mesme europiane për nga eficienca e kostos. Qytet tjetër në listë nga Bosnja është dhe Prijedor.

    Pse mungojnë qytete nga Shqipëria

    Rajoni renditet përgjithësisht në kategorinë e qyteteve europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga eficienca e kostos, ndërsa nga Shqipëria sërish nuk ka asnjë qytet apo rajon në renditjen e Financial Times të këtij viti, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm. Treguesi i eficiencës së kostos merr parasysh elementë të tillë si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra sipas standardeve të ndryshme, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, kosto e energjisë, tatim fitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.

    Ndërsa, Shqipëria është konkurruese në pagë dhe në qira ajo është tepër jo konkurruese në çmimet e naftës, që janë më të lartat në rajon dhe sidomos në normën e taksave në përqindje ndaj fitimit, që sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore është 36.5%, më i larti në rajon, së bashku me Serbinë. Gjithsesi, ky i fundit e amortizon përmes subvencioneve që u jep kompanive të huaja, si për vende pune të hapura, ashtu dhe mjediseve (ndërtesë, apo tokë). Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së dhe tatim fitimit, (20% dhe 15% përkatësisht) së bashku me Serbinë, si dhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të paguar nga punëdhënësi.

    Emri:  image.jpg

Shikime: 611

Madhësia:  58.2 KB

    Kryeson Londra

    Kryefjala e investimeve në renditjen totale të 25 qyteteve më të mira për investime të huaja nga Financial Times janë programet dhe teknologjia e informacionit.

    Në renditje kryeson Londra, që e mban këtë pozicion që nga viti 2006. Programet dhe shërbimet e IT kryesojnë në investime të huaja, duke përbërë 40% të tyre.

    I dyti është Parisi, një qytet ku mbizotëron inovacioni dhe që ka numrin m ëtë madh të patentave se në çdo rajon të analizuar dhe ka 9 universitete që renditen mes 500 më të mirave, më i larti nga gjithë shtetet e tjera europiane.

    Dublini është i treti, gjithashtu dhe ai një qendër inovacioni dhe po merr investime në teknologjinë e informacionit.

    Më pas janë qytetet gjermane që tërheqin, me Frankfurtin dhe Munihun përkatësisht në vend të katërt e të pestë. /Monitor
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Financial Times: Tirana i vetmi kryeqytet në rajon që nuk preferohet për investime!!!

    Une e quaj kete arritje te Qeverise se Rilindjes! Ashtu si shoku Enver, edhe shoku Rama po u tregon vendin kapitalisteve dhe revizionisteve te huaj e po i perze me shkelma nga Shqiperia. Bizneset e tyre po ua jep miqve te tij, si shoku Koco i Kokedhimave te anesdetit.

    Ka lezet po si. Investitoret e huaj ikin, shqiptaret e punesuar ne keto biznese ngelen pa pune e dalin ne asistence, e shoku Koco vjedh me te dyja duart.

    Ku te veje me mire?

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes!

    Albo

  3. #3

    Për: Financial Times: Tirana i vetmi kryeqytet në rajon që nuk preferohet për investime!!!

    Skandaloze. Hera e pare qe Tirana dhe qytetet shqiptare ngelen jashte listes "Qytetet dhe rajonet e të ardhmes"

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Financial Times: Tirana i vetmi kryeqytet në rajon që nuk preferohet për investime!!!

    E kam thene e do e them, sa here vijne ne pushtet socialistet shfaqen skafet dhe lulezojne trafiqet...
    mprehini mire thikat e beni gati luget se do ngopeni me tepsine gjigante te Rames, tepsi e cila eshte bosh e bosh do mbetet. Por ky popull ka dhene prova se ngopet edhe me lugen bosh mjafton qe ne pushtet te jete partia e punes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •