Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Spartak Braho eshte i plotfuqishem.
    Ai mund te hyj ku te doje te bej cte doje se ligji nuk e kap.
    ska dal akoma hundleshi per Takun.
    jepi Tak bej pallë o kryezot i shqiperise.

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Hyrja në serverin e Tatimeve, shkresa pa emrin e Brahos. ‘Panorama’ boton dokumentin

    Skedarët e Bashkëngjitur 163468

    Faksimile e planit të auditit në serverin e tatimeve, botuar nga “Panorama”

    “Panorama” publikon shkresen e “planit të auditit”, me të cilën të dërguarit e Ministrisë së Financave, në shoqërinë e deputetit Spartak Braho, hynë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve para fshirjes së të dhënave në server.

    Dokumenti që publikohet sot nga gazeta “Panorama” është lëshuar nga Ministria e Financave, konkretisht nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm në këtë dikaster. Shkresa duket se është plotësim i dy urdhrave të dhënë më parë nga ministri i Financave për kontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në lidhje me procedurat e rimbursimit të TVSH-së.

    Dokumenti thekson se auditimi i sistemit të IT-së (ku janë kopjuar e fshirë 4.3 milionë dokumente tatimore), i është shtuar planit të mëparshëm të kontrollit që ishte lëshuar nga Ministria e Financave në lidhje me rimbursimin e TVSH-së nga Drejtoria e Tatimeve për bizneset e ndryshme që kryejnë import-eksport.

    “Në zbatim të urdhrit të ministrit të Financave nr. 68, datë 12.11.2013, ‘Për auditimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së’, dhe 68/1, datë 12.11.2013, të ministrit të Financave, në planin e auditimit nr. 17208/1, datë 12 nëntor 2013, të bëhen këto shtesa”, thuhet ndër të tjera të dokumentin në fjalë. Faksimilja përmban më pas katër pikat e punës së planit të auditit në të cilat nuk përmendet kopjimi, fshirja apo ndryshimi i vendndodhjes së të dhënave që ndodheshin para auditimit në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

    Po kështu, në këtë dokument, në cilësinë e personave që autorizoheshin e ngarkoheshin nga Ministria e Financave për kryerjen e auditimit në sistemin
    IT, nuk ndodhet emri i deputetit Spartak Braho. Dokumenti në fjalë, “plani i auditimit të sistemit IT”, rendit vetëm bazën ligjore mbi të cilën është
    urdhëruar kontrolli dhe nuk parashtron nëse ka pasur shkaqe konkrete ky kontroll. Në shkresë nuk parashtrohet nëse sistemi i të dhënave ka pasur
    ndërhyrje, sulme, kopjim apo tjetërsim dhe as sinjalizime për sigurinë. Baza e vetme mbi të cilën është kryer auditimi ka qenë urdhri i Ministrit të Financave, duke mos përmendur ndonjë ngjarje apo incident që të ketë nxitur kryerjen e kontrollit. Pikërisht mbi bazën e kësaj shkrese të datës 12 nëntor 2013, “grupi i
    auditit” ka shkuar në Ministrinë e Financave në orët e vona të mbrëmjes, në datat 14-15 nëntor 2013.

    Nga pamjet filmike të publikuara nga televizioni “News 24” duket se në këto data, grupi i auditit ka hyrë në Drejtorinë e Tatimeve dhe bashkë me të autorizuarit nga kjo shkresë ka qenë edhe deputeti Spartak Braho. Ky i fundit, bashkë me grupin e autorizuar për auditin, kanë shkuar në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve dhe më pas duken të kenë hyrë në dhomën e serverëve. Videot tregojnë më pas disa persona në që në orët e vona të natës dalin nga dhoma e serverëve me kuti e qese në duart dhe pak minuta më vonë largohen nga Drejtoria e Tatimeve.

    Panorama

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    ‘Tatimet’,Braho-opozitës: Nuk jam Damir Fazlliç. Lexoni Kushtetutën dhe statusin e deputetit

    TIRANE- Deputeti Spartak Braho ka sjellë sot në vëmendje nenin tre të ligjit për statusin e deputetit që saktëson edhe kompetencat që i jep ligji për të kërkuar shpjegime nga organet shtetërore dhe ekonomike në rastet kur vëren se nëpunësit shkelin ligjin.

    Në një deklaratë për media, Braho thekson se çdo deputet në zbatim të ligjit është i obliguar të shkelë në çdo hallkë të pushtetit, veçanërisht kur vihet në dijeni të tentativave apo veprimtarisë kriminale.

    Braho thotë se nuk është Damir Fazlliç, njeriu të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare.

    “Lus që pas kësaj të mos mbeten më në mjerimin e padijenisë së ligjit e të kuptojnë se jo vetëm Spartak Braho, por çdo deputet në zbatim të ligjit dhe funksioneve të përgjegjshme që duhet të kryejë është i obliguar të shkelë në çdo hallkë të pushtetit, veçanërisht kur vihet në dijeni të tentativave apo veprimtarisë kriminale. Unë nuk jam serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, të cilin Berisha e futi dhe e uli në krah të tij në mbledhjet e Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare. Do ta shohim edhe këtë skandal”, ka përfunduar deputeti Spartak Braho.

    Në deklaratën e tij, Braho u sugjeron drejtuesve të opozitës që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe statusin e deputetit, pasi sipas tij, në deklaratat që kanë dhënë, kanë treguar se nuk kanë njohuri nga ligjet.

    Panorama

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Komisioni Hetimor për Serverin e Tatimeve, Bylykbashi: Mazhoranca përpjekje për ta vonuar


    TIRANË-Këshilli i Legjislacionit ka diskutuar sot lidhur me Komisionin Hetimor për serverin e Tatimeve. Gjykata Kushtetuese ka vendosur ngritje e këtij komisioni. Pas mbledhjes deputeti Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat u shpreh se mazhoranca po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të vonuar ngritjen e komisionit.

    “Vjedhje të miliona deklaratave nga serverët e Drejtorisë së Tatimeve, Shqiptarët e kanë parë se njerëz të kryeministrit u futën në mënyrë të paligjshme tek Tatimet. Skandali ka pasoja dhe kërkojmë një hetim, për të nxjerr përgjegjësit, por dhe për ti vënë fre kësaj arrogance që po përdor Kryeministri dhe Meta. Sot kërkuam që Këshilli i Legjislacionit të jap këshillën e nevojshme Metës për këtë vendim.

    Ndaj pa humbur kohë, ky komision të ngrihet, pasi që nga shpallja e tij në Fletoren Zyrtare, Kuvendi është në vonesë. Sot u vumë përpara nga mazhoranca, si e si që ky komision të vonohet sa më shumë në ngritjen e tij. E shohim si atentat tjetër ndaj kësaj të drejte kushtetuese. Komisionet hetimore janë instrument i fuqishëm, i opozitës.

    Siç ishte rasti i djeshëm, apo komisioni Hetimor për Drogën. Unë jam kryetar i këtij Këshilli Legjislativ. Ne sot, në kohën kur Shqipëria është përpara vendimeve të rëndësishme, mbikëqyrja parlamentare është e një rëndësie të jashtëzakonshme, përsëri një tentativë tjetër që cenon imazhin tonë, duke shmangur hetimet. Do kërkojmë që ky vendim, siç është sot në fuqi, të vihet në zbatim. Komisioni do ngrihet, dhe çdo tentativë që do bëjë mazhoranca për vonesa, do ndalet. Ky është një ligj i kohës së PS-së,”- u shpreh Bylykbashi.

    Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë opozitës për kërkesën e saj për hetim parlamentar për çështjen e ndërhyrjes në serverin e Tatimeve. Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga mazhoranca, por sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën.

    Kushtetuesja e ka pranuar kërkesën e PD-së “për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të Kuvendit që nuk miratoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni që do të hetonte për ndërhyrjet në serverin e Tatimeve”.

    Përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit argumentuan se parlamenti nuk mund të ndërhynte në kompetencën e prokurorisë, e cila kishte nisur hetimin për këtë çështje dhe për këtë arsye nuk mund të lejonin ngritjen e komisionit.

    Serveri i Tatimeve u bllokua në fund të vitit të shkuar, duke krijuar probleme për të dhënat e bizneseve. Sipas demokratëve kjo situatë krijoi pasiguri të sipërmarrja dhe krijoi hapësira për evazion fiskal. Por nga ana e saj, Administrata Tatimore ka deklaruar më herët se, serveri i tatimeve është prekur gjatë kohës ku ai administrohej nga ish-qeveria demokrate dhe se aktualisht ai është mjaft i sigurt.

    (a.n/BalkanWeb)

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Serveri i Tatimeve, PD: Mazhoranca refuzon vendimin e Kushtetueses, thellon paligjshmërinë

    TIRANE - Deputeti demokrat Eduard Halimi i kërkon Kryetarit të Kuvendit të fusë menjëherë në rendin e ditës kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për serverin e tatimeve. Sipas Halimit, mazhoranca refuzon ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thelluar paligjshmërinë.

    “Prej më shumë se dy javësh mazhoranca refuzon ekzekutimin e Vendimin te Gjykatës Kushtetuese që urdhëroi ngritjen e menjëhershme të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me skandalin e vjedhjes së të dhënave tatimore. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sipas nenit 132 të Kushtetutës , janë të detyrueshme për gjithkënd, dhe të gjithë janë të detyruar ti zbatojnë ato menjëherë, dhe pa vonesa, qoftë Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, dhe çdo qytetar i vendit.”- deklaroi Halimi.

    Sipas Halimit, “Gjykata Kushtetuese, me datë 16 maj, në mënyre unanime, shpalli si delikt Kushtetutës, refuzimin që mazhoranca i bëri opozitës për transparencën e ngjarjes së serverit të tatimeve, për fshehjen nga përgjegjësia direkte e Kryeministrit të vendit që urdhëroi vjedhjen natën të të dhënave tatimore. Partia Demokratike, priti që mazhoranca të reagonte ndaj deliktit kushtetutes. Priti që Kryetari i Kuvendit të zbatonte vetë Kushtetutën e vendit, duke ekzekutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por pas heshtjes së plotë, me 3 qershor, Partia Demokratike iu drejtua Kryetarit të Kuvendit me kërkesën publike dhe të shkruar për ekzekutimin e këtij vendimi, ngritjen e menjëhershme të komisionit hetimor”.

    “Dje përsëri, me shkrim dhe në mënyrë publike, kryetari i Këshillit të legjislacionit, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit me kërkesën për ta përfshirë në rendin e ditës, pa vonesa, ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të kësaj gjykate, ngritjen e komisionit hetimor. Kanë kaluar disa seanca plenare, dhe nesër është seanca e radhës ku serish, pa asnjë argument ligjor, mazhoranca ka vendosur mosekzekutimin e vendimit të kësaj gjykate, rast ky i paprecedentë në historinë 23-vjecare të parlamentit demokratik në vend.
    Refuzimi me arrogance i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është në të vetvete një tjetër skandal. Qeveria, Kuvendi, e gjithë mazhoranca janë kapur në një krim kushtetues dhe vazhdojnë me arrogancë në rrugën e antiligjit dhe antikushtetueshmërisë.
    Refuzimi me arrogancë i ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shkelje e mëtejshme e Kushtetutës tregon edhe njehere para qytetareve se sa i madh është zullumi që është kryer natën në serverin e tatimeve. Por Partia Demokratike nuk do të tërhiqet. Ne do të bëjmë gjithçka që Kushtetuta të zbatohet, që e vërteta e vjedhjes së të dhënave tatimore të dalë në dritë të diellit. Ndaj dhe i kërkojmë edhe njëherë Kryetarit të Kuvendit që menjëherë të përfshije në rendin e ditës nesër, ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Cdo vonesë e mëtejshme, çdo shkelje e mëtejshme e Kushtetutës, vetëm sa implikon edhe me tepër këtë mazhorance.”- përfundoi Halimi.

    (BalkanWeb)

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:


  7. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Serveri i Tatimeve, Komisioni miraton me konsensus planin hetimor

    Emri:  komisioni-hetimo-444x240.jpg

Shikime: 346

Madhësia:  27.5 KB

    Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për Serverin e Tatimeve, ku ka miratuar edhe planin hetimor.
    Plani hetimor u miratua me konsensus pas tre seancash.
    Në Komision sot pritet të merret në pyetje ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, por edhe Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave.

    ORA NEWS

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •