Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Fshirja e serverit të Tatimeve, PD: Komision Hetimor. PS: Procesi në dorë të prokurorisë

    TIRANE- Kuvendi ka rrezuar kerkesen e PD per komisionin hetimor per ceshtjen e Tatimeve dhe fshirjen e serverit.

    Kreu i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci eshte deklaruar kunder kerkeses se opozites per ngritjen e nje komisioni hetimor per fshirjen e serverit te Tatimeve.

    “Ky proces ndodhet ne duart e Prokurorise se Pergjithshme, futja e Kuvendit eshte ne kundershtim me Kushtetuten dhe nderhyrjen ne punet e brendshme te institucioneve kushtetuese te pavarura. Pra, objekti i kerkeses eshte ne kundershtim dhe jo ne kunder kerkuesve. Ju e keni marre ne mbrojtje IT duke e futur ne pune ne bashki”- tha Ruci.

    Qendrimi i tij ne emer te grupit erdhi pas fjales se deputetit te PD-se, Oerd Bylykbashi, i cili lexoi kerkesen e deputeteve per ngritjen e nje komisioni hetimor per kete ceshtje.

    Panorama

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Serveri i Tatimeve, rrëzohet hetimi i Kuvendit

    Seanca e djeshme në Kuvend

    Maxhoranca rrëzon kërk-esën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për fshirjen e serverit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. E majta me 76 deputetë në sallë, së bashku edhe me votën e Mhill Fufit të Partisë Demokratike, u shprehën kundër kësaj kërkese, ndërsa pro votuan 36 deputetë të PD-së dhe aleatëve të saj. Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, nuk mori pjesë në votimin e kërkesës së opozitës. Gjatë prezantimit të kërkesës, nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, theksoi se ngritja e komisionit kërkohet pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në serverin e Tatimeve. “Në periudhën nëntor-dhjetor në Drejtorinë e Tatimeve është konstatuar një situatë e rëndë paligjshmërie, në lidhje me administrimin e informacionit dhe të dhënat e subjekteve tatim-paguese, persona të paautorizuar kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në bazën e të dhënave të Tatimeve, duke kopjuar të dhënat dhe duke i modifikuar ato në kundërshtim me ligjin. Menjëherë pas kësaj ndërhyrjeje janë konstatuar fshirje të informacionit për miliona deklarata tatimore, në të shkuarën, gjithashtu ndryshime të të dhënave kohore të cilat kanë krijuar kaos në sistemin tatimor. Është konstatuar mosfunksionimi i sistemit të raportimit të të dhënave të subjekteve tatimore dhe për rrjedhojë ka krijuar së fundmi vështirësi të mëdha për të gjitha këto subjekte gjatë kësaj periudhe”, tha Bylykbashi. Nga ana tjetër, maxhoranca argumentoi se kërkesa e PD-së është antikushtetuese, pasi çështja është duke u hetuar nga Prokuroria. “Është objekti në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe jo ne kundër objektit dhe kërkuesve që kanë nënshkruar këtë objekt. Edhe në përbërje përcaktohet që kërkuesi të ketë kryetarin dhe maxhorancën, kur ligji sigurisht ju njeh të drejtën e kryetarit, por jo të drejtën e maxhorancës. Kolegë, edhe ne ju kemi akuzuar politikisht juve, edhe ju na keni akuzuar politikisht ne. Por, ne nuk kemi bërë atë që keni bërë ju. Që drejtuesin e IT-së e keni marrë në mbrojtje dhe keni dalë në konferencë shtypi me të dhe pasi keni mbaruar atë, kryetari i partisë e ka marrë në punë në bashki”, tha Ruçi.

    Votimi i kërkesës së PD
    Pro: 35 deputetë (PD- PR- LZHK- PDK)
    Kundër: 76 maxhoranca (PS- LSI) + Mhill Fufi
    Nuk votoi: Ilir Meta

    Apeli: Arrestimi i shefit të IT në Tatime, i paligjshëm
    TIRANE – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dje cilësimin “e paligjshëm” të arrestimit të ish-shefit të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Renald Rista. Ish-zyrtari i Tatimeve, që u arrestua nga policia më 21 nëntor 2012, me dyshimet për fshirjen e 4.3 milionë dokumenteve nga serveri i institucionit, e kishte apeluar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Tiranës më 23 nëntor. Gjykata e Faktit e cilësoi të paligjshëm arrestimin e Ristës dhe vendosi lirimin e tij në masën detyrim paraqitjeje. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dje edhe Gjykata e Apelit, e cila e ka cilësuar arrestimin jashtë kritereve dhe kushteve ligjore, ndërsa ka lënë në fuqi edhe masën detyrim paraqitjeje. Së paku katër persona janë marrë në hetim në lidhje me ndërhyrjen në serverin e Tatimeve dhe fshirjen e 4.3 milionë deklaratave tatimore. Kjo ngjarje shkaktoi bllokimin e sistemit të tatimeve për më se dy javë.

    Panorama

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Komision Hetimor për Tatimet, PD: Rrëzimi i kërkesës, anti kushtetuese. Frikë nga e vërteta

    TIRANE- Shkelje te Kushtetutes dhe frika nga maxhoranca per t’u perballur me te verteten e ka quajtur Partia Demokratike rrezimin e kerkeses se saj per ngritjen e Komisionit Hetimor per ceshtjen e fshirjes se serverit ne Tatime. Ne nje deklarate per media, deputetja Jorida Tabaku ka theksuar se mazhoranca Rama-Meta edhe pse ka vetëm 100 ditë që ka marrë pushtetin, ka frikë të hetohet dhe të japë llogari, dhe këtë e tregoi duke rrëzuar me forcën e kartonëve kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor, për zbardhjen e manipulimit që ka ndodhur me të dhënat konfidenciale të qytetarëve shqiptarë, në serverin qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

    “Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor u bë nga 1/4 e deputeteve dhe në këto kushte, Kushtetuta përcakton se ngritja e tij është e detyrueshme. Rrëzimi i kërkesës është veprim antikushtetues. Po ashtu, sipas Gjykatës Kushtetuese, komisionet hetimore janë një instrument i fuqishëm kontrolli i parlamentit mbi qeverinë dhe administratën për të siguruar se këto veprojnë në bazë të ligjit. Gjykata Kushtetuese, thotë se, në mënyrë të veçantë, komisioni hetimor është një instrument i fuqishëm kontrolli ne duart e opozitës”- tha ajo.

    Sipas saj, rrëzimi i kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga mazhoranca me forcën e kartonëve, është një dhunim arrogant i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të opozitës, me qellim fshehjen e një skandali të rëndë.

    “Përmes këtij komisioni ne kërkuam që të hetohet, me qellim kontrollin e zbatimit të ligjit dhe identifikimin e nevojave për ndërhyrje legjislative, që kjo shkelje me pasoja të renda publike dhe individuale, të mos përsëritet më. Dhe kjo është plotësisht ne përputhje me nenin 77 të Kushtetutës, e nuk ka për qëllim hetimin penal të personave përgjegjës, pra nuk e pengon prokurorinë në punën e saj. I kujtojmë publikut se, një akt i paprecedentë, një shkelje seriale e ligjit, me bekimin e qeverisë dhe me mbështetjen e drejtuesve të sistemit tatimor, ndodhi ne mesin e muajit të shkuar, që solli si pasojë mosfunksionimin e sistemit elektronik tatimor për më shumë se dy javë. Kjo ka cënuar të dhënat konfidenciale të qytetarëve të mbrojtura me ligj, dhe i ka shkaktuar një dëm të madh biznesit dhe arkës së shtetit”- tha ajo.

    Tabaku thote me tej se skandali ëshë thelluar, pasi janë zhdukur pamjet filmike që vërtetojnë ndërhyrjen e disa personave në serverin qendror të Drejtorisë së Tatimeve.

    “Rrëzimi me votë i kërkesës sonë, shton edhe më shumë dyshimet se ndërhyrjet e paligjshme në serverin e tatimeve janë bërë për interesa klienteliste e për favore politiko-ekonomike. Rrëzimi i kërkesës tonë, është një shenjë dobësie dhe frike e qeverisë dhe e mazhorancës parlamentare për t’u hetuar e për t’u përballur me të vërtetën”- tha ajo.

    Panorama

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Zhdukja e të dhënave të tatimeve, 'News 24' video ekskluzive në zyrën e serverave

    TIRANË- Televizioni "News 24" siguron pamjet filmike të kamerave të sigurisë së Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve. Pamjet filmike që realisht nuk figurojnë më në hardiskun e arkivit të kamerave të Drejtorisë së Tatimeve janë pjesë e dosjes së prokurorisë e cila po heton fshirjen dhe zhdukjen e 4.3 milion deklaratave tatimore të bizneseve në nëntor të vitit 2013.

    Përmes këtyre pamjeve dalin në dritë detaje të tjera të cilat tregojnë se cfarë ka ndodhur në Drejtorinë e Tatimeve disa ditë para se të konstatohej problemi në servera.

    Televizioni "News 24" videon ku vihen re qarte lëvizjet që janë bërë në zyrën e serverave të Tatimeve nga data 15 deri në datën 17 nëntor 2013.

    Në video shihet Ermal Beqiri në zyrën e Drejtoreshës së Tatimeve Briselda Shehaj, deputeti Spartak Braho si dhe grupi i Auditit. Grupi i Auditit ka qëndruar dy herë nga 12 orë në zyrën e serverave.

    Problemi me te dhenat u konstatua në datë 21 Nëntor te vitit 2013, ditë në të cilën drejtoresha e Tatimeve kallëzoi drejtorin e IT, Renald Rista për ndërhyrje në të dhëna, i cili në mbrëmje të po asaj dite u arrestua nga blute e Tiranës bashkë me tre persona të tjerë, por pak ditë më pas u la i lirë nga gjykata. Por cka ndodhur në të vertetë?

    Më 12 Nëntor, ministria e Financave dërgoi në drejtorine e Tatimeve një grup auditi për sistemin e IT i cili kishte për qëllim autidimin e funksionalitetit të infrastrukturës së sistemit të IT, të drejtën për akses dhe mirëmbamjtjes se sistemi. Por, sipas dëshmive të Ristës, dhënë në prokurorinë e Tiranës, grupi ka hyrë në ambientet e serverave të IT, nga ku lind edhe debati mbi ligjshmerine e ndërhyrjes së grupit të auditit ne servera.

    Ne pamjet filmike të dites së premte, datë 15 Nëntor 2013, duket qartë i dërguari i ministrisë se Financave Ermal Beqiri i cili ka hyrë në ambientet e drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve i shoqëruar nga deputeti i parlamentit Spartak Braho, ku kane takuar drejtoreshën e tatimeve, Briseida Shehaj.

    Më pas është kryer takimi me shefin e IT Renald Rista, të cilët i kanë shpjeguar nga Briseida Shehaj, rolin e Beqirit në këtë institucion. Nga ana e tij Rista ka theksuar se të dhenat janë shumë sensitive, ndaj edhe ka kërkuar nga i derguari i Financave, dokumentin mbi të cilin Ermal Beqiri mbështet punën e tij.

    Pas debatesh një grup prej 4 personash, rreth orës 18:30 minuta është parë të hyjë në dhomën e serverave te shoqëruar nga Ermal Beqiri, të cilët deri në orën 06:00 të mëngjesit të së shtunës, dt, 16 nëntor kanë kopjuar jo vetëm të dhënat e sistemit të deklarimit elektronik por cdo gje që ishte prezente.

    SHEHAJ: TË DHËNAT NUK JANË ZHDUKUR, JANË RIKTHYER SËRISHT

    Në një lidhje telefonike nga News 24 Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briselda Shehaj shprehet se të dhënat e denoncuara të zhdukura nga serverat nuk kanë humbur dhe janë rikthyer përsëri. Ajo thekson se personat që shfaqen në video kanë autorizim për të hyrë në ambientet e Drejtorisë së tatimeve.

    I keni parë pamjet që kemi transmetuar në këto momente?
    Jo nuk i kam pare...

    Është një video që disponohet nga Prokuroria shfaqet Ermal Beqiri dhe Spartak Braho në zyrën e tatimeve. Përse ndodhen aty?
    Ai është grupi i auditit i dërguar nga Ministria e Financave. Është cështje në hetim. Une videon nuk e kam parë. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë. Unë nuk jam informuar për fshirjen e të dhënave. Të dhënat nuk janë zhdukur janë rikuperuar që të gjitha.

    Janë rikuperuar të dhënat?
    Nuk mbaj mend kur është bërë rikthimi por rikthimi është bërë dhe të gjitha të dhënat janë në servera.

    Personat që shfaqen në video janë të autorizuar?
    Kur të shikoj videon do ua them. Personat që hyjnë në administratën tatimore kanë një autorizim për të hyrë.

    Jeni në dijeni që personat kanë dal në orën 6 të mëngjesit dhe është punuar gjatë gjithë natës?
    Nuk kam asnjë koment për të bërë përsa kohë çështja është në hetim.

    RISTA: MORËN TË DHËNAT DHE NDËRHYNË NË PROCESVERBALE
    Ish -drejtori i IT së Drejtorisë së Tatimeve Renald Rista shprehet se personat që shfaqen në video kanë pasur autorizim nga drejtoresha Shehaj për të marrë çdo lloj informacioni nga serverët e tatimeve. Sipas tij këta persona kanë nxjerrë jashtë Drejtorisë së Tatimeve të dhënat dhe kanë ndërhyrë në procesverbale.

    Personat që shfaqen në video janë të autorizuar?
    Shpresoj që të duken qartë personat që hyjnë në drejtorinë e tatimeve pa autorizim. Ligji ta ndalon marrjen dhe nxjerrjen e të dhënave nga administrata tatimore. Më pas kanë ndodhur ndërhyrje në procesverbale.

    Ju keni zhvilluar një debat me zotin Beqiri përse?
    Po kam zhvilluar debat për mosmarrjen e të dhënave në mënyrë abuzive. Këta zotërinj ishin me urdhër të prerë nga drejtoresha e përgjithshme që të marrin çfarë të duash. Kam marrë forma kërcënuese.

    Qeveria pretendo se të dhënat janë zhdukur para datës 15 nëntor dhe se ky grup është çuar për të hetuar zhdukjen e të dhënave. Keni ju prova që këto të dhëna janë zhdukur pas kësaj date?

    Ndërhyrja ka ndodhur në datën 20 në orën katër. Faktet janë evidente personat nuk gjenin të dhënat e tyre. Personat më kanë raportuar në datën 20 se nuk gjenin të dhënat e tyre. Këta persona që shfaqen në video kanë kopjuar të gjitha të dhënat që nga viti 1996 dhe nuk e di ku kanë vajtur. Dhe kanë vazhduar aktivitetin e tyre deri në datën 20.





    HISTORIKU I NGJARJES

    Renald Rista Drejtori i IT ne Tatime
    Brisilda Shehaj Drejtoreshe e Tatimeve DPT
    Tatjana Elezi, drejtoresha e Auditit te Ministrise se Financave
    Leopold Weninger (perfaqesuesit e kompanise austriake) e-Taxation.
    Eduard Seewald (perfaqesuesit e kompanise austriake) e-Taxation.
    Andi Agaraj specilist IT DPT
    Alketa Aliaj specilist IT DPT
    Erlish Shahu, IT DPT
    Robert Shahini, IT DPT
    Sokol Ibraj. IT DPT
    Brunilda Bishani specilist IT DPT
    Alan Jenssen, Norman Gilanders drejtuesit e FMN si dhe nje expert tjeter
    Elton Ropi punonjes te kompanise iKubInfo
    Ermond Pardhaku punonjes te kompanise iKubInfo

    Ne date 12.11.2013 z. Renald Rista e therret Brisida Shehaj (drejtoresha) ne zyren e saj dhe e prezanton me znj. Tatjana Elezi si drejtoresha e Auditit te Ministrise se Financave. U komunikua se ishin evidentuar disa defekte te faqes se DPT www.tatime.gov.al duke ju treguar nje flete formati A4 ne te cilen kishte stimuluar nje servis dhe kishte arritur te nxirte prej saj username dhe password te databazes. Z. Renald Rista i kerkoi te tregonte menyren si e kishte bere kete gje per te bere sistemimet e duhura ne faqe nga ana e tij por, Panajoti tha qe “do te vinte javes tjeter qe te shikonin te gjita gjerat bashke pasi ate jave do te udhetonte per ne Londer, Angli”. Me pas paraqiti nje listen e temave qe mund te diskutoheshin javes ne vijim. Ne presence te Leopold Weninger dhe Eduard Seewald (perfaqesuesit e kompanise austriake) Renald Rista shpjegoi menyren si funksiononte drejtoria e TI dhe sistement te cilat kishte ne perdorim, gjithashtu i paraqiti nje raport te ALCIRT mbi sigurine e faqes web dhe mbi nje incident te muajit Prill te ketij viti nga i cili kishin patur nderhyrje ne faqen web.

    Diten e Premte date 15.11.2013 rreth ores 10:20 Renaldi u informua nga specialistet e drejtorise se IT se Znj Brisida Shehaj, Drejtoresha e Pergjithshme kishte hyre ne dhomen e serverave sebashku me nje person te panjohur prej tyre dhe ju kishte kerkuar dy specialisteve te mos e njoftonin sepse nuk duhet te ishte ne dijeni (z. Andi Agaraj dhe znj. Alketa Aliaj). Z. Renald Rista nga sa pa nga kamerat e sigurise ne oren 09:50 ne zyren e drejtoreshes se pergjithshme kishte vajtur z. Ermal Beqiri i shoqeruar nga deputeti z. Spartak Braho dhe ne oren 10:18 drejtoresha e pergjithshme bashke me z. Ermal kane shkuar te dhoma e serverave.

    Po ate dite rreth ores15:45 sekretarja e Drejtoreshes i kerkon z. Renald Rista te qendroje ne zyre ne pritje te nje takimi qe do te kryej te zyra e saj.

    Ne oren 16:15 nepermjet sekretares z. Rista e therrasin ne takim te zyra e Drejtoreshes se Pergjithshme. Ne takim ndodhej drejtoresha e pergjithshme znj.Brisida Shehaj dhe z. Ermal Beqiri. Drejtoresa e Pergjithshme e prezantoi si i derguari i Ministrit te Financave dhe i Kryeministrit i cili do te bente nje raport. Z. Ermal filloi te bente disa pyetje mbi sistemin si me poshte: (Ermali si E, Renaldi si R dhe Brisida si B)

    E: Ku ndodhet sistemi?
    R: Cili nga sistemet pasi ne tatime ka shume sisteme.
    E: Sistemi i tatimeve, ai qe perdor biznesi
    R: Sistemi i deklarimit elektronik ndodhet ne DPT (server room)
    E: Sa kapacitet ka sistemi?
    R: Kapacitet per cfare?
    E: kapacitet ne total
    R: Mos do te thuash hapesire fizike ne storage?
    E: Po
    R: Duhet te jete rreth 1.7TB
    E: Ok nje harddisk 4 TB eshte i mjaftueshem
    R: Per cfare behet fjale
    B: Ermali eshte derguar te shohe situaten keshtu qe te lutem ndihmoje te mbaroje shpejte punen.
    R: Ok por se kuptoj cfare pune do bej dhe cfare ndihme kerkohet, megjithate po bej nje prezantim ne zyre Ermalit sikurse u shpjegova diten e Marte ne menyre qe te jete me i qarte se cfare kerkon nenkupton sistem.

    Nga mbledhja u nisen per te zyra e Renaldit sebashku me z. Ermal per ti bere prezantim mbi sistemet qe DPT ka ne perdorim. Pasi u be nje prezantim i pergjithshem i sistemeve (rreth 10 min), z. Rista i kerkoi Ermalit t'i shpjegonte se cfare do te bente dhe cila eshte kerkesa.
    Ermali shpjegoje se kishte ardhur te bente klonim (kopje identike) te serverit te sistemit. Z. Rista i kerkoi te paraqiste nje dokument (urdher, vendim apo shkrese) ne te cilen mbeshteste punen e tij. Ermali deklaroi se dokumenti eshte sjelle ne DPT dhe nuk kishte kopje me vete. Z. Rista i kerkoi te gjente dokumentin para se ta lejonte ate te kryente ndonje veprim. Z. Rista i kerkoi z. Ermal, te dilnin nga zyra e tij dhe z. Rista vajti te zyra e Drejtoreshes se Pergjithshme Brisida Shehaj duke i kerkuar dokumentin ne te cilin z. Ermal mbeshteste punen e tij. Z. Rista i shpjegoje Drejtoreshes se te dhenat qe DPT disponon jane shume sensitive dhe mund te konsultohet me to vetem punonjesit e administrates ose nese ka nje vendim gjykate apo prokurori qe lejon nje veprim te tile nga persona jashte kesaj administrate.

    Ne menyre shume te vendosur drejtoresha i tha z Rista se ajo e kishte mare nje shkrese qe lejonte punen e z. Ermal dhe grupit te tij te punes por qe se kishte ne zyre dhe se mbante mend kujt ja kishte deleguar. Ne forme urdheruese znj. Brisida Shehaj tha, Renald jepi te gjitha te dhenat qe kerkon z. Ermal dhe grupi i tij, sepse e ka derguar Kryeministri dhe Ministri i Financave.

    Ne ate moment hyn ne zyren e Drejtoreshes edhe z. Ermal dhe pyet “A u sqaruat?. Znj. Shehaj i thote z. Ermal, "Po por, te lutem mos e shkruaj kete gje ne raport. Tani do te shoqeroje Renaldi qe te maresh te gjitha te dhenat. Pastaj ju drejtua z. Renald Rista duke i thene vazhdo bashke me Ermalin dhe mbaroni kete pune".

    Pasi dolen nga zyra e Drejtoreshes se Pergjitheshme ne koridor z. Renald Rista takon edhe 3 persona te tjere te cilet nuk i njihte me pare. z. Rista i pyeti se kush ishin dhe cfare kerkonin ne DPT. Keta persona ju pergjigjen se jane punonjes te disa kompanive private dhe kishin ardhur me kerkese te z. Ermal si pjese e grupit te punes.

    Z. Renald Rista i kerkoi z. Ermal Beqiri sqarime mbi keta persona dhe perse po vepronin ne kete menyre. Ermali ju pergjigj qe keshtu eshte urdheri dhe keta persona do te asistonin ne punen qe do te kryhej, z. Rista i kerkoi deklaratat e konfidecialitetit qe keta persona kane bere pasi te dhenat qe kerkohen jane shume sensitive.

    Ermali ju pergjigj se nuk ka dijeni cfare mund te kene bere keta persona dhe se cdo gje eshte sqaruar nga Drejtoresha e Pergjithshme. Z. Renald Rista hyri ne zyren e tij dhe dhe filloi te perpilonte deklarata konfidencialiteti te cilat duhet ti firmosnin te gjithe personat qe do te futeshin ne dhomen e serverave dhe do te punonin me te serverat qe mbanin te dhena. Z. Ermal Beqiri i komunikoje z. Rista se asnje nga personat e tjere nuk do te firmoste dhe se, ne kete menyre z Rista po trembte specialistet e tjere per te bere punen e tyre.

    Z. Beqiri tha se mund te komunikonte me Ministrin apo Kryeministrin duke i raportuar kete sjellje por nuk do te ishte mire pasi gjerat u sqaruan me Drejtoreshen e Pergjithshme. Qendrimi i z. Rista ishte “mund te therrasesh edhe perendine por ketu punet dhe veprimet behen vetem me dokumenta”. Gjate kohes qe po debatonin mbi kete ceshtje z. Rista mori nje telefonate ne numrin e zyres nga Drejtoresha e Pergjithshme duke i thene me ze te ulet “Te lutem jepi cfare kerkon se e ka derguar Kryeministri dhe se nuk ka kuptim debati”.

    I gjendur para ketyre kushteve z. Renald Rista telefonoi kater specialiste te TI te paraqiteshin ne pune per te shoqeruar keta persona ne punen qe do te benin. Rreth ores 18:30 z. Renald Rista shoqeroi z. Ermal Beqiri dhe ekipin e tij prane dhomes se serverave dhe i la present specialistet e TI ne DPT (z. Robert Shahini, z. Sokol Ibraj dhe z. Andi Agaraj) per te monitoruar punen e tyre. Z. Renald Rista i kerkoi specialisteve te TI ne DPT te mbanin procesverbale mbi cdo veprim qe do te kryhej dhe u largua nga Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve.

    Ne daten 16.11.2013 (diten e Shtune) rreth ores 11:00 z. Renald Rista eshte informuar nga specialistet e DPT (z. Sokol Ibraj) se kishin qendruar ne pune deri ne oret e para te mengjezit se dites se shtune (ora 07:00) dhe se z. Ermal Beqiri sebashku me ekipin e tij po kopjonin cdo te dhene qe gjendej ne servera (rreth 34 servera) pra nuk po kopjonin vetem te dhenat e sistemit te deklarimit elektronik por cdo gje e ishte prezente ne dhomen e serverave dhe se do te vazhdonin punen rreth ores 12:00 te dites se shtune.

    Rreth ores 11:30 z. Renald Rista ka shkuar ne DPT per te takuar z. Beqiri dhe ka pritur ne lokalin ngjitur me deren e DPT ku eshte takuar edhe me rojen e objektit si dhe z. Ilir Sallaku specialist ne drejtorine e burimeve njerezore. Z. Rista me z. Sallaku ka shkembyer mendime nese veprimet qe po kryeshin ishin konform ligjit apo jo.

    Rreth ores 12:20 vjen z. Beqiri me te cilin eshte debatuar serisht per paraqitjen e dokumentave te cilat mbeshtesin punen e tij. z. Beqiri debatoje per rreth 15 min me z. Ilir Sallaku per te njejten ceshtje dhe per te shpjeguar se veprimet arbitrare dhe te padokumentuara mund te kene pasoja te renda. Z. Ermal Beqiri mbajti te njejtin qendrim duke thene se kjo ceshtje eshte e urdheruar nga Kryeministri dhe Ministri i Financave dhe eshte sqaruar edhe me Drejtoreshen e Pergjithshme. Z. Beqiri eshte shprehur se 'Nese duhen te dhena shtese te z. Rista dhe z. Sallaku te kontaktojne me Drejtoreshen e Pergjithshme e cila ka mare urdherin.

    Pas ketij debati z. Ermal Beqiri ka vijuar me specialistet e tij dhe ne presence te specialisteve te DPT (Sokol Ibraj dhe Robert Shahini) punen per kopimin e te dhenave.

    E DIELE
    Diten e diele ne date 17.11.2013 z. Renald Rista eshte informuar se po vazhdonte puna per kopimin e te dhenave dhe se cdo gje do te perfundonte brenda ores 20:00.Z. Rista ka marre pamjet filmike nga kamerat e sigurise ne DPT te hyrje daljeve te ketyre personave gjate dy diteve.

    Diten e hene date 18.11.2013 z. Rista eshte informuar nga stafi i TI mbi faktin se ne sisteme (server) kishte ndryshim te dates dhe ores dhe si pasoje te gjithe ata qe deklaronin ne date 18.11.2013 ne sistem regjistroheshin me date tjeter.(bashkangjitur disa emaile qe tregojne problemin) si dhe disa servera nuk ndizeshin si pasoje e nderhyrjeve gjate fund javes. Z. Rista ka urdheruar stafin e TI te evidentonin te gjitha rastet qe do kishin keto probleme, te mbanin procesverbale per evidentimin dhe ngjarjen e ndodhur dhe ti raportonin.

    Gjate datave 18.11.2013 – 20.11.2013 z. Rista kreu takime intensive me drejtuesit e FMN (Alan Jenssen, Norman Gilanders si dhe nje expert tjeter). Gjate dites z. Rista ka kerkuar ne protokoll dhe ne zyrat e Drejtorise se Auditit, Kontrollit, Drejtoreshes se Pergjithshme etj..shkresen (apo urdherin) qe mund te kishte ardhur nga Ministria E Financave per detyrat qe ishte ngarkuar grupi i kontrollit (kopjimit) por nuk pati mundesi ta gjente nje shkrese te tille.

    Ne date 19.11.2013 (diten e Marte) rreth ores 08:30 z. Renald Rista eshte informuar nga stafi I TI (te cilet ishin te corientuar dhe frikesuar) se z. Ermal Beqiri dhe z. Panajot Gjiknuri, te instaluar ne zyren e drejtorit te auditit (me kompjuter dhe laptop) kishin filluar te merrnin ne pyetje stafin e TI duke i pyetur keta te fundit rreth te dhenave personale si dhe per pajisjet dhe sistemet (si username password etj..) pa e vene ne dijeni dhe pa e njoftuar Drejtorin e TI z. Renald Rista. Personat qe ishin pyetur nga z. Ermal Beqiri dhe z. Panajot Gjiknuri ishin Andi Agaraj, Erlish Shahu, Robert Shahini, Sokol Ibraj dhe Alketa Aliaj.

    Z. Rista ka urdheruar te gjithe stafin e TI te mos vene ne takime te tilla dhe te mos dalin nga zyra pa marre me pare lejen e tij, aq me teper te mos japin asnje informacion apo te dhene pa u mbajtur ndonje procesverbal. Nese z Beqiri dhe z. Gjiknuri kerkonin informacione ata duhet te sillnin ne forme te shkruar dhe pergjigja duhej t'ju jepej ne forme te shkruar.

    Z Renald Rista ka shkuar ne zyren tij dhe ka pergatitur doreheqjen pasi ishte kthyer i pamundur ushtrimi i detyres ne ato kushte.Z. Rista ka vijuar takimet me drejtuesit e FMN. Rreth ores 12:30 duke i falenderuar per mbeshtetjen qe i kishin dhene gjate punes se tij, ka informuar drejtuesit e FMN se do te dorezonte doreheqjen per arsyet e mesiperme. Per rreth 1 ore e 30 minuta z. Rista ka diskutuar me drejtuesit e FMN mbi kete ceshtje.

    Z. Alan Jenssen (drejtursi i ekipit te FMN) i ka kerkuar z. Rista te mos e paraqiste doreheqjen sepse do te organizonte me urgjence mbledhje me drejtuesit e Ministrise se Financave dhe DPTatimeve per te kerkuar me shume mbeshtetje ne punen e tij dhe ne projektet qe po zhvilloheshin ne DPT ne te cilat z. Rista ishte drejtues si dhe ti kerkonin te veprojne si perfituesit e projekteve.

    Ne oren 14:20 z. Rista eshte informuar se specialistja e TI,znj. Brunilda Bishani ishte thirrur ne zyren e auditit nga z. Beqiri dhe z. Gjiknuri. Brunilda kishte kundershtuar paraqitjen ne ate zyre (sipas urdherit te z. Rista ne mengjes), por ajo eshte detyruar te paraqitej ne zyren e auditit nga Drejtoresha e Pergjithshme nepermjet sekretares se saj.

    Ne ate interviste pervec te tjerave, znj. Bishani i eshte kerkuar nga z. Beqiri dhe z. Gjiknuri te instalonte sistemin e tatimeve SIT ne nje server jashte institucionit(nuk e dihet me saktesi ku). Rreth ores 15:00 z. Rista ka gjetur nje shkrese te futur poshte deres se zyres se tij, e cila ishte nje fotokopje e planit te auditit (bashkangjitur).

    Rreth ores 15:30 z. Rista ka vajtur ne zyren ku ndodhej z. Beqiri dhe ka diskutuar me z. Ermal Beqiri (vetem ai ishte prezent) mbi veprimet qe ata po kryenin dhe i ka kerkuar te mbajne procesverbale mbi diskutimet (intervistat) qe po bejne me stafin si dhe ka debatuar perse nuk ishte vene asnjehere ne dijeni se cfare po behet dhe perse po beheshin gjithe keto veprime.
    Z. Ermal Beqiraj sqaroje se “nuk kishin ardhur per koka turku” por duke pare ngarkesen qe kishte z Rista ne pune nuk donin ta shqetesonin si dhe do ti vinte radha edhe atij per tu pyetur. Z. Rista i ka kerkuar z. Beqiri qe ti drejtojne nje kerkese qofte edhe me e-mail mbi veprimet qe do te kryenin ne menyre qe z. Rista te organizonte stafin duke mos penguar punen e perditeshme sidomos kur kerkohej staf te TI te instalonte sisteme (te mbrojtura me ligj) jashte institucionit.

    Kjo kerkese nuk u dorezua asnjehere. Ne oren 17:00 te asaj dite eshte organizuar takimi i kerkuar nga FMN me drejtuesit e Ministrise se Financave (2 zv/Ministra, disa keshilltare te Ministrit, Drejtoresha e Pergjithshme e tatimeve, FMN, pjestare te kompanise Austriake per projektin e-Taxation si dhe disa drejtor/e nga ministria e financave dhe tatimeve perfshire edhe z. Rista).

    Ne ate takim FMN kerkoi me shume mbeshtetje ne projektin te cilin z. Rista e drejtonte, angazhim me te madh nga Ministria e Financave dhe drejtuesit e rinj ne menyre qe projekti te mos deshtoje. FMN kerkoi te merreshin vendime per te zbatuar reformat e propozuara. Ne perfundim te takimit z. Rista ka bere nje takim rreth 5 minuta me zv Ministrin e Financave z. Ervin Mete i cili i ka kerkuar te rimendonte doreheqjen dhe se FMN e kishte informuar mbi gjendjen. Ai do te angazhohej me shume per te ndihmuar ne ecuri me te mire te projektit etj. Po ate dite z. Rista ka informuar Drejtoreshen e Pergjithshme (mbas mbledhjes) per doreheqjen qe do te dorezonte diten e neserme.

    Ne date 20.11.2013 pasi perfundoi takimi i z. Rista me FMN dhe Price Water House Cupper (PWC) ne zyrat e PWC, z. Rista ka vajtur ne DPT dhe ka dorezuar ne protokoll (rreth ores 13:00) doreheqen nga funksioni dhe sherbimi civil.Z. Rista eshte larguar nga institucioni rreth ores 16:00.

    Ne date 21.11.2013 ne zyren e z. Renald Rista jane paraqitur disa pergjegjesa sektori te TI Gjergj Nestor, Vilma Muslli dhe Alketa Aliaj te cilet e informuan mbi nje problem qe kishte sistemi i deklarimit elektronik. Dukej sikur mungonin deklaratat e biznesit per te gjitha periudhat e mepareshme. Ky fakt ishte diktuar nga Midena Bardhi (specialiste e TI). Procesi i cili transferon deklaratat nga sistemi i deklarimit online ne SIT(Sistemi i Integruar i Tatimeve) nje dite me pare ishte duke transferuar deklaratat e muajit Tetor (ky proces zgjat disa dite per te transferuar deklaratat e nje dite) dhe ate dite kishte kaluar shume shpejte deri ne daten 20 Nentor.

    Ne ato momente z. Rista ka njoftuar ne telefon z. Panajot Gjiknurin dhe i ka kerkuar te paraqitet sa me shpejte ne DPT si dhe te marri me vete te gjithe tekniket qe kishin nderhyre server gjate diteve te fundit. Z. Rista ka telefonuar z. Elton Ropi (punonjes is kompanise iKubInfo e cila kishte ndertuar ate sistem) te vinte sa me shpejte prane DPT per ti ndihmuar ne analizimin e serverave dhe rekuperimin e te dhenave.

    Ne oren 10:15 z. Renald Rista lidhur laptopin me monitorin e madh ne zyre e tij dhe ne prezence te Alketa Aliaj, Gjergji Nestor dhe Vilma Muslli ka hapur databazen dhe ka vene re se ne tabelen e deklarimeve ndodheshin vetem 733 deklarata ne te cilat data me e hereshme i perkiste 20.11.2013 ora 16:06.

    Per sa eshte verejtur perciptaz ne sistem kishte edhe deklarata te dates 22.11.2013, date e cila nuk kishte ardhur akoma pasi ishim ne daten 21.11.2013. Ne oren 10:20 ne zyren e z. Renald Rista vjen edhe z. Panajot Gjiknuri me Ermal Beqiri te cileve ju ka shpjeguar problemin dhe ju kerkoi sqarime per veprimet qe kishin bere.

    Gjithashtu z. Rista i ka kerkuar te rregullonin serverin dytesor te databases i cili nuk ndizej prej dites se djele dt. 17.11.2013 per shkak te nderhyrjeve qe ata kishin bere. Rreth ores 11:15 z. Rista dhe te gjithe te pranishmit ne zyren e tij kane shkuar ne dhomen e serverave perfshire edhe specialistet e auditit per te pare serverat.

    Ne ato momente kishte mberritur ne godine z. Elton Ropi bashke me z. Ermond Pardhaku (punonjes te kompanise iKubInfo).Z. Rista i ka kerkuar stafit te TI ne DPT, Perfaqesuesve te iKubInfo dhe personave te auditit te punojne me shume kujdes pasi nje gabim i vogel mund te demtonte te dhenat.
    Veprimet qe ata duhet te kryenin ishin: duhet te benin backup dhe te fotografonin situaten e log-eve per tu analizuar si hap i dyte, te rekuperonin te dhenat (proces qe mund te zgjaste rreth 2 ore), te verifikonin cfare kishte ndodhur dhe nga cfare faktore mund te kishte ardhur kjo humbje, te benin nje relacion per tju referuar Drejtoreshes se Pergjitheshme per veprime te metejshme.

    Me pas z. Rista eshte larguar per ne ceremonine mortore te z. Sokol Olldashit sebashku me zv Drejtorin e Pergjithshem z. Afrim Brahimaj.

    Rreth ores 12:00 z. Rista eshte njoftuar nga sekretarja e Drejtoreshes se Pergjithshme qe te paraqitej ne pune me urdher te Drejtoreshes dhe me urgjence. Rreth ores 12:30 z. Rista eshte paraqitur ne zyren e Drejtoreshes se Pergjitheshme e cila kishte mbledhur te gjithe pergjegjesat e sektorit te TI ne prezence te drejtorit te Auditit, Juridik, Ermal Beqiri, Anora Topi dhe ndonje tjeter.

    Znj. Brisida Shehaj i ka kerkuar llogari z. Rista perse nuk ishte e informuar mbi ngjarjen, perse persona nga iKubInfo ishin ne dhomen e serverave pa autorizimin e saj dhe se stafi i TI rrinte ne zyre sikur te mos kishte ndodhur gje. Z. Rista ka informuar znj Brisida Shehaj dhe te pranishmit ne zyre se mbi ngarjen ende nuk kishte informacion te sakte cfare ka ndodhur por vetem nje konstatim. Pasi specialistet ta analizonin do ti pergatiste nje informacion te hollesishem sepse nuk mund te fliste me hamendje.

    Personat e iKubInfo i kishte kerkuar z. Rista ne menyre qe te asistonin ne analizimin e shkaqeve dhe rekuperimin e te dhenave pasi ata, jane ndertuesit e sistemit te deklarimit elektronik dhe e njohin me detaje, si dhe ata kane autorizim pasi kane firmosur deklaratat. Drejtoresha e pergjitheshme ne kete diskutim ka thene se asnje nga pergjegjesat e sektoreve te TI nuk do te jete me ne ate detyre nga dita e neserme dhe kercenoje z. Renald Rista duke i thene “Ti e ke vendin ne burg” gjithashtu do te njoftonte Ministrin dhe Kryeministrin per cfare kishte ndodhur si dhe policine per te analizuar ngjarjen.
    Drejtoresha e Pergjithshme urdheroje qe, asnje te mos shkoje ne dhomen e serverave dhe te dilnim nga zyra e saj. z. Elton Ropi dhe z. Ermond Pardhaku ishin debuar nga godina nga drejtoresha pak me pare.

    Per rreth 20 minuta ne DPT, erdhen oficeret e policise te cilet filluan te pyesnin per ngjarjen dhe te merrnin te dhena edhe me ndihmen e z. Ermal Beqiri.

    Me kerkese te oficereve te policise asnje prej stafit nuk duhet te levizte nga zyra dhe te mos shpreheshin ne telefon me asnjeri per cfare kishte ndodhur. Te ndare neper zyra z. Renald Rista edhe stafi i tij u pyeten disa here mbi ngjarjen dhe cfare mund te kishte ndodhur. Me kerkese te inspektoreve vendosen ne zyren z. Renald Rista ne monitorin e madh edhe kamerat e sigurise ne menyre qe ata te shikonin levizjet per nje dite me pare. Nje moment rreth mbasdites ne presence te stafit te TI dhe oficerve te policise z. Ermal Beqiri i kerkoi z. Renald Rista te percaktonte personat te cilet duhet te rindertonin sistemin SIT nga kopjimet qe ata kishin bere gjate fundjaves ne servera jashte ambienteve te DPT.

    Z. Rista i ka thene se persona do ti caktonte kur te perfundonim pune qe ishin duke bere ate dite dhe pasi te kishin zgjidhur problemin madhor qe kishin ate dite si dhe pasi z. Beqiri te paraqiste kerkesen me shkrim qe z. Rista i kishte kerkuar.

    Nje oficer policie (I vjeter ne moshe) nderhyri duke i thene z. Rista "pse tregohesh pa edukate, caktoja ato qe te kerkon Ermali dhe mos bej fjale kot." z. Rista i ka kerkuar oficerit dhe z. Beqiri te mos diskutonin me pa i dorezuar kerkesen me shkrim dhe pa mbyllur problemin e asaj dite.

    Rreth darkes i gjithe stafi i TI (z. Renald Rista me te gjithe stafin e TI rreth 22 persona) jane shoqeruar per ne ambientet e Drejtorise se Qarkut te Policise se Tiranes per te plotesuar deklaratat mbi ngjarjen. Pasi plotesuan deklaratat z. Renald Rista ka mesuar se per te, policia leshoi urdher arresti ne flagrance dhe u shoqerua ne ambientet e paraburgimit.

    Me pas edhe z. Elton Ropi i cili ishte paraqitur ne polici me kerkese te oficereve te policise (disa ore pas ngjarjes) ishte leshur urdher arresti ne flagrance dhe u ndalua ne dhomat e paraburgimit. Ne daten 24.11.2013 z. Renald Rista dhe z. Elton Ropi u paraqiten ne gjykate per marre masen e cila cilesoi arrest te paligjshem veprimin e policise dhe caktoi mase detyrim paraqitje deri ne perfundim te hetimeve.

    Ne daten 27.11.2013 z. Renald Rista eshte njoftuar se ishte pezulluar nga detyra me vendim, deri ne perfundim te hetimeve.

    Ne menyre te paprecedente administrata tatimore mban te fikur te gjithe sherbimet elektronike per qytetaret dhe bizneset. Asnje njoftim ne shtyp apo media nuk e be nga Drejtoria e Pergjitheshme e tatimeve per te udhezuar tatimpaguesit si te vepronin.

    Serveret e e tatimeve te fikur nga data 25.11.2013 deri ne daten 05.12.2013

    Serverat dhe sistemet jane mbajtur te fikur deri ne daten 05.12.2013 (nuk dihet i kujt ka qene vendimi per ti mbajtur fikur keto sherbime) dhe po ne daten 05.12.2013 Ministria e Financave deklaron se sherbimet jane operative dhe funksional por, nga te gjitha sherbimet punonte vetem faqa e internetit dhe asnje nga sherbimet e deklarimit (te librave te shit blerjes, TVSH TF, sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, listpagesave etj). Shume biznese deklarojne se nuk jane ne gjendje te shohin deklaratat e tyre gje e cila nenkupton se te dhenat nuk jane rekuperuar.

    Pasoja:
    Veprime te paligjshme nga grupi i auditit mbi marrjen e te dhenave

    Nxjerja e te dhenave (te mbrojtura me ligj, neni 24 dhe 25 iligjit 9920 Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise)

    Me fikjen e sistemeve, bizneset nuk deklarojne dot, pasi deklarimet behen vetem nepermjet formes elektronike, per rrjedhoje nuk paguajne dot.

    Eshte vepruar me procedura te pa percaktuara per deklarimet situate e cila ka sjelle pasiguri te biznesi, rradhe te gjata ne zyrat e postave dhe degradim te mekanizmave te ndertuar me pare.

    Eshte krijuar hapesire per evasion fiskal dhe abuzime te ndryshme.

    Rregjistrime te reja te biznesit nuk behen dhe nuk reflektohen ne system.

    Kasat fiskale nuk raportojne te dhenat (bllokuar).

    Eshte paralizuar puna ne administraten tatimore.

    Mungesa e kontrollit tatimor, i jep mundesi abuzuesve, te kryejne veprime te paimagjinushme.

    Prokuroria: Do t’i kërkojmë News24 materialin filmik
    Pas publikimit të videos së serverit të tatimeve në News24 ka reaguar edhe Prokuroria e Tiranës. Prokuroria bën me dije se po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal për akuzën e “Ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike”.

    Prokuroria deklaron se do t’i kërkojë televizionit News24 materialin filmik të transmetuar. Ky vendim i prokurorisë së kryeqytetit është marrë pasi vlerësohet se materiali filmik mund t’i shërbejë hetimit.

    Ministria e Financave: Problemin e të dhënave e paditëm në prokurori, pamjet janë shfaqje mediatike
    Pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të shfaqura në një prej televizioneve shqiptare, nuk janë as më shumë e as më pak se sa vazhdimi i shfaqjes mediatike të nisur muaj më parë rreth kësaj çështjeje.
    Problematika shqetësuese e të dhënave në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është konstatuar dhe bërë publike nga drejtoria e DPT. Ka qënë pikërisht DPT, përmes drejtores, që këtë ndërhyrje flagrante e ka paditur në Prokurori.
    Kjo çështje është aktualisht nën hetim dhe Ministria e Financave është në pritje të zbardhjes së plotë nga organet hetimore të problematikës së konstatuar prej nesh.
    Ministria e Financave siguron të gjithë qytetarët dhe sipërmarrjen private se problematika në fjalë nuk cënon aktivitetin e përditshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe as privatësinë e të dhënave në fjalë.

    (NEWS24/d.b/a.n/BalkanWeb)

  5. #25
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    asnje qeveri ne 23 vjet nuk ka pasur kaq shume skandale ne kaq pak kohe. Dhe vazhdojne ta quajne rilindje. Flini gjume me endrra rilindje nderkohe babezia ben kerdine..

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:


  7. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Braho: Pse isha te Tatimet, do hap petët e komplotit financiar të Berishës

    Emri:  spartak-braho-ibna-565x409.jpg

Shikime: 505

Madhësia:  47.6 KB
    Deputeti Spartak Braho, njëherësh kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë, ka reaguar pas shfaqjes së videos së Tatimeve. Ai e cilësoi praninë e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në funksion të detyrës që kryen dhe akuzoi administratën e Berishës për një komplot financiar. “Në cilësinë e deputetit dhe të kryetarit të Komisionit të Sigurisë, unë kam të drejtë të shkoj kudo ku mendoj se cenohet siguria e vendit”,- tha deputeti i LSI. Braho paralajmëroi se në ditët në vijim do denoncojë komplotin financiar siç e cilëson ai, që mban autorësinë e ish-kryeministrit Sali Berisha. “Është e vërtetë që kam qenë tek Tatim-Taksat si deputet dhe si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe si tillë unë kam të drejtë të shkoj kudo ku shikoj se cenohet siguria e vendit dhe, në rastin konkret, siguria financiare e strukturave të shtetit”- tha deputeti Braho. Sipas tij, ai ka konstatuar se ish-kryeministri Sali Berisha është ideator i një komploti financiar që i ka kushtuar rëndë shtetit. “Në ditët në vijim unë do t’ia hap petët këtij byreku ku ka kullotur banda financiare e Saliut. Gjithsesi, e gjithë kjo aferë financiare është denoncuar dhe po hetohet nga prokuroria. Prandaj zotërinjtë e PD-së, të kenë durim, ta lënë prokurorinë rehat, se nuk i shpëton dot as Shkëlzen Ternova”, – përfundoi reagimin e tij deputeti Spartak Braho.

    MAPO

  8. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Prokuroria: Hetimi për serverin vazhdon, kërkojmë pamjet

    Prokuroria tha dje se hetimet për ndërhyrjet në serverin e Tatimeve janë në vazhdim. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme i bëri thirrje televizionit “News 24” që t’i vërë pamjet filmike në dispozicion të hetimit. “Në bazë të materialit që i është referuar prokurorisë, institucioni kallëzues ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj një ish-punonjësi të saj, për të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dyshon se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin e saj elektronik. Në kuadër të hetimeve për këtë procedim, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen verifikimet e nevojshme, si edhe ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës teknike, e cila ende është duke u zhvilluar pranë Policisë Shkencore”,-thuhet në njoftim. Më tej shtohet se pamjet filmike nuk gjenden në dosjen hetimore. “Ky vendim i prokurorisë së kryeqytetit është marrë pasi vlerësohet se materiali filmik mund t’i shërbejë hetimit. Ndër të tjera, nga kjo video do të punohet për të sqaruar rolin e secilit prej personave të shfaqur në të, në kuadër të procedimit penal të nisur tashmë për “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, – tha Prokuroria.

    MAPO

  9. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Noka: Braho gënjen, nuk ishte te Tatimet si kryetar i Komisionit të Sigurisë

    Nënkryetari i komisionit të sigurisë, Flamur Noka, hedh poshtë pretendimet e deputetit Braho dhe justifikimet e tij për pamjet nokafilmike që e implikojnë në skandalin e të dhënave tatimore. Sipas tij deputeti i LSI-së Spartak Braho nuk ishte tek Tatimet në atributin e kryetarit të Komisionit të Sigurisë. Noka flet për fshirje gjobash ndaj biznesit dhe për manipulimin e të dhënave në serverin e Tatimeve.

    “Si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, iu bëj me dije, se për asnjë moment, nuk kemi pasur në axhendën tonë, apo në shqetësimet tona, cështje që kanë të bëjnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, apo me serverat e saj. Justifikimi i z. Braho, për praninë e tij në korridoret e këtij institucioni sëbashku me kreun e grupit të ndërhyrjes së paligjshme, nën shoqërinë e drejtoreshës, është jo vetëm i dobët, por dhe krejt i pavërtetë. Nëse z. Braho do të ishte atje i pranishëm për çështjet e sigurisë, ne, dhe unë si nënkryetar i komisionit parlamentar, minimalisht duhej të kishim dijeni. Alibitë dhe justifikimet nuk e fshehin dot atë cfarë ka ndodhur me serverin e Drejtorisë së Tatimeve ku ruhen të dhënat personale të biznesit dhe qytetarëve të vendit”, thotë Noka në një deklaratë për mediat.

    Më tej deputeti i PD-së flet për një krim të rëndë të kryer në serverin e Tatimeve. “Manipulimi i të dhënave tatimore, ndërhyrja në sistemin e gjobave të biznesit, është bërë me bekimin dhe kujdesin e vecantë të krerëve të mazhorancës Rama-Meta. Dyshja Rama-Meta ka ndërhyrë në të dhënat konfidenciale e të mbrojtura me ligj për të bërë të mundur që bizneset të reduktojnë, ose zerojnë gjobat, me kusht që paratë t’i derdhin në xhepat e tyre. Jemi para një krimi të rëndë, një korrupsioni galopant, përmes një skeme të mirëorganizuar, ku përfshihen njerëzit e besuar të Ramës dhe Metës”, thekson Noka.

    Sipas tij kjo është arsyeja pse mazhoranca refuzoi ngritjen e komisionit hetimor të propozuar nga opozita.

    MAPO

  10. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Vjedhja e të dhënave te Tatimet, Berisha: Ky është akt skandaloz

    TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi dje ndaj videos së publikuar nga “News 24”, ku vihen re lëvizjet që janë bërë në zyrën berisha-ne-zyre-6e serverave të Tatimeve nga data 15 deri në datën 17 nëntor 2013, pamje të cilat nuk figurojnë më në hardiskun e arkivit të kamerave të Drejtorisë së Tatimeve. Pamjet janë pjesë e dosjes së prokurorisë, e cila po heton fshirjen dhe zhdukjen e 4.3 milionë deklaratave tatimore të bizneseve në nëntor të vitit 2013. “Në historinë e shtetit shqiptar ky është një nga aktet më skandaloze, është vjedhje e të dhënave financiare të një vendi për 20 vjet me radhë. Aty është vjedhur çdo deklaratë e qytetarëve shqiptarë gjatë viteve të fundit dhe çdo e dhënë financiare e tatimeve të vendit 20 vitet e fundit. Qëllimin e këtij akti të paimagjinueshëm e di Edi Rama me Shkëlqim Canin, që e kanë organizuar. Aty është dërguar në kundërshtim me çdo ligj, çdo rregull këshilltari i Edi Ramës, që është një maniak për kontrollin e emaileve…”, – tha dje Berisha në një intervistë për agjencinë Noa.al. Berisha ka bërë përgjegjëse për situatën e krijuar edhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briselda Shehaj. “Ajo është një mashtruese ordinere, dhe më vjen keq që e them këtu. Ajo është përgjegjëse zyrtare pas ministrit. Ajo ka dhënë urdhër në kundërshtim me ligjet. Kurrë këshilltari i kryeministrit dhe këshilltari i ministrit nuk mund të jenë adutit. Në çdo vend të botës këshilltari i kryeministrit ka vetëm një tagër, t’i japë këshilla kryeministrit dhe nuk mund të japë asnjë urdhër, askujt në administratën shtetërore. Këshilltari i ministrit ka vetëm një tagër, një të drejtë, të këshillojë çdo ditë ministrin e tij, nuk ka kurrë funksione auditi…”, – tha ai.

    MAPO

  11. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2013
    Postime
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Intervista e z.Spartak Braho shfaqe te verteten e per sa i perket skandalit ne Drejtorine e Tatimeve.

    Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Kreut të Komisionit të Sigurisë, deputetit Spartak Braho, i ftuar në studion e Ora Live.

    Z. Braho çfarë ishte videoja që ju paraqiste juve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimtaksave?

    Duke më akuzuar mua që nuk kam të drejtë të vete në institucionet e shtetit dhe respektivisht në Drejtorinë e Tatim-Taksave. Si deputet unë jam betuar para Kushtetutës, që do të zbatoj Kushtetutën dhe ligjin, madje do të garantojë sigurinë kombëtare. Në ligjin për statusin e deputetit është parashikuar që deputeti ka të drejtë të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mbi bazën e kërkesës që bën dhe miratimit që i jep Kryeministri. E dyta unë kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, një komision mjaft i rëndësishëm dhe që lidhet edhe me një tjetër pozicion timin si anëtar i Komitetit Qendror të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga Kryeministri. Në një mbledhje të posaçme të këtij komiteti u ngrit një shqetësim nga Ministri i Financave dhe që lidhej me zbulimin e një evazioni që kishte ndodhur nga 2 subjekte, të cilat në bashkëpunim me disa firma kineze fantazëm kishin arritur të grabisnin nga thesari i shtetit rreth 5 milion dollarë. Pas kësaj ngjarjeje natyrisht gjendja u vlerësua dhe Kryeministri urdhëroi që ministri i Financave dhe unë të bënim të bënin një inspektim në Drejtorinë e Tatimtaksave. Biseduam me drejtoreshën dhe ajo evidentoi disa shqetësime. Për të qenë korrekt me kontrollin i sugjerova ministrit që të ngremë një grup auditi për këtë problematikë. Ministri më datë 12.11.2013 ka urdhëruar një grup pune, në përbërje të të cilit janë: Panajot Gjiknuri, përfaqësues dhe drejtor i IT-së në Ministrinë e Financave, Ermal Beqiri, Olsi Karapici, Thanas Iraldi, Florian Vranezi. Këtyre iu dha detyrë që të gjurmojnë të dhënat përkatëse në serverat qendrore në tatimtaksa ashtu si edhe ne serverat periferikë rajonalë.

    Lajm-Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-01-2014 më 14:02

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •