Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Gjithsesi prape mendoj per te dhenat e 4 viteve, ose eshte e ekzagjeruar nga media (si ne gjithe rastet e ngjashme), ose eshte paaftesi e drejtuesve te IT per te mbrojtur keto te dhena.
    Ne sistem eshte opsioni te kerkosh informavione p.sh nga nje peridhur deri ne nje tjeter,edhe mund te kete qene keshtu mendoj nga nje date e caktuar te para 4 viteve deri te viti i fundit,thjesht data i jep aty,dhe nese ka ndodh keshtu nuk eshte per tu habitur se jan ne pytje 4 vite.

    P.S.Une nuk kuptoj si auditorit i lejohet te futet ne sistem,ku per te pas qasje ne sistem duhet nje person i zyrtarizuar dhe certifikuar dhe nje alternativ,ku as drejtori ska qasje ne sistem,auditori mund te kerkoj raport per sa vite te doje nga personi zyrtar.
    Pastaj keto te dhena nuk jan edhe ne ndonje vend tjeter,p.sh te te Hyrat vetanake?Apo ne raportin e Bankes Qendrore?Apo nuk behen fare permes bankes pagesat...Bohh s'po kuptoj asgje!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Normalisht, per cdo server ka backup-e ditore, javore dhe mujore. Qe behen ne shirita magnetike.

    Problemi eshte sh I rende, nese vertet Kane marre keto te dhena dhe nese I Kane fshire.

    Gjithnji nese eshte e vertete.

    Ajo qe dihet eshte qe ka mbi 2 jave qe sistemi online nuk funksionon.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    U sqetesova sinqerisht me kete lajme edhe thashe , c po behet ketu . Kaq manipulativ eshte rama ?

    Jo merr daje . Problemi qendronte ketu : Berisha edhe mafja pas tij , duan te fshijne te dhenat per orgjit edhe mega skandalet qe i kane bere ketij populli .

    Ja edhe njehere , ku na dele , qe akuza e padronit Berisha eshte nje tentative per te fshire aktet e tij kriminale , bashke me banden e tij .

    Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në një deklaratë për mediat për të denoncuar atë që ai e quajti zhdukjen e 4.3 milionë deklaratve tatimore të bizneseve.

    I shoqëruar nga drejtori i pezulluar i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zoti Berisha tha se persona të paautorizuar kanë ndërhyrë në sistemin elektronik të tatimeve, me urdhër të kryeministrit Rama.
    Sipas tij, kjo është bërë me qëllim manipulimin e deklarimeve të bizneseve dhe vendosjen e gjobave ndaj tyre. Zhdukja e deklarimeve tatimore u denoncua dy javë më parë nga vetë drejtorja e përgjithshme e tatimeve, Briseida Shehaj. Për këtë ajo fajësoi shefin e IT, Renald Riska, dhe aktualisht çështja po hetohet nga prokuroria.
    Por, Riska nga ana e vet, i mbështetur edhe nga ish-kryeministri Berisha, akuzon persona të tjerë për zhdukjen e të dhënave, me aludimin se ata janë urdhëruar nga drejtues të qeverisë së tanishme. Ndërkohë që palët po këmbejnë akuza të ndërsjellta për çështjen e zhdukjes së të dhënave, prej disa ditësh sistemi i vetëdeklarimit online të bizneseve nuk funksionon.
    Kjo është konstatuar nga tatimpaguesit, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është shprehur se ky problem lidhet me mosfunksionimin provizor të serverave. Sipas drejtorit të pezulluar Riska, mosfunksionimi i sistemit online krijon hapësira për abuzime dhe për evazion.
    Hanpi syte , edhe pse jam i ndergjegjshem , qe ju qe po perhapni keto lajme , jeni na protagonistet e ketij akti mafjoz .

    Burimi eshte nga Scan TV .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Hajduti bertet kapeni hajdutin lool.Normalisht Rama ska asnje interes te fshij te dhenat tatimore te kohes se s.b.Fshirja erdhi si pasoj e kontrollit te paralajmeruar.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #15
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Kjo vjen si pasoje e administrimit te keq te kompjuterave
    dhe rregullores dhe policise me boshlleqe qe ka drejtoria e tatimeve.
    Drejtoria e tatimeve duhet te kishte instaluar program spiun ne cdo kompjter per te monitorizuar aktivitetin e cdo kompjuteri dhe punen e cdo punonjesi.
    Kjo ka vlere te dyfishte.
    1.E para parandalon vjedhjet,fshirje(delete) te paligjshme,kopjime te paligjshem dhe aktivitete te tjera te paligjshme si dhe aktivitete ne kompjuter qe skane lidhje me punen
    2.Programi spiun siguron te dhena te rendesishme dhe te sakta mbi shkallen e eficences se punes per cdo punonjes dhe mund te
    perdoret per te pare aftesite profesionale te punonjesve,Kush eshte i shpejte e pune,kush punon sakte,kush eshte i pa afte,kush eshte i ngadalte.Te gjitha keto pyetje mund te
    gjejne pergjigje nga programet e monitorizimit/spiune.Programet regjistrojne keto aktivitete te paligjshme dhe mund te identifikohet edhe autori,cili punonjes e ka bere.
    Sipas rregullores cdo punonjes duhet te beje back up(kopje reserve) punen e tij/te saj ne fund te dites se punes dhe nje kopje arshivohet te zyra e drejtoreshes,ne Disqe ose hard drajv.
    Nqs nje rregullore e tille ekziston, por nuk eshte zbatuar, atehere drejtoresha eshte direkt pergjegjese,eshte fajtore dhe duhet ti behen letrat per gjyq.Nqs rregulla te tilla s'ka pasur,nuk kane ekzistuar atehere eshte faji i ministrise se financave dhe tatimeve qe duhet te kishte krijuar rregullore,polici dhe praktika te tilla te detyrushme per tu zbatuar nga gjithe drejtorite e tatimeve ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-12-2013 më 23:12
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Fshirja e serverit të biznesit, Braho u filmua në zyrën e drejtores së Tatimeve

    PD depoziton në Parlament kërkesën për komisionin hetimor.

    Përplasja e këshilltarëve të Qeverisë me drejtorin e IT.


    Partia Demokratike ka depozituar dje në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me fshirjen e deklaratave të biznesit në serverin e Tatimeve. “Shumë biznese deklarojnë se nuk janë në gjendje të shohin deklaratat e tyre, gjë e cila nënkupton se të dhënat tatimore mund të jenë fshirë”, thuhet në kërkesën e PD-së. Pjesë e materialit prej 10 faqesh është edhe kronologjia e ngjarjes nga 15 deri më 17 nëntor në serverin e Tatimeve, ku thuhet se: “Më datë 15.11.2013, rreth orës 10:20, z. Rista është informuar nga specialistët e Drejtorisë së IT (z. Andi Agaraj dhe znj. Alketa Aliaj) se drejtoresha e Përgjithshme, znj. Briseida Shehaj, kishte hyrë në dhomën e serverëve së bashku me një person të panjohur prej tyre. Z. Rista ka verifikuar menjëherë kamerat e sigurisë, nga ku rezulton se në orën 09:50 në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme ishte paraqitur z. Ermal Beqiri, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Spartak Braho”.

    Pjesë nga kërkesa e PD
    Nga të dhënat që disponon Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (një pjesë e të cilave ndodhet bashkëlidhur), rezulton se më datë 12.11.2013, z. Renald Rista, me detyrë drejtor i Teknologjisë së Informacionit pranë Drejtësisë së Përgjithshme të Tatimeve, është thirrur në zyrë nga zj. Briseida Shehaj, me detyrë drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, e cila e ka prezantuar me znj. Tatjana Elezi, drejtore e Auditit të Ministrisë së Financave dhe z. Panajot Gjiknuri, këshilltar i ministrit të Financave për Teknologjinë e Informacionit. Nga drejtoresha e Përgjithshme është komunikuar se z. Gjiknuri do të merrej edhe me situatën e IT-së në DPT.

    * * *

    Më datë 15.11.2013, rreth orës 10:20, z. Rista është informuar nga specialistët e Drejtorisë së IT-së (z. Andi Agaraj dhe znj. Alketa Aliaj) se drejtoresha e Përgjithshme, znj. Briseida Shehaj, kishte hyrë në dhomën e serverëve së bashku me një person të panjohur prej tyre. Z. Rista ka verifikuar menjëherë kamerat e sigurisë, nga ku rezulton se në orën 09:50, në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme ishte paraqitur z. Ermal Beqiri, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Spartak Braho. Në orën 10:18 drejtoresha e Përgjithshme bashkë me z. Beqiri janë futur në dhomat e serverëve. Në orën 16:15, z. Rista ka zhvilluar një takim në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme me z. Ermal Beqiri. Drejtoresha e Përgjithshme e ka prezantuar atë si të dërguarin e ministrit të Financave dhe të Kryeministrit, dhe që ishte i ngarkuar të bënte një raport për sistemet elektronike të Tatimeve.
    Z. Rista i ka kërkuar z. Beqiri t’i shpjegonte se çfarë do të bënte dhe cila është kërkesa. Z. Beqiri i ka shpjeguar se kishte ardhur të bënte klonim (kopje identike) të serverit të sistemit. Z. Rista i ka kërkuar të paraqiste një dokument (urdhër, vendim apo shkresë) në të cilën mbështeste ligjërisht punën e tij. Z. Beqiri ka deklaruar se dokumenti është sjellë në DPT dhe nuk kishte kopje me vete. Z. Rista i ka kërkuar të gjente dokumentin përpara se ta lejonte atë të kryente ndonjë veprim. Menjëherë z. Rista ka marrë kontakt me drejtoreshën e Përgjithshme për t’i kërkuar dokumentacionin mbështetës të veprimtarisë që do të kryente z. Beqiri. Z. Rista i ka shpjeguar drejtoreshës se të dhënat që DPT disponon janë shumë sensitive dhe mund të konsultohen me to vetëm punonjësit e administratës që janë të autorizuar ose nëse ka një vendim gjykate apo urdhër të prokurorit. Drejtoresha e Përgjithshme është shprehur se e ka marrë shkresën e Ministrisë së Financave dhe se z. Beqiri dhe grupi i tij duhej lejuar që të kryente punën e tij, sepse e ka dërguar Kryeministri dhe ministri i Financave. Së bashku me z. Beqiri kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, të cilët janë prezantuar si punonjës të disa kompanive private dhe se ishin pjesë e grupit të punës që drejtohej nga z. Beqiri.

    Panorama

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Dokumenti, ish-drejtori i IT në Tatime dha dorëheqjen më 18 nëntor. Rista: Pamundësi të kryej detyrën

    Emri:  faksimile.png

Shikime: 879

Madhësia:  42.8 KB
    Gazeta ‘Panorama” publikon sot faksimilen e doreheqjes se ish-drejtorit te Teknologjisë së Informacionit, Renald Rista, në datën 18 nëntor të vitit 2013 nga posti që mbante në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

    Në shkresën e dorëzuar prej tij, pranë drejtoreshës së Tatimeve Brisida Shehaj, ish-shefi i TI-së thekson se kërkon dorëheqje posti në Tatime edhe nga shërbimi civil në kushtet e pamundësisë së kryerjes së detyrës në këtë institucion. Kërkesa për dorëheqjen e Renald Ristës është protokolluar me nr.20360 në datën 20 nëntor të vitit 2013 dhe është firmosur nga ky i fundit.

    “Duke marrë shkas nga zhvillimet më të fundit, si dhe angazhimet e marra prej meje në kryerjen e detyrës së drejtorit të Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ju paraqes me anë të kësaj shkrese dorëheqjen e parevokueshme nga detyra që mbaj si drejtor i Drejtorisë së TI dhe nga shërbimi civil, në kushtet e pamundësisë së kryerjes së detyrës. Duke shprehur konsideratat më të larta për të gjithë personalin dhe drejtuesit e kësaj administrate më të cilët me është dhënë rasti të punoj që prej 15.12.2009 deri më sot, dëshiroj të theksoj gatishmërinë time për të ndihmuar administratën publike edhe në të ardhmen”, thuhet në letrën e Ristës.

    Ndërkohë, në kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor, pretendohet se kopjimi i serverëve është bërë në datat 16 deri në 19 nëntor.

    PANORAMA

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Ish-shefi i IT: Fshirja e serverit është filmuar

    Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bien në duart e prokurorëve që po hetojnë fshirjen dhe zhdukjen e 4.3 milionë deklaratave tatimore të bizneseve më 21 nëntor 2013.

    Ish-shefi i IT, Renald Rista, i thirrur për herë të dytë në Prokurori nga grupi i hetimit, mësohet se ka dorëzuar dje pamjet e kamerave të brendshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Burimet nga hetimi thanë se pamjet janë dorëzuar me procesverbal nga Renald Riska, i cili ka dhënë edhe shpjegimet e mëtejshme në lidhje me mënyrën si i ka marrë ato.

    Prokuroria e Tiranës, e cila po heton zhdukjen e të dhënave të 4-5 viteve të fundit në regjistrin e Tatimeve, kishte kërkuar një javë më parë që pamjet e kamerave të sigurisë të viheshin në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ndërsa ky institucion nuk i ka dorëzuar materialet filmike në Prokurori, grupi i hetimit i ka marrë ato në dorëzim nga ish-shefi i sektorit të IT, i cili më 21 nëntor 2013 u arrestua nga policia me urdhër të drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj.

    Gjatë dorëzimit të pamjeve filmike në Prokurori, ishshefi i IT ka pretenduar se në to duken qartë njerëzit që kanë hyrë në zyrën e tij dhe kanë fshirë të dhënat nga regjistri elektronik i Tatimeve, që doli jashtë funksioni për mëse tri javë. Prokuroria tha se nuk mund të konfirmojë asgjë më shumë se sa fakti se pamjet e kamerave tashmë janë në duart e hetuesve, dhe po shqyrtohen.

    Panorama

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Fshirja e 4 mln deklaratave në Tatime, Shehaj: Gjeta 3 njerëz të panjohur

    Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj ka qenë e para që dha alarmin për fshirjen e të dhënave nga serveri i Tatimeve, edhe pse për këtë histori deri tani ka versione të ndryshme. Shehaj thotë se është njoftuar për mosfunksionimin e sistemit online të deklarimeve të të dhënave dhe menjëherë i është drejtuar policisë për të zbardhur të vërtetën mbi këtë ngjarje. “Mapo” zbardh një pjesë të kallëzimit, që Shehaj ka bërë në policinë e kryeqytetit në datën 21 nëntor të këtij viti, pas konstatimit që ishin fshirë të dhënat e serverit të Tatimeve. Sipas saj janë fshirë plot katër milionë deklarime elektronike për periudhën 2007-2013. Shehaj ka treguar në polici se në datën 21 nëntor, rreth mesditës ajo ishte vënë në dijeni se janë fshirë të dhënat e deklarimeve online në serverin qendror. “Menjëherë kam shkuar në ambientet e serverit qendror të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku kam gjetur tre persona. Njëri prej tyre m’u prezantua si anëtar i stafit të institucionit, ndërsa dy të tjerët ishin punonjës të një kompanie private”,- thotë Shehaj në kallëzimin e saj. Menjëherë ajo ka marrë kontakt me drejtorin e IT-së, shtetasin Rendald Rista, i cili i ka thënë se dy punonjësit e kompanisë private vijnë për ta ndihmuar atë, pasi Drejtoria e Tatimeve ka patur një kontratë me kompaninë në fjalë për mirëmbajtjen e serverave. Sipas tij, kjo kontratë ka përfunduar në muajin mars. Por problemi me serverin e deklarimit të të dhënave online është konstatuar rreth orës 10:00 të po asaj date, kur punonjësit e ngarkuar për mbikëqyrjen e serverit kanë deklaruar se ka probleme me të dhënat online të deklarimeve. Madje për këtë gjë ishte vënë në dijeni edhe drejtori i IT-së, Renald Rista, i cili pasi ka bërë verifikimet në server i ka rezultuar se numri i deklarimeve online të mbërritura në sistemin online të Tatimeve ishte shumë më i vogël. Edhe pse kanë kaluar rreth 15 ditë nga kjo ngjarje, hetimi vazhdon ende në Prokurorinë e Tiranës. Fillimisht, ekspertët e policisë kanë sekuestruar serverat e Tatimeve, të cilët janë ruajtur me polic për të paktën 5 ditë, kohë gjatë së cilës janë marrë të dhënat e nevojshme që më pas janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar se personi i vetëm që kishte akses mbi të dhënat ishte drejtori i IT-së në këtë institucion, shtetasi Renald Rista, i cili u arrestua fillimisht nga policia dhe më pas u la i lirë me kërkesë të prokurorisë, që e konsideroi arrestimin të paligjshëm. Kjo për faktin se në momentet e para të ngjarjes, Rista nuk ka patur asnjë dijeni lidhur me fshirjen e të dhënave. Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të evidentuar të gjithë personat që kanë hyrë në ambientet e këtij institucioni, pasi drejtori i IT-së gjatë marrjes në pyetje, por edhe në deklaratë publike ka thënë se një grup personash të dërguar nga Ministria e Financave kanë punuar për disa ditë me radhë në serverat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Rista ka deklaruar se vetëm në datën 19 nëntor, pra dy ditë përpara se të konstatoheshin problemet në server, është njohur me një audit që po kryhej nëpërmjet një letre që ishte futur poshtë derës së tij. Pretendimet e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve dhe të drejtorit të Teknologjisë së Informacionit lidhur me fshirjen e 4 milionë deklaratave online, aktualisht po verifikohen nga njësia “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës.

    MAPO

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Serveri në Tatime u fshi pas “sulmit” në webfaqe

    Një ndërhyrje e paautorizuar në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: tatime.gov.al ka qenë preteksti i auditit që u bë në këtë institucion në nëntor të këtij viti, pak ditë para fshirjes nga serveri të 4.3 milionë deklaratave tatimore. Argumenti i auditit që është bërë në gjithë pajisjet elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka qenë pikërisht “sulmi” në faqen zyrtare të institucionit. Ngjarja ka ndodhur pas datës 10 nëntor 2013, kur personeli i IT në Tatime, përfshi edhe ish-shefin Renald Rista, është njoftuar se dikush ka ndërhyrë në faqen zyrtare.

    Prokuroria, e cila po heton “fshirjen e të dhënave nga serveri i Tatimeve”, ka evidentuar faktin se rreth datës 10 nëntor me një letër, sektori i IT ishte njoftuar nga zyra e drejtoreshës së Përgjithshme, Briseida Shehaj, se faqja e Tatimeve mund të sulmohej pasi dikush kishte arritur të depërtonte në bazën e të dhënave të saj. Letra madje jepte edhe të dhënat e hyrjes në databasen e faqes. Sektori i IT mësohet se ka nisur punën për marrjen e masave mbi këtë paralajmërim, edhe pse faqja e internetit e Tatimeve ka funksionuar normalisht pa ndonjë ndryshim të dukshëm në pamjen vizuale të saj, siç ndodh zakonisht në sulmet në internet.

    Pak ditë pas letrës paralajmëruese, sektori i IT është njoftuar se punonjës të Ministrisë së Financave do të kryenin në audit në të gjitha pajisjet. Kontrolli është kryer në datat 15, 16 dhe 17 nëntor dhe, pas këtij auditi, më 21 nëntor 2013, është konstatuar zhdukja nga serveri e 4.3 milionë deklaratave tatimore. Pas kësaj ngjarjeje, faqja e Tatimeve doli jashtë funksionit për më se dy javë, edhe pse të dhënat e fshira u arrit që të riktheheshin, pasi sistemi i ndërtuar ruante automatikisht një kopje (back up) për rastet e jashtëzakonshme.

    HETIMI
    Prokuroria e Tiranës i filloi hetimet në lidhje me ndërhyrjen në sistemin e të dhënave të Tatimeve më 22 nëntor 2013. Policia e Tiranës referoi materialet në ngarkim të shefit të IT, Renald Rista, që u ndalua me kërkesë të drejtoreshës së Përgjithshme, Briseida Shehaj. Rista u la i lirë nga gjykata një ditë më pas, ndërsa togat e zeza e konsideruan arrestimin e tij të paligjshëm. Nga shqyrtimi i materialeve në dosje, por edhe nga verifikimi i rrethanave të ngjarjes, organi i akuzës krijoi dyshime të bazuara dhe vendosi menjëherë bllokimin e të paktën dhjetë kompjuterave në zyrat e Tatimeve.

    Të gjitha këto pajisje i janë dorëzuar një grupi ekspertësh të informatikës dhe policisë shkencore. Grupi i hetimit ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize me qëllim evidentimin e kompjuterave, nga ku është bërë ndërhyrja në sistemin e të dhënave të bizneseve dhe mundësisht identifikimin e personave që kanë kryer ndërhyrjen. Në pritje të ekspertizës në pajisjet kompjuterike, një javë më parë prokuroria sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zyrat e Tatimeve për datat kur ka ndodhur fshirja e të dhënave. Imazhet filmike u dorëzuan në Prokurori nga ish-shefi i IT në Tatime, Renald Rista. Ky i fundit i vendosi pamjet në dispozicion të grupit të hetimit, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ia dha prokurorisë pamjet në fjalë. Kërkesës së organit të akuzës për materialet filmike që tregonin lëvizjet e personave në zyrat e brendshme kur ndodhi ngjarja, Drejtoria e Tatimeve iu përgjigj se pamjet nuk disponoheshin, pasi fshiheshin automatikisht nga sistemi një herë në dy ditë.

    Panorama

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •