Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Milton Friedman: Përse qeveria është problemi

    Kur një prift shërben një meshë, ai zakonisht ka një tekst. Zakonisht ky tekst shpreh një mendim me të cilin ai vetë ka rënë dakord dhe që duhet ta shpjegoje atë duke e zhvilluar idenë edhe me shembuj praktikë të jetës së përditshme. Jam përpjekur shpesh të gjej fjalën e përshtatshme për anti-tekst, sepse unë kam një meshë për ta shërbyer sonte, por ky tekst është i tëri gabim. Teksti vjen nga “Freedom Review” si një çështje e trajtuar atje gjatë muajve shtator-tetor, vend i cili është krejt i papërshtatshëm për këtë lloj teksti. Fjalën e kam për një përcaktim të njohur rreth: “Doktrinës së paqartë e të trashë në dukje e Reagan-it, për atë se Qeveria është Problemi.” Ky është teksti im apo anti-teksti për sonte.

    Teksti më ngarkon dy detyra: njëra është e lehtë por tjetra është e vështirë. Detyra e parë është që të demonstroj atë që qeveria është problemi; kjo është detyrë e lehtë. Detyra e vështirë është për të kuptuar përse qeveria është problemi. Përse ndodh që njerëz të orientuar drejt ideve dhe frymëzime publike prodhojnë një rezultat kaq të ndryshëm nga ajo që ata operojnë në tregun politik dhe ekonomik? Përse ndodh ajo që nëse do të merrnim një kampion, shembull i zgjedhur në mënyrë të rëndomtë nga njerëz që ndodhen në këtë sallë, për të zëvendësuar ata që janë sot në qeveri, gjasat do të jenë që politikat tona nuk do të mund të na ndihmonin për të zënë vend atje. Ky është fjalëkryqi përpara nesh i shtruar për zgjidhje. Përsa i përket detyrës së lehtë, më lejoni që në fillim të plagjiarizoj fjalët nga një këngë dashurie në të cilën tregohet që qeveria është problemi.

    Le të listojmë problemet madhore që kemi dhe të tregojmë se nga shkaktohen ato.


    Të provuarit që qeverisja është problemi

    Një nga problemet madhore që kemi në vend, është degradimi i sistemit arsimor. Pas asaj të ushtrisë, industria e edukimit arsimor është më e madhja në vend. Shpenzimet totale të qeverisë për shkollimin, unë e quaj shkollim në vend të edukimit arsimor, pasi jo i gjithë shkollimi është edukim arsimor; po përafrohen me shpenzimet ushtarake. Duke llogaritur në buxhet të ashtuquajturën Peace Divident (term i përdorur pas Luftës së Ftohtë, ku shpenzimet e luftës ishin shkurtuar dhe pjesa e fondeve të papërdorura ishte premtuar të futej në fusha të tjera social ekonomike), këto shpenzime po ua kalojnë atyre të mbrojtjes. Sasia e parave e përdorur për një nxënës, është trefishuar, ndërkohë që cilësia e arritur është gjithnjë e më e ulët. Shkollat po degradojnë dhe ky është një problem i madh ku qeveria është përgjegjëse pa diskutim.


    Paligjshmëria dhe Krimi

    Nëse ka ndonjë funksion të shtetit për të cilin do të binin dakord të ishte ashtu dhe libertarianët anarkistë deri në ekstrem, ky është funksioni i mbrojtjes së individëve në shoqëri, të cilët atakohen dhe dëmtohen nga individë të tjerë. Pra, për t’ju mbajtur ju nën mbrojtje nëse goditeni rëndom ose jo, nga njerëz të tjerë. A ka ndonjë që mund të thotë se tek ne ky funksion po bëhet mirë? Pak. Bile shumë larg asaj që duhet. Kjo bëhet pjesërisht, sepse ka shumë ligje që thyhen; dhe sa më shumë ligje të tilla që thyhen të ketë, aq më vështirë është të parandalohen ato për të mos u thyer. Kjo nuk vjen për mungesë në të kuptuarit e nevojës së ruajtjes të ligjit, por për më tepër, nga shkaku i rritjes së përqindjes së atyre ligjeve që nuk mund të bindin dhe të fitojnë besimin e njerëzve. Ju mund të diktoni forcërisht vetëm ato ligje që shumica e njerëzve besojnë në to si ligje të mira, pra ato ligje që pengojnë ato veprime të cilat nuk duhen bërë edhe nëse nuk ka ligje. Kur ligjet parandalojnë akte të paligjshme, të cilat shumica e njerëzve i gjykojnë si të moralshme dhe të drejta, këto mund të zbatohen vetëm me mjete force. Ndalimi i alkoolit, ishte një shembull tipik i kësaj.

    Aktualisht, unë besoj se kemi një numër të madh të paligjshmërisë, veçanërisht, shkatërrimi nga brenda të qyteteve në përpjekje për të ndaluar të ashtuquajturat droga. Unë i emërtoj të ashtuquajtura droga, sepse drogat më dëmtuese në SHBA janë ato legale si: cigarja dhe alkooli. Ne dikur ishim përpjekur të ndalonim përdorimin e alkoolit dhe të narkotikëve, e bërë kjo me një kosto jashtëzakonisht të madhe nga shteti. Ne tani po përpiqemi të ndalojmë përdorimin e narkotikëve me një kosto akoma më të madhe. Një konsekuencë e veçantë që nuk unë e konsideroj që nuk duhet mbrojtur absolutisht, është kërdia që bëhet në Kolumbi, Peru dhe vende të tjera nga qeveria jonë, për arsye që ne nuk jemi në gjendje të zbatojmë ligjet tona.

    Le të kthehemi këtu në shtëpinë tonë, pavarësisht nëse e besoni apo jo, këtu kemi një funksion krejt të papërshtatshëm të qeverisë për të ndaluar njerëzit nga të ngrënët e diçkaje që ju e konsideroni të dëmshëm për ta, dhe që ju besoni që qeveria duhet të ndërhyjë pasi qenka e dëmshme për ta apo për të tjerët. Përpjekjet e qeverisë për ta bërë këtë kanë dështuar. Sepse kjo ka bërë më shumë dëme ndaj viktimave të pafajshme, përfshirë dhe publikun e gjerë dhe veçanërisht banorët brenda këtyre qyteteve, duke mos sjellë asnjë të mirë për ata që kanë zgjedhur të përdorin narkotikë të ndaluar, qoftë edhe po të ishin legale këto. Ne do të kishim përsëri viktima të pafajshme edhe nëse drogat do të legalizoheshin. Por ata përdorues do të ishin më të paktë në numër, dhe do të kishte mundësi të bëhej shumë më tepër për reduktimin e numrit të përdoruesve të tyre.

    Të pastrehët

    Çfarë e ka shkaktuar këtë masë të madhe të të pastrehëve në vend, e cila përbën një fatkeqësi dhe skandal? Shumica e saj është e shkaktuar nga aksionet e qeverisjes. Kontrollimi i rentës nga shteti ka kontribuar për këtë, apo me forma të tjera siç është vendimi i qeverisë për të mbyllur qendrat e njerëzve me probleme mendore duke i hedhur ata në rrugë. Apo krijimi i programeve të strehimit publik, duke shkatërruar ndërtesat e strehimit duke i kthyer ato në terrene për krime dhe veprime të tjera të liga.

    Shkatërrimi i Familjes dhe vlerave të saj


    Po përballemi me një kolaps të jashtëzakonshëm të vlerave të familjes, me një numër në rritje të shtatzënisë në moshë të mitur, lindje të jashtëligjshme dhe familje vetëm me një prind. Qeveria nuk mund të jetë përgjegjësja e vetme për këtë gjëndje shqetësuese; sidoqoftë, ajo ka kontribuar në një shkallë të madhe për këtë gjendje. Një nga arritjet më produktive të Institutit të Manhattan-it ishte sponsorizimi i studimit të Charles Murrey për këto fenomene. Libri i tij Losing Ground, na sjell evidenca bindëse që këto probleme sociale janë një pasojë e politikave të gabuara dhe të keqorientuara qeverisëse. Personalisht unë mund të shtoj që një tjetër keqorientim i politikave të qeverisë që ka luajtur rol në rrënimin e vlerave sociale e kulturore, është politika e thirrjes nën armë. Por këtë argument do ta trajtoj në një rast tjetër.

    Kostoja e Strehimit dhe mungesat për Strehim

    Një tjetër problem social është kostoja e lartë e strehimit dhe shkatërrimi i sistemit të strehimit. Pjesa veriore e Bronx-it duket si pamjet e disa fotografive të ardhura nga Jugosllavia të disa zonave atje të shtëpive me strehë të rrënuara. Pa dyshim që këtë e ka krijuar kontrolli i rentës nga këshilli i qytetit të New York-ut. E bërë kjo direkt apo indirekt nga nëpërmjet qeverisë duke marrë këto njësi strehimi nga pronarët pasi kështu do të mund të kontrollonin rritjen e qirave nga ana e pronarëve. E njëjta gjë ka rezultuar kudo ku kontrolli i rentës ka qenë adoptuar apo i detyruar, ku veçanërisht New York-u është pa asnjë dyshim rasti më i rëndë.

    Për një kohë të gjatë kemi patur një zgjerim në të gjithë vendin një sistem ligjesh për rregullimin zonal të ndërtimeve dhe aksione të tjera të qeverisë të cilat kanë rritur në mënyrë drastike koston e ndërtimeve. Një nga miqtë e mi në Kaliforni, ka qenë kontraktor ndërtimi që para Luftës II Botërore. Unë e pyeta: duke supozuar që ju do të ndërtonit të njëjtën ndërtesë sot si ajo në vitin 1945 me të njëjtën firmë projektuese, dhe duke supozuar që çmimi i krahut të punës, materialeve të ndërtimit e tjera, do të ishin të njëjta si në atë kohë, sa do të kushtonte vetëm pjesa e lejes së ndërtimit nga qeveria? Pasi u mendua pak, ai tha: Të paktën ¼ e kostos më tepër se atëherë.


    Rritja e tejskajshme e kostos për Shërbimin Shëndetësor


    Shteti ka luajtur një rol gjithnjë në rritje në shkallë të gjerë në sistemin shëndetësor në vend. Për dekada të tëra, shpenzimet totale në Medicare ishin rreth 3 deri në 5% të të ardhurave kombëtare. Tani kjo përqindje shkon rreth 12-13%, ku kishim një përshpejtim të madh pas reformave të vitit 1965, të marra në këtë fushë. Disa nga ju mund të keni parë një artikull të publikuar një gazetë ekselente të informimit publik, Wall Street Journal, në të cilin unë kam cituar dhe ilustruar në shifra koston për pacient në ditë, e axhustuar kjo me inflacionin. Kjo kosto ishte 26 herë më e madhe në vitin 1989 krahasuar me atë të vitit 1946; numri i personelit për krevate spitalore ishte 7 herë më i lartë, ndërkohë që numri i krevateve në spitale është përgjysmuar. Avancimet e mëdha në sistemin mjekësor kanë qenë konkrete, por avancime të tilla kishim edhe përpara vitit 1965 duke vazhduar edhe më pas. Këta njerëz në personel 7 herë më të shumtë në numër që janë sot për krevat spitalor, nuk janë aspak të angazhuar në shërbimin direkt ndaj pacientëve, shumica dërrmuese e tyre janë njerëz që thjeshtë firmosin në formularët e pafund të qeverisë, për të bërë të mundur të paguhen si të punësuar nga shteti.


    Krizat financiare

    Besoj se të gjithë jeni në dijeni të dobësive të sistemit tonë financiar. A ka ndonjëri dyshim në atë se shkaktari i këtyre dobësive është qeveria në Ëashington? Krizat në kreditet dhe depozitat ishte prodhuar nga qeveria, ku në fillimet e tyre ishte shkaktuar nga përshpejtimi i inflacionit në vitet ‘70, e cila kishte shkatërruar vlerat monetare të shumë njerëzve, pastaj më vonë, në vitet ‘80, kjo ishte shoqëruar me një sistem rregullimi shumë të varfër, bërë nëpërmjet rritjes së sasisë së mbuluar nga siguracionet e depozitave deri në 100.000 dollarë, dhe tani së shpejti, nëpërmjet asaj që njihet si një kontroll i plotë i menaxhimit të krizave. Ju e dini tashmë listën e gjatë të tyre.


    Problemet e transportit

    Ne të gjithë ankohemi rreth aksidenteve rrugore në autostrada. Kjo është interesante për arsye të ndryshme. Industria e prodhimit të automobilave privatë është në gjendje të prodhojë çfarëdolloj automobili për çdo klient, por qeveria duket të jetë e paaftë të prodhojë një sistem të autostradave që të jenë krahasimisht cilësore me to. Një kontrast i ngjashëm ekziston lidhur me agjencitë e fluturimit dhe aeroportet. Industria e prodhimit të avionëve privatë ka qenë në gjendje të ndërtojë të gjitha modelet e avionëve që agjencitë e fluturimeve komerciale dëshironin të blinin; ku dhe këto agjenci kanë mundur të rekrutojnë pilotët, stjuardesat, mekanikët dhe grupet e shërbimit, e kështu me radhë. Ku është ngushtuar gryka? A është ajo në aeroporte, në ambientet e kontrollit të fluturimeve? Përse? Sepse ato janë të administruara nga qeveria.


    Politikat ekonomike jo efektive

    Unë akoma nuk i kam përmendur politikat ekonomike jo të zgjuara dhe efektive. Ku do desha të theksoja faktin që administrata e Bushit ka praktikuar politika të kundërta me ato që njihen si Reaganomiks (politika ekonomike të formëzuara dhe të zbatuara gjatë viteve të lidershipit të administratës së Ronald Reagan). Kjo ka bërë që të kemi si rrjedhojë një rikuperim shumë të ngadaltë deri të paktën, në vitet ‘90. Po ashtu, unë nuk jam ndalur gjatë në të ashtuquajtura ‘Mbirregullime të Industrisë’, apo politikat agrare nën të cilat taksapaguesit paguajnë fermerët për të rritur prodhime bujqësore të cilat do të shkatërrohen, depozitohen apo hidhen poshtë. Unë nuk kam përmendur tarifat dhe kuotat, apo Affirmative Action (ligj federal që rregullon një zbatim të detyruar në raportin e punësimeve të pakicave racore dhe njerëzve me ngjyrë qoftë në administratë shtetërore, qoftë në korporata bizneset e të cilave lidhen kontrata ku palë është qeveria); apo ligjet për kufijtë e pagave dhe orët e punës. A ka akoma ndonjë dyshim që qeveria është problemi?

    Asnjëra nga këto që përmendëm nuk tregon se qeveria nuk ka në të vërtetë një funksion real. Absolutisht, tragjedia qëndron në atë që: meqenëse qeveria po bën shumë gjëra për të cilat ajo nuk është e nevojshme aspak për t’i bërë, dhe ku fatkeqësisht këto funksione janë duke u bërë shumë keq. Është e vërtetë se një nga funksionet normale dhe të detyrueshme të shtetit është mbrojtja e vendit nga armiqtë e huaj, apo në preventivin e forcës ose të autoritetit të disa individëve apo grupeve brenda për brenda vendit, duke siguruar një sistem juridik adekuat për t’i zgjidhur këto lloj konfliktesh. Këto të fundit, mendoj se janë ato që qeveria duhet të performojë. Siç është përmendur nga Mr. Gilder lidhur me librat e Huber dhe Olson, vendimet e diskutuara të gjyqësorit, nuk është aspak vendi që një qeveri duhet ta konsiderojë si një funksion të saj.


    Ndotja e ambientit

    Unë do të befasohesha nëse ndonjë nga kolegët apo partnerët tanë në universitete do të thoshte aty këtu se tregu privat dhe kapitalizmi, por jo qeveria është problemi, dhe do të mund të sillnin argumente sipas së cilave janë sipërmarrjet private shkaktarët e pasojave të dëmshme për shoqërinë tonë.

    Një nga përgjigjet më të shkurtra për ta do të ishte: Ndotja. Sipërmarrjet private, mund të thonë ata, se janë përgjegjëse për ndotjen e ujit, të ajrit dhe për shkatërrimin e tokës. Unë do t’u sugjeroja që të krahasojnë shkallën e ndotjes në ato vende të cilat janë qeverisur nga qeveri të tilla si në Poloni, Rumani dhe Bashkimin Sovjetik me shkallën e ndotjes në këtë vend. Ndryshimi nuk është në atë se qeveritë tona kanë qenë më shumë eficiente për shmangien e ndotjes. Kjo ka ndodhur për shkak se sipërmarrjet private kanë kuptuar se ndotja nuk sjell përfitim, dhe se është më shumë e leverdishme të mos kishte ndotje.

    Në fakt, mendoj se kemi këtu një funksion real të qeverisë lidhur me ndotjen, dhe ky do të ishte ai i përcaktimit të kushteve për vlerësimin e dëmeve jo vetëm të palëve përgjegjëse, por dhe impaktit të këtyre dëmeve për gjithë shoqërinë. Sidoqoftë, deri tani politikat dhe praktikat e qeverisë aktuale nuk ka qenë as eficiente dhe as efektive. Një shembull është ligji i Clean Air (i ajrit të pastër), kaluar së fundi, i cili do të bëjë shumë pak gjëra rreth pastrimit të ajrit, por më shumë do të bëjë në zhvatjen e xhepave të industrisë.

    *Përktheu: Luan Kola


    MAPO

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Azbi Kataraku (16-07-2014),CRO (09-07-2014),Do Not Tread On (11-07-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Milton Friedman: Përse qeveria është problemi

    Shpjegimi i ‘Përse qeveria është problemi’

    Milton Friedman

    Lobimet e Interesave Speciale

    Shpjegimi më i zakonshëm rreth asaj përse qeveria është problemi, të cilin unë e kam theksuar, është influenca e milton-friedman-300x202interesave speciale. Shpeshherë, aksionet e qeverisë sjellin benefite të koncentruara kur vendosin shpërndarje të kostos. Një shembull dramatik më ndodhi dje kur po bisedoja me një shofer taksie. Ju e dini se shoferët e taksive janë burimet dhe bartësit e anekdotave. Meqë unë kam qenë për një kohë të gjatë i interesuar në problemin e taksive, unë e pyeta atë se sa është çmimi i një lejeje që duhet të paguajë një shofer taksie për të pasur të drejtë të punojë në rrugët e New York-ut. Sepse, siç mund ta dini ju, atje ka një numër të kufizuar taksish, drejtuesit e të cilave duhet të pajisen me këto medaljone. Ky çmim është sot afërsisht 100.000 deri në 125.000 dollarë.

    Është e qartë, nëse ju hiqni këto kufizime në numrin e taksive, beneficet do të kapërcenin shumëfish humbjet. Konsumatorët do të përfitonin duke pasur një shkallë më të gjerë të alternativave. Atje do të kishim më shumë taksi, pra do të kishim nevojë për më shumë shoferë. Për të tërhequr më shumë shoferë, të ardhurat nga ata do të rriteshin. Në zhargonin ekonomik, kurba e ofertës do të ketë një ngjitje pozitive.

    Përse akoma vazhdon kufizimi i numrit të taksive? Përgjigja është e qartë: njerëzit që kanë aktualisht këto medaljone do të humbisnin. Ata e dinë se do të humbisnin me siguri. Ata megjithëse nuk janë shumë, do të bënin shumë zhurmë nëpër zyrat e administratës të qytetit. Njerëzit që kanë në dorë të vendosin nëse duhen shtuar apo jo taksitë, nuk e dinë faktin se do të mund të punësoheshin më shumë njerëz apo me punë më të mirë. Nuk ka asnjë nga ju në këtë sallë që do të mendonte të shkonte në zyrat e qytetit për të dëshmuar për të pasur një shërbim taksish më të mirë. Kjo nuk ia vlen për ju për ta bërë këtë. Ju keni të drejtë: sepse ka një injorancë racionale tek ju për mos ta bërë këtë.

    Nëse një sipërmarrje private ka dështuar, ajo do të mbyllte dyert nëse nuk do të ndihmohej me fonde nga qeveria për të vazhduar biznesin; por nëse një sipërmarrje shtetërore do të kishte dështuar, ky dështim do të vazhdonte duke e mbajtur edhe me humbje këtë sipërmarrje.

    Fenomeni i koncentrimit të benefiteve dhe shpërndarjes së kostove të krijuara, është një shpjegim i përdorur për shumë programe qeveritare. Por unë nuk do të besoja aspak atë edhe për faktin e situatës që ndodhemi sot. Për shembull, kjo nuk shpjegon atë që kur një sipërmarrje shtetërore fillon dhe vazhdon të funksionojë, ajo do të rezultojë kurdoherë me një eficiencë ekonomike shumë më të dobët krahasuar me një sipërmarrje private të së njëjtit produkt prodhimi. Ndoshta është fakti i një benefiti të koncentruar që çon tek një sipërmarrje shtetërore. Sidoqoftë, unë vazhdoj akoma të mos kuptoj përse Shërbimi Postar është më pak eficient sesa United Parcel Services.

    Një përgjigje e zakonshme do të ishte ajo që një incentivë për fitime është kurdoherë më e fuqishme sesa incentiva për shërbimin publik. Në një aspekt, unë besoj që kjo është e drejtë, por në një aspekt tjetër unë besoj kjo është komplet e gabuar. Njerëzit që drejtojnë kompanitë private kanë të njëjtat incentiva si edhe njerëzit që punojnë për kompanitë qeveritare. Në të gjitha rastet, incentivi është i njëjtë: për të arritur interesat e tyre. Miku im i vjetër, Armen Alchian, i cili është një profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Angelos, e ka shprehur këtë në një formë shumë të drejtpërdrejtë. Këtu kemi një moment esencial, thotë ai, kjo mund të bëhej nga gjithkush që ju besoni, por me konditën që ky gjithëkushi të vinte interesin tuaj dhe jo interesin e tij (qeverisë) në plan të parë.

    Një problem tjetër që ne kemi është ai që njerëzit që drejtojnë korporatat private janë të ngjashëm me ata që drejtojnë sipërmarrjet publike të qeverisë, ashtu si kinezët në Hongkong janë të njejtë me kinezët në tokën mëmë, por rezultatet në aspektin ekonomik janë krejtësisht të ndryshme. Po ashtu si Gjermania Lindore me atë Perëndimore, njerëzit janë të njëjtë, janë gjermanë, por arritjet dhe rezultatet janë krejtësisht të ndryshme.

    Argumenti im qëndron në atë se aksionet që bëhen për interesa personale ndryshojnë kryekëput kur ato bëhen në sfera private nga ato që bëhen në sferat publike. Në qoftë se një grup njerëzish fillojnë një sipërmarrje në një sferë private, kjo mund të jetë e suksesshme apo edhe mund të dështojë. Në fakt, shumica e sipërmarrjeve private dështojnë që në fillim të aktivitetit. Por ato që do të kenë sukses, do të vazhdojnë të ekzistojnë për një kohë të gjatë. Në rastet kur sipërmarrja dështon, kjo do të thotë respektivisht një humbje e parave dhe kapitalit të investuar. Njerëzit që e kishin atë në pronësi kanë një fund të qartë për to, që është humbja. Nëse do të mendonin që të vazhdonin akoma, ata duhet të kërkojnë nëpër xhepat e tyre apo forma të tjera, ku shanset janë shumë të vogla tashmë. Ata me siguri do të ngurronin ta bënin këtë, pra ata kurdoherë do të kenë një incentivë të fortë që ose ta vazhdojnë sipërmarrjen ose ta mbyllin atë.

    Supozoni të njëjtin grup njerëzish të kenë të njëjtën ide, për të filluar të njëjtën sipërmarrje por në sektorin shtetëror, ku rezultatet e fillimit do të jenë të njëjta si më lart. Pra, do kemi një dështim të saj. Por ndryshe nga rasti i sipërm, ata do të kenë një fund tjetër. Asnjëri nuk do të pranonte që ata kanë bërë gabime, dhe bile askush nuk iu kërkon atyre ta bëjnë këtë. Ata mund të vazhdojnë të argumentojnë se gjoja kjo sipërmarrje nuk ishte planifikuar në një shkallë më të gjerë të mjaftueshme e tjera. Gjë shumë e rëndësishme: ata do të kenë xhepa më të thellë për të kërkuar dhe mundësira shumë më të mëdha. Me një qëllim të mirë, për ta zgjeruar në një shkallë të gjerë këtë sipërmarrje, ata do të përpiqen të bindin njerëzit për të paguar më shumë taksa, apo për të alokuar fonde të buxhetit.

    Ky është mekanizmi që shpjegon këtë rregull të përgjithshëm: Nëse një sipërmarrje private është e dështuar, ajo do të mbyllë dyert e saj, vetëm në rast se qeveria do ta ndihmonte me fonde shtetërore; Nëse një sipërmarrje shtetërore është e dështuar, ajo do të vazhdojë të zgjerohet me siguri. Unë do të desha nga ju që të më gjeni të paktën një rast të kundërt me këto.


    Shumë shembuj që ilustrojnë argumentin e mësipërm

    Qeveria mund të ndërmarrë një aktivitet i cili mund të jetë i dëshirueshëm dhe i nevojshëm në një moment të caktuar. Sapo aktiviteti të ketë filluar, njerëzit në të dyja krahët si në qeveri ashtu dhe në sektorin privat tregojnë një interes të gjerë në të. Nëse arsyeja e fillimit të këtij aksioni zbehet dhe zhduket, ata do të kishin një incentivë të fuqishme për të gjetur një justifikim që aksioni të vazhdojë akoma. Një shembull i pastër në sferat ndërkombëtare është International Monetary Fund (FMN). Ajo ishte krijuar për të administruar një sistem për rregullimin e sistemit të vlerave të shkëmbimit valutor. Diskutimi nëse ky ishte një sistem i mirë apo i keq, del përtej argumentit tim. Në vitin 1971, pasi Presidenti Nixon, kishte mbyllur Dritaren e Arit, ky sistem i këmbimit ishte rrëzuar dhe ishte zëvendësuar me sistemin e vlerave të qarkullimit valutor. Funksioni i FMN-së u humbi, por në vend që të çmontohej, ajo ndryshoi funksionin e saj duke u zgjeruar edhe më tej. U kthye në një agjenci të asistencës për vende me probleme e kriza financiare, duke kërkuar thellë në xhepat e investitorëve dhe sponsorizuesve të saj, për të vazhduar financimin e këtyre vendeve. Në Bretton Woods, ishin ngritur dy agjenci: njëra për të administruar sistemin e shkëmbimit valutor dhe tjetra, Banka Botërore, për të performuar nxitjen e zhvillimit ekonomik. Tani ju keni dy agjenci për të promovuar zhvillimin, të cilat për mendimin tim, të dyja janë duke bërë më shumë dëme sesa ndihmë.

    Le të marrim një shembull krejt të ndryshëm në SHBA. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, ne kishim kontroll mbi pagat dhe çmimet. Nën kushtet e inflacionit, shumë punëdhënës e kishin shumë të vështirë për të rekrutuar punonjës. Ata përpiqeshin për të gjetur mënyra për të bërë diçka rreth mundësisë për kufizimin e kontrollit të pagave. Ata filluan të ofrojnë shërbim shëndetësor si një formë benefiti kompensues për tërheqjen e punonjësve dhe arritën të kenë sukses që ky benefit të mund të konsiderohej si i pa taksueshëm nga shteti. Justifikimi ishte zhdukur, njëherazi dhe kontrolli mbi pagat dhe çmimet ishte eliminuar. Por përjashtimi i benefitit të shërbimit shëndetësor nga taksimi nuk ishte zhdukur, përkundrazi, ai vazhdonte akoma. Askush nuk po shpenzonte personalisht para në të, ky përfshihej në shpenzimet e taksapaguesve të tjerë. Kjo bëri që të krijohej një sistem shëndetësor, i cili ishte dhe vazhdon të konsiderohet nga punonjësit si diçka tënden që të takon ku, ata punonjësit, të marrin benefite shëndetësore nga punëdhënësit, pasi kështu këto të fundit, do të mund të fusnin këtë kosto në shpenzime për efekt taksimi. Si rezultat, kjo praktikë është bërë një shtytës orientues drejt mjekësisë së socializuar.


    Subvencionet dhe Kufizimet në Importe


    Ekspertët liberalë do të argumentonin që problemet tona janë pasojë dhe shkak në atë që publiku dëshiron të gjitha të mirat nga shteti i cili është i “supozuar” t’ia sigurojë këtë publikut. Nga ana e tij shteti, u premton që do tua sigurojë atyre këto benefite por me kusht që këta njerëzit makutë dhe sarafë të paguajnë më shumë taksa, dhe atëherë ne mund t’ju sigurojmë gjithçka që ju keni nevojë. Ata mund të kenë pjesërisht të drejtë, por kjo është shumë larg së vërtetës. Për shembull, kjo nuk shpjegon aspak përse qeveria vazhdon të bëjë subvencione agro-bujqësore. Me të vërtetë, njerëzit e këtij vendi dëshirojnë të paguajnë me taksat e tyre këta fermerë që të kultivojnë prodhime dhe ti hedhin ato në plehra apo ti shesin me çmime të ulëta në vende të tjera? Duke pranuar atë që njerëzit dëshirojnë që qeveria tu sigurojë shërbim shëndetësor (me anë të medicade dhe medicare), por kjo nuk është aspak e vërtetë që njerëzit janë dakord me subvencionimet për prodhimet bujqësore, apo kufizimet për importimin e makinave japoneze, kufizime të cilat rrisin me më shumë se 2000 dollarë koston e çdo personi që nget makinë personale, dhe pa influencuar në pakësimin e shitjeve të makinave të prodhimit vendas. Kjo nuk është e vërtetë për kuotat e importit të sheqerit. Nëse ju do të kishit një votë publike pro asaj që të paguhet sheqeri dyfishin e çmimit krahasuar me atë të tregut botëror, a mendoni ju se njerëzit do të votonin pro kësaj? Pra, nuk është e vërtetë që njerëzit i duan të gjitha ‘të mirat’ e qeverisë.

    MAPO

  4. 3 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Azbi Kataraku (16-07-2014),CRO (09-07-2014),Do Not Tread On (11-07-2014)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Milton Friedman: Përse qeveria është problemi

    Shkrim qe duhet lexuar nga te gjithe njerzit qe duan te jene qytetare te mire.

  6. #4

    Për: Milton Friedman: Përse qeveria është problemi

    Friedmani ka qene dhe do te mbetet nje nga ekonomistet dhe mendjet me te ndritura te njerezimit.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •