Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    “Lungo Mare”, firma belge del nga projekti fitues, grupet e interesit kundër

    Kreu i operatoreve turistike Vasil Bedini duke kundërshtuar projektin e paraqitur ka deklaruar se do të nxisin lëvizjen qytetare

    lungomare-porti vloraProjekti për shëtitoren e re të qytetit të Vlorës, i mbështetur nga kryeministri Edi Rama, njëkohësisht deputet i këtij qarku, ka marrë kritika të forta nga grupet e interesit.

    Projekti i prezantuar nga kryeministri kur u shpall fituese studioja belge “XDGA” nuk ka asgjë të përbashkët me atë që u paraqit para disa ditësh në sallën e Këshillit të Bashkise nga kjo firmë, thonë përfaqësues të grupeve të interesit.

    Projekti përfundimtar u rivendos në tryezë dhe u analizua me detaje nga kreu i Qarkullimit Rrugor për Vlorën, shoqata e Ndërtuesve e Arkitekteve, ajo Mjedisore, Dhoma e Tregtise, etj. Pasi kanë analizuar maketin përfaqësues të këtyre shoqatave kanë kundërshtuar projektin e paraqitur, madje kanë kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit për këtë gjë.

    Sipas Vasil Bedinit, kreut të Shoqatës së Turizmit në Jugun e Shqipërisë, projekti “Lungomare” nuk ishte ky që është tani, pasi ka pësuar ndryshime. “Nuk është projekti që na treguan, ka ndryshime. Ndryshimet e bëra t’i prezantohen qytetarëve”-shprehet Bedini.

    Bedini, duke kundërshtuar projektin e paraqitur ka deklaruar se do të nxisë lëvizjen qytetare, pasi projekti fitues dhe ai që po diskutohet nuk kanë asnjë pikë takimi.

    Sipas tij projekti përfundimtar i Lungo Mares, i sjellë nga firma fituese, nuk e zgjeron rrugën siç mendohej, por fragmentizon aksin aktual. Ngushtimi do të përpjestohet në 2 korsi nga 3.5 metra, një me sens jugun, e tjetra veriun.

    “Bashkia do të bëjë një kërkesë shumë të ashpër, të fortë, ministrisë, qeverisë dhe atij që ka kontratën. Një protestë, një kompeticion, duke firmosur të gjithë sa jemi këtu dhe janë më shumë. Një specialist që vjen nga Belgjika dhe bën një studim për rrugën e Vlorës, Skelë-Ujë i Ftohtë, pa ditur asgjë. Si mund të bëhet një studim i tillë në një rrugë kyçe, e cila para 50 vjetësh është bërë 50 metra e gjërë rruga, tani të bëhet 3 metra e gjërë”, thotë ai për mediat.

    Duke komentuar mbi atë çfarë ka parë me sy nga maketi i “lungo-Mares, Bedini shton se “nuk ka lënë më asnjë lloj hapësire tjetër për të bërë diçka tjetër, jo që nuk mund të bëhet më një kalim. Moli këtu është për ata që peshkojnë me kallem, sepse s’është për të parkuar as jahte, sepse e ha dhe jugu dhe perendimi. Duket sikur na është dhënë një rrugë si për lëmoshë”.

    Kreu i operatoreve turistike Vasil Bedini hedh dyshime për ndryshimin e projektit fitues sipas interesave që fshihen pas kësaj. “Këtë rradhë menduam se do të bëjnë diçka, por qenka me hile dhe kjo rradhë. Duuhet të jenë interesa shumë të ngushta të grupeve të caktuara, që e katandisin Vlorën si Rrogozhina. Të vijnë dhe ta hedhin edhe këtë projekt që kanë vendosur të bëjnë para qytetarëve” – deklaron Bedini.

    Projekti “Lungomare” përfshin ndërhyrjen në gjithë vijën bregdetare të Vlorës, duke prishur kështu dhe shumë ndërtime pa leje, dhe jo vetëm. Ndërkohë, në muajin shtator pritet të nis nga puna dhe realizimi i projektit.

    MAPO

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    Vlorë, prezantohet Lungo Mare, Rama: Vjeshtën tjetër do prekni transformimin

    VLORË- U prezantua sot në qytetin e Vlorës projekti për vijën bregdetare, i njohur ndryshe si Lungo Mare.

    Projekti, tashmë i përfunduar, iu shfaq qytetarëve në detaje nga Ministria e Turizmit, përmes prezantimit nga arkitektë dhe inxhnjiere të dy studiove që punuan me kete projekt, një studio belge dhe një studio shqiptare.

    Qytetarët morën edhe mesazhin e Kryeministrit Rama. Një vizion i ri për Vlorën dhe Shqipërinë. Kështu e cilësoi Rama këtë projekt, që sipas tij u përfundua në një kohë rekord.

    Sipas Ramës, ky projekt sa i thjeshtë dhe i mrekullueshëm do të transformojë vijën bregdetare të Vlorës e bashkive të tjera që ajo përfshin.

    "Është sinqerisht, një moment i bukur, sepse kurorëzojmë një pjesë të rëndësishme të punës që kemi nisur, për një transformim rrënjësor të vijës sonë bregdetare. Të vijës bregdetare të mbarë vendit, që nis duke vendosur këtë gur të rëndësishëm themeli, me vijën bregdetare të Vlorës. Po ashtu është shumë e rëndësishme që projekti i prezantuar na siguron një cilësi krejt të re të vizionit për Vlorën dhe Shqipërinë e këtij shekulli të ri dhe na garanton një nivel realizueshmërie absolutisht të plotë, duke qenë një projekt sa i thjeshtë, aq dhe i mrekullueshëm në qartësinë me të cilën arkitektët dhe gjithë ekipi i tyre kanë arritur të mishërojnë nevojat, sëbashku me aspiratat, në një kornizë të vetme. Është me shumë rëndësi, po ashtu, që ne sot kemi në dispozicion një projekt, të realizuar në një kohë rekord për nga volumi i çështjeve me të cilat duheshim të përballeshim dhe nga ana tjetër bëjmë realitet, falë kësaj kohe rekord të realizimit të projektit, në kohë rekord edhe realizimin e pjesës së parë të vijës bregdetare të qytetit, që përfshin segmentin tek Porti deri tek tuneli, që është edhe pjesë më e rrahur historikisht, e vijës bregdetare, por që është edhe pjesa më prezantuese e qytetit dhe e gjithë kësaj krahine.”, tha Rama në nisje.

    Ky projekt, vijoi Kryeminstri Rama, “përkon me fillimin e një transformimi tërësor që do të nisë si rezultat i reformës së re administrative. Bashkia e Vlorës do të ketë ndarje më të gjerë. Dhe vija bregdetar e Jonit do fillojë me bashkinë e Vlorës, më pas do të vijojë me bashkinë e Himarës dhe do të përfundojë me bashkinë e Sarandës. Territori i këtyre bashkive do të mbulojë jo vetëm vijën bregdetare, por dhe zonat e tjera dhe do të japë më shumë drejt bujqësisë dhe blegtorisë dhe turizmit nëpërmjet bujqësisë”.

    “Do të ketë një integrim të banorëve që banojnë në zonën e bregdetit dhe atyre që banojnë në zonat më brenda territorit”, tha Rama më tej.

    Sipas kryeministrit të gjithë vlonjatët por edhe pushuesit do kenë mundësi ta shijojnë shëtitoren në vjeshtën e ardhshme.
    “Nuk dua të zgajtem më tutje, besoj që durimi me të cilin të gjithë ju e përballuat këtë shfaqe jo të shkurtër, që nuk është në fakt një durim karakteristik për vlonjatët, tregon që projekti ka merituar vlerësimin tuaj më të mirë. Nga ana tjetër jam i bindur që bashkërisht, ne do ta shoqërojmë projektin në vijim, gjatë gjithë periudhës së realizimit dhe do të bëjmë të mundur që aty nga ku ne hoqëm rreth 45 mijë tonë mbeturina inerte dhe ku kemi çliruar deri tani rreth 95 mijë metra katrorë sipërfaqe, qytetarët e Vlorës, familjet vlonjate, në mënyrë të posaçme gjyshet e Vlorës, që deri kur arrijnë 100 vjeç, asnjëherë nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të bëjnë shëtitje, bashkë me nipërit e mbesat, të kenë mundësi që duke filluar nga vjeshta e vitit të ardhshëm ta shijojnë në realitetin e ri të vijës bregdetare, frytin e kësaj pune të madhe të përbashkët, mes qeverisë sonë, mes studios projektuese, faktikisht të dyja studiove që po bashkëpunojnë, një studio e famshme ndërkombëtare dhe një studio e mirë shqiptare, Bashkisë Vlorë dhe gjithë komunitetit këtu në Vlorë, që deri tani ka qenë mjaft mbështetës, por unë e di shumë mirë se, nëse oreksi vjen duke ngrenë, oreksi i vlonjatëve shtohet edhe pa ngrënë. Kështu që, ne kemi nevojë të ecim shumë shpejt, në mënyrë që të garantojmë që mbështetja e komunitetit të shkojë duke u forcuar dhe falë kësaj mbështetjeje, ne të gjithë bashkë, brenda këtij mandati të parë të qeverisës t’i japim mundësinë të gjithë këtij komuniteti, veçanërisht të gjeneratës së re të vajzave dhe djemve të Vlorës, që të shikojnë se çfarë potencialesh të jashtëzakonshme kemi në dorë, për të zhvilluar këtë qytet dhe gjithë këtë zonë fantastike të Shqipërisë dhe se sa shumë me fakt është kush lind dhe rritet këtu në Vlorë”, tha kryeministri.


    GJERMENI: MBAJTEM PREMTIMIN

    Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, duke folur sot gjatë prezantimit në Vlorë të projektit “Lungomare”, u shpreh se, “projekti i shëtitores së Vlorës do të jetë një “pilot” i përmirësimit të qyteteve shqiptare, përmes projekteve publike”.

    Objektivi, tha Gjermeni, “është krijimi i një hapësire, e cila përmirëson potencialin turistik dhe krijon mundësi për aktivitete të vogla dhe të mesme ekonomike”.

    “Shumë shpejt, vijoi ajo, do të kemi mundësinë ta jetësojmë këtë projekt këtu në Vlorën historike dhe turistike”.

    “Të gjitha potencialet e zhvillimit të turizmit janë këtu. Momentin që u fitua projekti, konkursi ka qenë i hapur, pikërisht që ky projekt që u prezantua sot të këtë përqasjen edhe tuaj, të qytetarëve të Vlorës”, tha ministrja Gjermeni.

    Kjo, vijoi Gjermeni, “është përqasja që ne kemi për modelin e zhvillimit turistik urban”.

    Arkitekti i firmës belge tha në fjalën e tij se, ‘Kemi arritur në përfundimin e fazës së parë të projektit që shkon deri tek porti. Ne kemi kryer katër dëgjesa publike për mjedisin. Tani ne po mendojmë pjesën e dytë nga porti deri tek Pylli i Sodës.” Ndërsa arkitekti i studios lokale tha se, ‘si fillim, ne kemi bërë një analizë të qytetit të Vlorës, që lind larg detit. Ky projekt zgjidh marrëdhënien ndërmjet detit dhe qytetit’.

    Në prezantimin e këtij projekti arkitektët e studios fituese u shprehën se është zgjidhur problemi i transportit dhe se do ketë një baypass që do lehtësojë trafikun në qytet.

    Ndërsa në Twitter, kryeministri Rama e komentoi kështu projektin: "Projekti frut i një ndërveprimi mbresëlënës mes një studioje të famshme ndërkombëtare dhe një studioje shqiptare. Nje projekt mrekullisht i thjeshtë që do të jetë gur themeli në rrugën transformuese për vijën bregdetare të Jonit".

    PROJEKTI
    Në shkurt të këtij viti, juria finale ndërkombëtare, e përbërë prej 9 anëtarësh, arkitektë e ndërtues të mirënjohur, përzgjodhi projekt-propozimin e studios belge “XDGA”, si vizionin më të mirë për shndërrimin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës në njërën prej pikave më tërheqëse të Mesdheut. Ky projekt u përzgjodh, mes 5 projekteve më të mira për vijën bregdetare të Vlorës. “Lungomare”, ka në qendër të saj luftimin e informalitetit, sa i takon ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare, si dhe të shmanget trafiku i madh. Projekti parashikon krijimin e hapësirave të gjelbërta, si dhe krijimin e vendeve të caktuara për parkimin e automjeteve.

    Gjatë kësaj periudhe, INUK ka ndërmarrë një sërë masash ku janë prishur dhjetëra objekte pa leje.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  3. #23

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    Hallall gati per vjeshte

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    Me pelqeu lajmi ! Te pakten deri sa te vertetohet e kunderta (shpresoj te mos vertetohet) eshte nje gje pozitive per Vloren. Hyra ne temen e nenforumit dhe nga shkrimet qe lexoja ketu te krijohej ideja sikur ne vlore po ndertohet nje hale e madha. Kush ta beje lajmin me te zi se tjetri.Kriteri eshte nga eshte firma fituese apo sa e bukur dhe funksionale do te jete? Kesaj i thone me se ma potise gomarin . Me uje te ngrohte e dogje me uje te ftohte e ftohe.Nje lloj populli nuk di cdo.Jam i sigurte se nese nuk do te kishte bere gje Rama per Vloren me siguri qedo tju dilnin ***** nga te therriturit kunder tij. Nuk tha kot nje minister i Zogut kur e kundershtuan per dhenien me koncesion te shfrytezimit te naftes ne Kucove -Populli ,tha- te mos haje... marmamalte.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    do ta bejne si puna e sheshit ashtu do ta bejneme rere deti dhe leket do i marrin si rere lumi
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #26
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    Vlora Vlooora, Vlora Vloooora bjeri me të lumtë doooora

    Vlora Vlooora , Vlora Vlooora do të bëjë Edi Rama si Bora Bora


    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Vlora Vlooora, Vlora Vloooora bjeri me të lumtë doooora

    Vlora Vlooora , Vlora Vlooora do të bëjë Edi Rama si Bora Bora



    Himariote jane keta?

    Shikoj nje person me fesin e zi ne koke ,si Venizelo i Greqise

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Polumbari
    Anëtarësuar
    06-08-2014
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    18

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    Pershendetje,

    Isha prezent ne prezantimim e projektit qe u be ne sheshin "Pavaresia" ketu ne Vlore. Ne opinionin tim por edhe te nje pjese te madhe qytetaresh vlonjate, dy ishin problemet qe binin ne sy dhe u kontestuan.

    Problemi i pare dhe ai me i rendesishmi, ishte devijimi nga projekti fillestar duke mos bere shtese rruge pergjate vijes Skele-Tunel. Ketu u konfirmua nga perfaqesuesit e firmes se rruga do te jete ajo ekzistuesja qe ka qene dhe nuk do te kete shtese. Kete e konfirmoi edhe Kryeministri duke thene ne fjalimin e tij nder te tjerash "Oreksi vjen duke ngrene, por ju Vlonjateve ju vjen edhe pa ngrene .."

    Rruga ekzistuese ka tre korsi ne total. Vlonjatet ishin pergatitur sipas projektit fillestar per nje shtese rruge po aq sa ajo ekzituesja me qellim rregullimin e trafikut, por perfaqesuesit e firmes, te instruktuar edhe nga "Qeveria", u munduan ta justifikonin kete ndryshim me faktin se se afermi do behet By-passi i Vlores dhe nga ana tjeter, edhe nese behet shtese rruge, trafiku perseri do te krijohet ne hyrjen dhe daljen e tunelit.

    Problemi i dyte ishte gjelberimi i cili ne pjesen me te madhe ishte planizuar me peme "Pishe". Kjo do te jete nje skandal i madh pasi gjethet e pishes jane shume besdisese per pushuesit. Kush ka qene nen hijen e pishes e di shume mire kete. Gjithsesi per kete te dyten u premtua se do te merreshin ne konsiderate sugjerimet e grupeve te interesit dhe qytetareve te Vlores.

    Te gjitha keto problematika, ndryshime dhe zhgenjime vijne nga pamundesia ekonomike per ti perballuar, por ky nuk eshte faji i qytetareve. Politikanet, duhet te mesojne te mbajne premtimet dhe te mendohen mire para se te nxjerrin fjalen nga goja. Me e rendesishmja eshte qe projekti deri vitin tjeter te perfunohet, dhe punimet te jene cilesore. Ky do ishte nje fillim i mbare drejt turizimt per qytetin tone.

    Kalofshi mire,

    Polumbari.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fi

    Citim Postuar më parë nga Polumbari Lexo Postimin
    Pershendetje,

    Isha prezent ne prezantimim e projektit qe u be ne sheshin "Pavaresia" ketu ne Vlore. Ne opinionin tim por edhe te nje pjese te madhe qytetaresh vlonjate, dy ishin problemet qe binin ne sy dhe u kontestuan.

    Problemi i pare dhe ai me i rendesishmi, ishte devijimi nga projekti fillestar duke mos bere shtese rruge pergjate vijes Skele-Tunel. Ketu u konfirmua nga perfaqesuesit e firmes se rruga do te jete ajo ekzistuesja qe ka qene dhe nuk do te kete shtese. Kete e konfirmoi edhe Kryeministri duke thene ne fjalimin e tij nder te tjerash "Oreksi vjen duke ngrene, por ju Vlonjateve ju vjen edhe pa ngrene .."

    Rruga ekzistuese ka tre korsi ne total. Vlonjatet ishin pergatitur sipas projektit fillestar per nje shtese rruge po aq sa ajo ekzituesja me qellim rregullimin e trafikut, por perfaqesuesit e firmes, te instruktuar edhe nga "Qeveria", u munduan ta justifikonin kete ndryshim me faktin se se afermi do behet By-passi i Vlores dhe nga ana tjeter, edhe nese behet shtese rruge, trafiku perseri do te krijohet ne hyrjen dhe daljen e tunelit.

    Problemi i dyte ishte gjelberimi i cili ne pjesen me te madhe ishte planizuar me peme "Pishe". Kjo do te jete nje skandal i madh pasi gjethet e pishes jane shume besdisese per pushuesit. Kush ka qene nen hijen e pishes e di shume mire kete. Gjithsesi per kete te dyten u premtua se do te merreshin ne konsiderate sugjerimet e grupeve te interesit dhe qytetareve te Vlores.

    Te gjitha keto problematika, ndryshime dhe zhgenjime vijne nga pamundesia ekonomike per ti perballuar, por ky nuk eshte faji i qytetareve. Politikanet, duhet te mesojne te mbajne premtimet dhe te mendohen mire para se te nxjerrin fjalen nga goja. Me e rendesishmja eshte qe projekti deri vitin tjeter te perfunohet, dhe punimet te jene cilesore. Ky do ishte nje fillim i mbare drejt turizimt per qytetin tone.

    Kalofshi mire,

    Polumbari.
    e lan me tre korsi se te katerten e mori shtangisti per skraparinm me mire ta lene keshtu si eshte dhe kur te ken leket e plota le ta bejne tamam, duruam kaq vjet do durojme akoma te pakten ta bejne si gjith bota per se mbari
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •