Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Projekti “Lungo Mare”: Qytetarët e Vlorës të shqetësuar nga projekti i firmës fitues

    Rama hap konkursin për bregdetin e Vlorës, Gjika: Kemi projektin tonë

    Kryeministri Edi Rama ka hapur dje zyrtarisht konkursin ndërkombëtarë për realizimin e projektit “Lungo Mare” në vijën bregdetare të qytetit të Vlorës, nga Pylli i Sodës deri te tuneli i Ujit të Ftohtë. Shpallja e konkursti është bërë në teatrin “Petro Marko” ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, anëtarët e kabinetit qeveritar, si dhe kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika. Në fjalën e tij Rama premtoi se ai do të bëhet i prekshëm për qytetarët para sezonit veror 2015, teksa falenderoi për përgatitjen e dokumentacionit të këtij konkursi Ministrinë e Zhvillimit Urban që drejtohet nga Eglantina Gjermeni. “Më lejoni po ashtu, që të falënderoj nga zemra skuadrën e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit për përgatitjen e këtij Konkursi Ndërkombëtar që shënon hapjen e një kapitulli të ri, në jetën e qytetit tonë dhe për faktin se ky konkurs u bë i mundur të përgatitet dhe të hapet sot, në vitin e parë të 100 vjetorit të dytë të pavarësisë të shtetit tone”, – tha Rama. Por pavarsisht pjesmarrjes së Gjikës në këtë aktivitet, duket se Bashkia e Vlorës ka mbetur e pakënaqur nga marrja e kompetencave të organizimit të këtij konkursi nga qeveria. I kontaktuar në telefon nga gazeta “MAPO” kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika megjithëse nuk ka dashur ti shpallë luftë direkte qeverisë për këtë nismë, ka lënë të kuptohet qartë se Bashkia që ai drejton nuk ka patur rol në këtë organizim. I pyetur nëse kishte dijeni për këtë nismë dhe a ishte pyetur bashkia për këtë konkurs, Gjika do të shprehej se “natyrisht që kemi pas dijeni dhe do ti vëmë në dispozicion gjithë dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e projektit”. Ndërsa më tej shtoi se “Bashkia ka bërë një studim dhe një projekt që nga viti 2008 që përfshinë pikërisht vijën bregdetare”. Ai madje shtoi se për këtë studim dhe projekt janë harxhuar edhe lekë të taksapaguesve”. Megjithëse nuk ka pranuar të përgjigjet drejtpërdrejtë nëse me këtë nismë qeveria po merte pushtetit vendor kompetencat, Gjika ka theksuar se Bashkia “do ta paraqesë këtë dokumentacion që ka në konkurs”. Ndërkohë që nga ana e tij Rama në fjalën e tij të mbajtur në takimin e hapjes së konkursti nuk ka lënë pa hedhur kritika edhe mbi punën e Gjikës në administrimin e vijës së bregdetit të këtij qyteti. “Ne këtu në Vlorë jemi të gjithë të bindur se kemi në dispozicion një thesar. Një thesar, që për shumë vite na humbi nga sytë dhe që mjaftoi një ndërhyrje e shpejtë dhe jo fort e vështirë për ta riparë me sy bregdetin e mrekullueshëm të qytetit që është para nesh, tanimë si një sfidë për të ndërtuar Vlorën e shekullit të ri. Unë jam i bindur se pavarësisht dëmeve të bëra për shkak të mungesës së eksperiencës apo për shkak të ngutjes pas një zhvillimit të paqëndrueshëm, potenciali është i gjithi aty”, – ka thënë Rama. Më tej ai ka siguruar qytetarët e Vlorës por jo vetëm, se aksioni i pastrimit të kësaj vije bregdetare do të vazhdojë. “Unë jam i bindur që kushdo që kalon në pjesën e bregdetit të Vlorës në këmbë, pas pastrimeve të bëra, që do të vazhdojnë të kryhen deri në fund dhe shumë shpejt”, – tha Rama. Duke folur më konkretisht për projektin që kërkohet të realizohet Rama ka siguruar se ai do përfundojë para sezonit turistik të 2015 dhe ai do të përfshijë vijën bregdetare nga Pylli i Sodës deri në Ujin e Ftohtë. “Ky konkurs dhe ky projekt janë hapi i parë drejt realizimit të këtij zotimi. Ndërkohë që ky qytet dhe vija e tij bregdetare janë me siguri një sfidë për t’u fituar, në funksion të transformimit të gjithë vijës së përcaktuar nga konkursi, nga pylli i Sodës deri lart tek tuneli, në një realitet të ri evropian dhe urban të Shqipërisë së re turistike”, – tha kryeministri. Ai ka shtuar se qeveria që ai drejton është e vendosur që këtë që po bënë me Vlorën ta bëjë me gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. “Ne e kemi të gjithë vullnetin për ta realizuar projektin e ri të gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë, duke filluar nga vija bregdetare qytetit të Vlorës dhe jam i bindur se në një kohë realitivisht të shkurtër, besoj do të na duhen afro dy vjet, ne do të mund ta prekim me sy dhe ta jetojmë si realitet këtë projekt që fillon sot”, – tha Rama. Por ndërsa ka theksuar se projekti i Vlorës do të realizohet brenda këtij afati pavarsisht burimeve financiare, për projektet e tjera ai ka theksuar se për to që të realizohen duhet që më parë të sigurohen lekët. Marrëdhëniet e ndera mes qeverisë dhe kreut të bashkisë së Vlorës duken edhe nga fotot që ka shpërndarë dje nga vet kryeministria, ku Gjika nuk është në asnjë prej tyre.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    Projekti “Lungo Mare”, Berisha: Rama mori kompetencat e Gjikës

    berisha ne fbTIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje në faqen e tij në Facebook mungesën e transmetimit live të ceremonisë në Vlorë nga Sheshi i Flamurit dhe shpalljen e konkursit nga Rama për projektin “Lungo Mare” në Vlorë. “Kjo ceremoni, që është shndërruar tashmë në një rit pothuaj të shenjtë për mbarë kombin, këtë vit me urdhër të Edi Ramës nuk u lejua të transmetohej direkt nga mediat e vendit. Ky ishte urimi për Vlorën dhe shqiptarët nga Sheshi i tyre i Flamurit i z. Edi Rama. Ndërkohë u transmetua direkt fjala e z. Rama në një takim, në të cilin ai de fakto u inaugurua si kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në këtë takim, në kundërshtim me nenin 13 të Kushtetutës dhe disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në dhunim të ligjit të pushtetit vendor dhe Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, Rama mori kompetencat e kryetarit të Bashkisë Vlorë, Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe shpalli konkursin për ‘Lungo Mare’-n e qytetit. Ky konkurs, sipas ligjeve të mësipërme, është e drejtë ekskluzive e Bashkisë së Vlorës, por deputeti i Vlorës duke abuzuar me pushtetin e tij ekzekutiv shpalli veten de fakto edhe kryetar të Bashkisë së qytetit që e votoi për deputet. Këtij i thonë deputet – kryeministër – kryetar bashkie = gaz i dheut!!”,- shkruan Berisha në Facebook.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    Operacioni “Rama”, nga Lana te Lungomare

    Nga Vlora Vladimir Karaj/ Leonard Bakillari

    Mbi rrënojat e një godine të sapoprishur në bregun e Vlorës, një burrë me vare po nxjerr hekura për skrap me djalin eDSCF4441 vogël që e ndihmon dhe i numëron shufrat. “Kam bërë 37 mijë lekë (të vjetra) në mëngjes, tani mos bëj dhe nja 20”, -na thotë ndërsa ulet për të ndezur një cigare. M’u përballë tij, një pallat tjetër vazhdon të ndërtohet. Punëtorët rrahin edhe atje hekur me çekan, për ta ngjeshur më pas në beton. Vlora dje, një ditë pas 101-vjetorit të Pavarësisë dhe shpalljes së projektit të shëtitores së madhe përgjatë detit ishte një kantier i madh ndërtimi dhe shkatërrimi njëkohësisht. Prej Pyllit të Sodës, atje ku thuhet se do të fillojë shëtitorja apo ‘Lungomare’, siç e quajti atë dy ditë më parë kryeministri Rama, e deri matanë ‘Ujit të Ftohtë’, qyteti zhurmonte prej varesh e çekiçësh që diku ngrinin kate e diku thërrmonin ç’kishte mbetur prej kateve të prishura. “T’i kishin sqaruar njerëzit. Nuk e dimë fare çfarë do të bëhet dhe çfarë do të prishet… Kështu janë të gjithë në ankth”, -thotë pronari i një lokali me muzikë popullore, pak metra larg Petroliferës. Mbi kokat tona, ngjitur me lokalin e tij buzë detit, muratorët po i japin dorën e fundit të suvatimit katit të tetë të një pallati. “Nuk do të ketë asnjë selektim. Vija bregdetare do të jetë e pastër”, – thotë drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti. Por edhe pse mesazhi i tij dhe më herët i vetë kryeministrit Edi Rama ka qenë i qartë, një pjesë e mirë vijojnë të ndërtojnë.

    Një punëtor pranë një godine në ndërtim, e cila siç na thonë, ka hyrë goxha në det duke hedhur mbi të gurë e shkëmbinj dhe ndodhet diçka më tutje se pallati i famshëm e i shumëpërfolur tek ‘Uji i Ftohtë’, thotë se karabinanë e ndërtesës e kishin matur dhe verifikuar. Me shumë mundësi, ai ishte në listë për t’u prishur pasi është ndërtuar thuajse mbi det, por edhe sepse siç mësohet, kishte tejkaluar lejen qoftë në sipërfaqe të tokës, qoftë edhe të kateve të ngritura. Kur e pyet për arsyet se përse punohet ende, punëtori mbledh supet. “S’di ça të them. Thonë që do prishet, por këtu sollën tulla e hekura tani…”,- përgjigjet.

    Basti me Vlorën i Ramës

    Kryeministri Edi Rama duket se do të përsërisë vetveten. Ajo që po ndodh në Vlorë, atje ku ai u zgjodh deputet, i përngjan në një mënyrë apo një tjetër asaj që bëri në Tiranë, kur u zgjodh kryetar bashkie. Shembjet e godinave pa leje apo me leje buzë detit dhe pastrimi i territorit prej tyre, diçka e paralajmëruar që herët në fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit, duket se do të jetë shenja e parë e rëndësishme e qeverisjes së tij. “Përgatitja e këtij Konkursi Ndërkombëtar… shënon hapjen e një kapitulli të ri në jetën e qytetit tonë”, -tha Rama në Vlorë më 28 Nëntor. Shumë njerëz, edhe vetë vlonjatët, e shihnin dje me një fije dyshimi gjithë këtë histori edhe pse një pjesë pranojnë edhe të humbasin nëse diçka do të bëhet për qytetin. “Nëse prishen ndërtimet në bazë të ligjit dhe ndërtohet diçka për të mirë të qytetit, do jetë e mirë edhe për fëmijët e mi. Për mua nuk ka asnjë problem, se edhe unë këtu dua të jetoj, por duhet të marrim vesh se çfarë po bëhet”, thotë pronari i një lokali të njohur buzë detit në Vlorë. Por për të dhe për mjaft të tjerë duhet që njerëzit të jenë të sqaruar për atë që do të ndodhë në ditët në vijim. Njerëzit kërkojnë të dinë nëse do ta kenë ende çatinë mbi kokë, nëse do të ketë një zgjidhje për ata që mbeten të pastrehë pas prishjeve apo edhe për ata që kanë derdhur kursimet e jetës në investime luksoze buzë detit. Ata pa leje, sigurisht kanë shumë pak shanse të përfitojnë, qoftë edhe pak prej kësaj dhe duket se pjesa më e madhe e tyre janë pajtuar me faktin. Një pjesë e mirë ndërtimeve që mund të çmontoheshin, po hiqeshin prej vetë të zotëve për të shpëtuar materialet. Pjesa tjetër ishin rrënuar dhe mbetjet e tyre pritet të pastrohen në ditët në vijim. Për të qenë të saktë, ky nuk është aksioni i parë në bregdet. Pjesa më e madhe e aksioneve të ngjashme më herët në zona si Himara apo Ksamili janë mbyllur, duke lënë pas rrënoja pa fund dhe sigurisht duke krijuar probleme më të mëdha se ato që po tentonin të hiqnin. Në të gjitha rastet e mëparshme, shkatërrimi ka qenë selektiv duke krijuar një panoramë jo fort të këndshme dhe një ndjesi padrejtësie. Rama është kështu para sprovës për të ripërsëritur vetveten dhe shmangur gabimin që kanë bërë paraardhësit e tij. Këtë herë në fakt, ndryshimi është pikërisht investimi personal i kryeministrit, i cili thuajse ka inspektuar nga afër të gjitha prishjet e bëra nga INUK.

    Nga ana tjetër, ndoshta pikërisht për shkak të këtij investimi personal, rezistenca që do të ketë projekti duket do të jetë më e madhe. Më herët problemi i vetëm që kanë pasur zyrtarët në shkatërrimin e ndërtimeve të ngjashme kanë qenë banorët, por këtë herë kundërshtitë vijnë edhe nga opozita. Kjo e fundit paditi dje në Gjykatën Kushtetuese kompetencat ekstra që i janë dhënë INUK për të realizuar planin e propozuar prej Ramës. Kundërshtia e opozitës kryesisht ka të bëjë me arbitraritetin, që sipas saj po shoqëron procesin edhe kundër ndërtimeve me leje por pranë detit, ndërsa ajo e sheh këtë edhe si një hakmarrje politike, pasi në shënjestër të operacionit u vendos edhe një ndërtim pranë ‘Ujit të Ftohtë’ që u përket të afërmve të kreut të Partisë Demokratike. “Në dhunim flagrant me vendime të Gjykatës Kushtetuese, ligjin e urbanistikës dhe ligjin e Inspektoratit të Ndërtimit, Rama me vendim qeverie autorizon Inspektoratin Qendror të Ndërtimit të prishë ndërtime me leje, natyrisht vetëm të kundërshtarëve dhe armiqve të tij”, tha në një takim me gazetarët disa ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha. Më herët, Berisha thoshte se: “Krimi i vetëm i pallatit është se njëri nga investitorët e tij ka qenë vjehrri i kryetarit të PD, kundërshtarit të Edi Ramës, të cilin ky i fundit e urren për vdekje”.

    Vlora, ku vetëm peshqit janë pa letra!


    Ndërkohë, dje në Vlorë diku po hidheshin soleta të reja e diku tjetër po ngriheshin kolona. E gjithë kjo, përballë soletave të shembura e kolonave të rrëzuara përtokë. Pjesa më e madhe e ndërtimeve që pamë janë buzë detit, ndonjëherë ngjitur me themelet e atyre që ishin rrëzuar. Banorët thonë se deri tani janë goditur vetëm ndërtimet që kanë qenë pa leje. “Edhe aty ku ka pasur një kioskë 5 me 5, e cila më pas është zgjeruar, është prishur pjesa e shtuar dhe kioska është lënë aty ku ishte”, -na tregon një prej tyre. Por nga ana tjetër, të gjithë janë në një gjendje meraku dhe ankthi për atë që do të ndodhë më pas. Shumë njerëz mbeten të papunë prej shkatërrimit të lokaleve dhe situata ekonomike në qytetin që i ngjan një kantieri, nuk është më e mirë se ajo e pjesës tjetër të vendit. Të tjerë presin më të qetë atë që ndodh. Një prej pronarëve të kompleksit sportiv “Liro” pranë Kalasë afër ‘Ujit të Ftohtë’, thotë se deri tani nuk ka asgjë në lidhje me zonën përtej asaj që u quajt “Lungomare”. “Thuajse si çdo herë kur janë ndërruar qeveritë apo drejtues të urbanistikës kanë ardhur dhe kanë kërkuar dosjen e ndërtimit. U kemi dhënë letrat dhe kaq. E njëjta gjë ka ndodhur edhe tani”, -thotë ai. Përtej kësaj, qyteti dhe sidomos zona buzë detit që preket drejtpërdrejt nga ndërhyrja është duke gëluar prej “konspiracioneve”. Dikush flet për fshatra turistikë, të tjerë flasin për marrëveshje që shpëtojnë një pallat, në kurriz të të tjerëve që prishen, por një pjesë e madhe bien dakord që, nëse do jetë njësoj për të gjithë, do duhet të pranojnë “fatin”. Sigurisht ata që kanë leje dhe letra në rregull, i shtojnë kësaj edhe dëmshpërblimin. Por fakti se sa të ligjshme kanë qenë lejet e bën edhe më komplekse situatën. Një prej pronarëve thotë se ai pak shqetësohet nëse zyrtarët kanë shkelur ligjin. Sipas tij, nëse kjo ka ndodhur, ata thjesht duhej të dënoheshin, por kjo nuk mund të prekte më ndërtimin e ligjëruar. Një roje objekti prej atyre që vizituam buzë detit, qesh dhe thotë: “Këtu vetëm peshqit janë pa letra, thojuni t’u japin ndonjë kartë jeshile edhe peshqve që të vijnë këtej se ngelën në Itali”.

    Ndërsa punëtorët mbi skela numërojnë tullat që i vënë njëra mbi tjetrën, buzë rrugës, i ulur mbi kolonën e rrëzuar të betonit, mbledhësi i skrapit mat me sy karabinanë e pallatit që ngrihet para tij. Ai duket sikur peshon se sa hekur do të dalë prej saj e sa do mund të fitojë, duke ushqyer kështu fëmijët dhe shtyrë ditët e papunësisë, nëse nesër edhe asaj i vihet fadroma.


    Dajti: 20 objektet me leje do shemben pasi të llogaritet dëmi

    Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti thotë se do të shemben të gjitha objektet e ndërtuara zyhdinë vijën bregdetare të qytetit të Vlorës, aty ku dhe pritet të projektohet shëtitorja e re përgjatë detit. I kontaktuar nga “Mapo”, z. Dajti tha se shembja e objekteve përgjatë bregdetit të Vlorës është ndarë në dy faza. Në fazën e parë janë shembur të gjitha objektet pa leje ndërtimi, ndërsa në fazën e dytë të pastrimit të vijës bregdetare do të shemben të gjitha objektet e tjera me leje. Proces ky që do të kryhet pasi të përllogaritet kostoja e tyre, me qëllim dëmshpërblimin e pronarëve të ndërtesave. “Ndërtimet që janë me leje do të shemben në një fazë të dytë, pasi të llogaritet kompensimi i vlerës së tyre. Ndërsa ndërtimet pa leje do të prishen që të gjitha në fazën e parë të aksionit”, – tha Dajti. Kreu i INUK sqaroi se në këtë zonë janë rreth 20 objekte me leje, dokumentacioni i të cilave po shqyrtohet për kompensimin e tyre. Sipas Dajtit, shembja e këtyre objekteve do të kryhet në një fazë të dytë, pasi projekti i shëtitores së bregdetit kërkon një vijë bregdetare të pastër. “Nuk do ketë asnjë selektim për ndërtimet në vijën bregdetare të Vlorës. Absolutisht asnjë objekt. Të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit. Ata i kanë prishur vetë të gjitha objektet që kishin ndërtuar pa leje”, – thotë Dajti. Sipas tij, të gjitha objektet do të prishen sipas radhës, duke filluar nga ato pa leje, pjesa më e madhe e të cilave është prishur tashmë, e deri tek objektet me leje, pas përfundimit të procedurave ligjore për kompensimin e tyre. “Nuk do të bëhet asnjë selektim për objektet që do të shemben. Vija bregdetare do të jetë gjithmonë e pastër”, – përfundon kreu i INUK, Zyhdi Dajti.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    Plani për “Lungo Mare”, kualifikohen 5 studio për projektin

    Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka shpallur 5 projektet e përzgjedhura për fazën e dytë të konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të qytetit të Vlorës. L’AUC Paris, DOGMA, HFF, MBAS dhe XDGA janë 5 projekt-propozimet e kualifikuara për në fazën pasardhëse, ku do të shpallet edhe kompania fituese. Sipas drejtoreshës së Agjencisë së Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, konkursi për vijën bregdetare të Vlorës arriti të marrë plot 45 projekt-propozime, të cilat janë vizione mjaft të mira për zhvillimin e këtij aseti urban të spikatur në bregdetin e Jugut. “Regjistrimet online arritën një rekord krahasuar me konkurse të mëparshme të organizuara në vend. Në përfundim të afatit zyrtar, në faqen e konkursit u regjistruan rreth 110 studio vendëse e të huaja, mes të cilave kishte edhe grupime studentore. Konkursi ndërkombëtar për vijën bregdetare të qytetit të Vlorës arriti të marrë plot 45 projekt-propozime, të cilat janë vizione mjaft të mira për zhvillimin e këtij aseti urban të spikatur në bregdetin e Jugut”, tha Greca. Nga këto 45 propozime, 13 kanë qenë nga Shqipëria. Studiot që kanë përgatitur 5 propozimet e përzgjedhura do të ftohen në Vlorë, më datë 21 shkurt, për të prezantuar projektet e tyre drejtpërsëdrejti përpara jurisë ndërkombëtare finale dhe qytetarëve të Vlorës. Aty do të përzgjidhet edhe fituesi i konkursit dhe do të ndahen çmimet e paracaktuara. Sipas Grecës, do të shpërndahen 3 çmime për tri propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendëse.

    projektet

    “L’AUC Paris” nga Djamel Klouche, Francë

    “DOGMA”, nga Martino Tattara, Belgjikë-Itali

    “HFF”, nga Simon Hartman, Zvicër

    “MBAS”, nga Mathias Bauer, Gjermani

    “XDGA” nga Xaveer de Geyter, Belgjikë

    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    4 kompani franceze dhe sa per sy e faqe 1 kompani gjermane.
    eh sa e duan neo-bllokmenet francen. ashtu si harapet e tunizise dhe marokut.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    u be vlora me keq se curvat....me kete pordhjekt te MAAAAAAAAADH

    p.s. po pse kane vdekur arqitektet tane?????
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    u be vlora me keq se curvat....me kete pordhjekt te MAAAAAAAAADH

    p.s. po pse kane vdekur arqitektet tane?????
    Nje nga metodat
    e sukseshme te edvinit per vjedhje meleonash euro eshte qo me projektet studiosh e maketesh.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Nje nga metodat
    e sukseshme te edvinit per vjedhje meleonash euro eshte qo me projektet studiosh e maketesh.

    a po c'ja shkrep nga arqitektura ai????? nuk thone qe shteti hap konkursin, por e specifikojne RAMA (D'rama).....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    Shkodra permbytet cdo vit!!!!!!,,,,,,kjo qeveri nderton SHETITORE me pare borxh!!!!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Rama hap konkursin “Lungo Mare” për bregdetin e Vlorës Gjika: Kemi projektin ton

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Shkodra permbytet cdo vit!!!!!!,,,,,,kjo qeveri nderton SHETITORE me pare borxh!!!!!!!!!
    Avash avash shoku Loni.

    "Më e mira është armike e së mirës"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •