Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 110
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    nga je ti ore?
    c`pune ka luli ne vlore? ai eshte ne tirane
    ore Ziti nqs nuk di pyet .....gruan e ka nga vlora luli e pallati e leja jan ne emer te vjerrit te tij ....packa se kto biznese i ben kunati

    sa per ate qe luli eshte ne tirane .....leket kalojn gjithandej

    ky nuk eshte pallat dosido so ato qe jan gjith bregdetin ....eshte prishur nje shkolle e kan shtyre detin per te perfituar metrin .......ku e gjeti vjerri i lulit token mu ne det ?????? kjo eshte pyetja

    qeveria duhet te shembi cdo gje mbi det e te gjitha ndertimet te dalin pas rruges

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mardo për postimin:

    Prudence (05-11-2013)

  3. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    ore Ziti nqs nuk di pyet .....gruan e ka nga vlora luli e pallati e leja jan ne emer te vjerrit te tij ....packa se kto biznese i ben kunati

    sa per ate qe luli eshte ne tirane .....leket kalojn gjithandej

    ky nuk eshte pallat dosido so ato qe jan gjith bregdetin ....eshte prishur nje shkolle e kan shtyre detin per te perfituar metrin .......ku e gjeti vjerri i lulit token mu ne det ?????? kjo eshte pyetja

    qeveria duhet te shembi cdo gje mbi det e te gjitha ndertimet te dalin pas rruges
    edhe po te jete e vertete c`pune ka luli me kunatin e vet. e late berishen dhe filluat me lulin juve.

  4. #43
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    benseven, mos iu shmang diskutimit
    te gjithe jemi dakort qe askush nuk nderton pa leje ne amerike apo gjermani por ne amerike kur ke para te respektojne, ta japin lejen e ndertimit brenda dites. po mos te jepen leja ndertimi si ndodh ne shqiperi ku do flene njerezit? ne maje te pemes?
    njerzit te gjithe duhet te kene mundesine te ndertojne, toka duhet te shfrytezohet ne maksimum, keshtu ulet qeraja e baneses, jeta lehtesohet per te gjithe.
    ca u be me shpetim gjiken e vlores? apo teater
    Ne Amerike shumica e respekton ligjin pamvarsisht jane te pasur apo te varfer.
    ndertimet ne Amerike dhe Europe,te pakten shumica fillojne vetem pasi eshte rene dakort me Urbanistiken
    dhe Urbanistika firmos,merret permit ndertimi(leje ndertimi).Firmosja do te thote qe ky ndertim i ardhshem eshte konform rregullave dhe planeve te zhvillimit arkitekturor
    qe ka urbanistika.Ky ndertim i ardhshem nuk perben asnje problem per zhvillimin perspektiv urban,nuk bllokon rruge,nuk pengon zgjerime,nuk demton kanalizime,tubacione,rrjete elektrike ekzistuse,
    nuk perben dem per ambjentin etj.
    Problemi ne Vlore dhe qytete te tjera eshte,jo se bashkia nuk jep leje ndertimi,por per dy arsye te tjera.
    1.Nuk kerkohet leje ndertimi fare.Shteti me gjithe ligje injorohet.
    2.Kerkohet leje nga ndertusi por bashkia nuk e aprovon lejen.Ndertusi ka kerkuar te ndertoje pallat 10 katesh te sheshi i flamurit.Bashkia refuzon lejen pasi eshte jashte cdo llogjike,
    Nuk mund te ndertosh pallat ne pjaca dhe sheshe kryesore ne qender te qytetit..Dikush tjeter kerkon leje dhe zgjat planimetrine e nje ndertese ne rere te plazhi.
    Edhe kjo kuptohet do refuzohet,per arsye se zona e plazhit eshte shume vogel si siperfaqe dhe ndikon keq ne ambjentin dhe per plazhistat,zen siperfaqen rrit ndotjet etj
    Shume leje ndertimi refuzohen pasi keshilltare te lagjes ne mbledhjen e bashkise kundershtojne ndertimet ne zona te caktuara.Psh ndertimi i nje stacioni treni,ndertimi i nje aeroporti,
    ndertimi i nje fabrike,ndertimi inje supermarkati refuzohet si kerkese per leje ndertimi pasi ndertimi nuk pranohet nga keshlltare lagjesh nuk pranohet nga banore te lagjes ku
    parashikohet ndertimi.Kundershtohet lejae ndertimit pasi ka efekte negative ne cilesine e jetes se banoreve.Rrit shume zhurmat,
    prish qetesine ne lagje,mund te rrise shume ndotjet,trazirat dhe krimin dhe prish sigurine.
    Dhe arsyeja e fundit eshte qe shume ndertues jane shume stupid nuk fusin ne perdorim trurin para se te nisin dicka,nuk marrin parasysh pasojat dhe thyejne ligjet.Ndertusave
    te tille duhet tu hiqet licenca(e drejta per te ushtruar profesion) per te bere ndertime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-11-2013 më 10:02
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Pallati eshte krejt pa lidhje aty.Tok ka pasur sh pak dhe ka qene nje shkolle nje kateshe e vogel fare, dhe nja dy shtepia private.Eshte hyre ne det per te realizuar ndertimin e bere...hiq faktin qe s'kishte kurfare bukurie edhe si ndertim ky.Minat duhet ti vene si i Lulit te jete apo i kunati, apo i kujtdo tjeter.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #45
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Nuk e prek njeri, thjesht kercenim ishte sot u lejuan banoret brenda. Nese pronesia e ketij pallatit i ka rrenjet e thella si thuhet si ben gje kush, sepse edhe ata qe kercenojne kane pronat e veta.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Pallati në Vlorë, avokatët padisin INUK, lejohen të hyjnë banorët

    Nga: ENRIK MEHMETI


    VLORE-Pas tre ditësh bllokim policia ka lejuar ditën e sotme futjen e banorëve në pallatin me leje të bllokuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas informacioneve të mara në pallat lejohen të futen vetëm banorët që kanë blerë hyrje dhe jetojnë në të. Policia vazhdon të jetë e pranishme në hyrje të godinës. Ndërsa INUK, bën me dije se po vazhdon verifikimi i dokumentacionit.

    Pronarët e kompleksit “Jon” kallëzojnë në prokurori Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Dje në mesditë avokati Maksim Haxhia, i cili disponon prokurën për të përfaqësuar pronarët e pallatit, por edhe banorët ka depozituar një padi në prokurori kundrejt INUK. Në një prononcim për “Gazetën Shqiptare”, Haxhia ka deklaruar se INUK ka shpërdoruar detyrën duke bllokuar pallatin që ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë. “Kemi depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Vlorës për shpërdorimin e detyrës të kryer nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, i cili në mënyrë të padrejtë ka vendosur shiritin në pallat, duke i shkaktuar kështu një dëm jo vetëm pronarëve të pallatit, por edhe banorëve që jetojnë aty”, ka deklaruar avokati Maksim Haxhia. Ai shprehet se tashmë janë në pritje të vendimit të gjykatës, pas hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit të çështjes. Haxhia bën të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Inspektoratit Ndërtimor, të cilët bllokuan objektin. Në sajë të dokumentacionit që disponojnë pronarët dhe banorët e pallatit, lejen e ndërtimit, certifikata pronësie etj., avokati Haxhia shprehet se jo vetëm që bllokimi do të hiqet, por duke qenë se ka pasur shkelje nga ana e INUK, do të ketë edhe sanksione për ta.

    SHKELJET
    Përfaqësuesit ligjorë të pronarëve kanë deklaruar se në kontaktin që kanë pasur me policinë, këta të fundit nuk kanë paraqitur asnjë urdhër me shkrim apo vendim duke u shprehur se kanë urdhër me gojë, gjë e cila është e kundërligjshme. Përgjatë gjithë ditës se djeshme, përfaqësuesit e objektit kanë monitoruar nëpërmjet një kamere private çdo moment dhe moslejimin e hyrjes në pallat të banorëve, e cila do të përdoret si provë në gjykatë. Leja e ndërtimit për pallatin, e vënë nën sekuestro është miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Vlorë, më 17 korrik 2010. Subjektit ndërtues Shoqëria “G.B-A Konstruksion” i është dhënë e drejta e ndërtimit të një godine shërbimi dhe banimi, ku i janë përcaktuar edhe detyrat që do të kryente përgjatë zbatimit të projektit. Subjekti ndërtues është paralajmëruar se do t’i pezulloheshin punimet, nëse do të shkelte ndonjë nga kushtet e lejes. Më 28 shtator 2010 leja e ndërtimit është firmosur nga kreu i KRRT-së, Shpëtim Gjika, i cili pak ditë më parë me nisjen e aksionit për prishjen e ndërtimeve në Vlorë deklaroi se kompleksi “Jon” është në përputhje me të gjitha rregullat urbanistike.

    BANORET
    Ndërkohë që prej ditës së diel, familjet që banojnë në pallatin “Jon” nuk janë lejuar të hyjnë në apartamentet e tyre, madje për të ndaluar banorët të kalojnë shiritin me mbishkrimin “Mos kalo, skenë krimi”, para pallatit është dislokuar një automjet i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Një prej vëllezërve Kacorri shprehet se është detyruar që të kalojë natën jashtë së bashku me familjen e tij, ashtu siç edhe shumë familjarë të tjerë. “Nuk po marrim vesh se çfarë po bëhet. Nuk lejohemi të hyjmë, vendoset shiriti i skenës së krimit. Mos është vrarë ndonjë në shtëpinë time dhe unë nuk e di”, shprehet me nota ironike Adriatik Kacorri. Banorët shtojnë se askush nuk po i jep një përgjigje se cili do të jetë fati i banesave të tyre. Nga ana tjetër INUK bën të ditur se gjatë gjithë ditës së djeshme janë marrë me shqyrtimin e dokumentacionit. Më pas juristët e INUK do të dalin me një konkluzion. Bllokimi sipas ndërtimorëve do të vijojë deri në përfundimin e shqyrtimit të dokumentacionit.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-11-2013 më 15:58

  8. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Kur Gjykatat e vendit ndalin MARREZINE e pushtetareve ne Tirane...

  9. #48
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Sucialspecialister:
    Duhet ta coni deri n'fund ate qe niset, permdryshe moret fund!!!
    Un e di qe ju mund te beni edhe me teper se kaq....

    "Ah sikur te kisha nje peshtyme te forte...." - thoshte Migjeni....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #49
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Po pallateve ne Tirane kur do t'iu vije rradha ?

    Akoma pa u sqaruar dokumentacioni direk shembje , banoret kane te drejten e demshperblimit .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  11. #50

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    Bravo shteti. Atyre qe kane leje nuk ua prish. Ligji po funksionon.

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •