Kompleksi Jon, Haxhia: Pa vendimin e prishjes nuk ndërhyhet në objekt, padi për dëmin
0 tweet
Flash, Lajmi i Fundit e Mërkurë, 4 Dhjetor, 2013 | 14:15 pm
Avokati i banorëve të pallatit te Uji i Ftohtë në Vlorë ka deklaruar se veprimi i INUK dhe policisë sot në objekt ka qenë kundër ligjit. Sipas tij ka vetem nje vendim shpronesimi e jo prishjeje te objektit.
Në një konferencë për mediat, ai ka theksuar se pa vendimin e plotë të prishjes nuk mund të ndërhyhet në objekt. Për këtë ai ka thënë se banorët do të bëjnë padi për dëmin moral dhe material të shkaktuar, nderkohe qe ka shtuar se ceshtja do te ndiqet deri ne Strasburg.
“Ne nuk po themi duhet të shembet apo jo, ai është problemi i qeverisë, ne na duhet zbatimi i ligjit. Na duhet të evidentohet interesi publik, tu japë kohë pronarëve të tërheqin cfarë kanë për të tërhequr dhe të elokojë fondin”- tha ai.
Sipas tij, të interesuar e të shqetësuar klientët e tij kanë gjetur forca të INUK dhe Policisë duke ndërhyrë me mjete të shkatërrimit të objektit.
“Vihet afat 28 ditor për t’u paraqitur pronarët dhe pastaj të njihet e drejta e kompensimit, qytetarët nuk janë lejuar të futen në objekt. Sipas vendimit shpronesimi eshte 57 mijë lekë të reja/metër katrorë, nderkohe qe ky nuk përfaqëson çmimin real të shitjes, ata kanë kontrata sipërmarrje me pronarët e truallit dhe ndërtuesit çmimi është 1425 euro me transaksione të kryera dhe taksë të paguar në shtet”- tha ai.
Ai deklaroi se do ndjekin rrugën tonë, pronarët do t’i drejtohen prokurorisë për të vënë para përgjegjesisë për ata që kanë cenuar vendimin gjyqësor dhe të drejtën e tyre.
http://www.panorama.com.al/2013/12/0...al-e-material/
TAHIR llukubabashta,
what the hell are you doing
e thashe mire Pinko![]()
Krijoni Kontakt