Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 110
  1. #71

    Për: Vlorë: Policia rrethon pallatin me leje. Banorët: Kemi blerë hyrje me hipotekë

    ‘Policia veprim të paligjshëm me pallatin në Vlorë. Administrata? S’kemi ankesa nga të larguarit’

    Flash, Lajmi i Fundit e Mërkurë, 20 Nëntor, 2013 | 12:50 pm


    TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka dekaruar gjate seances degjimore thirrur nga Komisioni i Ligjeve se policia ka vepruar ne menyre te paligjshme per bllokimin e pallatit ne Vlore.

    Deklarata eshte bere gjate seances se sotme ne Komision, ku Totozani eshte therritur per te diskutuar ne lidhje me progres raportin e KE.

    “Po studiojme ankesen e bere per ceshtjen e pallatit ne Vlore. I kemi bere rekomandim ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri per policine, pasi ajo veproi atje ne menyre te paligjshme. Vendosja e shiritit, skene krimi, e paligjshme”-tha Totozani.

    AP ka deklaruar se nuk ka asnje ankese te bere per ceshtjen e armeve kimike dhe as nga te shkarkuarit nga puna ne administrate, duke shtuar se eshte duke monitoruar situaten nepermjet medias.

    “Kam ndjekur shkarkimet nga puna. Nuk kemi ndonje ankese nga te shkarkuarit. Kemi filluar proces monitorimi te administrates”- ka thene ai, duke shtuar se eshte i kenaqur nga bashkepunimi me qeverine e re.

    panorama

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeverie

    Kompleksi “Jon” tek Uji i Ftohtë në Vlorë, qeveria vendim për shpronësimin e banorëve

    UPDATE- Me një vendim të datës 27 nëntor qeveria shqiptare ka vendosur të shpronësojë për interes publik, pasuritë e paluajtshme , pronën private , objekte që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare nga Uji i ftohë, tuneli dhe Bashkia e Vlorës.

    Vendimi prek edhe banorët, që kanë blerë apartamente në kompleksin ‘Jon’ në qytetin e Vlorës, i cili është i ndërtuar në zonën e Ujit të Ftohtë, për të cilin ka patur mjaft debate muajt e fundit.

    Në bazë të vendimit, vlera e përgjithshme e shpronësimit shkon në shifrën e 462 919 230 lekë, dhe do të përballohet në pjesën më të madhe nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave , ndërsa pjesa tjetër nga fondi i kontingjencës.. Afati i përfundimit të shpronësimit është data 28 dhjetor 2013.

    Ndërkaq, ministri i Brendshem, Saimir Tahiri i eshte drejtuar sot me nje padi prokurorise se Vlores per kompleksin “Jon” ndertuar ne zonen e Ujit te Ftohte ne kete qytet.

    Panorama

  3. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave

    TIRANE- Në mbledhjen e Këshillit të është marrë vendimi për shpronësimin për interes publik të objekteve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë- Tuneli, bashkia Vlorë. Ky vendim shpreh vullnetin e Qeverisë shqiptare për të garantuar pasuritë e qytetarëve, të cilët në mirëbesim kanë blerë prona private që ndodhen në këtë vijë bregdetare.

    V E N D I M



    PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, OBJEKTE, QË PREKEN NGA REHABILITIMI MJEDISOR I VIJËS SË MBROJTUR BREGDETARE, UJË I FTOHTË – TUNELI, BASHKIA E VLORËS

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 8, shkronjat “ç” e “ë”, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të vendimit nr.1, datë 8.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit, “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të planit të integruar sektorial për brezin bregdetar”, dhe të vendimit nr.1, datë 23.6.2004, të Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikën e Shqipërisë (KRRTRSH), “Për miratimin e planit të qendrës së Vlorës”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban e Turizmit dhe të ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë – tuneli, bashkia e Vlorës.

    2. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Vlorës brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

    3. Pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh.

    4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh, të përballohet, përkatësisht, 362 919 230 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 000 000 (njëqind milionë) lekë nga fondi i kontingjencës.

    5. Pronarët e ligjshëm të pasurive të shpronësuara të kompensohen, për efekt të këtij shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin ligjor të pronësisë.

    6. Afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013.

    7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave dhe bashkia e Vlorës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

    Panorama

  4. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Kompleksi Jon, Tahiri padi në prokurorinë e Vlorës: Ja shkeljet e vërejtura. Kallëzimi i plotë

    VLORE- Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri i eshte drejtuar me nje padi prokurorise se Vlores per kompleksin “Jon” ndertuar ne zonen e Ujit te Ftohte ne kete qytet.

    Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e Ministrise se Brendshme, sipas se ciles kallezimi eshte bere nga ministri Tahiri dhe ne te jane renditur shkeljet per ndertim te paligjshem.

    Kallezimi i plote


    Sipas MB, kryetar i Task-Force për Mbrojtjen e Territorit, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në përmbushje të detyrave funksionale të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.931, datë 09.10.2013,“Për Krijimin e Task – Forcës, për marrjen emasave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin eterritorit” ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Vlorë një Kallëzim Penal lidhur me një godinë në ndërtim në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.

    “Kallëzimi është bërë pas njohjes me relacionet e paraqitura nga Inspektoriati Urbanistik Kombëtar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe dokumentet bashkëngjitur këtyre relacioneve. Task-Forca ka analizuar situatën ligjore dhe faktike të objektit në ndërtimin “Godinë banimi dhe shërbime 1-4-5 kate + 1 kat papafingo + 1 kat nëntokë dyqane”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, të zbatuar nga subjekti ndërtues shoqëria “G.B-A KONSTRUKSION”, në bazë të lejes së ndërtimit të miratuar nga K.Rr.T-ja e Bashkisë Vlorë, me Vendimin e saj Nr. 5/7, datë 17.08.2010″- njofton Ministria.

    Sipas njoftimit, nga relacionet e paraqitura janë vërejtur shkelje të rënda të legjislacionit në fushën e pronësisë, në zbatimin e lejes së ndërtimit si dhe probleme të krijuara nga ky ndërtim në perspektivën e zhvillimit turistik të zonës. Për të gjitha shkeljet e vërejtura, Kryetari i Task-Force për Mbrojtjen e Territorit, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka bërë kallëzimin penal.

    Prokuroria
    Pyetur per kete lajm, Prokuroria zyrtarisht deklaron : “Nuk mund te konfirmojmë informacioni, pasi deri tani nuk e kemi parë kallëzimin në regjistër. Do te bejme shqyrtimin e materialit sapo ta marrim ate në dorëzim”.

    Gjykata Administrative e rrethit të Vlorës hoqi masën e sekuestros për kompleksin Jon, duke pranuar kërkesën e familjarëve të këtij kompleksi të cilët kishin ngritur padi ndaj Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për bllokim të paligjshëm të objektit.

    INUK e kishte bllokuar kompleksin Jon prej disa ditësh, me argumentin se po bëhen verifikime, nëse pallati është ndërtuar apo jo në kundërshtim me planin urbanistik.

    Panorama

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Gjykata Administrative pro banorëve, zhbllokon pallatin

    VLORE/ Dje vendimi për të liruar pronën e familjarëve. Gati padia ndaj INUK.

    Pas pesë ditësh qëkur iu vu shiriti dhe u bllokua pallati në Ujin e Ftohtë, Gjykata Administrative e Vlorës merr vendim pro banorëve. Trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Astrit Sheme ka vendosur dje heqjen e masës së bllokimit të godinës, ndërmarrë nga INUK dhe Policia e Vlorës, çka solli lënien jashtë për dy net të familjarëve. Që nga pasditja e djeshme banorët e këtij pallati do të hyjnë e dalin lirisht nga ambientet e shtëpive të tyre në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Kjo deri në fund të procesit gjyqësor që do të zhvillohet në Gjykatën Administrative të Vlorës, ku avokatët e banorëve dhe të pronarëve të truallit do të dorëzojnë akt-padinë kundër Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik. Në sallën e gjyqit ku u shqyrtua çështja e parë pas hapjes së Gjykatës Administrative në Vlorë, ishin të pranishëm avokatët e palëve, Maksim Haxhia dhe Kastriot Brahimuço, banorë, si dhe përfaqësues të Inspektoratit Vendor Urbanistik të Bashkisë Vlorë dhe degës së Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, dega Vlorë, këta të fundit thirrur nga gjykata. Avokatët e banorëve të pallatit i janë drejtuar Gjykatës së Vlorës me një padi për sigurimin e objektit, deri në përfundim të procesit gjyqësor, ndërsa është bërë edhe administrimi i provave përkatëse dorëzuar prej tyre. Sipas avokatëve, kjo masë provizore është kërkuar me qëllim sigurimin e objektit, çka do të thotë që deri në vendimin e formës së prerë banorët do ta shfrytëzojnë normalisht pronën e tyre pa pasur frikën e dëmtimit apo rrezikimit të saj. Të pranishëm dje në gjyq, përfaqësuesit e Inspektoratit Ndërtimor kanë kërkuar rrëzimin e padisë për secilin nga institucionet që përfaqësojnë. Sipas tyre, çështja është në proces verifikimi të dokumentacionit të pallatit, ndonëse vetë as ditën e djeshme nuk kanë dorëzuar një akt administrativ për të shpjeguar arsyet e bllokimit dhe vendosjes së shiritit rreth godinës në Ujin e Ftohtë. Ata thanë dje se nuk bëhet fjalë për bllokim të mirëfilltë të pallatit, por një rrethim paraprak për të punuar specialistët për verifikimin e dokumentacionit në përputhje me objektin, planin e objektit dhe përputhjen me ligjet ndërtimore. Në sallë gjyqtari mori dokumentet dhe dëshmitë e banorëve të pallatit. Pas dëgjimit të palëve, gjyqtari Sheme ka kërkuar dy orë kohë për shqyrtimin e dokumentacionit dhe të dosjes, për marrjen e vendimit. Rreth orës 15:30 trupi gjykues bëri të njohur vendimin, sipas të cilit u mor masa provizore e sigurimit të kërkesë-padisë duke pezulluar kryerjen e veprimtarive administrative nga çdo subjekt i administratës së shtetit, që pengojnë kërkuesit në gëzimin e qetë të pronës së tyre në objektin e ndodhur në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”. “Kjo masë do të qëndrojë në fuqi deri në zgjidhjen në themel të konfliktit të çështjes. Kundër këtij vendimi lejohet ankesë e veçantë pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, Tiranë”.

    Avokati: Çështja ndaj INUK, gjykim me themel

    Avokati i banorëve, Maksim Haxhia, deklaroi dje se brenda 10 ditësh do të dorëzohet në të njëjtën gjykatë akt-padia kundër INUK, i cili deri tani nuk ka paraqitur asnjë dokument administrativ. Sipas Haxhisë, paralelisht me këtë proces, Prokuroria e Vlorës po kryhen verifikimet bazuar në kallëzimin penal të banorëve ndaj policisë që bëri rrethimin arbitrar të pronës së tyre.

    Bllokohet Pallati 10 katësh në Lezhë
    LEZHE – Bllokohet pallati 10-katësh në qendër të Lezhës. Policia e Lezhës zbatoi dje vendimin e Gjykatës së rrethit, e cila ka vendosur “sekuestro preventive” mbi godinën e ndërtuar në lagjen “Varosh” të qytetit Lezhë. Ky pallat, i cili është në ndërtim e sipër, sipas Policisë, është në pronësi të shoqërisë “BOGA” sh.p.k., me administrator shtetasin Tom Mikaj, 53 vjeç, banues në Lezhë. Sipas Policisë, këtë masë gjykate e kërkoi Prokuroria e Lezhës, pasi ka regjistruar procedimin penal për ndërtim të paligjshëm në qendër të qytetit. Pallatit i është vendosur shiriti i sekuestrimit dje rreth orës 12:30, ndërsa një efektiv policie e ka marrë atë nën ruajtje, duke mos lejuar futjen e askujt. Pallati i bllokuar ndodhet në qendër të qytetit të Lezhës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Mësohet se ndërtimi ka nisur muajt e fundit, duke u përfunduar kolonat kryesore të tij. Nga ana e Bashkisë së Lezhës konfirmohet fakti se firma nuk ka marrë leje për këtë investim.

    VLORE/ QEMAL BIRAKU

    Panorama

  6. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Gjykata pezulloi bllokimin, INUK nuk heq rojet nga pallati

    VLORE – Ndonëse Gjykata Administrative e Vlorës ka nxjerrë urdhrin për lirimin e kompleksit “Jon” nga policia dhe heqjen e shiritit rrethues, policia nuk është larguar dhe shiriti “skenë krimi” nuk është hequr ende. Kjo masë nuk është marrë ende, ndërsa nga ana tjetër, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik ka bërë rekurs në Gjykatën Administrative të Apelit për vendimin e marrë të enjten për pezullimin e masës. Mësohet se apelimi i Gjykatës Administrative të Vlorës është bërë nga kreu i INUK, Zyhdi Dajti, sipas të cilit ky vendim është i padrejtë. Nga ana tjetër, Dajti është shprehur se banorët kanë hyrë që ditën e parë në banesat e tyre dhe nuk janë penguar as nga INUK-u e as nga policia. Rrethimi, sipas tij, me punonjës policie dhe me shirit, është bërë për shkak se pati shumë persona që donin të hynin në kompleks pa qenë pronarë, duke shkaktuar vështirësi në verifikimin e dokumentacioneve dhe kontrollin real të sipërfaqes së objektit dhe në tërësi të kompleksit. Deklarata e Dajtit bie ndesh me deklarimet dhe ajo që ndodhi realisht në qytetin e Vlorës, kur për dy net radhazi banorët u detyruan të flinin jashtë shtëpive të tyre, të blera dhe të hipotekuara në zonën e Ujit të Ftohtë. Asnjë prej familjarëve nuk u lejua të hynte në banesë nga pasditja e së dielës deri të martën kur ata mund të hynin vetëm të pajisur me dokumentet e pronësisë dhe kartë identiteti. Nga ana tjetër, avokatët e banorëve do të depozitojnë në Vlorë akt-padinë ndaj INUK, ku do të zhvillohet gjykimi i plotë.

    Panorama

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Pallati i bllokuar, banorët ankesë tek Avokati i Popullit

    VLORE – Përfaqësues të Avokatit të Popullit takojnë banorët e kompleksit “Jon”. Pasditen e djeshme, dy përfaqësues të Avokatit të Popullit janë takuar me banorët e kompleksit “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë. Vizita e tyre në Vlorë ka ardhur pas ankesës së bërë nga banorët e pallatit, i cili prej të dielës së 3 nëntorit është i rrethuar nga shiriti i sekuestros dhe vazhdon të ruhet nga policia, e cila lejon hyrjen e banorëve vetëm me dokumente identifikimi dhe tapi. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë marrë nga banorët kopje të dokumenteve, ndërsa kanë dëgjuar ankesat e tyre. “Banorët kanë deklaruar se po u shkelin të drejtat e pronësisë. Ata gjithashtu nuk kanë lënë pa shprehur se është abuzive dhe banditeske të mos lejohen të hyjnë në shtëpitë e tyre, në një kohë kur ato i kanë blerë e po ashtu i kanë edhe me dokumente të rregullta pronësie. Ndërsa kanë theksuar se nga ana e INUK-ut nuk janë vënë në dijeni për asnjë veprim, as para se rrethimi të kryhej, as më pas”, shprehen përfaqësuesit e Avokatit të Popullit. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë me mbledhjen e dokumenteve nga banorë dhe nga institucione të përfshira në çështje dhe do të dalin përfundimet dhe rekomandimet përkatëse. q.b

    Panorama

  8. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Totozani del në mbrotje të banorëve: Bllokimi i pallatit në Vlorë i paligjshëm

    mr-igli-totozani-peoples-advocateAvokati i Popullit Igli Totozani e ka konsideruar të paligjshëm bllokimin e pallatit në Vlorë ku ka pasur një përplasje mes policisë dhe banorëve. “Po studiojmë ankesën e bërë për çështjen e pallatit në Vlorë. I kemi bërë rekomandim ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për policinë, pasi ajo veproi atje në mënyre të paligjshme. Vendosja e shiritit, skenë krimi, e paligjshme. Së shpejti do të dërgojmë një raport në Parlament”, -tha Totozani. Pallati në fjalë është ndërtuar në breg të detit dhe me leje të dhënë nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, i cili është I akuzuar ndërkohë për dy pallate të tjera për falsifikim të lejes.

    Në lidhje me shkarkimet nga puna, Totozani ka deklaruar se nuk ka asnjë ankesë nga të larguarit, gjithashtu nuk ka pasur asnjë ankesë as për çështjen e armëve kimike.

    “Kam ndjekur shkarkimet nga puna. Nuk kemi ndonjë ankesë nga të shkarkuarit. Kemi filluar proces monitorimi të administratës. Situatën po e monitorojmë nëpërmjet medias pasi nuk kemi asnjë ankesë”, – ka thënë ai, duke shtuar se është i kënaqur nga bashkëpunimi me qeverinë e re.

    MAPO

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Ne fillim dergoi policet qe te "rrethonin" pallatin me banoret e vete brenda dhe ta "shembnin" pallatin, se keshtu i donte qejfi Rames. Motivacioni? Sipas Rames "pallati ishte ndertuar pa leje".

    Doli qe pallati ishte ndertuar me leje. Avokati i pronarit nxjerr dokumentat e pronesise te cilat ishin te rregullta. Banoret qe kane blere hyrje ne pallat protestuan qe policia nuk i lejonte te hynte ne pronen e tyre qe e kishin blere me para e sipas ligjeve te vendit. Banoret e hedhin policine dhe organin pergjegjes me ndertimet ne gjyq. E fitojne gjyqin dhe Gjykata thote qe nderhyrja e policise ishte e jashteligjshme. Gjykata urdheron largimin e lirimin e pallatit dhe lejimin e pronareve te ligjshem te hyjne ne apartamentet e tyre. Rama nuk i largon policet e vete, nuk "stepet" para vendimit te Gjykates. E gris dhe e shkel me kembe vendimin e Gjykates.

    Pasi nuk e shembem dot pallatin ne aktin e pare, pasi na doli qe pallati eshte ndertuar me leje te ligjshme, pasi Gjykata na zbrapsi dhe na kapi ne kundravajtje, budallai qe kemi per kryeminister kembengul ne budallallekun e tij: me nje te rene te lapsit, me nje vendim qeverie, ai shproneson te gjithe banoret e pallatit, dhe u thote: "do t'iu demshperblej me nje shume qesharake per apartamentin qe kini blere, jo vleren reale qe keni paguar". Dhe sikur kjo te mos mjaftonte, menyra se si e ka shkruajtur vendimin, banoret duhet te kerkojne demshperblim brenda 1 muaji. Brenda 3 javeve te fundit te ketij viti, banoret duhet te shkojne e ofrojne gjithe dokumentacionin e vete ligjor, ne menyre qe te demshperblehen nga qeveria. Ata banore qe nuk i mbledhin dot dokumentat ne kohe, u mungon ndonje dokument, apo nuk aplikojne brenda afatit, ju do te dilni ne rruge e me gisht ne goje. Pallati do te fshihet. Cili eshte motivacioni qe jep qeveria per kete vendimin e dyte te saj? "Shpronesim per interesin publik".

    Me pak fjale, cfare do te thote ky vendim i kryeministrit tone Rama?

    1. Ai nuk respekton ligjet e atij vendi duke filluar me Kushtetuten dhe mbrojtjen ligjore qe kjo Kushtetute u jep prones private te qytetareve. Cdo qytetar shqiptar qe degjon kete lajm, duhet te shokohet dhe indinjohet ne kulm: kryeministri yne nuk mendohet dy here qe me nje vendim qeverie te shpronesojne dhjetra familje e pronare! Nese ju keni nje prone private qe e keni blere apo trasheguar dhe ia ka vene syrin kryeministri apo miqte e tij, mjafton nje vendim i kryeministrit dhe prona shkemben duar!

    2. Ai nuk ka as respektin minimal ndaj gjykatave te vendit. Nje vendim gjykate e gjen ne faj, ne vend qe ta respektoje vendimin e Gjykates, ai e anashkalon vendimin e Gjykates. Mos me tregoni mua ligjin thote Rama, une jam vete ligji, une me nje te rene te lapsit e bej ligjin sic me do qejfi mua! Pune e madhe se vidhet e dhunohet prona private e ligjet e vendit.

    Si e ka emrin ai shtet ku policet perdoren per te dhunuar lirine dhe pronen private te qytetareve?

    Si e ka emrin ai shtet qe udhehiqet nga nje kryeminister qe nuk i behet vone dhe nuk respekton ligjet e vendit?

    Shtet policor!

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Rama shpronëson pronarët e kompleksit tek Uji i Ftohtë në Vlorë me vendim qeveri

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Shtet policor!
    Ej zot , thuaj !!!!! Ej zot , per ate zot !

    Vampiret e korrupsionit , e mega skandaleve , kane kaluar ne ofensive per perfitimet e tyre miopike edhe personale , duke mos ja u ndjer fare , se perfitimet e tyre te vogla ( apo te medha ) , i kane bere nje dem nje populli te tere , ja u ka rrembyer te ardhmen miljonave , edhe ka rezultuar ne disfate edhe tragjedi per mijera shqiptare .

    Vetem ama , ata te jene mire , me pozicione , qe te korruptohen sa me shume te jete e mundur , edhe ta cojne shqiperine me ne humnere akoma , pas SOMALISE per sa i perket korrupsionit ( statistikat me te fundit , per korupsionin ne shqiperi ) .

    Pra Somalia e afrikaneve , korruptohet me pak , se Shqiperia e shpellareve Berishian , edhe adhuruesve te tij miazmatik .

    Vetem ama ata te jene mire , te baltosin , te shkaterojne , edhe te bejne nje politike shpellare , akoma edhe ne opozite .

    Ne rastin specifik , nje person me emrin 'Albo' qe vet deklarohet avokat , edhe qe pretendon qe jeton ne USA , ka kaluar ne indifanda per shkat te dashurise me shikim te pare qe ka ndaj Berishes ( aka shpellarit me barbar , qe vret persona- sic eshte Olldashi- pa ja ndjer fare ) .

    nejseeeeee

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •