Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kafeina e tepërt kontrakton zemrën

    Kafeina e tepërt kontrakton zemrën
    3 Dhjetor 2013 | : Botë,Kuriozitete | Autor: Gazeta Shqip

    Pijet

    Pijet energjike të ngarkuara me kafeinë mund të ndryshojnë mënyrën se si rrahin zemrat tona, paralajmërojnë kërkuesit. Një skuadër shkencëtarësh nga Universiteti i Bonit në Gjermani skanoi zemrat e 17 njerëzve një orë pasi patën pirë një pije energjike. Studimi tregoi se kontraktimet ishin më të fuqishme pas pijes.

    Skuadra tha në një seminar se fëmijët dhe njerëzit me disa kushte mjekësore të lidhura me zemrën duhet t’i shmangin këto pije. Dr. Jonas Dorner tha: “Deri tani, ne nuk e kemi ditur ekzaktësisht se çfarë efekti kanë këto pije mbi funksionimin e zemrës. Sasia e kafeinës aty është tri herë më e lartë se sa në pije të tjera si kafeja apo “Coca Cola”. Ka shumë efekte anësore të lidhura me konsumimin e tepërt të kafeinës, përfshirë edhe rrahje zemre të shpejtë, rritje në presionin e gjakut dhe në disa raste të rënda, bllokim dhe vdekje të papritur”.

    Kërkuesit u dhanë pjesëmarrësve në studim pije energjike me kafeinë dhe taurinë. Ata vunë re se dhoma e zemrës që pompon gjak në trup po kontraktohej më shpejt, një orë pasi ishte marrë pija energjike.

    Ndikimi mbi njerëzit me sëmundje zemre nuk është i njohur. Gjithsesi kërkuesit këshilluan që fëmijët dhe njerëzit me aritmi duhet t’i shmangin këto pije. Në disa vende, sakaq, industria thotë se pijet energjike nuk janë të përshtatshme për fëmijë.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...rakton-zemren/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Kafeina e tepërt kontrakton zemrën

    me aq kafe sa pi ti ne dite do kishe iphone ne vend te zemres...apo ndonje pentium
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •