-
Lufta Nacinal Çlirimtare ishte edhe revolucion kundër qeverisë kuislinge
INTERVISTA/ Flet ish partizani i Brigadës së VI Sulmuese, Mersin Mixha
-Lufta Nacinal Çlirimtare ishte edhe revolucion kundër qeverisë kuislinge
-Si u bë arrestimi i Ali Bej Këlcyrës dhe jehona që pati
-Pse e dorëzuam Ali Bej Këlcyrën dhe si reagoi ai
-Shkodra u çlirua më 29 Nëntor 1944, ora 14:30
-Si e shpëtuan qytetin e Shkodrës nga tragjedia dy xhenierët italianë
Albert ZHOLI
Mersin Mixha, është një ndër veteranët e pakët të Brigadës së VI-të sulmuese që është ende gjallë. Dhe pse po mbush 90 vjet ai është tepër i mbajtur, por mbi të gjitha me një memorie të çuditshme. Ai kur flet nuk mendon fare pasi ngjarjet e jetës i ka në kujtesë si një shirit magnetofoni. Ndër kujtimet më të bukura të tij janë ato të luftës së Cepos, të arrestimit të Ali Bej Këlcyrës, lirimit të tij, por kryesorja është ajo e çlirimit të Shkodrës. Ai mbetet një ndër dëshmitarët okularë të luftës për çlirimin e Shkodrës. Ai çuditet me të gjithë komentet që bëhen rreth kësaj dite, pasi thuhet që Shkodra nuk është çliruar më 29 Nëntor. Ai jep detaje nga kjo luftë që patjetër nuk mund të anashkalohen. Detajet jepen me minimin e Shkodrës, me largimin e gjermanëve për në Tuz, me ushtarët italianë të kapur rob, etj...Në gjithë luftërat e saj, ai e quan Brigadën e VI sulmuese ndër Brigadat më heroike të të gjithë luftës Nacional-Çlirimtare.
Ku ke qeni qenë në Luftën Nacinal Çlirimtare, cili është mendimi juaj për këtë luftë?
Lufta N-Ç nuk është vetëm luftë kundër okupatorit, por është luftë dhe revolucion kundër qeverisë kuislinge të asaj kohe. Lufta dhe revolucioni kundër kësaj qeveria, do të thotë shkulje me themel e çdo gjëje që binte ndesh me interesat kombëtare. Kjo luftë solli që më 29 nëntor 1944 ora 14:30, kur një pjesë ë Shkodrës do të hidhej në erë nga gjermanët në ikje, u çlirua Shqipëria. Në këtë ditë është shkëputur kontakti luftarak me armikun, pasi ata u larguan përfundimisht nga Shqipëria. Brigada e 6 Sulmuese, dike qenë në pararojë, të Armatës së III Internacionaliste, kaloi kufijtë shtetërorë duke çliruar Tuzin, Titogradin, dike kaluar në thellësi të Bosnjës deri në Vishegrad. Madje, dhe më tej.
Ju si keni marrë pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare?
Po. Unë kam qenë pjesë e kësaj lufte që në moshën 13 vjeç. Kam qenë pjesë e luftës së Cepos, në Kardhiq, Krahina e Gjirokastrës, ku është Plesati i sotëm. Kjo zonë ishte tepër e mbrojtur dhe si italianët dhe gjermanët kanë bërë çmos ta shtinin në dorë. Këtu do të veçoj luftimet e Divizioni 297, gjerman, që bëri çmos ta shtinte në dorë këtë kështjellë. Luftimet e tyre ishin shumë të përforcuara, por asnjëherë nuk mundi ta pushtojë Cepon, ndaj gjermanët e cilësuan këtë zonë Stalingradi Shqiptar. Në disa shënime të oficerëve gjermanë të kësaj lufte shkruhet se: “Ne me urdhër të Hitlerit jemi tërhequr nga Stalingradi, por me urdhër të posaçëm të Hitlerit ky Divizion është transferuar në Shqipëri për të mbështetur trupat e Korpormatës së 21 dhe 22, me qendër në Selanik, të cilat nuk arritën të zhduknin lëvizjen nacional çlirimtare, ndaj ne erdhëm në ndihmë të tyre duke pasur në vartësi dhe divizionin “Skënderbej” ESES me trupa kosovare, të cilat u vunë nën komandën e këtij divizioni.
Kundër kujt do të vepronin kryesisht këto trupa gjermane dhe ESES?
Këta do të vepronin kundër Brigadës së 5-të dhe të 6-të Sulmuese, por në sajë të luftës së tyre heroike, trupat gjermane nuk arritën ta realizojnë këtë objektiv. Si rezultat i veprimeve taktiko-operative të këtyre brigadave, të mobilizimit, sakrificave, që dhe pse u rrethuan nga të dyja anët, mundën të çajnë rrethimin, operacionet armike dështuan me turp.
Kush ishin drejtuesit kryesorë të Brigadës së VI Sulmuese?
Komandant i kësaj Brigade ishte Tahir Kadareja, Komisar Mustafa Matohiti, Zv/komisar Haki Toska, pra ndër luftëtarët më legjendarë të luftës më heroike të popullit shqiptar.
Ju si filluat bashkëpunimin me lëvizjen Nacional Çlirimtare?
Unë në moshën 12 vjeç kam qenë korrier i bazës së Cepos, që ishte baza e parë partizane në atë zonë. Në këtë vend mblidheshin të gjithë luftëtarët kundër pushtuesve nazifashistë. Unë kam dalë definitiv në luftë, kur u kap Ali Bej Këlcyra në qershor të viti 1943. Pra deri ahere isha një korrier i vogël ku shpija letra të ndryshme në zonën e Kardhiqit deri në Gjirokastër, dhe pikërisht në këtë ditë unë u futa në radhët e ushtrisë partizane të Brigadës së VI Sulmuese
Ku u kap Ali Bej Këlcyra?
Tek Ura e Kardhiqit. Nga forcat partizane pasi në atë zonë vepronte çeta “Çerçiz Topulli”, e cila kontrollonte lëvizjet e armikut në gjithë zonën e Gjirokastrës. Ndërsa Ura e Kardhiqit ishte postbllok partizanësh, ose i bazës partizane të Cepos. Celula e çetës “Çerçiz Topulli” vendosi pushkatimin e Ali Bej Këlcyrës, pasi e quajti bashkëpunëtor të armikut. Meqenëse filloi lufta, pasi erdhën trupat e gjeneralit Erneste Krimiele, dhe nuk mund të pushkatohej, ndaj partizanët e nisën larg duke e shoqëruar me Abaz Zholin, për ta çuar në fshatin tim Plesat. Pikërisht në këtë kohë Plesati filloi të bombardohej me artileri nga italianët nga Ura e Kardhiqit, Grehoti, Mashkullora. Të gjithë familjet e fshatit u larguan duke shkuar në një përrua të thellë, në disa shpella të përroit, ku pikonte vetëm ujë. Në këtë kohë me urdhër të Qarkorit të Gjirokastrës, personalisht të Bedri Spahiut, u dha urdhër të mos pushkatohet Ali Bej Këlcyra. Inati i trupave italiane për këtë arrestim ishte i pamatë. Pra u anulua pushkatimi i tij pasi partia nuk donte të mbillte vëllavrasjen dhe të mos kishte ndikim në popull, tek përkrahësit e tij. Atë natë, atë e morën dhe e çuan në Qafë të Koçës, në majë të malit. Të nesërmen e sollën në Plesat në shtëpinë e Iliaz Mehmetit. Mitat Kondi ishte shoqëruesi nga partizanët. Ai kishte urdhër n.q.s Ali Beu tenton të arratiset qëlloje. Në fshat në këtë kohë nuk kishte fare njerëz, kishin ikur në përrua. Në këtë kohë fshati u rrethua nga ballistët për të çliruar Ali Beun. Partizanët dhanë ultimatum, që n.q.s ballistët do të hapnin zjarr kundër popullsisë së pafajshme, ahere çetat partizane do të luftonin ashpër kundër tyre. Ishin rreth 600 ballistë. Këta ishin të mbështetur nga trupa e Divizionit italian “Peruxhia”. Në këtë kohë vijnë trupat partizane dhe rrethojnë të gjithë zonën e fshatit Plesat në të katër anët. Në këtë kohë vjen dhe Ismail Golemi, pjesë e trupave të Ballit dhe me një korrier i thotë Ali Bej Këlcyrës të shpëtova Ali. Ai ju përgjigj: “Nuk më shpëtove ti, por më shpëtoi momenti politik, pasi partizanet nuk duan vëllavrasje, se po të donin partizanët ti sot nuk do ta gjeje varrin tim. Politikisht këta djem qëndrojnë më lart se ne pasi nga Fronti Nacional Çlirimtar ne jemi dënuar me pushkatim, por ky moment politik na shpëtoi nga pushkatimi. Sot na kanë falur këta, ndaj largohu”. Pastaj trupat partizane e morën Ali Bej Këlcyrën e hipën në një kalë balash, ku e shoqëruan dy partizanë njëri nga Plesati dhe tjetri nga Prongjia, partizanë të çetës “Çerçiz Topulli”, ku ata do ta çonin deri tek Ura e Kardhiqit, dhe aty do ta merrnin trupat balliste dhe milicia. Komanda e çetës kishte dhënë urdhër që nëse vriten këta të dy djem, partizanë të çetës “Çerçiz Topulli”, ahere do të luftohej pa asnjë kompromis kundër trupave balliste dhe trupat balliste të rrethuar në Plesat do të vriteshin. Ali bej Këlcyra, kur po dorëzohej tek trupat e tij tha:-“Të mos preken këta dy djem, vetëm kur të shkojnë në Manastirin e Cepos dhe të hedhin dy breshëri me plumba ahere quhet që çdo gjë ka shkuar në vend”. Kështu ndodhi. Dy partizanët vazhduan rrugën pa pengesë dhe trupa balliste u lanë të lirë.
Baza e luftës në Cepo, po komanda e çetës ku ishte vendosur?
N.q.s në Cepo ishte baza e luftës, në fillimet e luftës, komanda e çetës ishte në shtëpinë time në Plesat, pra shtëpia e Hamza Mixhës, në Plasat me 55 shtëpi dhe me 148 partizanë. Në këtë kohë shkova partizan në çetën “Çerçiz Topulli” batalioni “Asim Zeneli” (formuar më 7 gusht 1943) Brigada e VI Sulmuese (e formuar më 26 Janar 1944), Divizioni i VI. Në këtë Brigadë ishin dhe çetat “Hajredin Tremishti”, çeta “Avni Rustemi”, etj.. Ne luftuam që nga Konispoli në Qafë -Botë kur erdhën trupat e para gjermane nga Greqia, pastaj vazhduam në Cepo, Përmet, në çlirimin e Shkodrës që ishte kryesorja, pastaj vazhduam në Mal të Zi, Bosnjë etj...
Terrori në Kosovë, vrasjet e Tivarit, a ishit në Kosovë?
Me urdhër të Enver Hoxhës, pas Vishegradit ne u kthyem në Kosovë për të vendosur gjendjen, pasi aty serbët kishin bërë mjaft masakra që s’dihej kush i bënte. Në këtë kohë ndodhi dhe ngjarja e Tivarit që edhe sot ka shumë diskutime. Ishte prill 1945. Pra u kthyem nga Bosnja në Kosovë. Urdhri qe të shkonim deri në Berlin. Në këtë kohë unë isha skuadërkomandant i një kompanie zbuluese të Brigadës së VI, ose skuadra e disiplinës. Pra isha zbulues në batalionin “Asim Zeneli”. Ne u kthyem përfundimisht në Korçë në 31 dhjetor 1945.
Meqenëse Korparmata e 3 e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, kaloi kufijtë shtetëror ajo u quajt Korparmata Internacionaliste. Pra ne ishim pjesë e kësaj Korparmate që do të shkonte deri në Berlin, por urdhri u kthye.
Flitet se Brigada juaj ka qenë pjesë e luftës për çlirimin e Shkodrës. A keni qenë në këtë luftë dhe a është e vërtetë se Shkodra u çlirua më 29 nëntor 1944?
Po, Brigada e VI ishte pjesë e veprimeve luftarake për çlirimin e Shkodrës. Pasi erdhëm nga veriu i Shqipërisë si Nikaj-Mërturi, Shoshaj, e me radhë ne u vendosëm në zonën që kalohej për në Tuz me qëllim që të mos shkonin gjermanët për aty, n.q.s do largoheshin. Në atë kohë në Shkodër ishin tre divizione gjermane. Plani gjerman ishte që kur të tërhiqej nga Shkodra ta shkatërronte fare këtë qytet, Konkretisht plani ishte ky, që të shkatërrohej ura e Barçallëkut, ura e Bunës, ura e Kirit, spitali civil dhe bazat ushtarake gjermane dhe italiane, afër dhe brenda në kalanë e Rozafës, kalasë së Shkodrës. Aty kishte topa, mitraloza, mortaja, italianë, predha municione, që trupat gjermane nuk mund ti merrnin të gjitha. Armatime të rënda. Gjermanët kishin kapur dhe mbanin peng dhe shumë ushtarë italianë. Ata donin ti merrnin me vete shumë prej ushtarëve. Kryesorja ishte se si do të hidhnin në erë Shkodrën. Çfarë ndodhi? Në të dalë të Shkodrës ata organizuan një si qendër drejtimi për komandimin për hedhjen në erë të këtyre pjesëve të Shkodrës kur të iknin me qëllim që të mos i ndiqnin trupat partizane, ose më mirë të themi që partizanët jo vetëm të mos kishin mundësi, por të merreshin me këto probleme dhe të mos kishin kohë t’i ndiqnin. Ishte llogaritur që kur të vinin në Tuz të bëhej shpërthimi nga ata që kishin bërë organizmin e minimit. Këto minime kishin si drejtues dy xhenierë italianë, shumë të aftë. Ishin këta të dy që dinin çdo imtësi të minimit të Shkodrës. Vendosja e minave ndodhi 5 ditë para 29 Nëntorit. Ata e menduan se kështu Shkodra do të shkatërrohej dhe menduan që të largoheshin, arratiseshin, dhe në momente të caktuara të prisnin fijet që lidheshin me komandimin e fijeve për plasjen e dinamikeve në zonat e caktuara të Shkodrës. Kur gjermanët po largoheshin, këta xhenierë human, fshehurazi, erdhën në vendin ku ishin lidhur fijet e shpërthimit të dinamitëve. Kur i kërkuan gjermanët nuk i gjetën. Rrëmuja se po vinin partizanët i bëri ata të iknin në panik. Kur dolën jashtë Shkodrës dhanë urdhër që të fillonte komandimi për plasjet e dinamikeve por ato nuk plasën ën disa zona. Pra xhenierët italianë i kishin prerë ato fije. Gjermanët menjëherë nisën dy tanke për të shkuar tek vendi i drejtimit të dinamitit, tek vendi ku ishin fijet, që i dinin. Tankistët i gjetën pikërisht në atë vend ku ata po prisnin fijet. I lidhën dhe i futën në një gropë duke i mbuluar me llamarina dhe me dërrasa duke i lënë pa pushkatuar të mos tërhiqnin vëmendjen. Kur po ktheheshin sërishmi për në Tuz, batalioni ynë “Asim Zeneli”, u bëri pritë dhe i dogji të dy tanket.
Sot flitet shumë për luftën Nacional-Çlirimtare. Cili është mendimi juaj për këtë luftë. A ishte luftë e lavdishme?
Këtë s’duhet ta diskutojë askush. Të gjithë ata që e mohojnë këtë luftë, mohojnë prindërit e tyre, atdheun e tyre, mohojnë ekzistencën e shtetit shqiptar. N.q.s Shqipëria nuk do të ishte futur në këtë luftë kundër nazifashizmit, sot mendoj se ne nuk do të ekzistonim si shtet pasi do ishim ndarë mes fqinjëve që e shihnin Shqipërinë si prenë e tyre. Kjo luftë ishte heroike, më heroikja e të gjithë kohërave, që gjithë bota e ka përshëndetur. Kjo luftë na renditi krah fitimtarëve, ku n.q.s nuk do të ishim të tillë, ahere historia jonë do të ishte damkosur me turp. Lind pyetja, po n.q.s gjithë populli shqiptar do të kishte bashkëpunuar me nazifashizmin, çfarë do të kishte ndodhur. Si do të cilësohej vendi ynë nga bota? Edhe pse si ditë e fillimit të L2B njihet 1 shtatori i vitit 1939, Shqipëria, që në prill të atij viti, pavarësisht se bota në atë kohë thuajse e kaloi në heshtje, u bë viktima e parë në Europë, e pushtuar nga forcat e fashizmit italian. Gjithsesi, në portet shqiptare, pikërisht kur politika evropiane tkurrej nga pesha e trysnisë nazifashiste, u hodhën pushkët e para dhe u dha sinjali i qëndresës antifashiste mbarë europiane. Kjo dhe krijimi më pas i çetave të para atdhetare, sikurse ajo e Myslim Pezës, përbën jo thjesht krenari, por edhe një ndihmesë në fillesat e qëndresës antifashiste europiane.
Shqipëria, në vitin e fillimit të luftës ishte një vend i vogël për nga përmasat dhe popullsia me më pakë se 1 milion frymë. Ishte e natyrshme se ajo nuk mund të vendoste fatet e asaj lufte gjigande e shkatërrimtare. Por mesazhi që dha Shqipëria në ditën dhe në vitet e para të pushtimit, ishte ai i luftës pa kompromis me pushtuesit nazifashistë. Në këtë mënyrë, populli shqiptar po e radhiste veten në krahë të forcave antifashiste botërore. Kjo nuk ishte e lehtë dhe nuk erdhi vetvetiu e njëherazi. Ajo ishte produkt, nga njëra anë i zgjerimit dhe i zhvillimit gradual, gjithnjë në rritje i qëndresës e Luftës së armatosur të popullit shqiptar dhe, nga ana tjetër, rezultat i një sërë aktesh politike të organeve të Larta drejtuese të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Po për çlirimin e Shkodrës, çfarë do të thoni. Ka shumë debate për datën?
Shkodra është çliruar më 29 Nëntor 1944 ora 14:30 minuta. Këtë e kam parë me sytë e mi. Këtë s’ka top që ta luajë. Spekulatorët, pseudo- historianët, analistët e politizuar le të hedhin ujë në havanë. Këtë e dëshmojë plagët tona, lufta jonë, dëshmitë tona, sytë tanë. Kush mundohet ta shtrembërojë historinë do t’i ndëshkojë vetë historia.
-
-
Për: Lufta Nacinal Çlirimtare ishte edhe revolucion kundër qeverisë kuislinge
Njerez me idiote,koketrashe dhe servila e genjeshtare nuk gjen dot ne kete planet te tille si ne Shqiperi.. skan turp dhe vetem genjejne e servilosen dite e nate. 90 vjec ky ka rrjedhur nuk ben dot shurren po na tregon bemat e partizaneve. nuk kane luftuar partizanet kundra gjermaneve se gjermanet ishin ne qytet e partizanet fshiheshin ferrave.Kur iku gjermani partizanet u turren vodhen e grabiten cdo gje shqiptare. Prandaj nuk ben hajer ai vend se akoma dominojne obskurantizmi dhe degjenerimi njerezor.
-
2 antarët më poshtë falenderuan murik për mendimin e shprehur në këtë postim:
xfiles (03-12-2013),yllbardh (22-12-2013)
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt