
Postuar mė parė nga
Albo
E keqja me ju muslimanet, dhe protestantet e krishtere, eshte se besimi per ju eshte dicka "racionale" dhe "emocionale". Ti me lart thua: Kush me bind qe te behem i krishtere? qe ilustron ate qe une shpreha me lart.
Se pari, duhet te mesosh se termi "i krishtere" nuk eshte nje titull qe na e dha Krishti, por eshte emri me te cilen BOTA na njeh ne besimtaret qe besojme se Jisu Krishti eshte Zot. Krishti nuk na thirri qe te behemi "te krishtere", Krishti na thirri qe te behemi "..bij Perendie ashtu si Une e Ti o Ate jemi Nje..." do t'i lutej Krishtit Zotit ne kopshtin e ullinjve para se ta arrestonin.
Se dyti, duhet te mesosh se hapi i pare per tu bere i Krishtere, akti i pare i misterit te pagezimit ne Kishen Orthodhokse, eshte denoncimi i Djallit che BOTES se tij. Nje akt shume domenthenes pasi nuk mund ti perkasesh edhe BOTES edhe Krishtit. Nuk mund ti sherbesh dot dy zoterve. Besimtar nuk behesh atehere kur "bindesh" se feja e krishtere eshte ajo e vertete, por kur pranon me "githe zemer, gjithe mendjen dhe gjithe shpirtin tend" se Jisu Krishti eshte Zot, Biri i Vetemlindur i Perendise, qe mori mish e u be njeri nga nje Virgjereshe e ngelur me bare ne menyre te mistershme nga Fryma e Shenjte e Perendise. Dhe jo vetem kaq, por vetem pasi te hysh ne Kishen e Tij, Kishen e Shenjte Katolike dhe Apostolike, themelet e se ciles Vete Krishti hodhi, dhe apostujt ndertuan, atehere ti je me te vertete nje besimtar i krishtere.
Se treti, te besuarit dhe te kuptuarit jo vetem qe nuk jane e njejta gje, por ne kontekstin qe ti i perdor, jane ne kundershtim me njera tjetren. Te besosh nuk do te thote te dish. Si mund te di une si njeri se si mundet nje Virgjereshe te lindi nje femije apo nje i vdekur te ngjallet nga varri? Llogjika njerezore me shtyn te besoj se kjo eshte e pamundur. Por ajo qe eshte e pamundur per njeriun, eshte e mundur per Perendine. Ne njohim per Perendine jo ate qe na "meson" llogjika jone njerezore, por aq sa na rrefen Vete Perendia mbi Veten dhe vetem sa na lejon natyra jone e rene njerezore.
Asnje njeri ne kete bote dhe ne historine e njerezimit nuk ka gjetur besimin apo Zotin fale "llogjikes" se tij njerezore. Te gjithe ata qe pretendojne keshtu genjejne vetveten dhe genjejne njerezit e tjere qe i degjojne. Perendia u qendron larg njerezve qe i afrohen Atij me anen e forces se tyre llogjike e mendore, pasi ne syte e Perendise keta jane kapadahij e te padenje. Ka vetem nje menyre per te njohur Zotin: rruga e perulesise. Rruga qe hapi per ne vete Krishti, nena e Tij e Tereshenjte Virgjeresha Mari, dhe ata mijera shenjtore te Kishes Orthodhokse ne shekuj qe e moren kete rruge. Kjo ishte edhe arsyeja per Zoti yne Krisht nuk thirri si apostuj te Tij njerez te ditur mes judenjve, por peshkatare te thjeshte e te pashkolle, per te prekur sedren e semure te njerezve te ditur.
Do te behesh i Krishtere?
Ule koken nen qiellin e Perendise dhe bej nje lutje te thjeshte: "Ndricoje erresiren time shpirterore o Zot me driten Tende te pakrijuar! Le te behet ne mua Vullneti Yt e jo vullneti im i mbrapshte njerezor!"
Nese je i sinqerte ne kete gje, Perendia do te afrohet e do te transformoje boten tende te brendshme e te jashtme. Nese nuk je i sinqerte, Perendia do te ktheje kurrizin.
Albo
Krijoni Kontakt