Fahri Xharra
Cili ėshtė ujku, tė cilin nuk po e shohim ?
Asnjė popull tjetėr i botės nė tė cilėn ne jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr evropianėt e perėndimit pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt.E megjithatė, ai ėshtė populli kryesor , i lashtė e i rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte ta njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e vjetėr e tė re tė Evropės - Johan Tunman, 1774,Leipzig, Kėrkime nė historinė e popujve tė Evropės Lindore.
Po, pse ishim aq tė panjohur? Ē`farė pluhuri historik u desht tė bie mbi ne ,qė rrota e historisė tė rrotullohet pėrmbi ne e afėr nesh;herė duke na anashkaluar e herė duke na ndrydhur deri nė ngulfatje? E tmerrėshme!
Varri i muslimanit sa mė shpejt tė zhduket ėshtė aq mė sevap!, ėshtė haram tė rregullohet varri i muslimanit, sepse tė pa fetė i rregullojnė varret ! *Njė tangentė nė mesin e mijėra tangetave,qė e prekėte dhe ende prekė rrethin tonė tė rrotullimit rreth vazhdimėsisė sonė tė denj historike. Pse tė humbasim gjurmėt tona? E pranojmė ne kėtė ?
Gati tė gjithė pleqtė e plakat ,ku edhe vet jamė dėshmitarė i asaj kohe ,kur donin tė na bindnin pėr vėrtetėsinė e asaj qė tregonin,na thoshin: -Pasha turqninė!, Mos kofsha turk i biri turkut ,nėse nuk asht asli ! *Njė betim i bazuar nė besnikėrinė e tė sė kaluarės. E dinin apo nuk e dinin paraardhėsit tanė se nė cka pėrbetoheshin? Sigurisht qė jo. Edhe sikur tė donin tė binin ndesh me kėto fjalė fosile ,nuk guxonin se rrethi nuk i pranonte. Por ,kush ishin ata qė kaq shumė e mbanin shqiptarin nėn ndrydhje tė vetdijės sė tij?
Marrėveshtjet turko serbe shkonin aq large sa qė : serbin ortodoks e kemi mė tė afėrt se shqiptarin katolik.*( *Q. Zekolli)
, e dini sa afėr e kemi serbin ortodoks, sa trashėsia e mazės sė qepės, kurse katolikun shqiptar sa trashėsia e zhgunit katoliku shqiptar, pėr tu konvertua nė fenė islame, sė pari duhet tė shkoj tė konvertohet nė kishėn ortodokse serbe, pėr ta zbutur fenė katolike dhe tė praktikojė ate sė pakut tre vjet, e tek pastaj tė vij tė konvertohet nė fenė islame.*,
Pokush i hapte e i pėrhate kėto marrėzira? Dihet se kush,Po sot? Dihet se kush. Nė Kosovė, Serbia nė vitet e `30-ta i kishte hapur do shkolla (nė gjuhėn serbe)pėr fėmijtė shqiptar . Por: mos e dėrgo djalin nė shkollė se bėhet shkja(serb) !, mos e dėrgo vajzėn nė shkollė se bėhet shkinė (serbe)*! Nga kush vinin kėto kėshilla qė me ēdo kusht donin tė na ruanin kombin? Qėllimi i kjartė , ikje nga vetvetja; largim nga rrėnjėt,pėrēudnim i vetvetes.
Mė kujtohet ,kur isha i vogėl ,nė oborrin e shtėpisė e kishim njė pjergullė tė madhe e cila na bėnte hije tė madhe gjatė verave tė gjata dhe pėrcėlluese; por edhe na e jepte rrushin e ėmbėl kokėrrzi.Gjyshja ime ndjesė past , e thartonte
lėngun e rrushit pėr tė pėrgatitur uthull tė mirė ashtu nga tradita familjare,por kurr nuk harronte qė nė kacėn e uthullės tė i qet edhe pak troha tė bukės qė uthulla tė bėhėt turkinj!
Largėpamėsia e dashamirėve tė errėsirės shqiptare shkonin edhe mė largė me kėshillat e tyre qe sjellnin urretje ,shthuarje dhe zhbėrje: se nėqoftėse je i shoqėruar me gruanė dhe takohesh me njė serb dhe njė shqiptar tė krishterė, gruaja e besimtarit islam duhet tė fshihet pas serbit qė mos ta shoh katoliku, E dini ku ishte qėllimi?
Mos more,se na haliset! E dijmė ne qė jemi nė vėmendjen e botės ? Bota dashamirėse djersitet nga paradokset tona, i vie keq se me kend ėshtė mik por nuk hjek dorė. Bota dashakeqe i fėrkon duart nga gėzimi ,se po iu dalin fjalėt si tė vėrteta ;ato fjalė qė i fliste dhe i flet ende pėr ne.
Por thoshte Bejkoni: Perandoritė e mėdha gjatė qėndrimit tė tyre plogėshtojnė dhe shkatėrrojnė fuqinė e vendėsve qė ata e kanė pushtuar dhe kur ata dėshtojnė gjithēka shkon nė shkatėrrim dhe vendėsit kthehen nė pre tė vetvetes (Bakon). A jemi ende aq tė plogėsht sa qė tė kthehemi nė pre tė vetvetes? Boll mo!Kaluan 100 Vjet!
Derisa natyra e mbanė Fluturėn jetėshkurtėr vetėm si lloj nga llojllojshmėria e qenjeve tė saja ; neve pushtuesit na mbanin nė metodėn e njejtė tė tė mbijetuarit.
Si duket jeta e Fluturės jetėshkurtėr?Prej momentit kur vezėt biejnė nė ujė nga nėna ,nė ujėrat e Misisipit;fillon njė jetė nėn ujė ,njė jetė dy vjeqare e ballafaquar me plot ballafaqime tė jetesės dhe tė mbijetesės,nė kėrkim tė ushqimit dhe nė mbrojtje nga gllabėruesit.Jeta e saj e vėrtetė fillon kur tė del nga uji dhe kur ajo merr krihė pėr tė shijuar ato pak orė tė jetės sė saj: nuk ka gojė pėr tė ngrėnė por e ka njė mision ēiftimin.Jeta e vėrtetė e Fluturės jetėshkurtėr ėshtė shumė e shkurtėr vetėm disa orė ; tė mos fjalosėt ,mos me ngrėnė ,tė ēiftohet dhe tė vdes pa gjurmė.
Pėr cfarė na mbanin pushtuesit shekullor? Edhe pse iu pengonte qenja shqiptare;ata na kishin si makinė prodhimi tė qenjės njerzore. Ne iu duheshim ,iu duheshim pėr popullim tė shkretėtirave, iu duheshim si mercenarė ,iu duheshim si vrasės, iu duheshim Dikur ishim vetėm fornitorė tė qenjės njerėzore,por qė nevojat e tyre aspak nuk pėrkonin me interesin tonė kombėtar.
Deri sa Sultanėt nė pallatet e tyre i mbanin eunukėt pėr qėllime tė dijtura ,neve si komb edhe turku edhe serbi na donin tė ishim eunukė nga mendja .Populli shqiptarė ,nuk guxon tė arsimohet ,ai ėshtė pupull i zgjuar dhe si i tillė paraqet rrezik pėr Perandorinė-vazhdonin edhe xhonturqit ate qė e thonin osmanėt gjithėmonė. mos e dėrgo djalin nė shkollė se bėhet shkja!.
Por ,vazhdohet edhe sot nė mėnyra tė tilla ? A duhet tė lejojmė qė tė jemi ende eunukė nga mendja dhe qė farėn e mendėsisė tė na japin tė tjerėt?
Kosova ėshtė njė vend i banuar nga njė shumicė shqiptare. Dihet se nė planetin tonė, vendet, trojet, qytetet nuk pėrcaktohen as nga drurėt, as nga kaprojtė, as nga ndonjė shenjė tjetėr qė ndodhet sipėr tyre, por nga njerėzit. Shkurt, toka dhe njerėzit mbi tė shkojnė bashkė. Kosova banohet nga shumicė shqiptare, rrjedhimisht, nė tė gjitha kuptimet ajo konsiderohet nė radhė tė parė shqiptare.(I. Kadare) . Kėrkesa pėr tjetėrsimin e identitetit tonė ėshtė vetėm se njė grackė dhe pranimi i saj si e tillė ėshtė vetėm se njė mashtrim pas buzėqeshjės sė ujkut. Duke mos e pranuar njė popull tjetėr afėr vehtės ,mundohen me metoda tė cilat i kanė ushtruar qė moti pėr t`i dėbuar shqiptarėt nė mėnyrė mė dhelpėrake . Ku? Atje ku bėn dreqi ,ve.
Tė gjithė ne duhet ta dijmė qė ne ishim populli qė i pėrballoi shumė invazione gjatė historisė,saktėsisht 365 invazione mbi tokėn tonė. Invaduesit (pushtuesit) ishin barbarė qė na kallėn, na mbytėn ,na asimiluan dhe nė vazhdimėsi duke na vjedhur kulturėn tonė dhe trashėgimin tonė . Tė fshehur ,tė ndrojtur dhe tė vjedhur qė ishim , prapė mbetėm dhe jemi Iliro- Shqiptarė.
Edhe pse nuk kishim imperatori tonėn ne i dham imperatorėt ; edhe pse nuk kishim shtet ne i dham vezirėt dhe sadriazemėt.
Shpesh kemi pas rastin qė tė biejmė nė kurthet e mashtrimit tė buzėqeshjės joshėse tė ujkut . Akti mė i shėmtuar i mashtrimit ka qenė kallja e kishave ortodokse nė vitin 2004. Ishte njė goditje e rėndė qė iu pat bėr Kosovės sė lirė.
Ata me ēdo kusht e donin ftofjen e Perėndimit dhe aleatėve tė Kosovės prej nesh; me at akt i bėhej jehonė dashamirėve tanė qė lufta e Kosovės ishte njė luftė fetare e me kėtė tė shkaktonte pėndim tek Europianėt dhe Bota e civilizuar pėr ndėrhyerjen e tyre . Akti ndodhi ; ai u dėnua prej nesh dhe shpresoj t`ishte mashtrimi i fundit nė vazhdėn e buzėqeshjeve tė ujqėrve.
Kohėrat e tilla kanė kaluar ; por ende po jemi robėr tė njė ngecjeje e cila po na imponohet. Ngecja e tillė nuk po na lejon tė hecim krenarė rrugės sonė tė civilizuar ; ngase mėlmesat e sė kaluerės ende po i japin shije tė dikurshme gjellės sonė tė sotme. Dhe kurrsesi tė ndahemi nga ai lezet i imponuar i gatojėsave tona.
Deri sa bota e civilizuar me pėrparimet e saja shkencore po shkon shumė e shumė largė ,neve nė mėnyrė tė pa dukshme po na ngadalėsohet hapi dhe s`ka as njė fuqi qė na mundėson lėvizjen normale tė planetit tonė mendor rreth Diellit pėr 365 ditė.Pėr ditė e mė tepėr i ngjasim Planetit tė Neptunit qė vitin e ka tė gjatė sa 248 vite tė tokės ,dhe tė cilit qė nga zbulimi i tij nga ana e njeriut nė vitin 1930 ,i duhen edhe 166 vjet qė tė bėnė njė rrotullim rreth Diellit.Pra edhe 166 vite qė shkenca tė feston ditėlindjen e parė tė zbulimit tė tij.
Pėr ne viti kėndelljes sė mendjės dhe i shpirtit tonė, a thua sa ėshtė i gjatė?
Krijoni Kontakt