Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enverit në sfond

    Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enverit në sfond

    Flash, Politike e Shtunë, 30 Nëntor, 2013 | 10:07 am
    Presidenti dhe nënkryetari i Bashkisë në ceremoni.

    Rama: Aleanca jonë ka mundësitë që të
    shkruajë një tjetër faqe të bukur në histori

    Të majtët nderuan dje të rënët në Ditën e Çlirimit të vendit më 29 Nëntor 1944. Në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve dhe në memorialin “Nënë Shqipëri”, Protokollit të Shtetit iu përgjigjën edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, por dhe Bashkia e Tiranës, me nënkryetarin e saj, Eno Bozdo.

    Fillimisht Presidenti e më pas kryetari i Kuvendit Meta dhe Kryeministri Rama, prefekti e shoqata të veteranëve vendosën kurora në memorialin “Nënë Shqipëri”. Në këtë ceremoni ishin ftuar dhe aleatët e Partisë Socialiste, pjesë të koalicionit parazgjedhor të 23 qershorit. Prezenca e tyre dallohej qartë dhe në simbolet që mbanin. Portreti i Enver Hoxhës dhe flamuri i Partisë Komuniste, me drapër dhe çekanin si simbole të tij, rrinin në krah të Flamurit Kombëtar dhe atij të Ushtrisë. Në këtë koalicion morën pjesë dy parti komuniste dhe Partia e Punës e Riorganizuar.

    Më pas, për nder të kësaj dite, Kryeministri kishte organizuar një pritje në sallën e kompleksit “Xibraku” pranë Varrezave të Dëshmorëve. Të pranishëm, për herë të parë që pas zgjedhjeve të 23 janarit, edhe aleatët e PS, Milo, Gjinushi e të tjerë kryetarë të partive që ishin në koalicion me PS në zgjedhjet e fundit. Madje socialdemokrati Gjinushi e Milo kanë qëndruar gjatë me Ilir Metën në momente humori të dukshëm gjatë koktejit të organizuar me këtë rast në shoqërinë dhe të disa veteranëve.

    PËRSHËNDETJET
    Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni, Kryeministri Rama tha se mesazhi i të rënëve për çlirimin e vendit kërkon bashkim, dhe jo përçarje. “Jetët e dhëna në Luftën e Dytë Botërore na flasin çdo vit në këtë ditë. Na flasin jo për luftën, por për paqen, jo për përplasjen, por për sakrificën, jo për ndarjen, por për bashkimin, jo për vdekjen, por për jetën. Ashtu siç nënvizohet ndërkombëtarisht për jetët e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, ato, pa dyshim, nuk u flasin kombeve dhe popujve për epërsinë e një kombi apo një populli ndaj një tjetri, e një ushtari ndaj një civili, e një brezi ndaj një tjetri apo e një njeriu ndaj një tjetri”, tha Rama.

    Për kreun e qeverisë, maxhoranca e sotme ka të gjitha mundësitë që të shkruajë një faqe të bukur të historisë sonë. “Duke ju uruar të gjithëve, të gjithë shqiptarëve: Gëzuar festën e madhe të 29 Nëntorit, por, duke dashur të sigurojmë po ashtu jo vetëm ata një milion që na votuan, por edhe të gjithë ata që nuk na votuan se Aleanca për Shqipërinë Europiane ka jo vetëm të gjitha arsyet, por edhe të gjitha mundësitë që të shkruajë një tjetër faqe të bukur në historinë bashkëkohore të këtij vendi”, tha Rama. Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbushur ato aspirata që i bashkojnë gjithë shqiptarët për Shqipërinë Europiane, ku të gjithë ndihen të barabartë e të përfshirë.

    “Jam i bindur se duke respektuar ata që ranë për vendin, lirinë, për të forcuar shtetin, ne jemi në rrugën e duhur për të përmbushur ato aspirata që na bashkojnë gjithë shqiptarët për Shqipërinë Europiane, ku të gjithë ndihen të barabartë e të përfshirë”, tha Meta. Aristir Lumezi/PANORAMA

    http://www.panorama.com.al/2013/11/3...erit-ne-sfond/

    Doda: Portreti i Enverit, si ai i Hitlerit

    Flash e Shtunë, 30 Nëntor, 2013 | 10:09 am
    Deputetja e PD-së, Mesila Doda, reagoi dje pas ceremonisë së zhvilluar për 29 Nëntorin në Varrezat e Dëshmorëve. “Portreti i Enver Hoxhës është në ceremoninë zyrtare të përkujtimit të 29 Nëntorit pas Kryeministrit. Çfarë do kish ndodhur nëse dikush do kish nxjerrë foton e Hitlerit në ceremoninë ku prezente është Merkel…? Kujdes, historia përsëritet!”, shkruan Doda në Facebook.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enverit në sfond

    Fotoja e Hoxhës në homazhe, PD-Ramës: Kërko ndjesë para kombit për ringjalljen e diktatorit
    30 tweet
    Flash, Lajmi i Fundit e Shtunë, 30 Nëntor, 2013 | 17:00 pm

    Laura Vorpsi

    TIRANE- Partia Demokratike i ka bere thirrje kreut te qeverise, Edi Rama te kerkojne urgjent falje per fyerjen qe i ka bere shqiptareve, duke i provokuar me homazhet e bera ne diten e Clirimit, me dhe nen shoqerine e diktatorit Enver Hoxha.

    Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se, Laura Vorpsi ka theksuar se Rama duhet te kerkoje ndjesë para gjithë kombit, për ringjalljen e simbolit të urisë, të dhunimit të drejtave të njeriut, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të ndalimit të fesë, të shkatërrimit të ndërgjegjes dhe lirisë për 50 vite.

    Deklarata e plote e Vorpsit

    23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij.

    Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotëm.

    Ky provokim i qëllimshëm, i pabesë, në mes të ditës, është bërë me porosinë dhe nën regjinë e Edi Ramës.

    Shihni faqen zyrtare të Kryeministrit në facebook, fotoja e parë e ceremonisë është ajo ku duket Enver Hoxha.

    Sot kryeministri ka ikonë të tijën Enver Hoxhën, dikatorin me duart më të përgjakura në gjithë botën, për frymë popullsie.

    Regjimi i Hoxhës është përgjegjës për mijëra të pushkatuar pa gjyq, për mijëra të vrarë nga urdhëri i tij, për qindra e mijëra të dënuar, të internuar.

    Enver Hoxha është përcarësi më i madh kombit, dhe sot është në krye të ceremonisë dhe respektit që kryeministri Edi Rama bën për historinë.

    Edi Rama erdhi në pushtet me mashtrim, e nisi qeverisjes me dhunë, shkel ligjin e kushtetutën, dhe në përpjekjen e tij për të trembur këdo, për të futur frikën si tiparin e tij ekzekutiv, ai thërret në ndihmë dikatorin Enver Hoxha.

    Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve.

    Partia Demokratike, i kërkon Kryeministrit të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë, të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës.

    Por Edi Rama duhet të kërkoje ndjesë para gjithë kombit, për ringjalljen e simbolit të urisë, të dhunimit të drejtave të njeriut, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të ndalimit të fesë, të shkatërrimit të ndërgjegjes dhe lirisë për 50 vite.

    Numërimi ka filluar, Edi Rama ende nuk është shfaqur të kërkojë ndjesë. Ne i kërkojmë ta bëjë këtë, përpara se të jetë vonë. Askush nuk guxon të luajë me dhimbjen e vuajtjet më të mëdha të këtij kombi.

    http://www.panorama.com.al/2013/11/3...it-me-te-eger/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enverit në sfond

    dardha nen dardhe bie.i themi ne nga kolonja

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enverit në sfond

    ne nga shkallnueri i shijakes, themi

    shef rushi fikun dhe piqet kastraveci

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enverit në sfond

    Kastraveci na doli kakareç

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enverit në sfond

    29 Nëntori, homazhe me Enverin në sfond, PPSH: Na përfshinë në protokoll
    Nga: DARINA TANUSHI
    29 Nëntori, homazhe me Enverin në sfond, PPSH: Na përfshinë në protokollTIRANE - Homazhet për 69-vjetorin e Çlirimit të vendit, dje lanë përshtypje tek ata që ishin të pranishëm pranë memorialit "Nënë Shqipëri". Veçse dekoracioneve të ditës së shënuar, që ishin flamujt, kurorat me lule apo edhe rojet e nderit e muzika e luajtur nga orkestra, diku pas njerëzve, disa radhë pas drejtuesve të shtetit, Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta e Kryeministrit Edi Rama, dukeshin disa foto të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

    Në fakt, siç tregojnë përfaqësuesit e komunistëve, fotoja e Enver Hoxhës është marrë gjithmonë me vete gjatë homazheve në çdo 29 Nëntor, por në fakt, kjo ishte hera e parë që dy-tri foto të Hoxhës, e një tjetër ku shfaqej flamuri komunist me drapër e çekan, ishte i pranishëm pikërisht në kohën kur në roje nderi kalonin krerët e shtetit. Kjo është fiksuar në foto edhe nga fotografja personale e kryeministrit Edi Rama. Madje, disa prej këtyre fotove, ku në sfond pas Metës e Ramës shfaqen fotot e Enver Hoxhës, janë postuar në rrjetin social "Facebook", pikërisht në profilin e kryeministrit Edi Rama. Por, shumë reagime ka pasur në "Facebook", për kryeministrin dhe fotot e ish-udhëheqësit komunist, në homazhet për 69-vjetorin e Çlirimit të vendit.

    Një pjesë e vlerësojnë figurën e Enver Hoxhës në të njëjtën mënyrë që vlerësohet figura e Ahmet Zogut, një pjesë tjetër e krahason me figurat e diktatorëve në Evropë si Hitleri, ndërkohë që një pjesë e komentuesve vlerësojnë kryeministrin Rama, që është treguar tolerant dhe ka lejuar komunistët të jenë të pranishëm me foton e Hoxhës në këto homazhe.

    Gjithsesi, nuk ka një qëndrim zyrtar për figurën e Enver Hoxhës nga e majta, edhe pse është kërkuar disa herë nga aleatët e saj komunistë në koalicion. Sipas protokollit, i pari që ka vënë kurorën me lule dje, më 29 Nëntor, ishte Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e me radhë: Ilir Meta dhe Edi Rama. Më pas, në radhë ishte kryeministri Edi Rama. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli bashkë me shefin e shtabit e në radhë më tej vazhduan përfaqësues të veteranëve, familjeve të dëshmorëve të rënë. Në emër të Bashkisë së Tiranës, dje ishte i pranishëm nënkryetari Enno Bozdo.

    Xhafa: "Enverin" e marrim gjithmonë, këtë vit na bënë pjesë të protokollithomazhe
    Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Muharrem Xhafa tregoi dje për "Gazeta Shqiptare", se komunistët shkojnë çdo vit me foton e Enver Hoxhës në homazhe. Por këtë vit, ndryshe nga homazhet e tjera, komunistët janë bërë pjesë e protokollit shtetëror, duke nderuar dëshmorët, pas figurave të shtetit.
    Zoti Xhafa, pamë se në momentin që po kryheshin homazhet nga Presidenti, Kryeministri e Kryetari i Kuvendit, disa të pranishëm në Varrezat e Dëshmorëve mbanin në duar foton e Enver Hoxhës...
    E vërteta është që çdo vit komunistët, kur kanë shkuar më 29 Nëntor për të bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, pranë monumentit "Nënë Shqipëri", gjithmonë kanë marrë edhe portretin e Enver Hoxhës, nuk është për hera e parë këtë vit.
    Absolutisht sa herë ka qenë Presidenti i Republikës, kur ishte Topi p.sh. president, komunistët kanë marrë në këtë përkujtimore edhe portretin e Enver Hoxhës. Nuk është se ky është rasti i parë.
    A jeni më të lirshëm këtë vit që qeveris aleanca e majtë?
    Për ne është me vend që portreti i Enver Hoxhës të na përfaqësojë kudo ku ne bëjmë një veprimtari që ka lidhje me luftën. Ai ka qenë Komandant i Përgjithshëm i luftës. Ai ka qenë udhëheqësi politik i luftës. Si të mos nderohet Enver Hoxha, kur pikërisht ato Varreza të Dëshmorëve janë bërë kur ishte Enver Hoxha?! Është ideja e tij e madhe që në Varrezat e Dëshmorëve të preheshin të gjithë burrat e mëdhenj të këtij kombi.
    A jeni ndaluar më përpara të mbani simbolet e komunizmit gjatë homazheve?
    Jo, nuk na ka ndaluar njeri, as herë të tjera. Vetëm se herët e tjera bëhej diçka tjetër që, kur vinte PD-ja, neve komunistëve, por jo vetëm neve, nuk na parashikonte që të shkonim në vijim të protokollit. Kurse sot ne ishim në vijim me Protokollin e Shtetit, me kryeministrin e me radhë. Por ishim së bashku. Por ama për çështjen e Enver Hoxhës na ndan me pozitën e sotme vlerësimi për të. Ne kemi mendimin tonë, që Enver Hoxha ka qenë dhe mbetet burri më i shquar i këtij vendi përkrah Skënderbeut e Ismail Qemalit, dhe këtë ka frikë ta thotë qeveria dhe pozita e sotme. Ata nuk kanë kurajën e burrit, të bëjnë analizën objektive dhe të vlerësojnë atë burrë. E s'kanë turp e vlerësojnë Ahmet Zogun. Ata duhet të thonë e të pranojnë që 'Enver Hoxha ka qenë ky e ky, burrë shteti'. Le të thonë që 's'jemi me regjimin komunist', por të vlerësojnë veprën e Enver Hoxhës.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ll-161215.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Të majtët festojnë Çlirimin me portretin e Enverit në sfond

    Topalli: 29 Nëntorin e festuan duke mbajtur në xhaketë shenjën e të rënëve britanikë
    Topalli: 29 Nëntorin e festuan duke mbajtur në xhaketë shenjën e të rënëve britanikëTIRANE-Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka komentuar festimet e qeverisë për 28 dhe 29 Nëntorin.

    Në një postim në rrjetin “Facebook”, Topalli shkruan se: “29 Nëntorin e festuan me rilindjen e babait shpirtëror, ndërkohë që në xhaketa mbanin shenjën e të rënëve britanike! Kjo ishte sadiste dhe komike”.

    “Aleanca e 1 prillit Rama-Meta fyejnë dhe provokojnë shqiptarët, festën e Flamurit, datëlindjen e 101 të Pavarësisë, përveçse e censuruan nga Vlora, e kaluan me një organizim shpërfilles, të akulltë, aspak dinjitoz edhe pse qytetarët e Vlorës dhe të Shqipërisë e prisnin me krenari! Ky ishte turp! Fillim i mbrapshtë i shekullit të dytë të Shqipërisë së pavarur!”, – shkruan ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

    http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...ke-161233.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8

    Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokollit

    Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokollit

    Portreti i diktatorit Enver Hoxha në homazhet e djeshme me rastin e 29 nëntorit nuk ishte e rastësishme dhe as pa dijeninë e zyrtarëve që organizuan homazhet, por ishte pjesë e protokollit shtetëror.

    Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Muharrem Xhafa, thotë për GSH se foton e Enverit e marrin çdo vit dhe askush nuk i ka ndaluar. Por ai shton se ndryshe nga herët e shkuara, sivjet ata kanë qenë pjesë e protokollit. “Absolutisht sa herë ka qenë Presidenti i Republikës, kur ishte Topi p.sh president, komunistët kanë marrë në përkujtimore edhe portretin e Enver Hoxhës. Nuk është ky rasti i parë. Por sot, ne ishim në vijim me Protokollin e Shtetit, me kryeministrin e me radhë”, thotë ai.

    Fotoja e diktatorit komunist duket qartë pas kokave të Presidentit, Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit që ishin dje në Varrezat e Dëshmorëve për të përkujtuar Ditën e Çlirimit.

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Mos ki Inat Shigjet dhe mos u Habit fare kur bijte e Laverit,nano,berisha,rama,meta...do te vene prape bustin atje ku ka qene ose mbase diku tjeter.
    Ateher skemi cte themi me do na ngelin armet varur

  10. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Fotoja e Enverit në festimet e 29 nëntorit, komunistët: Ishim pjesë e protokolli

    Esht strategji e superspecialistave....

    Dun me trem popllin...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •