Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    Organizata Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, duke renditur 177 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.

    Ne kete raport, TI uli disa pikë më poshtë Shqipërinë dhe Kosovën në renditjen përsa i përket perceptimit të korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar.

    Në një listë prej 177 shtetesh, Shqipëria renditet në vend të 116 nga vendi i 113 që ishte një vit më parë. Kosova renditet në vendin e 111 nga vendi i 106 që zinte më parë.

    Rënie vërehet edhe përsa i përket rezultatit të arritur nga këto dy vende në perceptimin e korrupsionit. Shqipëria nga 33 pikë bie në 31 ndërsa Kosova nga 34 në 33 pikë. Dy vendet me rezultatin më të lartë janë Danimarka dhe Zvicra.

    Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si Shqipëria edhe Kosova janë më poshtë se Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Moldavia.

    Në raportin e saj, organizata Transparency International thotë se treguesit e këtij viti janë një paralajmërim se shpërdorimi i pushtetit, allishverishet e fshehta dhe ryshfetet vazhdojnë t’u sjellin shkatërrime shoqërive kudo në botë.

    Treguesi i perceptimit të korrupsionit bazohet mbi mendimet e ekspertëve lidhur me korrupsionin në sektorin publik. Treguesi i këtij viti rendit Danimarkën si vendi më pak i korruptuar dhe Somalinë në vend të fundit.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    Rama: Vlerësimi i TI, turpërues për Shqipërinë. Qeveria do të jetë armiku i betuar i korrupsionit

    TIRANE- Shqipëria ka marrë sot një shuplakë tha kryeministri Edi Rama, duke iu referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, të publikuar nga Transparency International, ku nga 117 vende, Shqipëria renditej në vendin e 116-të.

    “Humbësit e 23 qershorit e kthyen Shqipërinë atu ku e gjetën, në 2005, por duke i humbur asaj 8 vite, duke kaluar nga korrupsioni tek kapja e shtetit,. Një lajm i keq për ne”- tha Rama në një deklaratë për shtyp nga Kryeministria, duke e cilësuar vlerësimin turpërues për Shqipërinë.

    “Në 2012 ishte shumë keq, ndërsa këtë vite është si s’ka më keq. Kur hedh një sy në tabelën e përgjithshme të renditjes dhe bën një krahasim, shikon se shtete që në vitet e mëparshme kanë qenë nën renditjen tonë kanë bërë hapa cilësore, përfshi këtu edhe Nigerinë apo, fatmirësisht edhe Kosova”- theksoi kryeministri.

    Gjendja e pozicionit paraqitet më e mirë këtu në Shqipëri, vijoi më tej Rama, edhe në vende që janë në krizë., kurse sa i përket rajonit, bëhet viti i 3 që jemi në fund.

    “Një shtet i kapur nga të gjitha anët, nga interesat e një grushti njerëzish që nuk janë më në qeveri, por që i kanë lënë qeverisë një mal me borxhe, që duhen pastruar nga rruga e shqiptarëve. Kjo nuk na tremb, ajo duhet dhe do të ndryshojë rrënjësisht, dhe do të vazhdojë përditë, dhe gjendja e jashtëzakonshme do të normalizohet ditë pas dite, me durim dhe me përkushtim. Përkushtim që është vënë re nga qytetarët por edhe nga miqtë dhe partnerët tanë”- tha Rama, i cili shtoi se padrejtësia, varfëria dhe korrupsioni janë armiqtë e betuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe që kjo qeveri do të jetë armiku i tyre më i betuar në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    Basha bisedë me studentët në UET: Korrupsioni nuk luftohet me demagogji

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me studentët e Universitetit 1487334_651530381564813_203692177_nEuropian të Tiranës. I ftuar në kuadër të aktiviteteve tashmë traditë të këtij universiteti “Lider në auditor” kreu i ri i Opozitës foli mbi rolin e të rinjve në jetën publike.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve ai u përgjigj dhe për rastin e denoncimit të korrupsionit në Drejtësi nga emisioni “Fiks Fare”. “PD-ja është kundër çdo gjuetie shtrigash apo inskenimi, për të larguar vëmendjen nga thelbi i vërtetë i luftës kundër korrupsionit”, tha Basha. Më tej duke ju referuar ndryshimeve të propozuara nga qeveria në ligjin “Antimafia”, Basha tha se “korrupsioni nuk luftohet me demagogji, nuk luftohet duke përdorur instrumente që mbjellin panik, luftohet vetëm kur parimet themelore të shtetit ligjor transparenca dhe llogaridhënia mishërohen në reforma ligjore që mbi të gjitha kanë nevojë të zbatohen”.

    Z.Basha e hapi fjalën e tij me protestat e nëntorit kundër armëve kimike duke theksuar se kjo ishte një lëvizje e lirë e qytetarëve, pa dallim moshe dhe bindjeje politike duke shënuar kështu një pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe politike , duke i nxitur edhe studentët për më shumë përfshirje.

    “Pas kësaj lëvizje të protestave të nëntorit asgjë nuk është më si më parë në Shqipëri dhe nuk mund të jetë si më parë. Pjesëmarrja, përmasat, stili dhe dekori dhe atmosfera që krijuan, niveli i ri i vetëdijes demokratike dhe qytetare pa dallime politike rreth të mirës publike. Të rinj dhe jo të rinj në moshë, burra dhe gra të çdo moshe thirrën njëri-tjetrit. Nuk u pa kush duke shpërndarë ftesa, nuk buçitën me altoparlantë politike, as zarfe e shpërblime në kimëbim të daljes në protesta. Ishin çështje të mëdha. Qytetarët dolën pa frikë por me zemërim për shpërfilljen për mungesën e transparencës”- u shpreh z.Basha, duke shtuar se tashmë kjo protestë do të bëjë pjesë në kujtesën e shoqërisë shqiptare e cila ka shënuar periudhën e një demokracie të re, atë të dinjitetit si gur themeli i një shoqërie të lirë. Ai shtoi se këtë zhvillim ai po e përkthen në kuptimin më të mirë të detyrave si kreu i bashkisë por edhe i forcës politike që drejton duke shtuar se do të intensifikojë urat e bashkëpunimit me të rinjtë. Basha u ndal edhe të shitblerja e votës duke nënvizuar edhe njëherë skandalin me blerjet e votës së të rinjve në qytetin e Korçës duke thënë se elektorati nuk duhet të shkojë deri në pazare të tilla, sepse kështu e humbet fuqinë dhe identitetin si elektorat.

    “E ardhmja e re e ka hapur rrugën përmes ëndrrave të mëdha, të fitosh zgjedhjet nuk do të thotë të dalësh mbi popullin. zakonet e vjetra e mbaruan përpara frymës së re të brezit të ri”.- tha ai duke e paralelizuar këtë lëvizje të nëntorit me lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990.

    MAPO

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    shqiperia e qeverisjes Berishiane renditet ne vendin e 116 . E fundit ne te gjithe europen , edhe ballkanin me diference na i parafundi GALLOPANTE .

    Madje korruptohemi me shume se Somalia , e afrikaneve edhe te zuluve , qe deri nje dekade me para , hanin persona gjale .

    Kjo ishte qeverisja e Berishes , qe disa prej juve e keni shume per zemer , sepse ju beri te pasur me djersen e te tjereve .... ! Ju covi ne drejtori si drejtore qe ne nje shtet normal nuk do ishit as pastrues !

    Me thene te drejten , e kuptoj dashurine e disave per Berishen ...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    shqiperia e qeverisjes Berishiane renditet ne vendin e 116 . E fundit ne te gjithe europen , edhe ballkanin me diference na i parafundi GALLOPANTE .

    Madje korruptohemi me shume se Somalia , e afrikaneve edhe te zuluve , qe deri nje dekade me para , hanin persona gjale .

    Kjo ishte qeverisja e Berishes , qe disa prej juve e keni shume per zemer , sepse ju beri te pasur me djersen e te tjereve .... ! Ju covi ne drejtori si drejtore qe ne nje shtet normal nuk do ishit as pastrues !

    Me thene te drejten , e kuptoj dashurine e disave per Berishen ...
    Nuk e di a e ke marre vesh, po Berisha ka 3 muaj qe ka bere dorezimet si kryeminister i vendit. Kemi nje qeros kryeminister tani qe do ta rilindi vendin. Prit edhe disa muaj, dhe vitin tjeter Shqiperia do te jete vendi me i pakorruptueshem ne Ballkan e ne bote!

    Dhe ai Berisha sikur nuk qeveriste vetem me duket, sikur ishte ne koalicion me ate Ilir Meten e LSI. Edhe ata te korruptuar ishin apo vetem Berisha dhe njerezit e tij ne qeveri ishin te korruptuar, njerezit e LSI nuk ishin te korruptuar? Mos e shaj shume qeverine Berisha se ata ministrat e Berishes, i kemi prape ministra ne qeverine e Rames. Ah te lutem, Berishen shaje sa te duash por "qeverine Berisha" mos na e shaj se na i ngelet qejfi Ilir Metes!

    Edhe kesaj rradhe gjithe fajin e ka Berisha! Nga janari e tutje, kush do ta kete fajin?

    Albo

  6. #6

    Për: Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po matuf ngele o i shkrete. I lexon te pakten pacavuret qe shkruan, apo si perhere?

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    Nuk na kane faje kryeministrat.
    Fajin e kemi vete.
    Jemi mesuar me korrupsion. Na ka hyre ne gjak. Na eshte bere pjese e jetes.
    Keshtu jemi ne, keshtu do jene femijet tane.
    E vetma zgjidhje eshte te ikesh nga shqiperia sepse eshte vet ajri i shqiperise i ndotur.
    Ky vend ka merdhif, qe nga koka, deri te bishti.
    Ky vend nuk ka asnje shans te behet.
    Na u thafshin kembet ne qe nuk kemi ikur!!
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk e di a e ke marre vesh, po Berisha ka 3 muaj qe ka bere dorezimet si kryeminister i vendit. Kemi nje qeros kryeminister tani qe do ta rilindi vendin. Prit edhe disa muaj, dhe vitin tjeter Shqiperia do te jete vendi me i pakorruptueshem ne Ballkan e ne bote!

    Dhe ai Berisha sikur nuk qeveriste vetem me duket, sikur ishte ne koalicion me ate Ilir Meten e LSI. Edhe ata te korruptuar ishin apo vetem Berisha dhe njerezit e tij ne qeveri ishin te korruptuar, njerezit e LSI nuk ishin te korruptuar? Mos e shaj shume qeverine Berisha se ata ministrat e Berishes, i kemi prape ministra ne qeverine e Rames. Ah te lutem, Berishen shaje sa te duash por "qeverine Berisha" mos na e shaj se na i ngelet qejfi Ilir Metes!

    Edhe kesaj rradhe gjithe fajin e ka Berisha! Nga janari e tutje, kush do ta kete fajin?

    Albo
    Edhe kete rradhe fajin natyrisht do ta kete Berisha , sepse flitet per vitin 2012 ne te cilin Berisha ishte ne qeverisje . Madje raporti ishte pergatitur 2 muaj para se te ikte nga qeverisja Berisha . Sidoqoft ky vit , eshte akumulues i te gjithe viteve te qeverisjes shpellare .

    Mos u merakos ama , se vitin tjeter , fajin apo meriten do ta kete Rama , edhe une ketu do jeme , te shkruaj opinionin tim , qe buron thjesht nga deshira ime per nje Shqiperi normale . Duke qene Apolotik ne cdo qelize te qenjes time .

    Thjesht nje nder ama , hiqeni nje ore edhe me shpejt ate Berishen tuaj , lejeni te marre fryme PD-ja , por edhe Shqiperia . Keshtu do na jepni edhe neve komfortin e te gjykuarit per mire apo per keqe Ramen .

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Korrupsioni, TI: Shqipëria në vend të 116, e fundit në rajon

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Edhe kete rradhe fajin natyrisht do ta kete Berisha , sepse flitet per vitin 2012 ne te cilin Berisha ishte ne qeverisje . Madje raporti ishte pergatitur 2 muaj para se te ikte nga qeverisja Berisha . Sidoqoft ky vit , eshte akumulues i te gjithe viteve te qeverisjes shpellare .

    Mos u merakos ama , se vitin tjeter , fajin apo meriten do ta kete Rama , edhe une ketu do jeme , te shkruaj opinionin tim , qe buron thjesht nga deshira ime per nje Shqiperi normale . Duke qene Apolotik ne cdo qelize te qenjes time .

    Thjesht nje nder ama , hiqeni nje ore edhe me shpejt ate Berishen tuaj , lejeni te marre fryme PD-ja , por edhe Shqiperia . Keshtu do na jepni edhe neve komfortin e te gjykuarit per mire apo per keqe Ramen .
    kush do e luftoj korrupsionin Nasip Naco qe bente korrupsion qe ne kohe te enverit, apo ilir kok madhi qe u kap me 70 mije euro ne tavoline, apo edi rama qe i fut leket ne bankat sekrete te zvicres?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •