Kakavijë, bllokohen disa sportistë grekë, policia: Nuk kanë dokumentet me vete
Kakavijë, bllokohen disa sportistë grekë, policia: Nuk kanë dokumentet me veteGJIROKASTER-Një autobus me 30 fëmijë grekë të sportit të karatesë është kthyer pas në Greqi, për shkak se pala shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës bllokoi 10 prej tyre për arsye dokumentacioni.
Disa sportistë grekë që udhëtonin me autobus në drejtim të Shqipërisë janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës nga policia shqiptare me pretendimin se nuk kanë mjete identifikimi me vete.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Taekwondo-s bën me dije se të bllokuar në pikën kufitare nga pala shqiptare janë 25 sportistë të moshës 6-12 vjeç.
“Po qëndrojnë të bllokuar rreth 5 orë në pikën e kufitare të Kakavijës. Sportistët janë fëmijë grekë, kanë ndeshje në Durrës. Policia na thotë se nuk kanë pasaporta, por fëmijët kanë karta identiteti dhe certifikata. Plot 130 vetë kanë kaluar kufirin, të tjerët u bllokuan” , tha per News24, Fatmir Bardhoci, Presidenti i Federatës Shqiptare të Taekwondo-s.
Por, Drejtoria e Policisë së Qarkut, Gjirokastër sqaron se me autobusin udhetonin 30 persona, ku mes tyre, 8 sportiste dhe 2 shoqerues te sportisteve te mitur tyre nuk kanë asnjë mjet identifikimi dhe për këtë arsye nuk është lejuar kalimi në tokën shqiptare.
“Dy shoqërues dhe tetë sportistët nuk kishin asnjë dokumentacion me vete. Në zbatim të ligjit, për të dhjetë personat nuk u lejua kalimi në Shqipëri. Nuk është bllokuar një autobus, miqtë e tyre u lejuan, por vetëm 10 personat pa mjete identifikimi u ndaluan”, sqaroi për News24 dhe BalkanWeb, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
Si pasojë autobusi me 30 fëmijët grekë, sportistë të karatesë është kthyer pas në Greqi. Sipas shoqëruesve të fëmijëve, kompeticioni kërkonte gjithë ekipin në tërësi ndaj u detyruan të kthehen te 30 sportistet pas.
Sportistët grekë do të merrnin pjesë në aktivitetin që pritet të mbahet nesër në Durrës me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.
(d.b/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...te-161301.html
Krijoni Kontakt