Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.

    Kina “kërkon” Europën Juglindore

    26/11/2013



    Krerët e Qeverive të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës zhvilluan një takim në Bukuresht, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

    Në këtë takim, u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kines, duke u përqendruar kryesisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.

    Sic njofton Departamenti i Komunikimit në Qeverinë shqiptare, përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse theksuan se ky bashkëpunim merr shkas nga partneriteti strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Kinës.

    Kryeministrat u shprehën të gatshëm për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, duke zhvilluar mbledhje të përvitshme të krerëve të Qeverive dhe duke promovuar investime në ekonomi dhe tregti.

    Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që viti 2014 ka për rajonin, si i pari vit që e gjen Ballkanin në paqe të plotë.

    Kryeministri Rama tha se ky moment i ri duhet shfrytëzuar për të bashkëpunuar sa më ngushtë me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore për të nxitur investime rajonale, sidomos në fushën e transportit dhe energjisë.

    Në këtë takim Kryeministri Rama shoqërohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik Arben Ahmetaj, si edhe deputeti Taulant Balla.
    / Top Channel

  2. #2

    Për: Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.

    "Plas" në Marinzë, 1000 protestues: 'Bankers' ik!

    » Dërguar më: 26/11/2013 - 15:33

    Xhemil Beharaj

    Për të katërtën ditë radhazi rreth një mijë protestues, banorë të zonës naftëmbajtëse të Marinzës kanë protestuar vetëm pak metra larg zyrave të punës të kompanisë "Bankers". Banorët të ardhur nga fshatrat Kuman, Belinë, Sheqishte, Zharrëz kanë qenë prezentë në këtë grevë disaditëshe. Një përfaqësi e protestuesve kishin hartuar një kërkesë me disa pika që i drejtoheshin qeverisë. Ndër pikat më kryesore ishin: takim i përbashkët, i përfaqësuesve të 'Bankers', banorëve dhe qeverisë; përcaktimi i saktë i dëmeve që kanë pësuar banesat e tyre; dëmshpërblimi nga ana e kompanisë 'Bankers'; dërgimi në prokurori e dalja para ligjit të personave që i kanë shkaktuar këto dëme. Komisioni i ngritur nga protestuesit deklaroi se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave. "Nuk ikim që këtej pa marrë takim me përfaqësues të qeverisë dhe kompanisë", janë shprehur banorët ndërkohë që herë pas here dëgjoheshin në kor thirrjet "Bankers ik".

    REAGIMI

    Ndërkohë që qeveria shqiptare ka nisur një përfaqësues të saj në protestë, askush nuk ka qenë prezent nga kompania naftënxjerrëse "Bankers". Kastriot Bejtaj me detyrë drejtor i burimeve njerëzore në Ministrinë e Energjetikës ka mbërritur tek protestuesit dhe ka deklaruar se tashmë në zonën e Marinzës kanë mbërritur aparatura për përcaktimin e origjinës së lëkundjeve. "Qeveria është në dijeni të problemeve tuaja. Kanë mbërritur aparatura të posaçme që do të monitorojnë zonën tuaj për disa muaj. Për dy javë mbaron instalimi i tyre, ato do të masin lëkundjet e tokës e do të përcaktojnë saktë se nga se vijnë këto lëkundje nga shpërthimet që bën kompania "Bankers" apo nga lëkundje sizmike. Monitorimi do të bëhet nga qendra sizmiologjike në Tiranë, pra 'Bankers' nuk do të marrë pjesë në monitorim. Qeveria është në krahun tuaj", ka deklaruar Bejtaj. Protesta e nisur që të premten në mbrëmje ka vijuar çdo ditë, ku qindra banorë kanë protestuar dhe kanë bllokuar edhe automjete të kompanisë "Bankers" që të kryejnë punën. Në protestën e djeshme kanë qenë rreth 50 forca të Policisë së Shtetit dhe po aq nga polica private, duke mos lejuar bllokimin e rrugës prej banorëve. Ndërkohë po dje ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për lëkundjet në zonën e Zharrëzës. Grupi i punës ra dakord që me financimin e kompanisë "Bankers", të mundësohet blerja dhe më pas vendosja, fillimisht e dy stacioneve sizmike në këtë zonë me qëllim monitorimin e lëkundjeve. Të dhënat që do të përftohen nga vendosja e stacioneve sizmike do të përpunohen dhe ndiqen nga ana e Institutit të Gjeoshkencës, Albpetrolit dhe AKBN-së. Procesi pritet që në një periudhë deri në 6 muaj nga vendosja e pajisjeve të japë të dhëna konkrete për shkaqet e lëkundjeve të tokës.

    gazeta shqiptare

  3. #3

    Për: Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.

    Një miqësi po rindizet me Shqipërinë

    29 Nëntor, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Dossier | Shkruar nga: TemA

    Nga Amy Qin

    The New York Times



    Mësuesë, politikanë dhe diplomatë nga Kina dhe Shqipëria u mblodhën javën e shkuar për të festuar hapjen e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, duke përshëndetur një program të mbështetur nga qeveria kineze, misioni i të cilit është që të promovojë gjuhën dhe kulturën kineze jashtë vendit.

    Ngjarja në universitetin e kryeqytetit të Shqipërisë nuk bëri shumë bujë. Folësit ofruan fjalitë standarde, duke vlerësuar ngritjen e institutit si një shtysë të re në marrëdhëniet bilaterale, madje edhe si një mundësi për të thelluar lidhjet qeveritare dhe tregtare. Madje edhe për administratorët e Institutit Konfuci në Pekin, dega e re- e para në vendin e vogël mesdhetar- mund të jetë parë si hapi i fundit në atë që prej dekadash është një përpjekje e gjatë multi- milionëshe, ku përfshihen 117 vende dhe rajone.

    Por kur konsiderohet përkundrejt sfondit të historisë së post-luftës, krijimi i një qendre të shkëmbimit kulturor kinez në një vend që e konsideron veten një nga aleatët më të vendosur të Amerikës, merr një rëndësi të re. Më pak se gjysmë shekulli më parë, në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970, Kina dhe Shqipëria ishin aleatë të ngushtë në një kohë kur asnjë vend nuk pretendonte shumë miq. Bazuar në një ideologji të përbashkët, dhe mbi të gjitha në një armiqësi të përbashkët ndaj Bashkimit Sovjetik, kjo aleancë e pazakontë u thellua aq shumë, sa “po të kritikojë Shqipërinë”, siç shkruante dikur historiani Jonathan Spence, “ishte në sytë e vëzhguesve të informuar sikur po kritikoje Kinën”.

    Dy vendet komuniste ishin afruar më shumë gjatë viteve pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 dhe secili vend ishte gjithmonë e më i shqetësuar ndaj qëllimeve sovjetike dhe ndaj fushatës së Nikita Hrushov për de-stalinizimin e vendit.

    Në dhjetor të vitit 1960, Kina dhe Shqipëria e panë veten jo vetëm të rreshtuara ideologjikisht kundër të ashtuquajturve revizionistë sovjetikë, por edhe të pozicionuar strategjikisht. Për Enver Hoxhën, liderin kokëfortë komunist në Shqipëri, një aleancë me Kinën përfaqësonte mundësinë për të dalë nga kontrolli sovjetik dhe për t’u futur në krahët e një shteti të ri mbrojtës. Për Mao Zedong dhe lidershipin kinez, ishte shansi që të sfidonin dominimin e Moskës në Europën Lindore.

    Për të qenë të sigurt, aleanca nuk ishte e patrazuar. Në kujtimet e tij, Hoxha ankohej për vështirësitë që kishte hasur në përpjekjet për të bindur zyrtarët kinezë që t’i përgjigjeshin letrave të tij dhe të paktën njëherë ai e quante kryeministrin Zhou Enlai ‘njeri me mentalitet të ndyrë, fashist dhe feudal’.

    Por për pjesën tjetër të botës, duke filluar nga viti 1960, nuk kishte asnjë dyshim se ku qëndronte besnikëria.

    “Ishte e qartë se Moska, Tirana dhe Pekini ishin dakord për të paktën një nga formulimet e Hrushovit,” thuhej në një dokument të deklasifikuar të CIA-s. “Bëhej fjalë për atë që Bashkimi Sovjetik kishte humbur një Shqipëri, ndërkohë që Kina kishte fituar një Shqipëri”.

    Aleanca informale u shoqërua edhe me shkëmbime ekonomike dhe kulturore, që e tejkalonin atë që Instituti Konfuci në Tiranë mund të arrijë sot.

    Përgjatë viteve ’60- ’70, Shqipëria përfitoi fuqishëm nga zemërgjerësia kineze, në formën e një kredie prej 125 milion dollarësh për ushqim, minerale të rralla, asistencë teknike, pajisje dhe cash. Fotografitë e asaj kohe tregonin të rinj shqiptarë me uniformë, të zhytur në citatet e Maos, dhe fermerët shqiptarë duke ngarë traktorë me shkronja kineze.

    Zemërgjerësia e Kinës ndaj Shqipërisë ndonjëherë ishte me kosto në shpinë të qytetarëve të këtij vendi. Në kujtimet e tij, Wang Hongqi, një gazetar i Xinhua, agjencisë shtetërore kineze, i vendosur në Shqipëri për 22 vitesh, citonte një shembull skandaloz kur dërgesat me drithëra nga Kanadaja, të destinuara në zonat kineze që po vuanin zinë e bukës, krejt papritur devijoheshin për në Shqipëri.

    Sipas Wang, shumë kinezë nuk e kuptonin arsyen e kësaj bujarie të qeverisë.

    “Në mënyrë private, të gjithë thoshin se ishte sikur të të godisnin me shpulla në fytyrë që të dukesh më pompoz,” shkruante ai, duke përdor një idiomë kineze, që nënkupton përpjekjen për të bërë përshtypje duke u shtirë më shumë se sa duke treguar aftësitë.

    Megjithatë, aleanca lulëzoi gjatë fundit të viteve ’60, kur ishte edhe Revolucioni Kulturor Kinez.

    Postera propagande kinezë tregonin punonjësit shqiptarë dhe kinezë me slogane si: “Jetë të gjatë miqësisë së përjetshme dhe të pathyeshme mes popullit të Kinës dhe Shqipërisë”.

    Në kinema, shumica e filmave të huaj që shfaqeshin, ishin shqiptarë, tema kryesore e të cilëve ishte lufta, lufta e klasave dhe jeta socialiste.

    Për shumë kinezë, posterat dhe filmat për një kohë ishin i vetmi moment kur para tyre ekspozoheshin fytyra të huaja. Në librin e tij biografik best- seller “Mjellmat e egra”, Jung Chang shkruante për një të ri, hunda e madhe e të cilit nuk ishte aspak kineze. Për këtë arsye ai mori pseudonimin Al për ‘shqiptari’. “Ato ditë, të vetmet fytyra të huaja që shihnim ishin ato të shqiptarëve,” shkruante Chang.

    Lidhjet mes dy vendeve nisën që të përkeqësohen gjatë viteve ’70, veçanërisht kur Kina bëri propozim për të rivendosur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

    Në vitin 1978, 18 vjet pas formimit të këtij partneriteti, Deng Xiaoping urdhëroi që të ndërpritej e gjithë ndihma teknike dhe financiare, duke i thënë kështu fund aleancës.

    Ndërkohë që ekuilibrat botërorë zhvendoseshin, marrëdhëniet mes dy vendeve erdhën duke u ulur.

    Këto ditë, Shqipëria është anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s dhe ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ndërkohë, Kina kontinentale ka fituar një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe nënshkruese e një serie konventash ndërkombëtare.

    Kjo është në kontrast të fortë me kohën kur komunistët kinezë ishin e vetmja parti, me të cilën shqiptarët marshonin së bashku, siç thoshte dikur një zëdhënës shqiptar “mes çdo stuhie e furtune”./ep

  4. #4

    Për: Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.


  5. #5

    Për: Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.

    Porti i Shëngjinit ju premtua Kosovës, mirëpo ky port do të jetë zonë e lirë për kinezët.

    China is offered the strategic port of Shengjin in Albania, after roads in FYROM and Montenegro

    http://www.balkaneu.com/china-offered-strategic-port-shengjin-albania-roads-fyrom-montenegro/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.

    E tha zhak shiraku i frances te gjithe duhet te mesojme kinezcen. edhe bushi u vesh me rroba kineze. edi rama le te vishet si buda.

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Porti i Shëngjinit ju premtua Kosovës, mirëpo ky port do të jetë zonë e lirë për kinezët.

    China is offered the strategic port of Shengjin in Albania, after roads in FYROM and Montenegro

    http://www.balkaneu.com/china-offered-strategic-port-shengjin-albania-roads-fyrom-montenegro/
    Kjo perkthehet keshtu.Edi Rama ja shiti portin e Shengjinit Kines.
    Malli cheap kinez do vershoje ne Shqiperi,domethene nje usb flash
    drajv do shitet 10 qindarka/copa,lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.

    Rri dydrino se ka ndryshu kina,i ka ba zetorat me korrennttttt,me butona...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kërkojmë ti hapim dyert për kinezët dhe synojmë që ti largojmë kanadezët.

    A Friendship Is Rekindled With Albania

    November 29, 2013


    A signpost of earlier days: An Albanian drives a tractor marked “People’s Republic of China.”


    Educators, politicians and diplomats from China and Albania gathered last week to celebrate the opening of a new Confucius Institute at the University of Tirana, which welcomed the Chinese government-backed program whose mission is to promote Chinese language and culture abroad.

    The event at the university in the Albanian capital made few headlines. Speakers offered the standard phrases that feature at such affairs, heralding the establishment of the institute as a “fresh impetus” in bilateral relations and an opportunity to deepen governmental and commercial ties. Even for the Confucius Institute’s administrators back in Beijing, the new branch — the first in the small Mediterranean country — may have been seen as just the latest step in what has been a decade-long, multimillion-dollar cultural diplomacy effort spanning 117 countries and regions.

    But when considered against the backdrop of postwar history, the creation of a Chinese cultural exchange center in a country that now considers itself to be one of America’s staunchest allies takes on new import.
    Less than a half-century ago, in the 1960s and early 1970s, China and Albania were close allies at a time when neither country could lay claim to many friends. Based in a common ideology and, more important, a jointly held enmity toward the Soviet Union, the unlikely alliance ran so deep that “to criticize Albania,” as the historian Jonathan Spence once wrote, “was, in the eyes of informed observers, to criticize China.”

    The two Communist countries had drifted closer in the years after Stalin’s death in 1953, as each grew increasingly apprehensive of Soviet intentions and Nikita Khrushchev’s de-Stalinization campaign. By December 1960, China and Albania found themselves aligned not only ideologically against what they called the Soviet “revisionists,” but strategically as well. For Enver Hoxha, the headstrong Communist leader in Albania, an alliance with China represented an opportunity to shake off Soviet control and come under the wing of a new protector state. For Mao Zedong and the Chinese leadership, it was a chance to stake out a beachhead in Europe from which to challenge Moscow’s dominance in Eastern Europe.

    To be sure, the alliance was by no means untroubled.
    In his memoirs, Hoxha complained of the difficulties he encountered trying to get the Chinese to reply to his letters and at least once, of what he called Prime Minister Zhou Enlai’s “dirty, feudal, fascist mentality.”

    But to the rest of the world, starting from 1960, there was no questioning where loyalties lay.

    “It was clear that Moscow, Tirana and Peiping were in agreement on at least one of Khrushchev’s formulations,” the C.I.A., using an earlier rendering for Beijing, noted in a since declassified intelligence document. This was “that ‘The U.S.S.R. has lost an Albania’ while ‘China has gained an Albania.’”

    The informal alliance was accompanied by economic and cultural exchanges that far exceeded what Tirana’s new Confucius Institute could hope to achieve today.

    Through the 1960s and ’70s, Albania benefited enormously from China’s financial largess, in the form of a $125 million loan agreement providing food, raw materials, technical assistance and equipment, and cash. Photographs from the era show uniformed Albanian youths poring over Mao’s “Quotations” while Albanian farmers can be seen driving tractors emblazoned with the Chinese characters for “People’s Republic of China.”

    China’s generosity toward Albania sometimes came at the expense of its own citizens.
    In his memoirs, Wang Hongqi, a journalist for Xinhua, the Chinese state news agency, who was stationed in Tirana for 22 years, cited one particularly egregious instance when emergency grain shipments from Canada destined for famine-devastated China were suddenly diverted to Albania.

    According to Mr. Wang, many Chinese did not understand the reasons for their government’s magnanimity. “In private everyone said it was like swelling one’s face up by slapping it to look more imposing,” wrote Mr. Wang, using a Chinese idiom that means seeking to impress by feigning more than one’s abilities.

    Nonetheless, the alliance flourished in the late 1960s during China’s Cultural Revolution. Chinese propaganda posters depicted cheerful Albanian and Chinese workers with slogans such as “Long live the eternal and unbreakable friendship in battle between the peoples of China and Albania!”

    In cinemas, many of the foreign films shown were Albanian, whose themes typically fell into one of three categories: war, class struggle or socialist living.

    For many Chinese, the posters and films were for a time their primary exposure to foreign faces. In her best-selling memoir “Wild Swans,” Jung Chang wrote of a young man whose large, “somewhat un-Chinese” nose earned him the nickname Al, for “Albanian.” “In those days,” Ms. Chang noted, “the only foreigners whose pictures we saw often were Albanians.

    Ties between the two countries began to deteriorate in the 1970s, particularly as China began to make overtures to restore relations with the United States. In 1978, 18 years after the partnership was formed, Deng Xiaoping ordered an end to all financial and technical assistance, effectively terminating the alliance.

    As the global order shifted in the intervening years, the relationship between the two countries has been emphatically downgraded.

    These days, Albania is a member of the NATO military alliance and has applied for membership in the European Union. Meanwhile, mainland China has acquired a United Nations Security Council seat, is a member of the World Trade Organization and a signatory to numerous international conventions. It is a stark contrast to the time when the Chinese Communists were the one party with whom the Albanians would march together, as an Albanian spokesman once said, “through any storm or tempest.


    New York Times

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •