Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku një shqiptar 33 vjec ka vrarë me thikë një grua dhe është dorëzuar në polici duke rrëfyer krimin.
Sot rreth orës 9:00 në mëngjes me duar të përgjakura dhe me thikë në dorë, shqiptari shkoi në polici duke pohuar se ka vrarë të dashurën. Viktima ishte nënë e një fëmije 10 vjec, që e kishte me ish burrin e saj.
Duket se para vrasjes viktima dhe agresori janë përleshur, pasi që gruaja ka rezistuar, por ka vdekur nga plagët e marra në gjoks dhe në shpinë.
Sipas rrëfimit të shqiptarit, ai ka paSur një lidhje me 43-vjecaren vitin e kaluar, ndërkohë që kishte punuar në shtëpinë dhe në restorantin e ciftit. Nga ana tjetër të afërmit e 43 vjecares Natalia Vucina mohojnë që viktima dhe autori i krimit ka pasur marrëdhënie.
Policia po heton për ngjarjen që ka tronditur komunitetin e Patras.
http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.p...&IDCategoria=1
Krijoni Kontakt