-
Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë
DHOKSOLOGJIA E FLAMURIT
Në Kishën Ortodokse është bërë traditë që çdo vit më 28 nëntor të celebrohet Dhoksologjia e Flamurit. Dhoksologjia e Flamurit është një shërbesë falenderimi. Kisha nxit vazhdimisht atdhedashurinë, sepse është e pamundur të duash Zotin dhe të mos duash vendin tënd e njerëzit që ke rrotull teje. Më 1947 Fan Noli ka shtuar në kanonin liturgjik shërbesën, të cilën e titulloi “Dhoksollogjia e flamurit”. Me anën e një terminologjie liturgjike kishtare Noli paraqet atmosferën panagjirike që krijohet gjatë këndimit të Dhoksologjisë së Flamurit. “O Zot, që bekon dhe shejtëron, ti bekoje flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rezik dhe shtrëngicë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nënë hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar me nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo. Se ti je Perëndi mëshirplot dhe njeridashës, dhe ty të dërgojmë lavdi, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetët e jetëve”.
Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 28-11-2013 më 12:14
-
-
Për: Dhoksologjia e Flamurit (28 Nentor 2013)
Berat,Katedralja e Shen Dhimitrit

Korce,Katedralja "Ngjallja e Krishtit"
Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 28-11-2013 më 12:44
-
-
Për: Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë
Të dielën në 24 nentor,ne Durrës,në kishën e Apostull Pavli & Shën Astit u festua dita e Pavarësisë.Me një program të pasur me këngë, valle, recitime, histori e psalme u paraqitën nga Akademia Teologjike, Liceu Kishtar, kopshti dhe shkolla 9 vjeçare Frymë Dashurie, Shtëpia Orthodhokse e Shpresës dhe grupi rinor i enorisë së kishës
-
-
Për: Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë
Ne Korce,ceremonia e Dhoksologjise se flamurit u drejtua nga Mitropoliti Joan dhe moren pjese autoritetet me te larta vendore
Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 28-11-2013 më 12:26
-
-
Për: Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë
Me rastin festave të Nëntorit, ashtu si çdo vit u mbajt në Katedralen e Korçës “Ngjallja e Krishtit” ceremonia e Dhoksologjisë së Flamurit e cila u udhëhoq nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Joani dhe me pjesmarrjen e të gjithë klerikëve të qytetit. Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, Prefekti i Korçës Ardit Konomi, Deputetët Gjergji Papa (PD), Ilir Pendavinji (PS),etj. Në fjalën e shkurtër të tij Hirësi Joani pasi uroi ndër të tjera tha: “Në vendin tonë shpesh herë atdhetaria është matur me masën , se sa më shumë mund të shajmë njerëzit që janë rrotull nesh, ndërsa atdhetaria e vërtetë është kur njerëzit lulëzojnë vendin e tyre...”
Urojmë dhe njëherë Gëzuar për Shumë Vjet të bekuara nga Zoti.
Fjala e Hirësi Joanit me rastin e Dhoksologjisë së Flamurit për Festat e Nëntorit 2013
-
-
Për: Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë
Dhoksologjia e Flamurit me rastin e festave të Nëntorit, Korçë 2013
-
-
Për: Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë
-
-
Për: Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë
Foto dhe video te shumta nga festimet ne gjithe Shqiperine mund te gjeni duke klikuar tek linku me poshte:
http://ortodoksetshqiptar.blogspot.c...avaresise.html
-
-
Për: Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë

Vlore
-
-
Për: Festohet Dita e Pavarësisë në Kishat e Shqipërisë

Vlore
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt