Qelia e Shen Porfirit
Qelia e Shen Porfirit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-12-2022 mė 23:24
Shen Porfiri
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-12-2022 mė 23:25
Varri i Shen Porfirit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-12-2022 mė 23:25
Shen Porfiri me bijte e tij shpirterore
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-12-2022 mė 23:25
dmth kemi me shume festa tani?
;p
Jo domosdoshmerisht!
Gjithsesi Shen Porfiri eshte mjaft i njohur tek te krishteret ortodokse jo vetem ne Greqi por dhe ne Perendim dhe Lindje. Madje njihet mjaft dhe ne Shqiperi sepse ka nderruar jete ne fillim te viteve 90-te.
Ai ka sherbyer ne polikliniken e Athines dhe ka lene mjaft pershtypje tek njerezit qe e kane rrethuar per shume ndihme qe u ka siguruar shpirterore por edhe shume cudira qe e kane shoqeruar.
Mbiemri i tij ishte Bajraktari nga Eubea ishulli me i madh prane Athines.
Mbi Shen Porfirin mund te mesoni me shume ne kete teme ne forum, hapur vite me pare:
http://www.forumishqiptar.com/thread...-Mbi-sėmundjen
Para disa vitesh kam lexuar mbi jeten e tij, libra te perkthyera nga greqishtja ne anglisht. Ai eshte shqiptar me origjine dhe ka nje histori jete shume te vecante dhe interesante. Ka bere shume mrekulli qe sa ishte gjalle dhe pas vdekjes. Gezohem qe Kisha Orthodhokse e njohu si shenjtor, pasi populli i thjeshte besimtar orthodhoks, e kane njohur e respektuar si te tille sa ishte gjalle.
Do mundohem te bej ca me shume perkthime nga jeta dhe vepra e tij ne ditet ne vazhdim.
Albo
Jeta e shėn Porfir Kavsokalivitit i cili pėr here te pare festohet nga Kisha jone me 2 Dhjetor
Shenjti, lindi mė 7 shkurt 1906 nė fshatin Shėn Joan Karistisė tė Evias nė Greqi nga prindėr tė varfėr. I ati dhe e ėma quheshin Leonidha dhe Eleni Bajraktari.
Shenjti, ndryshe Jerond Porfiri nė pagėzim mori emrin Vangjel dhe ishte fėmija I katėrt nga pesė fėmijėt e prindėrve tė tij.
Mėsoi nė shkollėn e fshatit tė tij vetėm pėr dy vjet sepse pėr arsye tė nevojės ekonomike, e la shkollėn dhe nė moshėn 8 vjecare filloi tė punonte pak tokė qė kishte familja e tij dhe tė ruante kafshėt qė kishin.
Pasi lexoi rrokje mė rrokje jetėn e Shėn Joan tė Kalivit, ndėrsa kulloste bagėtitė, dhe ndėrsa punonte mė pas si shitės, ndjeu dėshirėn pėr imitimin e tij. Kėshtu pasi shkoi gjatė moshės 12 dhe 14 disa herė fshehurazi njerėzve tė tij, vendosi qė tė qėndojė nė Malin e Shenjtė me ndihmėn e Zotit.
Ai u bė rishtar nė Kalivin e Shėn Gjergjit nė Kavsokalivia. U ushtrua mjaft nė murgjėri, ecte zbathur nė dėborė, dhe nė monopatet e ashpra. Me pak gjumė nė dysheme kalonte natėn dhe me nje flinte me njė kuvertė akoma dhe kur binte dėborė. Bėnte shumė metani. Punonte shumė dhe ndėrkohė thonte pėrmendėsh Ungjillin me qėllim qė nė mendjen e tij tė mos hynte mendim I keq.
Cilėsia kryesore e ushtrimit tė tij nuk ishin kėto por bindja ndaj Jerondit tė tij, varėsia absolute qė kishte ndaj tij. Po ashtu dhe dashuria e plotė, besimi dhe pėrkushtimi ndaj tij. Pra duke qėnė shumė I lidhur me Jerondin e tij, ndodhi qė nė pak vite edhe pse qė nė klasė tė dytė pėrvetėsoi pėrvojėn e tij duke ndjekur me dashuri fjalėt e shenjta qė flisnin pėr Krishtin e dashur dhe mėsoi sa ne mėsojmė nė shkolla, nė universitete, nė libra, nga mėsues, por mė tepėr se ne me zjarrin e zellit tė besimit.
U qeth murg me emrin Nikita.
Pėr shkak tė bindjes dhe tė pėrulėsisė sė tij tė skajshme fitoi dhuratėn e tejshikueshmėrisė dmth hirin e shikimit me sytė shpirtėrorė, vepronte jashtė mundėsive tė natyrės, pa u varur nga koha dhe nga pengesat e natyrshme.
Shenja e parė e tij ishte pa jerondėt e tij nga njė largėsi e madhe, tė cilėt ktheheshin nga larg, ndėrsa tė tjerėt qė ndodheshin me tė, konstatuan se ishte e pamundur qė tė shquheshin nga sytė njerėzorė.
Mė pas vijuan dhe shenja tė tjera. Degjonte dhe njihte kuptimin e zėrit tė shpendėve dhe tė kafshėve. Ndjente sė largu aromėn e luleve dhe e aromave tė kėndshme.
Shihte pasi ishte lutur nė thellėsi tė tokės dhe nė hapsirėn e qiellit, ujin, gurėt, naftėm, radioaktivitetin, reliket e groposura, varre tė fshehur, burime tė nėndheshme, ikona tė humbura, skena qė ishin kryer qė nė kohėt e kaluara, lutje tė cilat ishin drejtuar nė tė kaluarėn, shpirtra tė mirė dhe tė keq, vetė shpirtin, cdo gjė. Shikonte dhe shėronte me sy. Por kurrė nuk mendoi qė tė pėrdorte kėto hire tė Perėndisė, pėr dobinė e tij personale. Shenjti njihte gjithcka nga natyra deri nė anėt e university, nga koha, tė shkuarėn e panjohur, tė tashmen duke njohur mendimet e njerėzve, dhe tė ardhmen. Njihte nė thellėsi historinė dhe shpirtin njerėzor. Natyrisht tė gjitha kjo njohje ndodhte sepse shenjti pranonte hirin dhe dhuratat e Perėndisė dhe pėr arsye qė vetėm Ai I di, ndonjėherė nuk na zbulonte gjithcka. Jeta brenda hirit ėshtė njė mister I panjohur nga ne. Shenjti thoshte vazhdimisht: “ Nuk ėshtė shkencė, nuk ėshtė art, ėshtė Hir”.
Rreth moshės 20 vjecare u sėmur me plevit dhe me kėshillim tė Jerondit tė tij u kthye nė tek prindėrit e tij pėr tu shėruar.
Mendja e tij ishte vazhdimisht nė Malin e Shenjtė. Pasi shkoi pėrsėri dhe u sėmur, doli nga Mali I Shenjtė dhe shkoi nė Manastirin e Shėn Harallambit nė Evia. U dorėzua prift nga Kryepiskopi I Sinait Porfiri i III I cili I vuri dhe emrin Porfir.
Pas pak kohe Mitropoliti I Karistisė, Pandelimoni, nė vitin 1938 e bėri atė shpirtėror dhe I dha ofiqin e Arkimandritit.
Jerond Porfiri ushtroi veprėn e atit shpirtėror nė Evia deri mė 1940.
Nė muajin nėntor tė 1940 pas kėrkesės iu plotėsua dėshira tij pėr tu shėrbyer tė sėmurėve dhe u caktua prift I poliklinikės sė Athinės qė ndodhet afėr sheshit tė Omonias. Aty shėrbeu pėr 30 vjet dhe 3 tė tjera pasi kishte dalė nė pension duke ushtruar paralelisht detyrat e priftit dhe tė atit shpirtėror.
Pėr mė tepėr, Jerondi u morr me punė tė vėshtira gjatė disa punimeve sepse donte qė tė kursente tė holla pėr tė mbajtur prindėrit e tij dhe persona tė tjerė tė afėrt tė familjes dhe tė rregullojė njė manastir. Asnjėherė nuk njohu clodhje. Ai njohu dhe tė tjera sėmundje pėrvec pleuritit (plevitit), u sėmur nga njė sėmundje e rėndė e veshkave, tė cilat I operoi me vonese sa e shpunė nė koma deri sa doktorėt lajmėruan familjarėt tė pėrgatiteshin pėr varrimin e tij. Gjithashtu Jerondi kundėr dėshirės sė doktorėve, u krye dhe I shėrbeu kishės.
Mė 1978 pėsoi infarkt tė miokardit. Kur e mori veten, sė bashku me disa fėmijėt e tij shpirtėrorė ndėrtoi Manastir tė shenjtė pėr murgesha I quajtur “ Metamorfoza e Shpėtimtarit”, pasi mori bekim nga Kryepiskopi I Athinės pėr kėtė. Ky manastir e ka qendrėn nė Athinė por meqė vendi aty ėshtė shumė I vogėl, disa nga bijtė e tij shpirtėrorė dhe Jerondi, blenė nė Malakasa tė Atikės disa prona ku ndėrtuan njė metoq pasi u morr bekimi nga organet e duhura kishtare. Jerond Porfiri, qėndroi dhe rrefente tė gjithė sa vizitonin manastirin. Lutej heshtur pėr tė gjithė sa I kėrkonin uratėn dhe ndihmėn hyjnore.
Duke u pergatitur pėr fundin e tij, kėrkoi qė tė tėrhiqej nė vitin 1984 drejt Kalivit tė Shėn Gjergjit nė Kavsokalivia, nė tė cilėn ishte qethur murg. Paranjohu vdekjen e tij duke ia thėnė atit tė Tij shpirtėror dhe morri faljen e mėkateve, qėndroi nė Kalivin (qelinė) e Malit tė Shenjtė sepse dėshironte qė tė flinte mė Zotin nė Manastirin e pendimit tė tij, nga ku kishte filluar dhe jetėn e tij shpirtėrore.
Jerondi me porosi tė tij hapi njė varr tė thellė por nuk lejoi nderimet dhe me dėshirėn e tij, lajmėrimi I fjetjes u dha disa ditė mė vonė sepse nuk donte qė tė mundoheshin bijtė e tij shpirtėrorė duke shkuar nė Malin e Shenjtė pėr tė qėnė tė pranishėm nė varrim. Por dėshironte qė varrimi I tij tė kryhej midis vėllezėrve kavsokalivitė me thjeshtėsi dhe me pėrulėsi.
Bindėsit e tij dėgjonin pėr goxha kohė shenjtin qė tė pėshpėriste lutje dhe mė pas fjalėn e fundit tė Zbulesės tė Dhiatės sė Re: “Eja” (“Eja, Zoti Jesu”).
Dhe ja Zoti erdhi. Shpirti I Jerond Porfirit u largua nga trupi I tij nė mėngjezin e 2 Dhjetorit mė 1991 dhe prehet nė qiell.
Gjerond Porfiri gjatė gjithė jetės sė tij, priste kėdo. Nė qelinė e tij vinin shenjtorė asketė dhe kriminelė mėkatarė, tė krishterė orthodhoksė, eteroorthodhoksė dhe jo tė krishterė, njerėz tė zakonshėm dhe personalitete tė shquara, tė pasur dhe tė varfėr, tė pashkolluar dhe tė formuar, laikė dhe klerikė tė cdo niveli. Tek secili ofronte dashurinė e Krishtit pėr shpėtimin e gjithėsecilit.
Kishte njė bindje tė fortė ndaj kishės dhe nuk bėri asgjė pa miratimin e saj. Thoshte se ėshtė mė e dėshirueshme tė jetė dikush nė gabim brenda Kishės se sa veprojė drejt jashtė saj.
Mė datėn 27 nėntor 2013 Sinodi I Patriarkanės Ekumenike e njohu shėnjtėrinė e tij duke e regjistruar emrin e tij nė Agjiologun e madh tė Kishės Orthodhokse duke e nderuar kėshtu emrin e Shėn Porfir Kavsokalivitit mė datėn 2 dhjetor e cila nuk ėshtė vetėm dita historike e fjetjes sė tij por dhe dita e kremtimit, e lindjes mė Zotin nė jetėn e shumėpritur! Pacim tė gjithė bekimin dhe ndihmėn e shenjtit!
Krijoni Kontakt