Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës, Policia: Janë të armatosur. Tahiri mbledhje urgjente


    KORCE-Janë arratisur 7 të dënuar nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Në rrethana ende të paqarta, 7 të dënuarit që dyshohet se janë të gjithë të dënuar me brugim të përjetshëm, u kanë marrë rojeve të sigurisë armët dhe më pas nëpërmjet kërcënimit kanë arritur të arratisen, të ndihmuar edhe nga errësira.

    Të arratisurit janë Admir Tafili, Frank Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lulo dhe Artur Gora.

    Të dënuarit Frank Marashi dhe Admir Tafili kanë tentuar edhe më herët arrtisjen nga burgu i Burrelit, ndërkohë që Admir Tafili ishte i dënuar për vrasjen dy vëllezërve Pjetruishi si dhe i akuzuar për vrasjen e policit Arben Zylyftari, ndërsa Frank Marashi është autori i masakrës në “Urën Vajgurore”.

    Zyrtarët e policisë pohojnë se të burgosurit që kanë mundur të arratisen mund të jenë ndihmuar edhe nga persona që prisnin jashtë burgut. Ndërkohë që mister është edhe futja e armëve në qeli, duke qenë se konsiderohet si burgu më i fortë përsa i përket kushteve të sigurisë.

    Të arratisurit kanë kanosur me armë patrullën e policisë në Pogradec, si dhe kanë vazhduar arratisjen drejt qytetit të Librazhdit.

    Prokurori i Përgjithshëm Adriartik Lllalla, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço po zhvillojnë një takim më Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

    Ndërkohë që forcat RENEA janë nisur drejt Korçës, Pogradecit e Elbasanit, patrulla policie dhe postblloqe janë ngritur në të gjitha akset nacionale dhe në pikat kufitare.

    MB-QYTETAREVE: BENI KUJDES PERSONAT JANE TE RREZIKSHEM
    Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes pasi personat e arratisur janë të armatosur dhe të rrezikshëm. Në të njëjtën kohë MPB u kërkon të gjithë atyre që mund të kenë informacione lidhur me këta persona dhe vendndodhjen e tyre që të njoftojnë menjëherë komisariatet e policisë në numrin 129.

    Forca të shumta të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEAS janë nisur në zonën ku mendohet se ndodhen të arratisurit, ndërsa janë informuar dhe vënë në lëvizje edhe policitë e vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë.

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është ngritur një shtab pune me drejtuesit më të lartë të institucioneve ligjzbatuese në vend, që po koordinon të gjitha veprimet e policisë dhe agjencive të tjera shtetërore, për kapjen e këtyre personave.

    Vetëm një jave më partë një grup pune i Drejtorisë së së Përgjithshme të burgjeve gjastë një kontrolli të detajuar u gjetën në qelitë e burgut mbi 8 telefona celularë.

    vijon

    balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 23-11-2013 më 16:22 Arsyeja: rifreskim...
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Kjo me rastin e emerimit te grekut zv.minister te drejtesise,..

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Admir tafili thangsha zemren
    nderi i shkodres je po ska heker qe te lidh jo
    Je djal me **** e jo peder qe fryhet se ka lidhje me politiken
    tan shkodra asht me ty e ishalla don zoti shpeton pa u kap
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    "...ndërkohë që Admir Tafili ishte i dënuar për vrasjen dy vëllezërve Pjetruishi si dhe i akuzuar për vrasjen e policit Arben Zylyftari,"

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Admir tafili thangsha zemren
    nderi i shkodres je po ska heker qe te lidh jo
    Je djal me **** e jo peder qe fryhet se ka lidhje me politiken
    tan shkodra asht me ty e ishalla don zoti shpeton pa u kap
    Djal me **** eshte ai qe te vret po nuk ik.
    Ky qe vret dhe ik,ky eshte zagar.
    Shkodra nuk mburret me zagar po me burra.

  5. #5
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Kjo me rastin e emerimit te grekut zv.minister te drejtesise,..

    Ose largimin e vemendjes nga aksidenti i Olldashit

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Djal me **** eshte ai qe te vret po nuk ik.
    Ky qe vret dhe ik,ky eshte zagar.
    Shkodra nuk mburret me zagar po me burra.
    Te jete ky zagar se di ca i bie te jene tjeret mik i nderum?
    e di historine e tij a jo?
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Na e thuaj goldian, cfare historie ka ky Tafili?

  8. #8
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Te jete ky zagar se di ca i bie te jene tjeret mik i nderum?
    e di historine e tij a jo?
    Une nuk e njoh dhe nuk di historine e tij as te tjereve rreth kesaj ngjarje.
    Thash,burrat nuk ikin kur te vrasin.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Admir tafili thangsha zemren
    nderi i shkodres je po ska heker qe te lidh jo
    Je djal me **** e jo peder qe fryhet se ka lidhje me politiken
    tan shkodra asht me ty e ishalla don zoti shpeton pa u kap
    Vetem ne Shtetin qe quhet Allbanistan shikon njerez qe mbrojne kriminelet dhe i quajne trima dhe heronj. Turp! Jemi bere gazi i botes. Vetem kaq.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Arratisen 7 të burgosur nga burgu i Drenovës. Policia: Janë të armatosur

    Ky nuk u be i forte se ishte pjese e PS APO PD

    ju qe komentoni tju vrasin baben para syve e tju dhunojne familjen nuk eshte e lehte a jo?
    keto si ran njeriu ne qaf po kot ja rrasen te fortit e shtetit se vrane Arben zylyftarin

    ky po kerkon drejtesi edhe shteti ka vite qe sja jep
    spo mbroj kriminelet aspak po mos i rafte njeriu halli qe i ra kesaj familje
    po e keni te lehte ju qe kaloni sa nga pd ne PS tashi ne lsi
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •