Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Korrupsioni në Drejtësi, Llalla: Eshtë i kapërcyeshëm, duhet vullnet

    TIRANE- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u shpreh sot se situata e korrupsionit në Shqipëri është e kapërcyeshme, por duhet një bashkërendim i punës mes gjithë institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lla shprehet se lufta ndaj korrupsionit në sistemin e Drejtësisë është e mundshme por se kjo kërkon vullnet nga të gjitha institucionet dhe faktorët politik e social.

    Lidhur me paketën antikorrupsion të qeverisë, lla shprehet se Prokuroria ka paraqitur sugjerimet e saj, për të cilat beson se do të merren në konsideratë.

    “Në vlerësimin tim personal, gjykoj se duhet parë kjo paketë, pasi ka nevojë për disa rregullime të nevojshme. Pra jo çdo rast i parashikuar në paketën e qeverisë mund të hetohet dhe gjykohet nga prokuroria dhe gjykata e krimeve të rënda”.- thekson Llalla, intervistën e të cilit të plotë mund të ndiqni më poshtë.

    Zoti Llalla, faleminderit për këtë intervistë e cila koincidon dhe me një vit që nga koha kur ju keni marrë detyrën si Prokuror i Përgjithshëm. Me lejoni ta nis me një cështje e cila është e ditës. Sot Transparency International prezantoi raportin e ri vjetor për korrupsionin, ku pozicioni i Shqipërisë është përkeqësuar. Sa e ndjen vetën përgjegjëse prokuroria në këtë situatë korrupsioni kaq të përhapur, të paktën sic është perceptimi i publikut?

    “Faleminderit për ftesën në emisionin tuaj, dhe për urimin me rastin e 1 vjetorit tim në detyrën e Prokurorit te Pergjithshëm. Problemi i korrupsionit është një ndër cështjet kyc për integrimin e Shqipërisë në BE dhe është një ndër kriteret kryesore që partnerët tanë kanë vendosur për integrimin e vendit në këtë strukturë. Lufta ndaj korrupsionit ka qenë një ndër prioritetet e punës time me marrjen e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Prioritet të cilin jam përpjekur ta realizoj duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat ligjore, duke vënë në punë të gjithë sistemin e prokurorisë për të luftuar këtë gangrenë të shoqërisë shqiptare”.

    Zoti Llalla, duke mbetur te korrupsioni. Pak ditë më parë emisioni Fiks Fare, pas një hetimi të tij, nxori në pah një zinxhir korrupsioni, pagesash për gjyqtarë, prokurorë e avokatë. Ju reaguat për pjesën që ju takon, lidhur me prokurorët e përfshirë. Por kam përshtypjen se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Duket se sistemi i Drejtësisë, sic është dhe perceptimi i publikut, ka një korrupsion mjaft të gjerë. Si mund të dilet nga kjo situatë?

    “Perceptimi i publikut lidhet me rastet me të cilat qytetarët ndeshen nëpër dyert e sistemit të Drejtësisë. Kjo situatë mendoj se është e kapërcyeshme, por duhet një bashkërendim i punës mes gjithë institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri. Tek ne ekzistojnë të gjithë mekanizmat e duhur ligjor që ky fenomen të ndëshkohet. Por duhet vullneti i të gjithë faktorëve politik, social, medias e qytetarëve që të vëmë përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë zyrtarët që abuzojnë me funksionet e tyre”.

    Ka një nismë të qeverisë, një paketë antikorrupsion, e cila parashikon që korrupsionin ta konsiderojë si krim të rëndë e për pasojë të gjykohet nga gjykata e krimeve të rënda. Misioni i ekspertëve amerikanë të Opdatit ka patur vërejtje të shumta për këtë zgjidhje. Ju vetë sa efektive e konsideroni këtë ndërhyrje?

    “Lidhur me këtë nismë të qeverisë, ne kemi paraqitur sugjerimet tona të cilat i kemi vënë në dispozicion si të qeverisë ashtu dhe të komisionit të ligjeve të cilat besoj se do të merren në konsideratë gjatë shqyrtimit në komisionin e ligjeve. Në vlerësimin tim personal, gjykoj se duhet parë kjo paketë, pasi ka nevojë për disa rregullime të nevojshme. Pra jo cdo rast i parashikuar në paketën e qeverisë mund të hetohet dhe gjykohet nga prokuroria dhe gjykata e krimeve të rënda”.

    Zoti Llalla, që prej 23 qershorit, apo më mirë që prej qershorit, në Shqipëri ka një shumicë të re. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me këtë shumicë? Kujtoj se zoti Rama, para se të formohej qeveria, pati një takim me ju dhe e cilësoi Prokurorinë si “dëshmitare anemike në betejën kundër korrupsionit”, deri më atë kohë…

    “Duhet të theksoj faktin se prokuoria është një institucion i pavarur kushtetues. Detyra ime si Prokuror i përgjithshëm ashtu si dhe cdo prokurori është përcaktuar në ligj, ashtu si dhe garancia në detyrë e gjithsecilit prej nesh. Unë kam patur marrëhdënie korrekte si me mazhorancën e kaluar ashtu dhe me atë aktuale. Dua të theksoj faktin se në detyrën e Prokurorit të përgjithshëm jam zgjedhur me një lloj konsensusi të gjerë politik, detyrë të cilën besoj se do të jetë e tillë edhe në të ardhmen”.

    Prokuroria e Përgjithshme ju bashkangjit nismës së qeverisë për goditjen e ndërtimeve pa leje. Madje në fakt ju kishit nisur hetime ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës që në shkurt për ndërtime pa leje në këtë qytet. Megjithatë ka debate dhe për një tjetër ndërtim në breg të detut, dhe ish drejtuesi i Inspektoriatit të ndërtimit ka deklaruar se për këtë ka patur një dosje që në 2011 në prokurori. Cili ka qenë fati i kësaj dosje?

    “Lidhur me rastin konkret cështja është në proces hetimi në prokuorinë e rrethit gjyqësor Vlorë, ndërsa në rastin e kryetarit të Bashkisë Vlorë dosja momentalisht është në proces gjykimi në gjykatën e Lartë për të përcaktuar se cila gjykatë do të shqyrtojë rastin në fjalë”.

    Duke mbetur sërish te Pallatet. Ka patur para zgjedhjeve një debat lidhur me një ndërtim të familjarëve të bashkëshortes së zotit Rama. U tha se prokuroria regjistroi një procedim penal…

    “Me aq sa une mund të kujtoj tani, mendoj se është vendosur mosfillimi i procedimit penal”.

    Zoti Llalla, pati një proces të gjatë privatizimi për Albpetrolin, i cili në të vërtetë dështoi dhe shteti sot e kësaj dite nuk ka marrë 85 milion euro, sic përcaktonin rregullat e kontratës. Edhe për këtë rast me sa di, Prokuroria ka nisur hetimet. A ka ndonjë zhvillim se cilët janë personat përgjegjës për këtë situatë?

    “Në mjaft raste i kërkohet organit të prokuorisë për cdo debat apo problem mes palëve në Shqipëri. Por institucioni i prokurorisë nuk ka në të gjithë rastet ekspertët e specialistët e duhur për të hetuar cështje të kësaj natyre. Prokuoria ka nisur hetimet për rastin e Albpetrolit. Janë caktuar ekspertët që po merren me shqyrtimin e dokumentacionit për mënyrën se si është realizuar privatizimi i kësaj pasurie dhe pritet konkluzioni i tyre”.

    Zoti Llalla, procesi ndaj shpërthimit në Gërdec është një tjetër rast që u pa si një dështim i Drejtësisë. Gjykata e Lartë nuk pranoi as ta trajtonte rekursin e Prokurorisë. Cilat ishin arsyet e këtij vendimi dhe a ka hapësira që kjo cështe të rihapet?

    “Ai është një vendim i Gjykatës së Lartë, për të cilin ne nuk mundemi dot të gjykojmë vendimet e kësaj gjykate. Ne kemi në proces shqyrtimi në prokurorinë e përgjithshme një ankesë të familjarëve të Gërdecit dhe avokatëve të tyre. Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme të ngarkuar me shqyrtimin e rastit janë duke studiuar të gjithë materialet me synim daljen e një vendimi përfundimtar brenda pak ditëve”.

    Zoti Prokuror, kur ju ishit në krye të Inspektoriatit të verifikimit të pasurive, ankoheshit se prokuroria nuk merrte parasysh denoncimet tuaja. Cfarë keni bërë tani që ju vetë jeni Prokuror i Përgjithshëm?

    “Është fakt se gjatë kohës që unë drejtoja Inspektoriatin e Lartë të Dekalrimit dhe Kontrollit dhe të Pasurive, institucioni ynë pati bërë me dhjetra kallzime në Prokurori të cilat patën të njejtin fat, të pushoheshin apo mos filloheshin, që në vlerësimin tonë vendimi ishte marrë jo në mënyrë të drejtë e të bazuar ligjërisht. U bë një vit që jam në drejtim të këtij institucioni. Momentalisht nuk kemi asnjë kallzim dhe për momembtin nuk kam c’të shtoj më tepër”.

    Zoti Prokuror, përvec korrupsionit, një tjetër problem që ngrihet për Shqipërinë është krimi i organizuar. Cfarë shtrirje ka ai, sa ka penetruar në ekonomi apo dhe politikë? Si është i strukturuar dhe sa i fuqishëm është ai financiarisht?

    “Elementë të krimit të organizuar në Shqipëri, ka dyshime të bazuara se ekzistojnë. Unë sapo u ktheva nga një vitë e suksesshme në disa vende të BE-së, përfshirë edhe Brukselin, ku disktuam ndër të tjera edhe lidhur me këtë problem. Ne pos ynojmë që të gjitha raste e kësaj natyre të hetohen në mënyrë të plotë e të gjithanshme. Normalisht heytimet nuk janë të lehta. Elemetë të krimit të organizuar punojnë me mënyra dhe forma që kanë aftësi për të mbuluar aktivitetin e tyre. Megjithatë, ashtu sic ishte dhe vlerësimi i ekspertëve ndërkombëtar, në Shqipëri nuk ka elementë të mirëfilltë të një krimi vertët të organizuar sic ndodh në vendet e tjera. Ka krim që merret me trafikime të ndryshme, por jo struktura vërtetë të organizuara kriminale”.

    Të gjithë e dinim që Lazarati ishte një qendër e prodhimit të hashashit, por rezultate e vrojtimeve të policisë italiane nxorrën në pah dicka të përmasava mjaft të mëdha. A ka hetime të prokurorisë mbi Lazaratin dhe ata që kanë ngritur dhe kontrollojnë gjithë atë industri disa miliarda euroshe?

    “Normalisht që prokuroria ka nisur hetimet dhe për tasrin në fjalë. Këto hetime vijojnë dhe unë nuk mund të jap detaje të mëtejshme”.

    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Korrupsioni, KLD liron nga detyra kreun e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur lirimin nga detyra të kreut te Gjykates të Pukës, Shtjefën Lleshi pas aferës korruptive të publikuar në emisionin investigativ Fiks Fare ku shfaqeshin sekserë që merrnin para ne emër të tij për të liruar nga burgu disa persona të arrestuar. Ne vend te Lleshit ne krye te gjykates se Pukes eshte komanduar Bib Ndreca i ciki deri me tani ishte kreu i Gjykates se Tropojes.

    Por, pavarësisht se ka pranuar video-skandalin, KLD ka votuar vetëm për largimin e Lleshit nga drejtimi i Gjykatës së Pukës dhe as që e ka diskutuar fare çështjen e shkarkimit të tij edhe si gjyqtar.

    KLD u mblodh pasditen e sotme, në një takim urgjent me dyer të mbyllura me praninë e Presidentit të Republikës, nënkryetarit të KLD, ministrit të Drejtësisë dhe anëtarëve të tjerë në fokus të të cilit ishte pikërisht çështja ku ishte përfshirë kryetari i gjykatës së Pukës.

    Prej 16 muajsh Shtjefën Lleshit i kishte mbaruar mandati i kryetarit, dhe ndodhej në krye të kësaj gjykatë i komanduar.

    Shqip

  3. #13
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Video-përgjimi, KLD liron nga detyra kryetarin e Gjykatës së Pukës
    Video-përgjimi, KLD liron nga detyra kryetarin e Gjykatës së PukësTIRANE-Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur lirimin nga detyra si kreu i Gjykatës së Pukës, të Shtjefën Lleshit. Lirimi i tij nga detyra vjen pas denoncimeve të ditëve të fundit nga programi “Fiks Fare”. Mësohet se Lleshi është liruar vetëm nga funksioni i kreut të gjykatës, ndërsa do të vazhdojë të ushtrojë aktivitetin si gjyqtar. Këshilli, vendosi transferimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe njëkohësisht delegimin e përkohshëm në detyrën e kryetarit të kësaj gjykate, të Bib Ndrecës, deri sot gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

    KLD është thirrur sot me kërkesë të zëvendeskryetarit, Elvis Cefa në një mbledhje të jashtëzakonshme, pa praninë e mediave.

    Mbledhja e KLD-së nisi pasditen e sotme dhe zgjati rreth tre orë.

    Në fillim të mbledhjes, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dënoi ashpër ngjarjen e publikuar nga mediat në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë. Në mesazhin për anëtarët e KLD-së dhe trupën gjyqësore, Presidenti Nishani tha: "Përmes angazhimit të medias u bë prezent një akt korruptiv, një akt i dyshuar si një bashkëpunim korruptiv i elementëve të caktuar të Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Ky akt prezanton anën më të errët për një prokuror dhe një gjyqtar në sistemin e drejtësisë. Ngjarja e ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë meriton padiskutim një hetim penal, paralelisht me hetimin administrativ".

    Me tej Presidenti Nishani tha se, "në një moment po aq të rëndësishëm dhe aq shqetësues sa akti i paraqitur në media, për aq sa jemi njohur deri në këto momente, është edhe agresiviteti i një sulmi politik ndaj sistemit gjyqësor. Me keqardhje e konstatoj dhe e reflektoj si një shqetësim për demokracinë e vendit sulmin e politikës ndaj komunitetit të gjyqtarëve dhe në veçanti të kryetarit të Gjykatës së Lartë, zotit Xhezair Zaganjori, që është një nga gjyqtarët më me integritet në Republikën e Shqipërisë".

    Presidenti Nishani, shprehu mbështetjen e tij për të gjithë trupën gjyqësore dhe kërkoi nga të gjitha institucionet në vend të jenë në unison në luftën pa kompromis kundër korrupsionit.

    Në mbledhjen e sotme, në mënyrë unanime Këshilli vendosi që Inspektorati i KLD-së dhe i Ministrisë së Drejtësisë të ndërmarrin një verifikim të veprimtarisë së gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Pukë, Shtjefën Lleshi, gjetjet e të cilit do t'i bëhen me dije Këshillit në një afat sa më të shpejtë

    KLD vendosi me dyer të mbyllura kreun e ri të Gjykatës së Pukës, Bib Ndreca, i cili ushtronte detyrën në Gjykatën e Tropojës.

    Kreu i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, është përmëndur në një video në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për marrjen e një shumë parash kundrejt lirimit të disa të pandehurve.

    Gjatë mbledhjes pati dhe debate mes anetarëve. Debatet kanë qënë në lidhje me paketën e propozuar nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

    (j.k/d.b/BalkanWeb)


    Hajde President hajde. Reagim paska bere. Ky eshte rast sporadik ka thene Presidenti, korrupsion ne drejtesi nuk ka, ky eshte thjesht sulm i politikes ndaj drejtesise. Zaganjorin mos ma ngacmoni se e kam pike te dobet. Peshku qelbet nga koka. Nqs duam drejtesi shkarkimet duhet te fillojne qe nga kryetari i KLD, Presidenti. Te ishte ne ndonje shtet tjeter Presidenti duhej te jepte doreheqje, te gjithe gjyqtaret duhet te kontrolloheshin ne vendimet e tyre per te zbuluar rastet e tjera. Por Kryetari yne i KLD nuk e shikon te arsyeshme nje kontroll te gjithe gjyqtareve, por menjehere e vecoi si rast i vecante. "te mos hidhet balte mbi gjyqtaret" thote. Ske faj ti jo, fajin e kane ata qe te mbajne kryetar te KLD. Turp.
    Moderator, e di vet ti...

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    KLD përgënjeshtron Naçon: S’ka kërkesë për procedim të 7 gjyqtarëve

    TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë hodhi poshtë sot deklaratat publike të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço për dorëzimin në këtë institucion të kërkesave për procedim për shtatë gjyqtarë.

    Në një deklaratë për shtyp të KLD-së thuhet se asnjë nga procedimet e cituara nuk ka arritur zyrtarisht në protokollin e KLD deri ditën e djeshme kur, vetëm një nga kërkesat e deklaruara nga Ministri i Drejtësisë për procedim disiplinor është regjistruar. Kjo kërkesë është bërë për procedimin disiplinor vetëm për një gjyqtar, Ibrahim Hoxha, për shkelje të konstatuara pas një kontrolli të ushtruar nga inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë.

    Më tej, KLD sqaron se deri sot asnjë nga kërkesat për procedim për 6 gjyqtarët e tjerë ende nuk është dorëzuar në protokollin e këtij institucioni.

    Pak ditë më parë u bë medije se ministri kishte urdhëruar procedim disiplinor për gjyqtarët, Andri Ymeri, Ilir Pashaj, Engjëllushe Tahiri, Albano Çepelem, Marlekian Kuqo, Ibrahim Hoxha dhe Bujar Musta.

    Ndërkaq, KLD sqaron gjithashtu se është ende në pritje që Ministri të sjellë në Këshill propozimet për procedimet disiplinore të 14 gjyqtarëve, të cilët janë konstatuar me shkelje pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorati i KLD.

    Panorama

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    KLD përgënjeshtron Naçon: S’ka kërkesë për procedim të 7 gjyqtarëve

    TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë hodhi poshtë sot deklaratat publike të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço për dorëzimin në këtë institucion të kërkesave për procedim për shtatë gjyqtarë.

    Në një deklaratë për shtyp të KLD-së thuhet se asnjë nga procedimet e cituara nuk ka arritur zyrtarisht në protokollin e KLD deri ditën e djeshme kur, vetëm një nga kërkesat e deklaruara nga Ministri i Drejtësisë për procedim disiplinor është regjistruar. Kjo kërkesë është bërë për procedimin disiplinor vetëm për një gjyqtar, Ibrahim Hoxha, për shkelje të konstatuara pas një kontrolli të ushtruar nga inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë.

    Më tej, KLD sqaron se deri sot asnjë nga kërkesat për procedim për 6 gjyqtarët e tjerë ende nuk është dorëzuar në protokollin e këtij institucioni.

    Pak ditë më parë u bë medije se ministri kishte urdhëruar procedim disiplinor për gjyqtarët, Andri Ymeri, Ilir Pashaj, Engjëllushe Tahiri, Albano Çepelem, Marlekian Kuqo, Ibrahim Hoxha dhe Bujar Musta.

    Ndërkaq, KLD sqaron gjithashtu se është ende në pritje që Ministri të sjellë në Këshill propozimet për procedimet disiplinore të 14 gjyqtarëve, të cilët janë konstatuar me shkelje pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorati i KLD.

    Panorama
    Ministri i Drejtesise, del para mediave te vendit, dhe genjen hapur.

    Lum si ne per qeverine rilindase!

    Albo

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Ne Shqiperi ku mashtrimi eshte i zakonshem, te thuash te verteten eshte si te besh nje revolucion. Por kur ke nje mini-minister 34-vjecar dhe nje gazetare i tha se si do na mbrosh u perkul deri tek kemba e tavolines dhe filloi te belbezonte ne emer te ligjit kujt ligji, cfare???? pse egziston???...nejse gjera qe diheshin dhe priteshin...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23

    Për: Korrupsioni ne Drejtesi - Denoncim i Fiks Fare

    Pranga ish kreut të Gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi

    TIRANE- Ish kreu i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi është arrestuar. Gjykata e Tiranës ka caktuar sot rreth orës 15:00 masën e sigurisë “arrest me burg” për Lleshin, vendim i cili është ekzekutuar pas me pak se 2 orësh.
    Prangosja e gjyqtarit mesohet se eshte bere ne afersi te shtepise se tij ne zonen e Don Boskos në kryeqytet.
    Emri i Shtjefën Lleshit u lakua në video-skandalin e publikuar nga “Fiks Fare”.
    Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nderkaq autorizoi vetëm dy ditë më parë Gjykatën e Tiranës të caktojë masë sigurimit për gjyqtarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi. Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të KLD-së, të mbajtur jashtë orarit zyrtar ditën e martë. Kështu vendimi i KLD-së i hapi rrugë Prokurorisë së Tiranës t’i drejtohet Gjykatës me kërkesë për masë sigurimi personal ndaj gjyqtarit Lleshi.
    Lleshi akuzohet se bashkë me punonjëset e Gjykatës dhe prokurorin, kanë liruar nga burgu së paku dy persona kundrejt ryshfetit.
    TË ARRESTUARIT
    Gjykata e Tiranës la dy ditë më parë pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”, caktuar në mungesë për gjashtë të arrestuarit e skandalit të korrupsionit në Gjykatën e Pukës. Prokurori Pëllumb Prençi, avokatët Fariz Xhuxhi e Fran Dashi, kancelarja e Gjykatës së Pukës, Meliha Kukaj, sekretarja Liljana Shkjau dhe Dëfrim Prençi u njohën me aktakuzën e Prokurorisë. Sipas Gjykatës, nuk kishte ndryshuar asnjë kusht që mund të sillte ndryshimin e kësaj mase.

    Panorama

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •