Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Doli në qarkullim libri “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit"

    Doli në qarkullim botimi më i ri i Kishës sonë “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit”, shqipëruar nga prof. S. Papahristo, përgatitur për shtyp nga z. Gaqo Bushaka.



    Shën Joan Gojarti, ky hierark i madh i Kishës sonë (shek. IV), “është nga ata yjet e mëdhenj që shkëlqejnë pa pushim në qiellin shpirtëror e që lëshojnë një shkëlqim e një dritë aq të fortë, sa kjo të mundë të arrijë dhe gjer në kohët më të largëta, duke thyer e dërrmuar pengesat e kohës së tërëfuqishme dhe duke çarë me triumf mjegullën e dendur që lëshojnë smira e ligësitë e tjera… Shtatëmbëdhjetë shekuj kanë shkuar që kur u shfaq Gojarti në këtë botë. Shtatëmbëdhjetë shekuj! Megjithëkëtë, fjalët e tij që elektrizonin dikur shpresëtarët e Antiokisë dhe të Konstandinopojës, vazhdojnë të jenë të freskëta edhe sot e kësaj dite dhe tingulli i tyre ka arritur gjer sot po me atë fuqi që kishte në kohën kur dilte nga goja e oratorit të madh…”.

    Pjesët e përzgjedhura nga predikime të Shën Joan Gojartit, që paraqiten në këtë botim, me një gjuhë të thjeshtë dhe shkurt, synojnë një ndërtim shpirtëror, moral dhe social-edukues. Libri gjendet në të gjitha enoritë e Kishës sonë.

    Libri përmban:

    · Jetën dhe veprën e tij

    · Për zemërimin

    · Kundër të bërtiturave Zonjat dhe shërbëtoret

    · Kreshma e vërtetë

    · Influenca e gruas mbi burrin e saj

    · Stolia e gruas dhe luksi

    · Zakoni i betimeve

    · Për të martuarit rishtas

    · Dorështrënguari dhe i pasuri i vërtetë

    · Madhështia e Krijuesit

    · Kisha triumfuese

    · Rritja dhe edukimi i fëmijëve

    · Përsëri për të pasurit dhe për pasurinë

    · Të pajtohesh me armikun shpejt e pa vonesë

    · Vlera dhe fuqia e epsheve (volupteteve)

    · Si të sillemi me ata që mëkatojnë

    · Perëndia dhe mendja jonë

    · Gruaja dhe Perëndia

    · Prindërit më të ligj se fëmijëvrasësit

    · Mësimet e prindërve dhe fëmijët

    · Nxënësit e vërtetë të Krishtit

    · Triumfi i Krishterimit

    · Fuqia e fjalës dhe e këshillës

    · Të bëhemi vetë gjykatës dhe ligjvënës

    · Shembulli dhe modeli i përulësisë

    · Fuqia e fjalës dhe e këshillës Pjesa e II-të

    · Durimi i vdekjes

    · Pse janë të dobishme hidhërimet

    · Edhe të rinjtë, edhe pleqtë

    · Kur do të vijë drita

    · Puna nuk është ndalim për virtytin

    · Bashkëpunimi midis ndërgjegjes dhe vullnetit

    · Gjithnjë i mirë

    · Përpjekje nga ana juaj

    · Nën mbrojtjen e Perëndisë

    · Harroje të keqen dhe pajtohu me armikun

    · Sa vuan ai që nuk harron të keqen

    · Sasia dhe cilësia

    · Fytyra dhe shpirti

    · Gëzimi i vërtetë

    · Shkëlqimi i Krishtlindjes

    · Një apologji e pamjaftueshme

    · Një orë në javë

    Faqja zyrtare e KOASH(orthodoxalbania.org)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 25-11-2013 më 12:18

  2. #2

    Për: Doli në qarkullim libri “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit"

    ku mundem te porositi kete ?? Apo te shkarkoj ??? ju pershendes

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Doli në qarkullim libri “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit"

    Citim Postuar më parë nga IlirOrthodhoks Lexo Postimin
    ku mundem te porositi kete ?? Apo te shkarkoj ??? ju pershendes
    Mund ta gjesh prane cdo Kishe ne Shqiperi

  4. #4

    Për: Doli në qarkullim libri “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit"

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Mund ta gjesh prane cdo Kishe ne Shqiperi
    Problemi esht qe une jetoj jasht , jetoj ne gjermani... Faleminderit per pergjigjie !! JU PERSHENDES ilia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •